Kerko: a
Pilo Zyba: Që ditën që ike
E marte, 25.02.2014, 08:19 PM
PILO ZYBA
QË DITËN QË IKE
-“për mikun e gjithë Shqiptarëve..I.M.”-
Që ditën që ti më ike,që kur s’të kam parë,
Ti dritën pse ma fike, jam bërë si i marrë.
Çfar të them për motet,që kaluam bashkë,
Gjuha kurrë s’kotet,lëviz si një trokashkë.
Ti shkoje dhe vije, kudo nëpër ambasada,
Lidhje prej krushqie,si ta kërkonte “baba”...
U fute atje ku deshe,nuk qave,por qeshe,
Fustanet ti i veshe, si të një mbretëreshe...
Xhepat plot,e dashur, dhe ëmër dhe famë,
Nise për t’u trashur, dhe të gjithë të panë...
Doren e zgjate shumë, dikush dhe të zuri,
Me fjalë
e me zhurmë, të kërciti
Ç’faj të kam i shkreti, që kurrë nuk u ngope,
Ty zakon të mbeti, që prej atij viti e kohe ?
Përse, o i Metë, Ti nuk e mbajte pak dorën,
Përse pe veç kuletë, dhe nuk e pe kurorën?
Fustanin e nuses, me dëshirë ta pata dhënë,
Nën një kompromis, nën një natë me hënë...
Këtë dashuri, me lek,me liri dhe me prona,
Që krisi si një dyfek,dhe larg u ndie jehona...
Kështu bëjnë gratë, nëpër kohët moderne,
Përse moj e ngratë, kusinë më pas e derdhe?
Lopën popull bashkë, vallë ne nuk e molem,
Me fitim të trashë, më pas, më thuaj, s’dolëm?
Pse e derdhe kovën, përse e dashura imeeeee,
Dhe më nxore bojën, në intervista e fjalime?
Të mora me nder, me saze të prura në derë,
Qëngjin për ty e thera, ku vallë bëra qeder?
Paret nuk ti dhashë me kovë edhe me thasë?
-Sali më avash, mos më bëj dhe Unë të flas...
Unë i mora,i dashur, se jam grua me mënd,
Edhe pse jam trashë, nuk qëndroj në vënd...
Në këtë tonën botë, Sali shumë i nderuar,
Njeri gjë nuk thotë, për burrat e ndërruar...
Në mbrëmje nuk shikojmë,si shkojë debati,
Por rrimë e numërojmë, sejcili, ç’fitim pati?
Ti, more burrë xhentil, luaj lojë me mënd,
U bëre krejt katil, dhe veç për xhepin tënd...
Fillove dhe vrave njerzit në miniera,Gërdec,
Krejt nga mëndja shkave, e diku sharra ngec...
Unë s’rend pas Edit, por vrapoj pas parasë,
Kur dita të më vijë, prap krevatit i rrëshkas...
Bythën të zbuluar, unë e kam Sali efendi,
Sot isha me ty, nesër do jem me një tjetër,
Kurvëria nuk don sy, se është zanat i vjetër...
Politika është kurvë, thoshte e Pilos gjyshe,
Ndaj se tradhëtoj kurrë, nuk u bëka ndryshe...
Shkërdhehem me ty, shkërdhehem me Edin,
Njerit i shkel një sy, tjetrit shkoj i zë vendin...
Ca vite më von, tek ti unë do kthehem prapë,
Si delja që shkon, nën hije në verën me vapë...
Ti prapë po nuk deshe,gjej tjetër për dashurinë,
U veshe apo u xhveshe, këtë jo të gjithë e dinë...
Kam vite të tëra,që kurrë nuk kam veshur brekë,
Kështu u gatova e u bëra, i lashë nëpër hendekë...
I lashë diku brekët, diku tjetër lashe vajzërinë,
Por pa shiko kam çekët, shiko,kam dhe lavdinë...
Kur ti shisje detin, dhe barutin e thatë me kile,
Nuk e shikoje të shkretin, derrin me gjithë zile?
Ti flije me mbretër, më presidentë, dasmorë,
Unë rrija me një dhelpër, dhe kërkoja kurorë...
Dhe si e shikon, o shpirt, koha e mbretërisë,
Me yzëm të Krishtit, akoma po më jep sisë...
-Ahh! Moj dhelpërushe, mirë ma bëre,paq,
Ti çiften mirë e mbushe, dhe hallall ma paç...
Mua rëndë më vrave,më shkele për t’u ngritur,
Pastaj rrugën tënde ngave, si një e babëzitur...
-Nuk është faji im, Saliu im zot dhe efendi,
Politika është dyluftim, dhe ti këtë mirë e di...
-Dale e dashur, dale, të të them unë dy fjalë:
Ti ndjenjat ia ke falë, Edvinit bukë-shkalë ?
Më thuaj të lutem, me Eduardin ti ke fjetur,
Në dhe të futem, shtatzanë mos ke mbetur?
-Për këtë,i ndritur, flasim pas katër vjetësh,
Ti rri i përgatitur, si shiu prapa vjeshtës...
Kurrë nuk të kuptova, Sali, i dashur, kurrë,
Unë u ndërtova për të qënë mes jush urë...
Lumin e kaloj që nga bregu, në tjetrin breg,
Gjej vënd dhe kaloj, për karrigen time shteg...
Unë jam një doganë, që kalon në të çdo mall,
Shkoj andej nga bie ana, i fituar gjithnjë dal...
-Ahh!..moj kurvë e regjur,ku shkoi jotja,lutja,
Sytë do ti kisha nxjerrur,kokën do të këputja...
-Tani,o Sali, rri, dhe me çifteli këndo në hënë,
Zogëza jote çilimi, puplat në dorë të ka lënë...
**
Bisedën e dëgjojnë edhe zogjtë, por dhe yjet,
Bulkthat po këndonin, dhe po ushtonin pyjet...
Lumenjtë u shtuan me ujë dhe plot urrejtje,
Durimet u mbaruan dhe u kthyen në reshje:
“Vonë u zgjove, o popull, nga gjumi i gjatë,
Je futur në një vorbull,me furtunë e shamatë...
Plot dhe
katër të tjera vjet Edi, por edhe
Do tundin një tërmet, në trojet e tua të vjetra...
Xhepat ata do mbushin, dhe ti do të leckosesh,
Ata do krehin rrushin, dhe ti do të baltosesh...
Kur të vijë ora, prapë do pranojnë krush-qinë,
Sepse gjithë këta horra, ta hëngrën pasurinë...
Kur të të dali gjumi, Ti, do mbetesh me brekë,
Rri dhe hallatet tundi, në rrugë e në dyshekë...
Si të jesh bërë krunde, dil jashtë e kërko nuse,
Veten kap për hunde, dhe vrapo nëpër puse...
Fytyrën të shikosh,ta lash, sepse kurva politikë,
Bukë thatë të dha të hash,pasurinë ta mori prikë...
Fjala e gjyshes time, atëherë do të hyjë në punë:
“Kurvës politikë, me dhunë ti japim drunë...
Sepse po zuri karrike...nuk largohet pa zhurmë....