E enjte, 01.05.2025, 12:02 PM (GMT+1)

Mendime

Luigj Palushaj: Letër Kryeministrit

E marte, 07.01.2014, 07:50 PM


Letër Kryeministrit

Nga Luigj Palushaj

Është ky vit i suksesshëm për popull apo ndoshta po i njëjti si gjithë vitet tjera, nëse bëjmë një analizë të shkurtër, do të shohim disa ndyshime pozitive dhe negative ,më shumë them negative.

Një fjale e popullit thotë ; ku dhemb dhami shkon gjuha, tash lind pyetja qeveria dhe politikanet po punojnë në të mirë të vendit apo jo?,e kjo të vleresohet nga populli nga ju...

Me një dëshirë të madhe e të flakët për atdhe dhe prindër mora rrugen për Kosovë, si qytetar i Republikes së Kosovës jo i vetëm, është e njejtë për të gjithë ne,  u ballafaqova me maltertimet e serbëve,pritjes së gjatë në kufi dhe  mos lejimin e hyrjes në shtetin e tyre,arsyeja mos njohja e pasportes , është kjo njëra ndër marrëveshjet e të nominuarit për qmimin  Nobel për Paqe, kryeministrit të Kosovës z.Thaqi,dhe homulogut të tij  po ashtu të nominuar për këtë cmim klyshit të Milosheviqit, Daciqi, sa e sa raste të tjera që ndodhin për cdo ditë sa e sa maltertime tjera, sa e sa plaqkitja që ju bëhet qytetarëve të Kosovës me të holla e gjë sende tjera që ju bëhen gjatë udhëtimit nëpër territorin serb, cfarë  të presim në marrëveshje tjera kur kemi ngecje në një marrëveshje shumë të thjeshtë.

Daciqi dhe pushteti i tij janë anti-paqe kjo dihet është e argumentume me mija e mija fakte. Në një deklarat që e dha presidenti serb, thot që Daciq  asesi mos ta pranoj këtë cmim, me arsytim se nuk e pranojm shtetin e Kosoves, nuk kemi arrit paqë, nuk duam paqe. Edhe  ne jemi kunder keti cmimi,jo për tu bërë si ata po janë shumë arsye tjera...

Po ju kthehem kryeminstrit tonë , ai tha që këtë cmim jua dedikoj popullit kuptohet në qoftë se e merr edhe pse ndyshoj shumë.

Po si mundesh tja dedikosh këtë cmim popullit kryeminister kur dihet se ende eshtrat e të zhdukurve i ke në toka serbe të  e  as që dihen se ku,eshtrat e tyre janë    varrosura ndër parkinge, të hudhura në mbeturina, apo të djegura në minjera Zoti e di që ku, si mund ta pranosh dhe të ja dedikosh popullit këtë cmim, pa marrur asnjë dëmshpërblim të luftës,sa njerëz janë masakru, vra, burgos, dhunimet e përdhunimet të  gjitha pasojat e luftës këtyre ja u dedikove me këtë cmim, këta e duan këtë cmim, kryeminsiter damet ekonomike a i ke mendu, pastrimi etnik,djegeja e shtëpive, a e dini dhe a keni kërkuar ta dini sa vjedhja është bërë në tokën dhe nëntokën e Kosovës, të debuarit nga puna që nga e 90-ta,penzionistët, të dëbuarit nga objketet shkollore dhe shëndetësore,a e din Hashim se Kosova është shteti më i dëmtuari  në ekonomi dhe arsim të dalura nga luftrat e ish Jogosllavisë. A e meriton që lideri i këtij vendi të merr cmim për paqe...

A e dini dhe a jeni të vetëdijëshëm zoti kryeminsiter për gjendjen në Kosovë, a e dini sa i riu ik prej Kosovës në ditë, a e dini se jemi një ndër shtetet me të korruptuara në botë, a dini ju se asnjë certifikat me të thjeshtën nuk mund ta nxjerresh pa paguar të holla jashtë takse, ju e dini kryeminister që as si punëtorë me i thjeshti nuk mundesh të punësohesh pa e ditur ju dhe bashkëpuntorët e juaj, kryeminister a e dini se keni ministra të talibanizum,depotet të këti lloij që janë  anti- shqiptar dhe anti-evropian, a dini ju kryeminister se sa të pa aft keni  të punësuar në instutucionet e juaja që nuk e respektojnë ligjin,si në qeveri , komuna, abasada, cdo vend instuticional të korruptuar dhe të punësuar pa meritorë,si ju në  pozitë po njejt dhe ata në  opozitë,a e dini kryeminsiter se jeni milioner ju dhe ministrat tuaj  dhe njerzit e klanit tuaj, duke mos anashkaluar dhe ata në opozitë jeni milionerat e kurrizit të popullit...

Kryeminster z.Thaqi arrij këto,elimenoj të damshet dhe atëherë prano dhe dedikoja popullit këtë  cmim...



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx