Mendime
Xhevat Rexhaj: Shoqëria shqiptare në konflikt fetar
E diele, 05.01.2014, 02:10 PM
A
Nga Xhevat Rexhaj
“Religjioni (latinisht: religiare që don të thotë të lidhesh), si formë më e vjetër e vetëdijes dhe botëkuptimit njerëzor, konsiderohet si një lidhje e komunitetit të caktuar shoqëror të klanit, fisit, individit me një qenie mbinatyrore.
Religjioni është sistem i besimeve dhe ritualeve që i drejtohen një qenie supreme – të shenjtë. Religjioni ekziston që nga ekzistimi i njeriut dhe ka të b
A
“Religjioni (latinisht: religiare që don të thotë të lidhesh), si formë më e vjetër e vetëdijes dhe botëkuptimit njerëzor, konsiderohet si një lidhje e komunitetit të caktuar shoqëror të klanit, fisit, individit me një qenie mbinatyrore.
Religjioni është sistem i besimeve dhe ritualeve që i drejtohen një qenie supreme – të shenjtë. Religjioni ekziston që nga ekzistimi i njeriut dhe ka të bëjë me mënyrat e organizuara shoqërore të mendimit, ngjarjeve dhe veprimeve që aludojnë ne ekzistimin e supernatyrës.
Religjionet e para kanë qenë të formës anemiste (besimi në fuqitë hyjnore) dhe totemiste (besimi në ndonjë qenie, shtazë, bimë apo gjësend), por më pas formohen trajtat e tjera të religjionit të cilat janë politeizmi (besimi në shumë perëndi) dhe monoteizmi (besimi në një perëndi).
Ka shumë mendime e keqkuptime në definimin e religjionit.
-Së pari, feja nuk mund të identifikohet me monoteizmin. Shumica e feve përfshijnë shumë perëndi e në disa fe të caktuara nuk ka fare zotër.
-Së dyti, feja nuk mund të identifikohet me porositë morale. Ideja që zotët janë të interesuar se si sillemi në këtë botë është e huaj për disa fe.
-Së treti, nuk është patjetër që feja të lidhet me shpjegimin se si bota u bë sikurse është. Së katërti, feja nuk mund të identifikohet me të mbinatyrshmen. Konfucianizmi ështëi lidhur me pranimin e harmonisë natyrore të botës.
Karakteristikat që i kanë të gjitha fetë janë se fetë përfshijnë një kompleks simbolesh, që revokojnë ndjenjat e nderimit ose frikës dhe janë të lidhura me ritualet ose ceremonialet. Ritualet e lidhura me fenë janë të shumëllojshme.
Veprimet e tyre mund të përfshijnë të folurit, të kënduarit, ngrënien e llojeve të caktuara të ushqimit, përmbajtja nga mosveprime të ndryshme etj. Edhe pse ekziston një numër i madh i feve, ato kanë një pikë të përbashkët: të adhurohet një qenie që ekziston mbi të gjithë pjestarët e tij....” ( marrë nga psikologji.net- G. Pirana)
Le që sot ne si shoqëri shqiptare po përballemi me gjetjen e rrugës së sistemit demokratik, mirëqenjës ekonomike, dhe strukturimit më të mirë shoqëror për një të ardhme të duhur për gjeneratat e reja, por fatkeqësishtë në këto ecje që po ndodhin që prej pasluftës duhet të pranojmë se që disa vite ne si shoqëri po rrëshqasim edhe kah një problem që do ketë pasoja për të ardhmën.
Që prej pasluftës kur ne shqiptarët e Kosovës u çliruam përfundimisht nga pushtimi serb, kuptohet me angazhimet e gjithanshme popullore dhe me ndihmën a paparë të miqëve tanë më në krye me SHBA-në, fatkeqëishtë Kosova, dhe besa të gjitha trojet shqiptare u përfshinë nga një skspanzion i shumë rrymave të rakilalizmave fetare, ku më së shumti prinë ai i ardhur nga Arabia, islami radikal dhe terrorist, këtu duhet cekur se ka edhe disa rryma fetare të besimeve të krishtera që janë gjithashtu të dëmshme për ne , siç janë sektet e Jehovasve dhe Marmonëve, por gjithsesi më të padukshëm. Menjihere pas luftës, si rezultat edhe i mos syqeltësisë së klasës politike, dhe asaj mbarë shoqërorer që u dhanë pas rindërtimeve dhe pas hajnive të shumta, u krijua terreni i madh që brenda Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Iliridës që të futen me shpejtësi ,dhe me shumë mjete materiale grupe radilale islamike, dhe thjeshtë Al qaidase, njëhere kinse duke shpërnda ndihma vetëm për ata që do futeshin nën ombrellën e tyre e pastaj me ndërtime të panumërta të xhamijave, por jo të shkollave apo spitaleve. Institucionet e brishta të asaj kohe, interesat personale dhe klanore, korrupcionistët dhe kriminelët e shumtë shqiptarë të veshur me pushtet as që qanë kokën se çfarë po ndodh me identitetin shqiptarë, jo ngase të tillët në një apo tjetër mënyrë ishin edhe vet përfituesit e këtyre matrapazllëqeve.
Një gjë duhet thënë haptazi, në kohën kur në Kosovë lindi pluralizmi edhe pse nën pushtim, vërtet të gjithë e pamë dritën në fund të tunelit, dhe të gjithë ishim të ngazëllyer me udhëheqjen që aso kohe bënte inteligjenca shqiptare më në krye Ibrahim Rugovën dhe pas tij i gjithë populli. Aso kohe ishte kënaqsi dhe mrekulli ngase të parët e vendit si vllazën të vërtet afër Rugovës e Ferid Aganit,ishin A. Ceta, M. Krasniqi, R. Boja , Imzot M. Sopi e miliona shqiptarë pa dallim feje, dhe nuk kishte fare dallime fetare, por kishte unitet dhe nga ky unitet mbarë shqiptarë doli edhe përkrahja e madhe e botës demokratike, apo thënë më kjart e shteteve demokratike të cilat që të gjitha si kombe ishin dhe janë me popullsi të besimit të krishter, por kjo nuk i ndali këta popuj, dhe shtete që të përkrahnin një komb shqiptare i cili kishte edhe një pasuri interne, atë të jetesës së tri besimeve brenda tyre, por me veqanti se besimi aso kohe ishte sekundar në krahasim me identitetin tonë si shqiptarë me lashtësi mija vjeqare dardano-ilire, shkurt gjak i Kastriotit. Vërtet të gjitha ato vite elita poilitike e Kosoves ishte e orientuar kah vlerat perëndimore, dhe asesi nuk u lakuan këto vlera, dhe dihet mirëfilli se Presidenti Rugova asnjihere nuk deshi, dhe nuk pranoi që të ketë as kontakte me shtetet arabe të cilat edhe ato vite e edhe sot ishin, dhe janë aleatet më të mëdhaja të boshtit sllavo-ruso-serb. Dhe këtu qëndron edhe madhështija e elitës së atëhershme shqiptare duke orientuar shqiptarinë andej kah e ka bekue Zoti, kah perëndimi ku ishim dhe jemi si trung e si etni shekullore. E gjitha kjo edhe rezultoi me ndihmën e pakursyer të Amerikës me evropianët, të cilët nuk hezituan që me bomba ta dërmojnë Serbinë edhe pse ajo llomotiste gjithnji se kinse serbët si të krishter orthodox po bombardohen nga vet të krishterët, por kjo nuk e ndali Amerikën, dhe Evropën që të na çlirojnë nga pushtuesi serb, dhe ato vite populli ishte shumë mirënjohës, dhe falënderues për këto që kishin ndodh të bëhemi shtet i pavarur fal miqëve tanë. Fatkeqësushte e gjitha kjo nuk zgjati shumë dhe me futjen e rrymave ekstreme, radikale islamike, sidomos Kosova u shëndrrua në një fushë të gatshme që të mbillet virusi më i rrezikshëm i kohës së sotme talebanizmi, dhe vehabizmi si prishje fatkeqe e një besimi të urtë mysliman që kishin shqiptarët me shekuj, pra një besim që ishte vërtet sekundar karshi kombit apo identitetit. Të futur e regjistruara si kinse shoqata apo OJQ, këto organizma filluan depërtimin e tyne në shumë pjesë të shoqërise, së pari duke shfrytëzuiar varfërin e pastaj edhe lakmin që na shqiptarët shpesh e kemi të pakontrolluar, dhe në këtë ecje u krijuan edhe celula , ti quajmë gati terroriste nga disa grupe që ka vite ndjellin dhe thërrasin deri në xhihad kundër SHBA-së, dhe besa kundër atyre që nuk janë në “ rrugën” e “ Allahut” të tyre, shkurt kishim edhe raste arrestimesh të disa individëve që përgatisnin akte terrori. Si rezultat fatkeq i gjithë kësaj katrahure, ndodhën edhe raste terroriste nga disa shqiptarë radikal islamik kundër ushtarëve, dhe shtetasve amerikanë, ku pati edhe të vrarë si në Gjermani ashtu edhe në Amerikë, dhe kjo vërtet krijoi një precedentë ku i çliruari e vret çlirtimtarin e vet, e jo armikun, mjerim i llojit të vet! E pra me vite ka njerëz të penës që kishin filluar të shkruanin kundër kësaj mortaje që e ka kaplue një pjese të shoqërisë shqiptare, por disi me shpejtësi të tillët kërcnoheshin dhe etiketoheshin si anti islamika, besa pati edhe raste të shumta, dhe ka edhe sot e kësaj dite raste të rrahjeve e plagosjeve nga ekstremistët islamik. Në tjetrën anë Institucionet të prira kah korrupcioni, hajnia, krimi ekonomik e politik lëshuan pe dhe nuk u morën asnjihere me këto dukuri, përkundrazi qeveria dhe vet i pari i qeverisë krijoi hapësirë për firma të pista turko-arabe që edhe të privatizojnë ndërmarrje dhe pasuri të Kosovës që si rezultat ishte dhe mbetet edhe vet pastrimi i parasë së pushtetarëve tanë bashkë me turko-arabët, e në tjetrën anë pengohen investuesit evropian. Nga e gjithë kjo pishane, na lindën edhe parti fetare, parti islamike ku priu kush tjetër pos një kinse intelektual dhe mjek me emnin Ferid Agani, i cili legalizoi radikalizmin islamik, duke e futur edhe në Parlament, krah të djathtë në këtë maskaradë e kishte edhe vet B. Pacollin, dhe H. Thaqin, e që sot përkulen të gjithë para këmbëve të Tërnavës dhe Erdoganit, duke e këthyer Kosovën kah lindja , apo orienti fatal. Në gjithë këtë poshtëresi qeveritare dhe të vet BIK.ut rol të madh në futjen e thikës mes ne shqiptarëve luan edhe Akademia, e cila asnjëhere nuk del ta thotë fjalën e vet karshi këtyre fenomeneve të rrezikshme për identitetin tonë shqiptarë, ngase dihet mirëfilli që radikalizmi islamik nuk lejon që etnia të jetë para fesë, por e kundërta nëse je islamik atëhere je islamik e jo shqiptarë, gjë e cila duhet thënë haptazi, dhe qartazi është e kundërta te besimi i shqiptarëve të krishterë, ngase te ata së pari është kombi. Pra së pari identiteti e pastaj feja. Duke parë se Institucionet e shtetit, policia, gjyqi, prokuroria dhe vet BIK-u heshtin, dhe i mbyllin sytë ndaj kësaj rrëzikshmërie arabo-turke, grupet e tilla ekstreme vazhdojnë punën e tyre të pa penguar, dhe me këtë ata sot ndihën edhe më të fuqishëm ,ngase disi është krijuar përshtypja se askush më nuk guxon të i kundërshtoi, sepse e kanë përkrahjen e pushtetit, BIK-ut dhe disa partive si qeveritare ashtu edhe opozitare, pra përkrahen nga AKR ja, PDK.ja, nja dy a tre LDK ista të llojit te L. Hazirit, turqit, serbët dhe nga VV-ja e A. Kurtit, e cila haptazi ka kërkuar që të shëmtohen femrat shqiptare edhe para moshës 18 vjeqare me mbulesa nepër shkolla, nga kjo del se grupet islamike radiklale, apo edhe gati terroriste arabistabeze, në Kosovë kanë mbështetje dhe siguri nga partitë dhe Institucionet. Nuk duhet hezituar të shkruhet, dhe thuhet se interesimi serbo-sllav ishte dhe mbetet që në trungun shqiptarë të rritet islamizmi , dhe al qaidizmi, dhe me këtë Serbia të trumbeton se ja kujt i keni dhanë shtet mu në mes Evrope, një populli dhe shoqërije që shitet për para, dhe do shëndrrohet në një bastion të krimit dhe terrorizmit islamik, dhe me sa po shifet kjo gradualishtë po ndodh, kur kihet parasysh se tipa të rrezikshëm si tandemi Milazim e Shefqet Krasniqi ka vite që thërrasin edhe në vëllavrasje ndërshqiptare, duke aluduar se kinse 90% e shqiptarëve janë mysliman ( çka është një rrenë shumë e madhe se besohet që as 50% nuk do deklaroheshin të tillë në rrethana normale), por nejse është kjo një tjetër qështje, dhe duke parë rrezikun kinse nga katolicizmi, pra këta të dy dhe të tjerë në krye me Myftiun Tërnava e kanë alektrizue shoqërin shqiptare, duke bërë përqarje të rrezikshme për kohën dhe ecjen tonë si shoqëri.
Me këtë rast duhet cekur edhe fushatën e fundit që ka shpërthye përseri rreth këtyre qështjeve, ku akstremi islamik e përlyen edhe vet luftën dhe shumë luftëtare të UCK-së kinse se paskan luftue për Allahun e jo për Atdheun, radikalët islamik iu kanë vërsulur Z. Ramush Haradinaj si hijenat edhe duke e etiketuar, dhe kërcnuar se ai kinse po kërkuaka masa më të rrepta kundër ekstremit vehabi dhe ekstremit radikal islamik. Me të vërtet Z. R. Haradinaj meriton një përkrahje të madhe nga të gjitha shtresat shoqërore ,për pronocimet e tija, se ne jemi shqiptarë ishim shqiptarë dhe do mbesim shqiptarë, e jo mysliman para se më qenë shqiptarë, këto thënje të Z. Haradinaj kanë, dhe duhet të kenë perkrahje edhe më të shtuar, ngase këtu nuk e mbrojmë Z. Haradinaj si kryetar i një partije, por si një qytetar dhe shqiptar i vërtet që e thotë haptazi mendimin e tij rreth rrezikut nga islami radiklal apo-xhihadi al qaidist. Në këtë vazhdë tash së fundi duhet përkrahur edhe thënjet e Z. Enver Hoxhaj i cili deklaroi se nuk na duhet islami i importuar, ngase është rrezik për ardhmërinë shqiptare. Dhe menjihere dalin disa mjekrrosha me fytyrë më të zezë se të arabëve, dhe e etiketojne si armik të shqiptarëve apo spiun të Serbisë, jo duhet thëne shul shqip, nëse diksuh e bënë punën e spiunllëkut për Serbinë janë vërtet mu këto grupe, dhe banda arabistaneze që po pjellin në trojet dhe identitetin shqiptarë, duke kërkua edhe vëllavrasje ndërshqiptare, ngase dihet se çfarë ndodh ne mes Sunitëve dhe Shiitëve, dihet se të dy grupimet janë islamika, por e luftojnë njëra tjetrën me qindra e mijëra viktima duke ia shkaktuar njëra tjetrës, e pra diç e tillë mëtohet dhe provohet të instalohet edhe në Kosovë, me LISBA, me partinë e Aganit, dhe me grupime të tjera, e ku mjerishtë përkrahëse po u del edhe Lëvizja Vetëvendosje! Një shoqëri që pretendon se ka rrënjët e lashta evropiane, se ka prejardhje nga Dardanët e Ilirët, një shoqëri qe këndon, shkruan dhe kujton heroizmat e shqiptarëve . arbërve në lufta të prira nga Gjergj Kastrioti kundër hordhive dhe pushtuesit shkatërrimtar osman, duhet të ruaj ato vlera, nuk duhet të lutet para Sulltan Muratit, para Sulltan Fetiut, para Sulltan Erdoganit , nuk duhet të i quajmë tempuj xhamijat e tyne ngase ata si sulltana kishin vra me qindra e mijëra shqiptarë “ arrnauta” , ata na i shitën tokat tona dhe ua falen grekëve, serbëve , maqedonasve e malazezve, ata pra sulltanat nuk na lejuan për 500 vjet shkolla, por na e “ dhuruan” islamin, pocerrken dhe hunjët mbi varreza, që pas një viti nuk diheshin se a ishin varreza, dhe kështu ende sot ne shqiptarët nuk kemi asnjë dëshmi se ku ishim dhe deri ku ishte toka e jonë, jo ngase nuk na lejuan osmanlinjët me “ Allahun “ e tyne. Sot arabo-islamikët po investojnë në Serbi afër 5 miliardë dollarë në infrastrukturë, e jo në xhamija, ndërsa te ne ne trojet shqioptare arabo-sheiko-islamikët finacojnë grupe terroriste, ndërtojnë xhamija ( asesi nuk jam kundër atyre xhamijave që i kishim dhe i rindërtuam pas lufte, jo i çmoi dhe mirë se i kemi) , por duhet të jemi kundër ndërtimeve të tjera, ngase më nuk po dihet a jemi vendi i shqiponjave shqiptare, apo jemi vend arabo-afrikano-aziatik me mijëra xhamija e minare e pa shkolla e spitale, shkurt ky pushtet meriton ndjekje gjyqësore, dhe dënime drastike që po lejon, dhe po bashkëpunon me grupet kriminale arabo-turke që ta dëmtojnë vet qënjen shqiptare.
Pse jo të besojmë , të respektojmë besimet fetare, por asesi mos të dëmtojmë shqiptarinë përmes feve, shembuj që do mbahen në kujtesën tonë për mote ishin Imzot Mark Sopi dhe Imami i BIK ut Rexhep Bojaj, që me dekada punuan dhe vepruan si vllëzër të gjakut për pavarësin e Kosovës, shembulli i tyne duhet ndjekur edhe sot, na si shoqëri duhet të luftojmë dukuritë negative, dhe këtu edhe nji here e përmendi se në këtë linjë duhet të pengohën dhe luftohën ,ashtu si e parashef ligji edhe sektet fetare të krishtera si janë jehovasit dhe mormonet edhe pse janë vërtet me më pak ndikim, por gjithsesi sektet dhe grupet ekstreme fetare duhet të bllokohen, dhe ndalohen edhe me ligje. Si shoqëri po edhe si individë e kemi obligim që të dalim në mbrojtje të atyre që flasin, dhe deklarohen kundër ekstremeve fetare, siç ka bërë Z. Haradinaj, pa marrë parasysh se a pajtohemi me partinë apo politikën e tij partiake, ama kur është diç në dobi të kombit atëhere doemos jemi në anën e Z. R. Haradinaj, gjithsesi duhet të jemi kundër tandemit të rrezikshëm SH+ M. Krasniqi, të cilët si u cek edhe më lartë me mbështjetjen e pushtetit, BIK.ut , Pacollit, Ferid Aganit, LISBA s e VV-es e tipave të L. Hazirit, po fusin thikën e përqarjës së rrezikshme ndër shqiptare. Duhet të jemi gjithashtu kundër shumë intelektualëve me nam që shukatin si kurvat pas “aktit” të marrjesë se parasë nga klienti, duhet te themi dhe te jemi kundër një Akademie të sëmurë dhe të sterkequr, të shitur dhe të shantazhuar fare, shkurt duhet të jemi edhe vet si individë më të zëshëm ndaj këtyre dukurive aq neveritëse që po i kanosën shqiptarisë...
E tash të them edhe këtë, para se të etiketohem nga ndokush: Une personalisht as nuk jam i besimit islam, as i besimit të krishterë, as i budizmit, as i lopëve të Indusëve, shkurt jam shqiptar dhe as që qaj kokën pë fe, ngase une fenë e marrë si një parti politike, ku lirishtë mundë të hysh dhe kur të duash mundë të dalësh.......Ka vite që une kam besimin tim, dhe ai është VIZIONI RUGOVIST.....