Mendime
Selim Nëngurra: Islamizim antishqiptar
E merkure, 08.01.2014, 09:49 PM
NJE ISLAMIZIM
ANTISHQIPTAR NEN PERKUJDESJEN
Nga Selim M. Nengurra
Se nji
dreq i madh po zihet me fatin tonë si popull, me fatin e trojeve tona, unë per
veten time se kam asnji dyshim.
Populli i varfën i Dardanisë i preokupuem per ta ringjallë jeten në vatrat e veta shkrume nga falanga pushtuese serbe, asesi nuk kishte se si i shef këta virus islamik dhe këta tue pa mjerimin e popullit shumicën e ti e përvetësuen me dhurata e shuma simbolike të parave. Kështu numri i tyne u rrit dhe ky numer u ba për ditë e ma i madh që do thotë se edhe rreziku per Dardaninë që ta humbë shtetësinë u ba alarmant. Ka ma shume se dhjete vite që disa publicistë ( mes tyne edhe autori i këti shkrimi ) kan fillue të reagojnë me të vetmin qëllim që ta senzibilizojnë popullin që të ruhet nga ky rrezik; ka vite që keta publiciste fillimisht e te tjeret së voni, kan shkrue se rreziku asht serioz dhe kan ftue që shteti e institucionet e shumëta të shtetit të marrin masa, por mjerishtë që të gjithë kan hasë në vesh të shurdhët.
Pushtetarët në vrapin pas tenderëve e pasunisë personale, harruen gjithçka dhe shpesh edhe u ban aleat të virusit islamik që ka vërshue trojet arbnore. Haptas jan ba aleancat e liderve partiak e politik me përfaqësues të forumeve të ndryshme islamike, me hoxhallar e edhe me vet BIK-un ( Bashkësia Islame e Kosovës ) me të vetmin qellim që ti perfiton politikani votat e " besimtarit " islamik.Kemi pa raste kur imami Shefqet Krasniqi publikisht ka ba thirrje popullit të mos e votojnë nji subjekt të caktuem politik dhe per keso thirrjesh nuk ka pasur asnje pasoje,perkundrazi i eshte hapur mundesia qe ne vazhdimesi ta perhapi permes mediave te ndryshme ideologjine e vet antishqiptare islkamike. Njiherë tjeter po ky imam thërret per ta votue nji subjekt e edhe individ të caktuem si rasti me Shpend Ahmetin në Prishtinë e Mimoza Kusarin në Gjakovë.Kemi pa po këtë imam kur haptas kërcënon shtetin e Dardanisë nese aprovohet Ligji per Mbrojtjen nga Ndotja Akustike,do te thote edhe nga zhurma enorme e minareve te xhamive arabo-turke,duke u kercenuar hazdisshem dhe si nje nacionalist arab i tipit te Al Kaedas « ... mos më detyroni me ju ardhë në Parlament e me ju thirrë ezanin ...» dhe edhe kesaj radhe shteti sikur u frikesua nga Shefqet Krasniqi, nga kercenimi islamik i ketij imami kobzi madje askush as qe e komentoj kercenimin e tille antishqiptar te ketij panislamisti. Kemi qen dëshmitarë se si kryeministri i Dardanisë Hashim Thaçi bashk me Myftiun e Dardanisë Naim Tërrnaven dhe me kryeministrin turk Rexhep Tayp Erdogan perkulet para vendit ku jan varros të mbredshmet e sulltanit pushtues dhe mizor,Sulltan Muratit të Parë,pra perkulej ndaj pushtuesit te dikurshem te vendit te tij. Se si kryeministri i Dardanisë Hashim Thaçi bashk me homologun tjeter shqiptarë Edvin Rama thirrin dhe presin kryeministrin turk Erdogan që bashk të bajnë fushaten zgjedhore në Prizren per ta mbajtë pushtetin PDK e Thaçit dhe kandidati i sajë nen hetime per korrupsion,turkofili Ramadan Muja,i cili madje i jep vetës aso te drejtash qe nga kryeqyteti i historise se kombit shqiptar,Prizreni,te ve kontakte telefonike e ta ftoje per vizitë «private» kryeministrin turk ne nje qytet qe duan ta bejne qytet turqelinjsh. Dhe jemi të tmerrue se si në metropolen e parë gjithëshqiptare në Prizren kryeministri turk thotë se «Kosova asht Turqi» përderisa dy kryeministrat shqiptarë zgërdhiheshin e aplaudonin.
