E enjte, 01.05.2025, 10:56 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Zgjedhjet, reagimet nga mërgata

E merkure, 21.05.2014, 07:29 PM


Reagimet  nga mërgata shqiptare  për zgjedhjet në Kosovë 2014!

Nga Asllan Dibrani

Qazim Bajgoraliu kryetarë i LDK-së - dega në Gjermani dhe anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së këto ditë shprehu pakënaqësinë  vërejtjet dhe  sugjerimet  e zgjedhjeve  në Kosovë. Opinionin e tij vërejtjet janë edhe të tjerëve    shumë    pika edhe jashtë partisë që ju ka drejtuar zoti Qazim Bajgora  ish presidentit të Kosovës  Fatmir Sejdiut . Zoti Qazim Bajgoraliu  është një  punëtor shumë vjeçar   dhe veprimtar i dalluar në shumë    aktivitete , aksione ,  simpoziume dhe konferenca   për çështjen  e Kosovës,  po i bashkëngjis    reagimin e tij si më poshtë:

I nderuar President Sejdiu,

Me zhgënjim të madh, por jo edhe befasues për mua, mora lajmin për mospërfshirjen Tuaj në listën e kandidimit për delegat të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila vjen si pasojë e lojërave të pista, që kanë filluar të luhen, që, para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo fatkeqësisht ndodhi edhe nga lidershipi i vetë LDK-së, duke injoruar, sabotuar deri në përpjekje për denigrim të figurës dhe të punës Tuaj. Ata të cilët ishin bërë si hija Juaj, ishin të gatshëm edhe shtratin ta qonin në zyrën, kudo ku mundë të ishte presidenti Sejdiu. Unë po tregoj një shembull, kur në vitin 2011 në zyrën e LDK-së në Prishtinë, nga LDK, dega në Gjermani, u dha çmimi "Ora e Presidentit". Unë porosita që të ftohet presidenti Sejdiu, por nuk kishte lejuar Ismet Beqiri. Unë për të gjitha manifestimet e degës sonë, kam ftuar gjithmonë Isa Mustafën si kryetarë i partisë dhe edhe presidentin Sejdiu si Ish-President dhe ish-kryetarë i LDK-së e kryetarë Nderi tani. Në një bisedë telefonike, Ismet Beqiri më tha: "Shoki, nuk po bëni mirë që po i thirrni do njerëz e nuk po vetni "!

- I thashë se nuk di nëse kam ftuar vikend që nuk e meriton, më trego, se ndoshta keni informacione të gabuara?

- Më tha:-

"Po, po thërret Fatmir Sejdiun dhe nuk po bënë mirë"?!.

-I thashë se unë do ta thërras përderisa konsideroj se ai e meriton dhe nuk konsideroj se ai ka punuar kundër LDK-së dhe partisë.

- Më tha:

-Ani, ani shoki bëni qysh doni veç pa neve!?.Keshtu perfundon zoti Bajgoraliu  dialogun me  zoti Ismet Beqirin  siç duket revolta  e tij u shfaq edhe  sipas   raporteve  te fundit   ne mes  z. Fatmir Sejdiut dhe z.Isa Mustafe vazhdon reagimi i z. Bajgoraliut :

-Pra edhe ndodhi injorimi! Nga kryetari Isa  Mustafa, më, për asnjë figurë që ne përkujtuam dhe për asnjë manifestim, nuk pa të arsyeshme të dërgoj qoftë edhe dy rreshta për të përshëndet tubimet tona). Unë i bëra me dije që duhet të kemi parime dhe nesër mund të jeshë një Ish-... dhe si të duket nëse nuk të respektojnë te tjerë!!!. Ka edhe raste të tjera, të cilat i din edhe Isa Mustafa, kurse Ismetit ia thashë në janar të këtij viti, kur ishte në Zvicër dhe ai u tregu shumë i papjekur dhe i pasinqertë, deri në gënjeshtarë të pa skrupullit!!!

Më kanë befasuar shumica e kryetarëve të degëve, të cilët ranë nën këtë ndikim, u treguan frikacakë, u treguan mosmirënjohës ndaj kontributit të madh të presidentit Sejdiu, të cilët u shndërruan në servil për interesa personale e në dëm të LDK-së.

Dje dhe sot, të shumtë janë ata të cilët më telefonuan dhe më shkruan, për zhgënjimet dhe indinjatën e thellë, për këtë listë e cila përfshinë njerëz dhe prurje, të cilët u rangun në pjesën e lartë të listës, njerëz të cilët jo vetëm që nuk kanë dhënë kontributin e tyre për çështjen e Kosovës, por ishin dhe punuan kundër LDK-së dhe presidentit Rugova, shkatërruan LDK-në dhe ndërruan më shumë se dy parti deri tani. U  injoruan njerëz që kanë dhënë shumë për Kosovën dhe nëpërmjet LDK-së, të cilët kanë kontribut dhe përvojë të madhe në ndërtimin e shtetit dhe të gjitha proceseve shtetformuese, sikur jeni Ju z.Fatmir , ndër më të përgatiturit politikisht dhe në fushën  diplomatike  që ka pas dhe ka Kosova .

-Mospërfshirja  e juaj , është një lehtësim për Ju, për të pushuar dhe për të qenë më i relaksuar, sesa të merresh e të bësh politikë, me njerëz të pabesë, njerëz të bizneseve të pista, që fatkeqësisht janë shumica e kësaj liste dhe e spektrit të gjerë politikë të Kosovësthot, por fatkeqësia është humbja e madhe për të ardhmen e mirë të Kosovës, e cila me Ju dhe nënlidershipin Tuaj, do të kishte shpresa më të mëdha për të na dërguar drejt synimit të shumicës së shqiptarëve, drejt BE dhe aleancës Veri-Atlantike, me një shtet ligjorë, pa korrupsion, pa grupe të mafies politike e ekonomike. Gjatë qëndrimit tuaj në Gjermani, Juve personalisht iu shtrua edhe kërkesë - apel, që të jeni pjesë aktive e politikës kosovare, sepse siç u tha, pa ju në lidership, e ardhmja e mirë për Kosovën do të jetë larg.

Do të kisha dëshiruar shumë të dijë, nëse në këtë listë prej 110 kandidatëve, kishte ndonjëri burrëri dhe intelektual, e të ketë treguar gadishmërin për të lëshuar vend për Ju, pas thënies së arsyes Tuaj, shumë burrërore, se nuk lejon që askënd  prej tyre të largohet nga lista e publikuar.

Kur e mendoj se kënd kishte LDK kryetarë, kënd kishte LDK sekretarë dhe kënd ka tani, LDK ka një devalvim skajmërisht të kundërt nga vlera e madhe që kishte për vite të tëra.

Mjerimi për LDK, fillon nga ata që besojnë, se sot, në lidershipin e LDK-së, ka njerëz më të mirë e më të zot, më të përgatitur e më të aftë se presidenti Sejdiu.

Kështu e përfundon letrën dërguar   zotitFatmir  Sejdiut  ,z.Qazm Bajgoraliu

kryetar i LDK-së - dega në Gjermani dhe anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nga e cila vërtet   pezmi dhe ky opinion  mbretëron edhe tek partitë tjera që këto ditë  kanë filluar t'i japin sinjalet   negative. Kjo  frikë qëndron se do te përsëriten  gabimet, keqpërdorimet , diferencimet  paraprake .po edhe  në manipulimin e këtyre zgjedhjeve aktuale te  Qershorit  2014.    Janë të pa shmangshme kur   intelektualet ,  e denje     , veprimtaret e denje   largohen dhe  zëvendësohen me  njerëz te korruptuar , me njerëz të pa dije dhe me njerëz te pa vlerë   me çka  "Mërgata(Diaspora) shqiptare po i ndien në palcë     manipulimet edhe të këtyre zgjedhjeve .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx