Kerko: selim nengurra
Selim Nëngurra: Thupër veshve për z. Klajd Kapinova!
E diele, 09.02.2014, 09:04 PM
NJE FSHIKULLIM, THUPËR VESHVE PÊR
Z. KLAJD KAPINOVA!
Pa keqardhje e them se popull ma i cuditshem dhe ma vetëshkatrrues se shqiptarët nuk ka;popull ma me sjellje të këqija e ma inatgji zor të gjindet...
Nga Selim M. Nengurra
Fatkeqësisht neve shqiptarët mendojmë se të gjithë jemi të aftë dhe të mençem,se të gjithë jemi trima e kapidana. Në anën tjetër,për ironi, askush nuk e lakmon mencuninë tonë,askujt nuk i hyne ne pune, askujt spo i tremet veshi as i ban vërr syni prej trimnive tona mjerane.
Asht e pamundun që mos të gjindet gjithmonë dikush ma i mençem dhe ma i zoti se tjerët dhe të shkatrrojë me nji fjalë goje mundin e nji shoqnije të tanë, e shpesh,po të ketë mundësi edhe të vet popullit tonë.
Unë do shkruej këtu direkt kunder nji njeriu me emen e mbiemen dhe do mirrem me të, me shkrimet e tija shumë të liga, qëllimkqija, antikombëtare dhe perqamse.
Ky njeri asht z. Klajd Kapinova, nji publicist mediokër e ligaq që mëkot pretendon të paraqitet si nje intelektual superior.
Pas ramjes së sistemit monist në Shqipni dhe shkatrrimit të miniperandorisë Jugosllave, populli shqiptar u ndi mirë dhe filloj jetën nga e para me shpresën se do zhvillohet e do rikthehet shpejt aty ku e ka vendin,duke e forcuar identitetin kombetar shqiptar,ndergjegjen kombetare shqiptare,pra ne vendin e vet te natyrshem në mesin e shteteve e kombeve europrendimore. Mirëpo, që kjo mos të ndodhë, gjithmonë fajin e kemi vet dhe asnjihere spo e kuptojmë këtë e pastaj ankohemi dhe fajin jua hudhim të tjerëve. Mirë na ban perendimi që nuk na hap derën e "odës" se neve jemi mjerim per vetveten,prandaj pse popujt tjerë me pas probleme me neve,flliqesite tona?! Neve sado që e kuptojmë këtë, pra se po vetshkatrrohemi,megjithate panderpre vazhdojmë të luftojmë mes veti dhe luften e bajmë me kallashnikova, me sopata, me mjete të tjera që marrin jetën sikurse edhe luftojmë mes veti me topa muti ( kerkojë falje lexuesit ) sepse neve e kemi fjalorin plot fekalje dhe me te mundohemi me denigrue të tjerët.
Nji
fjalor plot urrejtje e fekalje të paketueme në qese najlloni ( per ta kamuflue
qellimin e vet ) ka perdor në dy shkrimet e veta edhe z. Klajd Kapinova,
shkrime këto që i botoj në portalin famëmadh zemrashqiptare.net. Shkak per
shkrimet u ba ndamja e një çmimi të pamerituem nga kendveshtrimi shqiptar më 28
Janar2014 Universiteti Fordham (Lincoln Center Campus in
Klajdi Kapinova po të ishte vetëm një shqiptar i zakonshem, e jo ma ai që ti pretendon kurrë nuk do të thoshe e shpreheshe ne kete menyrë:" ... shqiptarët ekstremist të Al Qaidës...", sepse shqiptarët nuk mund të jenë edhe shqiptar e e dhe pjestarë të organizates ma të poshter terroriste në botë sikur asht Al Qaida. Vetem shpirti i zi antishqiptar si i Klajd Kapinovës, mund të thotë diçka të tillë. Sipas Klajd Kapinovës shqiptar ekstremist i Al Qaidës qenkan edhe njerzit e personalitetet e njoftuna të mergatës shqiptare në Amerikë e gjithandej, si zonja Kozeta Zylo, z. Naum Prifti, z. Vehbi Bajrami, z. Dalan Luzaj etj, që të gjithë këta personalitete që jan çmu e dekorue edhe nga shteti e institucionet e shumta amerikane per veprimtarinë e tyne kulturore e humane, per prezantimin dinjitoz të vlerave të historisë e kulturës shqiptare në Amerikë.
