Editorial » Entela
Entela Binjaku: Për një shoqëri si jona...
E diele, 09.03.2014, 09:19 PM
Për një shoqëri si jona...
Nga Entela Binjaku
Nëse përpara disa ditësh nuk do të kishte “bërë gabimin kapital” dhe nuk do t’i kishte thënë një prokurori se “nuk e njihte”, as nuk do ta kishte mësuar se ai ndjehej si “njeriu që ishte i njohur për gjithë Shqipërinë, përvec katunarëve”.
Ajo patjetër duhej të dinte se ai dilte njëherë në jave në televizor, sepse ishte prokuror dhe se ishte i rëndësishëm, e ndaj për këto mosnjohje nuk futej në “sërën e intelektualëve”. Me pak fjalë kjo ishte ngjarja.
Jeta e gjallë dhe puna në terren, të sjell përballë situatash që flasin për natyrat e ndryshme njerëzore, për raportet që ata krijojnë dhe që hera-herës krijon vështirësi për për të pasur një qëndrim të paanshëm dhe sa më pranë reales. Kjo ishte një situatë e kësaj natyre ku puna vëzhguese e sociologut ndërthuret me përvojën njerëzore dhe ku rrezikon të humbasë ekuilibri i vlerësimit.
Biseda nisi sjellshëm, e shtirur nga njëra anë, dhe me etiketën e rastit nga ana tjetër. Them “e shtirur” sepse mënyra si vijoi dhe u mbyll, me fyerje dhe e vrazhdë dëshmoi pikërisht këtë përceptim fillestar.
Sikur të mos njihnim fjalorin fyes dhe prepotencën tipike të disave që gjenden në këto pozita, kjo bisedë do të mbetej vetëm në nivelin e perceptimit për mirësjelljen formale, pa asnjë të përbashkët më atë të brendësuar dhe të kultivuar natyrshëm.
Për të përforcuar fjalorin fyes dhe qëndrimet diskriminuese ndaj dikujt që shprehu thjesht mosnjohjen e “famës së tij”, qëndrimet e këtilla zotëria i vazhdoi edhe në sy të të birit për të ngritur edhe merakun se “ dardha nuk bie nën dardhë”.
Kjo panoramë plotësohet edhe më shumë duke treguar se i pranishëm ishte dhe një i katërt, që shërbeu si strumbullari i takimit . Ky zotëri ishte që këmbënguli që zonja t’u bashkohej dhe që heshti gjithë kohës që dëgjonte sesi fyhej një grua.
Kjo nuk
është ndonjë histori e re. Ka situata që flasin hapur sesi një grua nëpërkëmbet
vetëm sepse një burrë apo disa burra ndjehen superiorë prej gjinisë. Kur i
shton këtij superioriteti edhe atë të statusit ekonomik apo pozicionit të
privilegjuar, të tipit “Made in
Për një
shoqëri mendjembyllur si jona, me psikë kolektive uniformiste, të pamësuar me diversitetet, të papërqëndruar
në qëndrimet e reja, të mbajtur
Për një shoqëri të mbyllur si jona, kur edhe hapja u shoqërua me pamundësi ekonomike për lëvizje, me pamundësi shkëmbimesh kulturore me të tjerë, më pasiguri në përballjet e arritjeve apo aftësimeve vetjake, qëndrimet diskriminuese ndaj “atij që nuk mendon si ne” apo ndaj “asaj që nuk sillet si të tjerët duan” , i gjen thjeshtë fare. Kudo. Por jo vetëm kaq. Në shoqërinë tonë, të varfërin nuk e do njeri afër, por edhe të rinjtë nuk është se i marrim seriozisht, një njeri që “nuk ka njohje” është i parëndësishëm, dikush që vjen nga fshati është i paditur, ndonjë që vjen nga veriu e quajmë shpejt “malok”, po të takojmë ndonjë që ka orientim seksual të ndryshëm nga yni jo vetëm që nuk duam ta dëgjojmë, por ndërrojmë menjëherë temë, kur dikush nuk ka bindjet tona politike, ato të partisë në pushtet, e quajmë si të dobët. Ndërsa të flasim për cështjet që lidhen me gratë, thjesht i quajmë “muhabete grash”.
Shembujt që flasin për diskrimimin në shoqërinë shqiptare nuk i ke të vështira t’i gjesh. Më i zakonshmi është ai gjinor. Gruaja shqiptare diskriminohet në shumë dimensione: në punë, në familje, në shoqëri, në politikë, në sipërmarrje. Për shembull, nëse për të njëjtin pozicion pune paraqiten një burrë dhe një grua, më shpejt pranohet një burrë, kur ka një cështje për të zgjidhur, kërkohet të bisedohet me burrin, kur një grua shkon në intervistë pune, diskriminimi qëndron pas pyetjes se a është e disponueshme të lëvizë pas orarit të punës; diskriminimi qëndron edhe kur paraqitja fizike bëhet përcaktuese në punësimin e saj; kur aftësitë profesionale nuk kanë ndonjë vlerë sepse vlerësohen angazhimet që flasin për kohën jashtë pune, sërish kemi qëndrim diskriminues.
Edhe pse shkollimi tek vajzat shqiptare ka ardhur në rritje, dhe vitet e shkollimit ato i kanë zgjatur sa kanë mundur, sërish gruaja shqiptare është në qendër të diskriminimit. Nëse është e re, është tepër e re, nëse është disi e avancuar në moshë, është e papërshtatshme, nëse nuk është e pashme as nuk konsiderohet, nëse është e pashme le të jetë e paaftë, do të jetë gjithmonë një e aftë që bën punën e saj.
Në kuptimin e zakonshëm qytetarët shqiptarë për paragjykimin shprehen se “ nuk paragjykoj njeri” ndërsa diskriminimin e quajnë një gjë aq të largët, sa nuk ka lidhje me ta.
Edhe pse refuzojnë t’i pranojnë këto koncepte,kur jua ilustron me disa shembuj, për paragjykimin binden që edhe e shprehin, ndërsa për diskriminimin as që bëhet fjalë ta pranojnë.
Sikur qëndrimet diskriminuese të mos ishin kaq të lidhura më paragjykimet, ku këto të fundit janë hapi i parë drejt diskriminimit, nuk do të kishim filluar të shkruajmë për të.
Të lindura herë nga padija, herë nga refuzimi për të ditur më shumë apo për të njohur, herë nga stereotipet e rrënjosura, herë nga kokëfortësia për të mbajtur qëndrimin tonë, paragjykimet i hapin rrugë diskriminimit, që gjendet i shprehur në qëndrimet përjashtuese, apo trajtimit përcmuese dhe me inferioritet ndaj cilitdo që nuk qëndron brenda kornizëz së botëkuptimit tonë.
Sikur të kishim mundësinë “të harronim” këto stereotipet me të cilat jemi mbrujtur dhe të përparonim në drejtim të ndërgjegjësimit mbarë shoqëror se gruaja dhe burri ka të drejta të barabarta, do të bënim shumë në promovimin e gruas shqiptare si në familje, në tregun e punës ashtu edhe në jetën publike. Sikur të edukonim fëmijët dhe të rinjtë me respektin për gruan, me vlerësimin për të lartësuar sakrificën e gruas shqiptare, ndoshta do të ndeshnim më pak “prokurorë” të mendimit të superioritetit mashkullor.
Nëse
zotëria do ishte prezantuar natyrshëm si
prokuror, ndoshta të dy do të kishin nisur të flisnin për cështje të drejtësisë
dhe padrejtësive që nuk mungojnë tek ne.
Nëse ai do të kishte pohuar se në cdo javë ishte në median televizive,
ndoshta sëbashku do të mund të ndanin të njëjtën përvojë kur media i ka
ndihmuar të përcjellin të tjera shqetësime.
Nëse do të kishte pranuar se jo cilindo që
Por jo,
ai me prepotencën “ Made in
Nëse do të ishte kështu nuk do të flisnim sot për diskrimiminim, por mendësia e vjetër, nën lëkurë, brenda një mendjeje të mbyllur, e veshur dhe me injorancën tipike primitive, krijon këtë gjendje diskriminimi dhe dhune të neveritshme që e hasim kudo, kudo.