Mendime
Bedri Tahiri: Një ideal i pashuar
E shtune, 17.05.2014, 06:14 PM
Përvjetor
(Shkolla “Skënder Skënderi”në Vajnik, në prani të shumë pjesmarrësve kremtoi ditën e saj me ç’rast u përkujtua edhe dëshmori Skënder Skënderi, në 15 vetorin e rënies si dhe u bë zbulimi i lapidarit kushtuar tre dëshmorëve: Mujës, Skënderit dhe Mustafës).
Tre breza luftëtarësh- Një ideal i pashuar
Nga Bedri TAHIRI
Të nderuar familjarë të dëshmorëve që sot po i përkujtojmë!
Të respektuar luftëtarë, veteranë e invalidë të UÇK-së!
Të nderuar të pranishëm, nxënës, arsimtarë, prindër, myafirë!
Të flasësh për dëshmorët, është sa krenari aq edhe përgjegjësi. Ata, me gjakun e tyre u bënë themeltarë të lirisë e të shtetësisë sonë. Ata nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, sepse vetë janë të mëdhenj, ata nuk kanë nevojë për l?vdata, sepse janë lavdia vetë, ata nuk kanë nevojë për ne e ne kemi nevojë të krenohemi me ta.
Në themelet e kësaj lirie që sot po e gëzojmë, padyshim, qëndron edhe familja Skënderi nga Vajniku i Drenicës, i cili tashmë ka bërë emër në histori. Të parët e saj u dalluan nëpër fushëbeteja: Jashari i luftoi serbomalazezet deri në Podgoricë, Ferizi ishte bashkëluftëtar i Azem Galicës e Osmani luftëtar i Shaban Palluzhës.
Mirëpo, histori në vete është trimi i trimave, Mujë Hajriz Jashari. Ai që nga luftërat në Kolashin e Jeni Pazar, nuk i lëshoi armët nga dora. Pas shpartallimit të luftës në Drenicë e moblizojnë dhunshëm dhe e dërgojnë deri në Vërshac të Serbisë. Atje, kolonistët serbë të anës së tij, e padisin si vrarës të 26 serbëve, për çka e dënojnë me vdekje. Por, fati e mëshiroi, ndërkaq Shaban Kotorri vetë i dymbëdhjeti pushkatohen...
Për çudi, as liria e rreme nuk i buzëqeshi. U dënua si pjesëtar i NDSH-së dhe u degdis nëprë burgje, deri në Goli- Otok. Ishte gur i pathyeshëm. Mori pjesë edhe në demonstratat e 81-ishit. Kur u vra Selman Vojvoda, tek Ura e Gjakut në Mitrovicë, më 20 shkurt 1990, ishte i pranishëm. Pak para se të ndërronte jetë, djemve ua la amanet që kurrë mos të pajtohen me robërinë dhe gjithmonë ta luftojnë hasmin tonë shekullor karpatian.
Dhe, atë amanet, më mirë se të tjerët e përvetësoi i biri Skënderi. Ai, që nga klasa e katërt, kur rrahu dy nxënës serbë që e kishin fyer bashkë me mësuesin tyre, nuk pushoi se vepruari për çështjen kombëtare. Edhe në shkollën e mesme në Mitrovicë ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe atdhetar i pashoq. Dashurinë për atdheun e kishte në gjak. Sa i zëshëm u tregua në demonstratat e 81- it. Kudo ishte në radhët e para. Një ditë u përball me oficerin e UDB-së, Zaria Bozheviqin dhe me dy të rëna të fuqishme e shtriu për toke. I përndjekur nga organet serbe u detyrua të marrë rrugën e mërgimit...
Mirëpo, kjo nuk zgjati shumë. Zëri i atdheut të sakatosur e ftonte si sirenat Odiseun. Drenica e tij, si përherë, e para kishte lëshuar kushtrimin e lirisë. Trimi sypatembur i la të gjitha mënjanë dhe ia mësye zjarrit të luftës çlirimtare. Pasi ushtroi mirë artin luftarak në Shqipëri, më 20 prill 1998 veshi uniformën e UÇK-së dhe sakaq, me Bekim Berishën- ABENË e të tjerë, u gjend në Koshare, në Gllogjan, në Smolicë, në Likofc e në Vajnik.
Vendlindjen e gjeti në këmbë e në istikame. Aty vepronim Abedin Rexha- SANDOKANI, Gani e Nimon Thaçi, e shumë të tjerë, madje edhe i kushëriri gjashtëdhjetëvjeçar, Vesel Delia. Betejat e tij s’kishin të ndalur. Gjipin me mbishkrimin “MUJË DRENICA” e gjeje aty që kërciste pushka e lirisë...
Krahë të djadhtë kishte edhe axhën e vet, Mustafë Skënderin. Mustafa me kohë e kishte kuptuar se liria nuk vinte me lutje e me urata, por me armë, me luftë, me trimëri e me gjak, andaj, që më 18 gusht 1998 ishte rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur në odën e Ferat Kadrisë, formohet pika KELMENDI.
Ofensivat
serbe nuk kishin të ndalur në Drenicë. Kjo trevë luftarake qysh prej kohësh
qëndronte e rrumbullakësuar më ngjyrë të kuqe në hartat e kancelarive të hasmit
tonë shekullor.
E tillë ishte edhe ofensiva kobtare e datës 16 maj 1999. Atë ditë, kur shumica e shqipeve të lirisë kishin kapur majat larg fshatit, hijenat tinëzare kishin depërtuar rrugicave të Vajnikut. Atypari gjendej vetëm komandant Skënder Skënderi me ca trima. Vërtet, Mustafa kishte qenë duke vëzhguar terrenin, por ishte zënë befasisht. Në kërkim të tij niset Skënderi me Hajzer Durakun dhe papritur përballën me forcat serbe. Ndizën armët flakë për flakë. Në këtë betejë dragonjsh plagoset Hajzeri e mbetet në vend Skënder Skënderi. Një rënie heroike në mbrojtje të trojeve stërgjyshore, një përtëritje pavdekësie e tokës arbërore.
Kështu, tashmë, pas shumë përipecish, nip e axhë, pushojnë të qetë, në lirinë që e mbëltuan me gjak, në Varrezat e Dëshmorëve në Palacin e Hasan Prishtinës. Kujtimi për ta nuk shuhet kurrë. Ata shkëlqejnë në lapidarë e rrezatojnë atdhedashuri në zemrat tona. Kjo shihet më mirë se kudo në sytë e etur për dije të filizave të njomë të shkollës që me krenari mban emrin e madh ”Skënder Skënderi”.
Sot, në 15- vjetorin e lirisë e të rënies së tyre dhe në 6- vjetorin e shtetësisë së Kosovës, kur vlerat e luft?s son? çlirimtare po cenohen q?llimsh?m e pa t? drejt?, me burgosjet e çlirimtarëve, m? shum? se kurr?, kemi obligim moral e kombëtar që ta nderojmë dhe ta lartësojmë veprën e madhe të komandant Adem Jasharit dhe t? UÇK-së, formacionit më të lavdishëm e më të suksesshëm që ka krijuar populli shqiptar në historinë e tij, ta nderojmë gjakun e dëshmorëve që solli Lirin?. Në të kundërtën, amaneti tyre mbetet peng dëshiri dhe paskëtaj, na mallkon historia, na mallkojnë brezat e ardhmërisë!
Lavdi e nderim për dëshmorët e familjes Skënderi nga Vojniku!
Lavdi për jetë e mot të gjithë të rënëve, të të gjitha kohëve, për LIRI e RIBASHKIM KOMBËTAR!