Kulturë
Mustafë Krasniqi: Dëshmori Xhemail Fetahaj
E hene, 31.03.2014, 06:11 PM
AI QË NGJALLI DASHURINË, TRIMËRINË PËR ATDHE
ISHTE DHE MBETI DËSHMORI I KOMBIT
XHEMAIL FETAHAJ
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Në librin e autorit, Ibish Nezirit, monografia për dëshmorin e kombit Xhemail Fetahaj, “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë” shohim një përpjekje të përkushtuara në tërë dimensionin dhe thjeshtësinë e librit në fjalë. Autori,Ibish Neziri, përmes këtij libri ka vë në pah thjeshtësinë prej një mjeshtërit të artit të së shkruarit që imponohet para lexuesit të dal sa më origjinal, duke shfrytëzuar një mori faktesh të dokumentuara, qofshin ato përmes fotove, faksimileve, apo rikujtuesja e shokëve, familjarëve, luftëtarëve dhe të atyre ushtarëve që patën fatin ta përjetojnë trimërinë dhe burrërinë, në luftë të përbashkët, me dëshmorin e Kombit Xhemail Fetahaj.
Mirëpo, ajo që e nxit dhe e prekë në palcë lexuesin, janë peripecitë e Xhemail Fetahaj të kaluara nëpër burgjet famëkëqija të ish-Jugosllavisë së titos, si dhe procesi gjykuese kundër tij dhe shokëve përmes neni famëkeq, që përcaktonte ndëshkimin kundër atyre që luftonin për të drejtën dhe lirin e vetëvendosjes, për të qenë i lirë. Në këtë monografi hasim edhe ato argumentet shtesë, siç janë proceset, torturat, greva e urisë etj, që i përjetonin ish- të burgosurit politikë shqiptar, me idealin, qëndresën e tyre stoike e të pathyeshëm për ku ishin nisur. Lexuesi, përmes kësaj monografie sheh se, Xhemail Fetahaj nuk ishte një rrugëtar i rastësishëm, po një atdhetar i vendosur, që iu kishte pri shumë proceseve të rëndësishme të kësaj periudhë historike.
Ndërsa përmes
kësaj monografie “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë” na
Megjithatë,
autori nuk ndalet vetëm te tri këto elemente, po në detaje na paraqet anën
tjetër të medaljes së tij si; Ajo që i paraprinë luftës së UÇK-së,
propagandimit si dhe vetëdijesimi i popullit për të mos u thyer nga ata
shqipfolës që e frikësonin popullin se:
Të nderuar
pjesëmarrës duke parë vlerën e këtij libri, sidomos përkushtimit për ta
pasqyruar më denjësisht veprimtarin e dëshmorit, unë do të ndalem te pjesa
shpirtërore, krijuese e Xhemail Fetahaj, sidomos te pjesa e theksuar të
kapitullit “Nga fletorja e shënimeve”. Ne, në këtë monografi nuk e shohim Xhemail Fetahaj vetëm si shkrues i parullave,
ideolog, propagandues dhe së fundi si UÇK-së, po befas na del edhe si shkrues i
fjalës artistike, që sipas dorëshkrimit që i hasim në këtë monografi, na lë të
besojmë se kishte prirje për ta përçuar idealin tutje edhe përmes fjalës
artistike, të cilat kanë një vlerë domethënëse e artistike në kontekstin e një
krijimtarie të mirëfilltë. Te Xhemail Fetahaj shohim se si pasion kishte
poezinë, që vargu i tij shpërthente më tepër nga uni i tij shpirtëror, që
ngërthen në vete këto figura, si: malli,dashuria, zogu, liria, vendlindja etj.
E siç na
Sikur fushat më thoshin lamtumirë/ Sikur malet s’më bënin strehë.
Në tërë
dorëshkrimin e tij, që na i ka ofruar autori përmes monografisë, hasim një
ndjenjë malli për atdheun, ku përmes vargut shpërthyes, qoftë i drejtpërdrejtë,
apo ai figurativ na
Lundra ime/ ecën qetë-qetë. Brigjet janë larg/ ... deti lëkundet nga stuhia/ hëna e yjtë sikur janë zhytur në thellësi/ sikur janë mbytur në det. Mbase edhe hidhërohej nga fati që ishte mërgimtar dhe thotë:... brigjet janë larg...
Poetin dëshmor, Xhemail Fetahaj e shohim kudo të zjarrtë nëpër tubime, beteja po ashtu të zjarrtë e shohim edhe te poezia. Ah, ky zëri i Shqipërisë. Kjo klithmë e tij nuk ishte vetëm një klithmë e rastit, po një klithë që e ndjente me shpirt, e për të ishte i përgatitur të sakrifikohej, e thoshte:
Sot nga malli që ndiej në zemër/ Sot nga vetmia që më mundon/ Pyet e kam një zogë në fluturim:/ More zog me krah të lehtë/ A e sheh se ç’jam duke hjekë/ A s’më i jep ata krah t’tu/ E të nisëm fluturim/ Që të shkoi prapë në atë vend/ ku dikur kisha folenë.
Përveç këtyre vargje shpërthyese, mallëngjyese, diku-diku edhe melankolike shohim një fuqi të madhe te kërkesa e tij, që përmes krahëve të zogut synon të jetë i pranishëm dhe të çmallet me atdheut, vendlindjen. Ndërsa te poezia tjetër “Një fjalë nëne” shohim se sa është i nënshtruar dashurisë për atdhe, që përmes dialogut, nga larg me nënën, na e paraqet tërë fuqinë shpirtërore përmes mallit, vendlindjen ku edhe thotë;
Kur u largova nga atdheu/ e pyeta për herë të parë në telefon/ në ish mërzitur shumë/ që iu largova nga vatra e lindjes/nga djepi i rritës/nga sofra e bukës.../Ajo ma ktheu/ shkurt e qartë:/jo djali im/ se unë nga ti/presë shumë!
Për mes kësaj
monografie “Këtu jam për t’i luftuar armiqtë” shohim thjeshtësinë,
çiltërsinë e dëshmorit-poet, që përmes këngëtimit, idealit, dashurisë, Besës
dhënë besën; Përmes krahasimit, monologut, dialogimit, shpërthimit, mallit
shohim edhe anën tjetër të qëndresës dhe komunikimin e tij me të afërmit nga
bota e kryqëzuar me hekura, çelit e
burgut, ku edhe kishte kaluar për katër vite dëshmori-poet. Dëshmorin-poet,
këto kryqëzime hekurash nuk e kishin thye, por vetëm sa e kishin idealizuar më
tepër, e siç na
Së fundi me të drejtë konstatoi se autorit Ibish Nezirit me një mjeshtri të dukshme para lexuesit ka dhënë fuqishëm nga vetja atë që duhej për një monografi që shtjellon në detaje jetën dhe veprimtarin e dëshmorit, Xemail Fetahaj vetëm ashtu çfarë ishte, sepse çdo shtesë tjetër do të ishte e tepërt. Frika e autorit dhe thënia e Gjenerali Kudus Lame janë të arsyeshme, kur kesh para vetës një vepër të madhe, një rrugëtim që ishte dhe mbeti njëra ndër rrugëtimet me sublime, që edhe dolën vlerat kombëtare dhe së fundi UÇK-ja me të vetmin amanetin e dëshmorëve të kombit: Ta bashkojmë mëmë Shqipëri!
Në fund e përgëzoi autorin për këtë shkëlqim të tij
që ka dhënë përmes monografisë për dëshmorin e kombit, Xhemail Fetahaj dhe uroi
që penda e tij të mos ndalej kurrë. Autori me këto monografi na bënë që të
ndihemi të nderuar, sepse qasja e tij në këtë zhanër krijuese është e frytshme
sikur na
Krejt në fund mendoi se tregimet, rrëfimet, poezia, letrat etj. që i hasën në një pjesë të monografisë “ këtu jam për t’i luftuar armiqtë” e meritojnë të botohen në një përmbledhje të veçantë. Mendoi se brumi dhe vlera e poezisë i përmbush kriteret e një përmbledhjes së mirëfilltë. Meqë siç dihej poezia e ka pritur gdhendjen stilizimin, ngjyrimin nga vetë autori shkrues, por fati e deshi që poezia të mbetet jetim, pa dorën e fundit të vet autorit. Për këtë shohë të udhës që bashkë me autorin e monografisë, Ibish Nezirin, të merret një nismë për një përmbledhje të veçantë në atë krijuese artistike.