Në YOUTUBE, FACEBOOK etj; në faqe e portale interneti njifarë mjekrroshi bastard me emnin Irfan Halimi flet para masës dhe femnen shqiptare e quen lavire, meqkë ( arushajkë nga serbishtja ), para disa ditëve doli me nji xhevahirë dhe i garantonte muslimanët se kur vdesin si musliman në xhenetin islam do i ken kater virgjinesha dhe menaxhere e tyne do jetë grueja nga kjo botë, por nese vdesin si luftëtar të xhihadit do i presin 72 ( shtatdhjet e dy ) virgjinesha plus katrat e zakonshme plus grueja e kësaj bote 77 virgjinesha dhe sado që do ken mardhanje me to ato gjithmonë do jenë virgjinesha. Kam pa at videoinqizim në nji postim dhe më vinte me qesh kur shifja se si mashkujt ( xhemati i ati " hoxhe ") e percillnin me vemendje dhe e besonin atë maskarallak, atë gënjeshtër që bahej me të vetmin qëllim me i nxitë njerzit me besue islamin per ta marr shperblimin me virgjinesha në botën tjetër.
Per
mendimin tim kjo trushperlamje asht ma shumë se veper penale dhe ai Irfan
Halimi ishte dashtë të arrestohej aty posa
Nji
tjeter imam mjekrrosh flet në nji videoinqizim se si asht e lejueshme me u
martue me vajzat e axhes, tezës, dajës,
hallës etj, etj sepse edhe pejgameri Muhamed qenka pas martue! Ku ka ma
maskarallak se nji predikim i tillë?! Dhe ku na qon kjo.
Jeni në
vete o shqiptarë dhe mendoni se cili asht rreziku që po ju kanoset.
Pra shteti nuk reagon dhe per bindjen time shteti asht kryefajtori që virusi islamik vahabist po kërcnon shkatrrimin tonë kulturor e etnik. Fajtor janë edhe institucionet kulturoe e arsimore.
Akademia
e Shkencave e Arteve Dardanisë deri tash nuk e ka ba as ma të voglin reagim
kundër këtij virusi. Dhe si ta ban kur Akademikët vet jan ideolog të së keqeës,
të bindjeve vahabiste islamike.
Madje, kohve të fundit Milazim Krasniqi asht dalë nga kontrolli dhe u zbulue se cili asht sepse ai pati disa paraqitje dhe sulme kundër shqiptarve të besimit katolik, duke e sulmuar edhe Don Lush Gjergjin, Ramush Haradinajn,sikurse edhe Prof. Mark Krasniqin.
Z. Gjergj Kabashi nga i njejti para disa ditve në e-posten e RD mori nji letër shumë ofenduese dhe denigruese nga nji autor që kishte firmos me emnin Milazim Krasniqi.
Ja letra e nenshkruar ne emrin Milazim Krasniqi:
''Milazim Krasniqi <milazim_k@hotmail.com>
A: "revistadrini@ymail.com" <revistadrini@ymail.com>
Sabato 14 Dicembre 2013 10:52
O Bajram (Gjergj) zeza,
Ju nuk jeni as katolikë, as njerëz. Jeni mjerimi i vetes suaj, turpi i punëve tuaja të ndyra. E sigurtë është se jeni njësoj si kriminelët e Millosheviqit. Zoti e di më së miri, por punët tuaja të ndyra provojnë se jeni ndonjë gjak i papastër, i përzier me gjenet të shkieve.
Gjithmonë ka pasur ndyrësira si ju, por gjithmonë kanë përfunduar në ndyrësi.
Mbetshi me turp!''
Kështu pra njerëzit vazhdojnë të shahen e fyhen nga Milazim Krasniqi, njeriu kryesor i nje fakulteti qe formon gjenerata gazetaresh,duke e shkelur e perdhosur etikën profesionale ne gazetari,pa te cilën askush nuk mund te jete gazetar e madje ne asnje menyre nuk mund te jete «kryemesues» i gazetareve, si eshte ai. Letershkruesi Milazim Krasniqi e fyen z. Gjergj vetem pse ky burrë patriot mendon, vepron e jeton si njeri me dinjitet njerzor dhe se publikisht ju ka këthye rranjeve të të parve me besim fetar.
Dhe per cudi reagimi i Milazim Krasniqit kundër z. Gjergj Kabashi erdhi pikrisht kur z. Kabashi si Drejtor i REVISTADRINI.COM perjashtojë Ismet Hasanin si bashkëpuntorë të RD-së shkaku i shkarravinave të tij në revista e portale interneti me të cilat Ismeti sulmonte e denigronet me shamje e shpifje shumë të liga publicistët mes tjerve edhe mu ( autorin e këti shkrimi ).
Në të njejten ditë kur Milazim Krasniqi ofendon z. Gjergj Kabashi , si duket ( dyshimi im ) sherbtori i tij Ismet Hasani na dergon letra kercënuese mue dhe z. Kabashi dhe në ato letra ai shkruen se ka punue per sherbimet e dy shteteve nga viti 1989 e deri tash. **** ... shif letren origjinal të Ismet Hasanit në vijim...
Ismet Hasani: «Unë jam njeri me më shumë përvojë se ju në 'RD, kam kryer punë dhe dëtyra me autorizime të veqant shtetërore (EDHE SOT E ASAJ DITE JAM I ANGAZHUAR ZYRTARISHT në dy shtete), jo për diq tjetë por pse PROFESIONI IM I NGUSHTË KU JAM I SPECIALIZUAR i ka bërë që të më angazhojnë, jo si punëtorë zyrtar që paguhem ay, por si EKSPERT e ekspert do të thotë SPECIALIST. Unë kam mbaruarplot 23 vitë shkollim deri të titulli mr. i shkencave ekonomike dhe Specialist për ekonomi dhe financa, per verpa të kriminalitetit ekonomiko -financiar.»
Vallë cilat qenkan këto «dy shtete» që e angazhokan te punoka per ta nje njeri ne sherbim te islamit politik,qe do te thote te atyre qe i trimerojne per vepra antinjerëzore terroristët islamik?!
Kjo, gjithsesi, mbetët për tu vërtetuar…
Ja se si mendon një i Panjeri me gjuhe kriminele,si Ismet Hasani,i cili ka vite qe shkruan ne Zemra Shqiptare dhe ne Revisten Drini, deri kur para pak kohe drejtori i RD Gjergj Kabashi e zbuloj se kjo monster e shtirur si intelektual gjithe kohen ishte perpjekur te spiunonte dhe ngaterronte te gjithe ata qe pajada angazhohen per nderprerjen e islamizimit te kombit shqiptar. Le te jete lexuesi ai qe do ta vleresoj antishqiptarizmin e ketij shtiraku pseudointelektual:
Ismet Hasani «Kur e kam fjalen te kryqi, ti gjergj, alias Bajram, e din se katolikët veqmas ata në Kosovë janë të mallkuar nga krishti, se nuk ja ditën vleren Ibrahimit që i ckatoj ne disa poste, e keta katalikët pe¨shrren nderin e tij dhe hupen, sot asnjë katalik nuk ka post i hupen se kujtoshin se Brahimin e ka kryque Papa, bile disa katalikë fanatik në kryq, deri me vdekjen e Brahimit paten kujtua se edhe ai asht ba katalik, por në ditën e varrimit, Brahim Rugova ja u pshurri e ja u dheu ato besime të kota dhe i tregoj mbarë botës se NUK ASHT DYFYTYRESH SI KATALIKËT dhe nuk ka pranua as të Papa me u kryque as me u ba katalik dhe ju trego se me menqurinë e ti të paparë e ka mashtruar edhe Papen për intersa te vetas si të shqiptarëve te vet si ai musliman. Kështu at ditë që u vorros ibrahim katalikët e hungjen kokën e thatë e të pa mend dhe e kuptuan se ai nuk është injorant e i pa besë. Dhe pas vdekjes se 'brahim rugovs' katalikët e kosovës e muarren edhe ma te madhin mallkim nga zoti i ityre- Jezusi.
dhe tash katalikve n'kosovë nuk po muj ju nimon as ai n'kali se asht i dekun, as ajo kumona ne ate¨shpinë qe u marue aty ku ka qenë shkolla shqipe, nuk po ju nimon as kisha e shkijeve të fakulteti, se shkijet patën ymyd qi vëllaznit e tyne me kryq si at do ta vaZHDOJNË MARIMIN E KISHES se shkijeve. Eh, kështu pesojnë besim dobëtit dhe ata që injorojnë féne e babes e të nanës, që injorojnë e perdhosin edhe vorret e tyne, u thejnë guri e vorreve vetem pse ju shenon emni shqip por jo me kryq. He medet!
Më dhimben ata të vdekun çfarë djemsh kanë lanë mbrapa tyne, ne vend se t'ua rrisin emnin e nderin familjar, keta djem kanë marrë vonë një rrugë të gabuar e shumë të demshme, na bahen katalikë pa kenë katalaik, na bahen "gazetar hulumtues" me hulumtue se duhet me i ninjorua babë e nanë, me ninjorua emen e mbieme¨n me injorua veëlla e motër dhe këte djemë e meritojn vetëm e vetëm këtë emër: MJERIM I POPULLIT!»
Shpresojë se Ismet Hasani për këtë do tregon para policisë per cilat shtete paska pas punue aq gjatë!
Ja pra cilet janë Akademikët shqiptarë të Dardanisë!. Janë njerëz që shperndajn sherbëtor nëper shtetet e Europës me percjell shkrimet e publicistiken e shqiptarve të mirfilltë mbrojtës të kulturës së vet mijavjeçare. Dhe shkrimet e publikimet e tilla i arkivojnë ( pohimi i Ismet Hasanit ), por unë quditem se kujt ja dergojnë ato dhe per cilat arkiva mblidhen?!
Ndoshta
policia e Suedisë tash do e nxjerr këte nga Ismet Hasani sepse ate e kam
denoncue unë pasi mbi pesë vite e kam durue për letrat e tij shpifse,
denigruese, poshtruese, dhe ate e ka denoncue në policinë suedeze per të
njejtat arsye edhe nji publicist nga Gjermania, e ka denoncue edhe nji
publicistë, krijues, poet , jurist e aktivist shqiptarë nga Suedia . Qellimisht
nuk i permenda me emna këta ama e di se e
Nga Isntituti i Historisë heshtje totale … Aty i ndihet zani vetëm Prof. Frashër Demaj që mbron vlerat tona kombëtare dhe perplaset me ideologët islamik. Ky Profesor i mirfilltë pati disa debate të hatashme në TV-të tona me virusët islamik si Gëzim Kelmendi, Shefqet Krasniqi e per fatkeqësinë ma të madhe edhe me nji kolegë të vetin historian ( që nuk ja mbajta mend emnin ) i cili asht autor i teksteve shkollore të historisë sipas kerkesave të Turqisë. Prof. Frashër Demaj mbronte vlerat dhe historinë tonë, e ai kolegu i ti mbronte interesat turke.
Kundër
virusit islamik vahabi dolen deputetët e Parlamentit të Dardanisë zonja
Tash pos publicistve kundër këti virusi islamik doli edhe lideri i AAK-së z. Ramush Haradinaj, bile ai me fjalorin e ti ma kaloj qak edhe mu sepse i quejti ( me plotë të drejtë ) këta mjekrrosh vahabist FLLIQTANA ( të ndytë ). TË LUMTË Z. RAMUSH HARADINAJ.
Paraqitja
e zonjës Alma Lama dhe e z.Burim Ramadani i pat tmerrue forumet e ndryshme
islame dhe ata i sulmuen me shamje, me kercnime e deri edhe kercnime per
likuidime.
Pse pra policia e Dardanisë nuk kryen punën ashtu sipas ligjit, ta mbrojë e sigurojë Alma Lamën, por edhe ti arrestojë e qet para drejtësisë kercnuesit.
Virusi
islamik ka marr hov, dhe hovi i tij mund të baj dame të pariparueshme dhe per
mos me ndodhë kjo ate duhet me e ndal. Nuk muj me kuptue se si
Pse Fuad Ramiqi asht në liri edhe pas aq shumë dameve që i ka shkaktue këtij vendi?! Pse këtij mercenari e antishqiptari ju çertifikue edhe Lëvizja e ti islamike LISBA si subjekt politk dhe mund të ndodhë se edhe do futet në Parlament në zgjedhjet e ardhëshme dhe pastaj bashk me PD të Ferid Aganit e edhe me partitë minoritare dhe vendet e rezervueme të tyne në Parlament do bahen faktor vendimmarrës. Pseja ka shum e unë po pergjigjem vetë, lejohet krejt kjo qellimisht sepse i duhen PDK-së së Hashim Thaçit që në koalicion me ta ta mban pushtetin dhe ta shkatërroj shtetin që faktikisht ende as nuk ka fillue me ec në kambët e veta por po qendron në patericat e bashkësisë nderkombëtare e të EULEKSIT.