E diele, 28.04.2024, 09:10 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Fundi i feudalëve të PDK-së

E enjte, 28.11.2013, 09:41 PM


DUKET SE ERDHI FUNDI I SUNDIMIT TË FEUDALVE TË PDK-SË DHE AAK-SË

Nga Selim M. Nengurra

Para nji muejt perfunduen zgjedhjet lokale në Dardani dhe tash kan mbet edhe ballotazhet në disa komuna.

Fushata zgjedhore per këto zgjedhje si edhe ma parë i pati ceremonitë e veta tipike ballkanike me shumë zhurmë dhe me shumë premtime.

Koreografia e fushatës së disa partive dhe individve kandidat të tyne per kryetar komunash ishin aq pompoze sa nji i huej që rastësishtë do gjindej në Dardani , kur do i shef do mendon se Dardania qenka vendi ma i pasun në planet. Per premtimet megalomane dhe per fjalamaninë patriotike si edhe ma parë prinin kandidatët e PDK-së dhe AAK-së. Jo shumë prapa tyne ishin edhe enverostalinistet e levizjes Vetvendosje. Zgjedhjet perfunduen dhe në shumë komuna rezultati mbeti per tu sprovue forcat e kandidatve në balotazh.

PDK si parti që i pelqen me thanë per veti se asht e dalë nga lufta e cila e ka edhe pushtetin qendror, fatmirsishtë në disa komuna pësojë debakël . Lideri i kësaj partie që njiherit asht edhe shefi i ekzekutivit në vend kahdo që shkoj premtojë miliona euro dhe sikur vetem 0.01 perqind e kësaj tishte e vertetë padyshim se Dardania nuk do ishte vendi ma i varfën në rajon dhe qytetari dardan njeriu me ma së shumti halle jetësore. Pra Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë feudal të kreut të PDK-së e rrejshin popullin ashiqare ditë e m`drekë sikur thotë nji fjalë e popullit. Gishti i ngritun perpjet i tyne veçsa si thojke popullit se këtu do ju nguli, maje këti gishti. Per fat në Malishevë ish komandanti Fatmir limaj arriti me ja marr primatin PDK-së dhe kandidati i saj Isni Kilaj mbeti i treti dhe aty garen në ballotazh e bajnë tash kandidati i Iniciativës Qytetare per Malishevën dhe kandidati i LDK-së.

PDK e humbi edhe Gjilanin, Lipjanin, Prizrenin,Vushtrrihun, Mitrovicën. Pra komuna këto që i kishte sundue ma parë dhe të cilat i kishte marr pa ballotazh. Tash nuk i doli si perpara. Forcat sprovohen edhe njihere dhe gjasat që komunat që i ceka ma naltë të çlirohen nga sundimi i këtyne feudalve janë ma se të sigurta.

AAK pat fillue fushaten që në mujn maj dhe ata ishin ma të zhurmshmit, ishin ma dorshlirët me dhurata popullit në këmbim të votës. Në Istog kjo fushatë u pat ba e merzitshme dhe shumë neveritëse. Ashiqare ndaheshin litra derivatesh dhe euro te populli i shkret dhe i varfën në kembim të votave. Diten kur do prononcoheshin kandidatët e kësaj komuneje në shtëpinë e kulturës në Istog shkaku i kësaj partie dhe kandidatës per Istogun zonjës Donika Kadaj - Bujupi perpak sa nuk u derdh gjak. Mbledhja u mbajt me Jeta Xharren pa prezencën e publikut dhe aty njisitë speciale të policisë nga Peja mezi e kishin pas majt qetsinë. Mirpo Istogu asht vendi i shejtë që ka lind Shejtin e Dardanisë Ibrahim Rugova dhe kandidati i partisë rugovjane z. Haki Rugova fitoj garen bindshëm.

Në Pejë gara ishte e fortë, dhe per fund në garen e ballotazhit mbeten Ali Berisha i AAK-së dhe Gazmend Muhaxheri i LDK-së me nji perparsi të votave të dukshme në favor të z. Gazmend Muhaxheri. Këta dy kandidat mbeten në garen e ballotazhit dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj me kryesinë e partisë së ti në panik që nuk do i mbetet asnji komunë pos Deqanit, u mobilizue tmerrsishtë me të gjitha format dhe ai nuk po len asnji metodë pa perdorë që mos ta humb Pejën.

Isha në Dardani deri me 21 shtator sivjet dhe di se fshatarët e Pejes të indinjuem me feudalët e AAK-së dhe të lodhun nga jeta e tyne e mjerushme premtuen se do e ndrrojnë pushtetin në Pejë.

Premtimi i tyne dha rezultat të mirë dhe kandidati i LDK-së z. Gazmend Muhaxheri doli fitues karshi Ali Berishës së AAK-së e unë shpresojë se kjo do ndodh edhe pas votimit të ballotazhit dhe Pejës do i këthehet dinjiteti, do bahet perseri krenaria e Dukagjinit. Që nga paslufta në Dardani Peja asht qyteti ma i rrezikshem dhe ka pas ma së shumti vrasje të qytetarve, të Deputetve të Kuvendit të Dardanisë, të ish komandantve të UÇK-së etj, etj , dhe vrasësit asnjihere nuk u zun.

Në garen me fjalë mes veti z. Ali Berisha i AAK-së dhe z. Gazmend Muhaxheri i LDK-së perdoren shumë akuza reciproke, dhe këto ditë z. Gazmend Muhaxheri doli me akuzen se njerzit e  AAK-së kan vra Tahir Zemen vet i treti, Sabahate Tolaj dhe Jusuf Haklaj. Shtypi vendor u mbush me këtë lajm dhe mbram pash në KTV nenkryetarin e AAK-së z. Ardian Gjini i cili tha se asht ngrit aktpadi kunder Gazmend Muhaxherit gjoja per shpifje dhe akuzë kunder AAK-së.

Unë skam pse e mshef se jam militant i LDK-së dhe me këtë edhe perkrahës i z. Gazmend Muhaxheri. Andaj nga kjo pozitë e imja si nji nga njerzit e LDK-së që nga formimi i sajë dhe edhe Kryetar i nendegve në Suedi e edhe Norvegji në disa qytete i baj pytje z. Ramush Haradinajt dhe edhe Ardian Gjinit a kan mundësi të më pergjigjen mu dhe tan popullit të Dardanisë se këto akuza a ju ka ba atyne edhe dikush ma heret? ! Apo vetem z. Gazmend Muhaxheri tash! Pse nuk e ulin kokën këta zotni dhe me heshtë sepse këto akuza nuk janë shpifje sikur pretendojnë tash Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini, por janë histori që perflitet që nga vrasja e parë që ka ndodhë në Pejë. Pse nuk heshtin lidershipi i AAK-së dhe me lut Zotin që ti mëshirojë sepse nese ata kan ba denoncim në prokurori , nuk asht dasht ta bajn vetem kundër z. Gazmend Muhaxherit , por kunder mija shqiptarve tjerë të Pejës dhe Dardanisë që i kan ba këto akuza panderpre këtu e 14 vite ma parë dhe të cilat askush deri sot nuk ka pas guximin me i marr seriozishtë. Me i shqyrtue ato.

Tash quditem se si nuk i vinte keq z. Ardian Gjini të fliste mbram në KTV në Interaktiv me aq tarafe dhe krenari dhe lunte rrolin e njeriut virgjër, e nenliderit ë partisë ma të pafajshme në planet. Ma mirë po i tham shul shqip si nuk i vinte turp. A po mendon z. Ardian Gjini, z. Ramush Haradinaj dhe të gjithë feudalët e tjerë të partive PDK dhe AAK  se populli han bar, asht aq injorant sa nuk i din dhe nuk i shef idiotizmat e juve. Juve nuk ju akuzon vetem Gazmend Muhaxheri, ju per ditë të Zotit e akuzoni edhe njani tjetrin, juve ju akuzon tan populli i Dardanisë. Dhe akuzat nuk janë vetem per vrasje, per të cilat unë nuk due ta ngarkoj shpirtin tim se nuk di asgja pos ato që me 14 vite rradhazi jan perfolë koluareve të Dardanisë, por juve ju akuzon populli per pasurimin e juej marramandës, per prona me vlera milionshe , juve akuzoheni si parti e haraqeve, e reketave, e shantazheve. Nuk jua ban këto akuza vetem kundërshtari i juej aktual në Pejë z. Gazmend Muhaxheri, por këto akuza jua ban edhe kampanjoni i juej z. Adem Grabovci. Si mendoni juve z. Haradinaj dhe ti z. Gjini se janë vetem prralla dhe fjalë rrugve akuzat që me vite fliten gjithandej në Pejë se Pronari i Kompanisë DUKAGJINI z. Ekrem Lluka rregullisht dhe muej per muje detyrimisht ju ka dhan me qindra mija euro sepse panderpre ai asht kerrcnue . Dhe nese kjo nuk asht e vertetë, nese z. Ekrem Lluka nuk paska qen nji nga burimet e thesarit tuej partiak e personal, atëhere ku i moret eurot ju zotni që i bat tana ato prona?! Token e babës nuk e keni shitë bile ate e keni lan batall e djerrinë. Pardje nga nji burim permes FB ndëgjova se z. Ekrem Lluka i lodhun nga presioni ka shit atë që ende ka mujt ta shes , pra i ka shit aksionet e veta te kompania DEVOLLI dhe ja dëshmija se si jeni pasunue juve " LUFTËTARËT"  dhe " KOMANDANTËT "  e UÇK-së.

Unë mendojë se Prokurori nuk do duhej të mirrej me z. Gazmend Muhaxheri, por do duhej të mirrej me juve, ama të mirrej seriozishtë dhe mos të blihet drejtësia e të shapllet pafajsija pastaj per juve sikur se u shpall disa here deri tash. Bile edhe nga ajo nderkombëtare në Hagë.

Kam pa sivjet per katër muej qendrim në vendlindje se cila asht gjendja e ati populli, cila asht e ardhmja e ati vendi të vogël por të shumvujtun nëper shekuj e tash të derrmuem nga juve pushtetarët që i thoni vetit luftëtarë, çlirimtarë, komandant, gjeneral etj, etj. Pata humb shpresat per ditë ma të mira per Dardaninë. Juve kerceni si zorra në prush dhe thoni se askend se kerrcnoni as se keni kerrcnue kurr, ja unë po e baj publik se unë jam i kërrcnuem nga vëllau i kandidatës tuej per Istogun zonjës Donika Kadaj- Bujupi, nga z. Anton Kadaj. Kërrcnimi i ti thotë kështu; ..."  Selim pyllaku ( nji nofkë kjo ofenduese per fisin tim nga ajo familje ) ke folë dhe ke perkrah LDK-në e per këte ke pergojue baben, gjyshin dhe familjen time dije se po ta jap besen e zotit se nuk ke me e ba shurren rehat kurr ma.. ke me pa se kush jam unë..."

Nuk do e bajsha publik këte kërrcnim të nji rrugaqi sepse as që me ka tremb ai kerrcnim mu, por po e baj per me ju demantue juve z. Ardian Gjini dhe edhe Ramush Haradinaj se po thoni se ju nuk kerrcnoni as nuk keni kërrcnue kurr askend. Kërrcnimin tim e kam në FACEBOOK  në chat aty dhe e kam si dëshmi se mos po ju mbushet mendja e më denonconi edhe mu bashk me z. Gazmend Muhaxheri në prokurori, pra e kam si deshmi se nuk po shpifi kunder nji militanit tuej, që asht vëlla i antarës së Kryesisë së AAK-së e cila asht edhe Deputete e Kuvendit dhe asht kryetare e Forumit të grues në AAK, pra asht vëllau i Donika Kadaj-Bujupi. Por unë nuk do shkoj ta denoncoj z. Anton Kadaj në Prokurori, bile ky jeton në Obesdorf të Gjermanisë dhe po e denoncova atje ai do han burg sepse kerrcnimi me jetë dikujt në Prendim merret seriozishtë dhe kerrcnuesi denohet keq. Por e bana publike per me e pa opinioni dhe votuesi i Pejës dhe gjithandej Dardanisë ku asht kandidat dikush i AAK-së se juve nuk jeni engjuj sikur se po thoni. Perkundrazi jeni mafi kriminele.

Pra sikur thash ma naltë pata humb shpresen per ditë ma të mira per Dardaninë, ama deklaratat e z. Xhejms Rubin që i bani gjatë vizitës se ti para pak ditve Dardanisë me kan këthye shpresën dhe edhe unë sikur ai po ju tham. Mjaft keni zhvat e shtrydh popullin e shkretë të cilit i perkisni edhe vet, mjaftë keni ba prona e pallate, ikni sa nuk ju ka ba vonë e sa nuk jeni detyrue me ik.



(Vota: 10 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora