Mendime
Pirro Prifti: A e do Erdogan i Turqisë – Shqipërinë?
E merkure, 14.05.2014, 07:46 PM
A e do Erdogan i Turqisë –
Shqipërinë, më shumë se BE?
Nga Pirro Prifti
Një nga partnerët seriozë të Shqipërisë në tregëti dhe jo vetëm është Turqia.
Njihet
Turqia si një nga vëndet e fuqishme të Euro-Azisë me një
Dihet se Shqipëria është një partner i vjetër tregëtar i Turqisë por pas çlirimit të Kosovës nga NATO e deri më sot Turqia e sheh Shqipërinë si pjesë e një neo-gjeopolitike të re e cila kërkon vëndin e saj në politikën botërore dhe tregjet e saj të influencës.
Sigurisht tregjet më të afërme dhe më të pranueshme të influencës janë Ballkani dhe pikërisht trevat shqipfolëse ish koloni të perandorisë turke: Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, e më pak shtetet me minoritet turk si Bullgaria.
Këtë afrim modern politika turke po e realizon nëpërmjet vizitës që do të realizojë në Shqipëri me dt. 14 maj Kryeministri Turqisë Rexhep Taip Erdogan.
Gjatë kësaj vizite njëditore pritet të nënshkruhet dhe marrëveshja e partneritetit strategjik mes dy qeverive. Shqipëria po përgatitet për t’u bërë partneri strategjik i 17-të i Turqisë. Sipas faqes informative turke “gazetea 24”, Erdogan do të udhëtojë për në Shqipëri bashkë me një delegacion që do të nënshkruajë disa marrëveshje të rëndësishme me Shqipërinë.
Përse, gjeo-politika turke kërkon ekspansion tregëtar dhe politik?
A ka një përplasje të interesave turke me ato të BE ?
Nëse po, përse Shqipëria është lënë jashtë BE megjithë dëshirën e saj, mos për shkak të një lobi tjetër jashtëBE por me një tipar islamik i moderuar dhe nën komandën e SHBA dhe të NATO-s?
Këtyre pyetjeve dhe pyetje të tjera që po lindin për shkak të përplasjeve BE+SHBA me Rusinë, lindja e fuqive të tjera botërore të cilat po ndryshojnë sferat e influencës gradualisht si Kina, india, Brazili, dëshira dhe frika patologjike e SHBA nga një Rusi e fortë, me sa duket e kanë detyruar SHBA që Turqia si një fuqi botërore rajonale në rritje e sipër, të rimarrrë rolin e saj të dikurshëm (sigurisht jo si perandori, por me një modelim të ri) e shoqëruar edhe me shtete të tjera dashamirëse dhe të interesuara ndaj fuqisë tregtare dhe politike të saj si Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, të cilat kanë popullatë me një religion të njëjtë me Turqinë prej disa shekujsh.
Ardhja e Kryeministrit Erdogan po pritet me shpresë të madhe nga qeveria shqiptare sidomos për kredinë e madhe që mund të jepet nga Turqia prej rreth 1 miliard dollar amerikanë për ti dhënë një stimul ekonomisë së rrënuar shqiptare nga keq-qeverisja e djeshme por dhe nga moszbatimi i ligjeve nga vetë `triumvirati 24 vjeçar i demokracisë shqiptare`, totalisht i korruptuar dhe i dështuar : egzekutiv-legjislativ- ligjor.
Problemet e mëdha të Shqipërisë si mungesa e një stabiliteti të zgjatur ekonomiko-politik e ka bërë të vetëdijshëm popullin shqiptar që të kërkojë dhe të dëshirojë të integrohet sa më parë në BE me qëllim për tu ndarë njëherë e mirë me të kaluarën korruptive, papunësinë, dhe emigrimin masiv si asnjëherë tjetër.
E kjo dëshirë po pengohet fshehurazi dita me ditë dhe këmba këmbës nga politika shqiptare. Duket sikur sot po pengohet nga opozita , por dhe dje ishte krijuar përshtypja se po pengohej nga opozita.
A është kjo një dukuri shqiptare e cila i shërbën klaneve drejtuese që prej 24 vitesh për tu pasuruar sa më shumë me pretekstin e formimit të një klase të pasur të domosdoshme për sistemin Kapitalist e për këtë arësye bëjnë sikur e kërkojnë ditën të integrohen në BE kurse natën bëjnë çmos që të mos futen njëlloj si pëlhura e Penelopës? Mundet.
Nëse është e vërtetë, atëhere ka shumë gjasa që Shqipëria të mos pranohet si kandidate në BE në qershor.
Ardhja e Erdogan në Shqipëri hap një opsion të ri nëse Shqipëria nuk pranohet si shtet kandidat i BE.
Ky opsion i ri i afrimit me një lob të ri pro-amerikan, aleat i BE, me në krye Turqinë dhe me shtete të tjera me shumicë myslimane të cilat BE u a ka refuzuar në heshtje integrimin,- është gjithashtu një shpresë për Shqipërinë nëse qëndron SHBA si ndërmjetës.
Ky afrim, nëse SHBA e dëshiron, ka të këqiat e veta qoftë për vonesën për tu integruar në BE, qoftë për historinë e trishtuar të lidhjes së kaluar me perandorinë osmane, qoftë për sjelljet servile prej lipsari të qeveritarëve të shkuar shqiptarë të cilët hoqën dhe portretin e Gjergj Kastriotit –Skënderbeut nga Kryeministria në një nga vizitate kaluara të Erdogan në Shqipëri. Kjo gjeopolitikë e re SHBA me Turqinë në krye ka disa qëllime të tjera përtej BE, si mbajtja nën presion e Rusisë si dhe në rast konflikti SHBA me BE, ky lob i ri do ti shërbente SHBA për një geopolitike tjetër.