Dhe sikur nuk iu duk pak shkrimi i parë per këte rast ( dhe të pendohej e mbushej mend ), në të cilin shkrim pata reague edhe unë me nji shkrim, Klajd Kapinova ban tash edhe shkrimin tjetër me titullin; " Replikë mbi kompleksitetin fetar të zj. Kozeta Zylo dhe z. Dalan Luzaj ". Në këte shkarravinë antikombëtare dhe percamse e ndjellakeqe Klajd Kapinova shef komplekset e dy personaliteteve shqiptare, të nji zonje meritore dhe të nji zotniu, poashtu të ndershem e shpirtbardhë dhe me vogëlsinë e vetë intelektuale Klajdi i vockël ju mban ligjerata zonjës Kozeta Zylo dhe z. Dalan Luzaj.
Deri sot kam lexue kryesisht të gjitha poezitë dhe reportazhet e publikimet e zonjë Kozeta Zylo e, po ashtu ,edhe të z. Dalan Luzaj, dhe asnjihere nuk kam pa se ata qoftë edhe me nji shkronjë diku kan shpreh kompleksitetin e vet fetar;kam pa se të dy këta ( Kozeta e Dalani ) shkruejnë shqip dhe shkrimet e tyne kan mesazh atdhedashës e human dhe janë vlerë kombëtare. Ndoshta do duket qesharake kjo që po e themë, por betohem se per Kozeten dhe per Dalanin tash nga shkrimet e poshtra e perqamse të Klajd Kapinovës mësova se Kozeta e Dalani qenkan me perkatësi muslimane. Pra shkrimi diferencues e forma percamse e shkrimit dal nga truni i myktë i nji urrejtësi ekstrem me shpirt fashist i Klajd Kapinovës,mesova për dicka që mue nuk me intereson tek njerezit e sidomos tek shqiptarët, se zonja Kozeta Zylo dhe z. Dalan Luzaj qenkan shqiptarë muslimanë me besim?!!
Çka do të thotë kjo,ç'preokupime të mjera paska Klajdi Kapinova për njerëzit?
Klajd Kapinova sikur t`ishte Mbreti i shqiptarëve, apo vet "Profeti" që ua ndalojka shqiptarëve (shkaku i emnave e mbiemnave, që po deshmojkan përkatesi fetare muslimane sipas tij), të ndajn shqetsimin dhe të shprehin pakënaqësitë e tyne per fatin e Atdheut . Në stilin e imamit truarab e antishqiptar, të kobshmit Shefqet Krasniqi, edhe Klajd Kapinova e porositë zonjën Kozeta Zylo dhe z. Dalan Luzaj që të mos mirren me Janullatosin as me fetë tjera të shqiptarve, por të shkruejn per ilsamizmin dhe numron edhe rastet se ku ata duhet me shkrue. Zonjës Kozeta i thotë ; ... pse se shkrove nji poezi per rastin e shtatorës së Nanës Tereze në Mitrovicë... mjerani " intelektuali" e shpirtziu Klajd Kapinova mendon se tremb dikend me broqkullat e veta plot urrejtje e çuditem se si si ka shkue mendja se para se me i ba ato porosi per Kozeten do kishte ba mirë me na i prezantue Klajdi shkrimet e tija kundër dukunisë shkombtarizuese të shqiptarëve që nëper botë po ndrrojnë fe e komb, po ndrrojnë emna e identitet apo kundër dukunisë tjeter mjeruese që me mija femna të reja shqiptare të Shqipnisë po shkojnë e po martohen me serb, maqedon e malazez dhe kështu po e varfënojnë gjakun arbnor e po ndihmojnë që këta popuj,- anmiq tonë tradicional, mos të shuhen. A e ka frikën Klajd Kapinova se nji ditë nipat tan do bahen ushtar të Serbisë e Malit të Zi , si dhe të Maqedonisë dhe do na sulmojnë per t`na i pushtue trojet tona arbnore shekullore? Pse nuk po del nji shqiptar tjetër pos të madhit Kolec Traboini ( nuk asht në shpirtin tim me i nda shqiptarët në fe andaj kerkoj falje ) i besimit katolik, me shkrue per këte dukuni?! Çka po llomotit Klajd Kapinova dhe sulmon Kozeta Zylon e Dalan Luzaj, po sa pare ban nese këta dy nuk paskan shkrue per Mitrovicën e raste tjera antivlera shiptare që i bajnë shqipfolësit islamik, perderisa per të tilla raste shkruejn pa nderpre shqiptarë të besimit musliman shkruejn dhe shajn e sulmojnë ma shumë se askush tjetër shqipfolsit e tillë. Do ti numrojë disa shembuj o shpirtziu Klajd Kapinova.
1. Shejti i Dardanisë rrezikojë edhe jetën e vetë dhe edhe pas 8. viteve që iku në amshim shahet e denigrohet pse si President i Kosovës urdhnojë e ndau trollin në Prishtinë që të ndertohet k
Katedralja Shqiptare Katolike. Gurin e Themelit e vuni vetë Ibrahim Rugova.
2.
3. I ndjeri Kadri Mani ( Osmani ) ka shkrue me qindra shkrime ku ka sulmue ekstremin islam.
4. Bajram Kabashi gazetar i mirnjohun i RILINDJËS së Prishtinës konvertojë publikisht në fenë krishten katolike dhe ky publicist e gazetar profesionist ka ba me qindra shkrime kunder ekstremit islam, ka mbrojtë vlerat kombëtare , histori e kulturë per vite të tana. Dhe tash Bajrami ka emnin e Pagëzimit Gjergj.
5. Publicisti dhe shkrimtari Xhevat Rexhaj me vite mbron vlerat kombëtare dhe s`kursen asnji fjalë per ti deklasue ekstremistet islamik shqipfolsa.
6. Publicisti Fahri Xharra me vite kundershton islamin ekstrem, kundershtimet i ban si ekspert i mirfilltë dhe gjithmonë argumenton me fakte se cilët janë shqiptarët dhe distancohet nga secili ekstremizëm. Publikimet e z. Fahri Xharra i ke në të gjitha revista elektronike e edhe në FACEBOOK.
7.Lideri i partisë AAK . z. Ramush Haradinaj publikisht ka kundërshtue islamin ekstrem, i ka quejt FLLIQTANA. Ka video inqizim per këte në YOOTUBE.
8. Gazetarja Arbana Xharra e cila shkruen panderpre dhe kundërshton islamin ekstrem.
9. Deputetja Alma Lama e cila per qendrimet e saja në foltoren e Parlamentit të Kosovës asht kerrcnue me jetën nga ekstremi islam dhe jeton me roje policore si mas mbrojtjeje.
10 Deputeti Burim Ramadani i partisë AAK poashtu në foltore të Parlamentit ka kundërshtue islamin ekstrem
11. Vetem
në ZSH, në arkivin e sajë i ke 27. faqe
ku jan mbi 100 shkrime të mijat ( Selim Nengurrës ) që me aq sa kam pas njohuni
e dije kam mbrojtë vlerat e popullit tim të kulturës time e të Atdheut tim.
Hajt tash ti Klajd Kapinova a mund ta marrish nji fakt që e ke thanë vetem nji fjalë diku kudo qoftë kunder këtij ekstremit të kundert antishqiptar që vjen nga ata që besojnë si ti e që asht i rrezikshem se qon në percamje e edhe luftë vëllavrasëse po sikur ai islam. Jo sepse ti askund nuk ke shkrue diçka të tillë. Dhe nuk ke shkrue sepse per ty mjafton që njerëzit ta besojnë Jezusin, e kush janë ata s'të prish punë ty. Ti sikur Shefqet Krasniqi që e ka vëlla somalezin, kurdin, çerkezin , turkun e arabin , pra që e ka vëlla Muhamedin, Mahmudin, Karamahmutin, Biçimbykmezin edhe ti e ke vëlla Milivojën, Millovanin e Sllobodanin sikurse edhe Janisin, Kostasin, Mavrosin e sa tjerë, sepse ty Klajd Kapinova të mjafton që ata të besojnë në KRYQ e në Jezusin.
Ti mbron e perkrah Anastas Janullatosin dhe aspak s`të pengon fakti se maje kupollës së Katedralës Ortodokse në Tiranë asht flamuri i vjetër grek. Po t`ishe shqiptarë i mirfilltë me ndjenjë do të pengonte Janullatosi ashtu sikur më pengon edhe mue Shefqet Krasniqi, Milazim Krasniqi, Naim Ternava, Janullatosi e shumë të tjerë. Jo, ti se ke gajle as flamurin e vjeter grek sepse në at flamur asht Kryqi dhe kjo të mjafton ty. Dallimi mes meje e teje si dhe mes teje e Kozeta Zylos , Dalan Luzajt e botuesit te Illyriapress-it,Vehbi Bajramit, asht se neve na pengon jo vetem Al Qaida , po edhe kryqi kur ai kryq asht simbol i nji populli anmik , i nji populli që aspiron e andrron me na zhduk,me na i marrë territoret. Ketu ne nuk mashtrohemi aspak,i mbajme syte hapur,naten e diten...
Ti se ke gajle këte punë per ty Kryqi asht para kombi dhe para shqiptarizmit e Atdheut.
Klajd
Kapinova ti me këto dy shkrime ke dal per fushe ashtu sikur Pirro Prifti dhe ke
tregue ftyren dhe shpirtin tand urrejtës fashist dhe ti sulmon e denigron
shqiptarët per të vetmin faj se paskan emnat Kozeta, Dalan, Selim, Vehbi etj,
etj dhe harron se edhe ata janë shqiptarë e se edhe atyne ju dhemb shpirti per
Atdhe, per Shqipni Loken tonë të cfilitun e per Kosovën e martirizueme. Ti ju mohon
të drejtën atyne me shpreh mendimet, indinjaten dhe shqetsimet per Atdheun e
vetë.
E ti Klajd Kapinova kend e respekton? Cili asht kontributi yt per Atdhe? Mendon ti se me shpirt latin fashist si të Musolinit populli shqiptar do të vlersojnë si patriot? Jo, kurr! Harroje , dhe dije se ke demaskue vetveten keq sa do mbahesh mend si perçamsi ma i keq i kombit tonë në këto vite të trazinave e rrezikut të madh e shkatrrimtarë që na kanoset.
Dhe per fund shpreh edhe befasinë time se si në dy shkrimet e tua nuk pati asnji reagim nga ata që ishte dasht ta dëshmojnë ate që reklamohen, se ma shumë e dojnë Atdheun e Shqipninë se sa Vatikanin e Athinën . Jo fatkëqësishtë nuk pati reagime të tilla , por pati komente perkrahëse te shkrimi yt i parë. Bile edhe nga njerëz per të cilet isha futë në zjerrm per së gjalli.
Du me besue se Kryeredaktori Ilir Dardani nuk i ka lexue shkrimet e tua, se besoj se do shpetojshe kaq lehtë ti, Klajd Kapinova...
Tash po ta shpjegojë pse e bana shkrimin me këtë titull.
Në
bjeshket e fshatit tim rregullisht
"Duhet me i lëshue në gjak pasha babën se jan nxan hundësh e spo muj marrin frymë", thojke baba Mhill.
Besoj se edhe fshikullimi im këtu të ka hjek gjakun e keq nga shpirti yt perqamës e kobzi, o Klajd Kapinova...