E enjte, 03.10.2024, 10:40 AM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: ”Gjethet e hirta të zemërimit”

E enjte, 27.03.2014, 08:50 PM


Doli nga shtypi libri më i ri me poezi, i shkrimtari dhe publicistit, Sejdi BERISHA

“GJETHET E HIRTA TË ZEMËRIMIT” TË SEJDI BERISHËS

...Libri i ëndrrave kurrë nuk shkruhet deri në fund, dhe as që mund të bëhet një gjë e tillë. Por, synimi i tillë vetëm provokon për rrjedhën e pashkëputshme të vargëzimit, edhe atëherë kur mendimi nuk zbret në letër, por ngelet brendapërbrenda vetvetes apo në skutat e ndijimit dhe të atyre dhembjeve të çuditshme. Në këtë mënyrë, vargu rrëshqet jashtë binarëve të frenimit të mendimit e të kuptimit, i cili, nganjëherë rrjedhë drojshëm edhe në vetë autorin, edhe në vetë poezinë, të cilat bashkërisht “çmendin” lexuesin për ta nxjerrë e përqafuar mendimin e vetë por edhe të poetit, për t’i bërë ata dy faktorë që kuvendojnë e polemizojnë në mes vete, gjithnjë për ta krijuar e sforcuar imazhin e katrahurave të jetës dhe të përplasjeve të domosdoshme të saj...

_______________________

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri me poezi i shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA, “GJETHET E HIRTA TË ZEMËRIMIT”. Është kjo vepra e 32-të me radhë, dhe e katërmbëdhjeta me poezi, e këtij krijuesi dhe punëtori të mirëfilltë të vlerave shpirtërore, historiografike, letrare dhe kulturore kombëtare.

Libri, ”Gjethet e hirta të zemërimit”, është një vepër e veçantë e këndimit poetik, përmes së cilës, autori, lexuesve ua shpalon një hartë të vargëzimit, e cila hapë rrugë nga më të ndryshme të mendimit, të përjetimit dhe të këndimit poetik. Pikërisht për këtë arsye, ja se çfarë shkruan autori në fillim të librit:

 

“Në derën tonë
Kurrë të mos trokasim
Sepse shtëpia na bëhet e huaja
Sot ndoshta aktuale
Ndoshta banale
Unë, nuk e di...!
Mullinj është jeta...”

 

Kjo formë e veçantë e shtruarjes së ndijimit shpirtëror aq “okupues”, në çdo moment, çdo varg, çdo poezi e shndërron në kuvendim shpirtëror, të arsyes dhe të njerëzores, gjë e cila domosdo, në të njëjtën kohë sjellë lumturi, dhembje, mall e krenari për çdo gjë që njeriu hasë gjatë rrugëtimit jetësor.

Këto komponente apo inde të jetës, në “Gjethet e hirta të zemërimit”, pikasin ngacmimin e mendjes dhe të arsyes për labirintin jo vetëm të thjeshtë, por edhe filozofik të jetës në përgjithësi. Andaj, tek secila poezi mund të hasësh stacionin e ndaljes së detyrueshme, me qëllim për ta provokuar dhe aktivizuar mendjen dhe arsyen, ngase, edhe kur ecën dhe zhvillohet si formulë, jeta asnjëherë plotësisht nuk ka rregulla të rrjedhave, dhe pikërisht për këtë arsye dhe në këtë mënyrë, bëhen madhështi, dhembje, krenari, mbase edhe lot e këngë shkrirë në një.

Kjo, djegë e përcëllon, por njëherësh edhe begaton arsyen  për të dashuruar dhe vetëm për të dashuruar, edhe atëherë kur njeriu gjendet brenda rebusit të shfrenimit dhe të zemërimit të paarsyeshëm të tij.

Për këtë, autori edhe thotë:

...Libri i ëndrrave kurrë nuk shkruhet deri në fund, dhe as që mund të bëhet një gjë e tillë. Por, synimi i tillë vetëm provokon për rrjedhën e pashkëputshme të vargëzimit, edhe atëherë kur mendimi nuk zbret në letër, por ngelet brendapërbrenda vetvetes apo në skutat e ndijimit dhe të atyre dhembjeve të çuditshme. Në këtë mënyrë, vargu rrëshqet jashtë binarëve të frenimit të mendimit e të kuptimit, i cili, nganjëherë rrjedhë drojshëm edhe në vetë autorin, edhe në vetë poezinë, të cilat bashkërisht “çmendin” lexuesin për ta nxjerrë e përqafuar mendimin e vetë por edhe të poetit, për t’i bërë ata dy faktorë që kuvendojnë e polemizojnë në mes vete, gjithnjë për ta krijuar e sforcuar imazhin e katrahurave të jetës dhe të përplasjeve të domosdoshme të saj...

Prandaj, këtë formë të vargëzimit, autori e lançon edhe si karrem për ta kapur, kuptuar dhe për ta luftuar të keqën, si “bagazh” apo barrë te të gjitha dukurive të thellësive shpirtërore mbase edhe greminave, dhe kështu u rri kujdestar, ndoshta jo gjithherë për t’i zgjidhur dhe lumturuar ato. E që jo rrallë, janë “stoli” e petkut të shëmtisë të jetës së njeriut. Në këtë aspekt, sikur shumë shpjegojnë edhe titujt e gjashtë kapitujve ciklikë të kësaj vepre: “Edhe kështu këndohet”, “Në atë ishullin tim të vetmisë”, “Mos besoni se këto vargje unë i kam shkruar”, “Vrapim malli”, “Shprushje nëpër dhembjet e mia” dhe, “Babai, në grusht mbante lotët e mi...!”.

Kur njeriu e lexon me vëmendje këtë vepër, sikur na bëhet se këto gjashtë njësi ciklike, librin e shndërrojnë në një si glob  bote të historisë së jetës dhe të gabimeve, mëkateve e te të mirave të saj, me të cilat lufton e përthuret mendja dhe arsyeja e veprimi i vetë njeriut, e të cilët faktorë, jo rrallë vërehen si gjera të ndrydhura, herë me dashjen e herë pa dashjen e njeriut.

Andaj, zemërimi si fenomen jo i rrallë i tërësisë së rrugëtimit poligrafik të jetës, reflekton si një qortim mbase edhe si këshillë filozofike, gjë e cila ndoshta, nganjëherë na duket si diçka e dalë nga toka apo e zbritur nga lartësitë e qiellit, si ndonjë shpëtimtar i së mirës por edhe si “shpëtues” i çelësit për hapjen e asaj kështjellës së ndërgjegjësimit dhe të vetëdijesimit, gjëra këto, që si duket, autori i konsideron më shumë tash si aktuale se sa në kohërat e para ndoshta disa deceniesh apo shekujsh. Pra, autori edhe tash opinionit i drejtohet me etjen e shkrimit dhe të njerëzores, e cila gjë për te sikur kurrë nuk mund të përfundojë. Për këtë edhe ligjëron: “...Po tash/Çfarë do bëj me vetveten/Me këtë kohë kaq të shkurtër/Athua sërish/Vetëm të qaj e të këndoj”...!

Libri “Gjethet e hirta të zemërimit”, të autorit Sejdi Berisha, ka peshë e sublimë të njerëzores, të mesazhit e të metaforës së mbrumur me mendimin filozofik, dhe si e tillë konsiderohet vërtetë një dokument i veçantë poetik, letrar dhe intelektual i vlerave krijuese letrare kombëtare



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora