Mendime
Hasan & Lajde Blakaj: Lugetërit me mjekra
E marte, 07.01.2014, 09:03 PM
Lugetërit me mjekra që po ia pinë
gjakun kombit
Nga Hasan dhe Lajde Blakaj
Mendime dhe teori të ndryshme jepen sot rreth feve dhe besimeve të ndryshme fetare ashtu si kujt i përshtaten dhe leverdisën më shumë. A s’është kështu që mu të gjitha fetë predikojnë se ka vetëm një zot. Bëhet pyetja: Si u bëka të ketë plot fe dhe sekte të ndryshme dhe as njëra prej feve të mos ketë në mesin e vet më shumë se një të katërtën e popullatës së rruzullit Tokësor. Si na qenka e mundur qe zoti i një feje të jetë aq i dashur për një fe dhe urryes dhe ndëshkues për fenë tjetër. Si është e mundur që Zoti e paska krijuar parajsën- xhenetin për një të katërtën e popullatës e ferrin - xhehenemin për tri të katërtat e njerëzimit?
Pra ku na mbeti preambula e dashurisë për krijesën e tij.
Dhe nëse
kjo do të pranohej si e vërtetë atëherë shtrohet pyetja, çka jemi ne? A është
njerëzimi një krijesë dhe eksperiment i dështuar i Zotit? Apo Zoti e krijoi
njerëzimin si të tillë me qëllim që ta terrorizoi dhe dënoj në ferr? Duke u
nisur nga principet themelore te librave të besimit të shenjt ku të gjitha
religjionet pa dallim pranojnë në unison
parimet e përbashkëta të krijuesit t´njerëzimit na
Zoti është i gjithëdijshëm dhe i plotfuqishëm duke qenë një për të gjithë.
Zoti është mëshirues, zemërgjerë dhe falës.
Zoti e ka krijuar njeriun, si të bardhin si të ziun, si të murrmin si të verdhin.
Zoti i ndëshkon në ferr- xhehenem të pa fetë dhe i shpërblen me parajsë- xhenet të gjithë ata që i takojnë besimit fetar të predikuesit.
Nëse fillojmë nga ajo se Zoti është i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm arrijmë te përfundimi se njeriu nuk është eksperiment i dështuar i tij. Nëse Zoti qenka një për të gjithë, si paska mundësi që tri të katërtat e njerëzimit ti ndëshkoi me ferr, xhehenem? Pra po bie edhe teza se Zoti na qenka mëshirues, zemërgjerë dhe falës. Kjo vlen sot për disa propagandues të sotëm të fesë së tyre më të favorizuar dhe duke i urrejtur fetë e të tjerëve.
Dhe
meqenëse të gjitha religjionet propagandojnë se parajsa- xheneti është për ata
që ndjekin predikuesin
Thjeshtë mu si disa prof. Dr. Dhe disa njerëz më mjekra që po e shkatërrojnë kombin me apo pa qellim duke u munduar ta zhvleftësojnë nga çdo gjë e mirë kombëtare. Mjerisht këtij karvani të poshtërimit të vlerave kombëtare ju janë bashkëngjitë edhe disa fytyra të njohura edhe më parë dhe disa të reja që po mundohen ti poshtërojnë figurat që kombi ynë identifikohet me to. Kjo temë le të mbetet në trajtesë të më vonshme por tani dua ti shkruaj disa rreshta për një shkrim të një profesori që më theri mu në zemër dhe më beri të mendoj thellë se kah po shkojmë ne si shoqëri në përgjithësi dhe si komb në veçanti. E parandieja që ky njeri, se si kishte filluar, një ditë do të dal mu aty ku është pika më e ndjeshme e përçarjes kombëtare. Dhe vërtetë ashtu doli. Mendojë që intelektualët tanë kanë heshtur mjaft, kanë duruar mjaft dhe tani është koha që njëherë e mirë të ua tregojnë vendin të gjithë atyre njerëzve të shitur dhe jo të shitur që përçajnë kombin për qëllime të caktuara. Ky njeri me titull profesori ka prekur pikën më neuralgjike të kombit duke u munduar të fshihet pas deklaratave të tija boshe. Kulmin e përçarjes e arriti më shkrimin: Fanatikët katolikë po nxisin përçarje, të datës 5 janar 2014. Lexoni më kujdes se si shkruan ky profesor:
“Ata që dikur kishin fobi nga demokracia, tash kanë fobi nga Islami. Nëse në kohën e komunizmit ata vetë (e pakta prindërit e tyre) ishin argatë të UDB-së, tash sillen si argatë të Vatikanit”, thekson profesor i UP'se Milazim Krasniqi.
Çmenduria dhe djallëzia e vampirëve në dëm të kombit nuk ka kufi
Profesor
ta kesh titullin e të botosh një shkrim kaq të përgjithshëm për një komunitet
besimi fetar të veçantë është vetëm çmenduri. Se pari zoti nuk i do ata që
urrejnë. Zoti nuk i do as shpifësit, gënjeshtarët dhe as shpirtshiturit. Më kot
fillon lutjen të zoti yt në gjuhen e
pushtuesit tënd sepse nuk do të ketë mëshirë për ty kur ti shpifë për vëllain
tënd. Komunist ishe edhe ti bile i pa fe fare dhe meçe ishe komunist doemos
ishe argat i UDB-se duke u ngritur edhe në karrierë. Për mua as serbi e as greku
nuk ishte pushtues më i keq se
Frika nga 4% i shqiptarëve të
krishterë
Profesori
ka friken në palcë kur përmend shqiptarët
e krishterë që po ua marrkan përparësinë kombëtare për shtet formim vëllezërve
të tyre të gjakut, por në të njëjtën kohë i sulmon ata në mënyrën më barbare
kur thotë se prindërit të tyre ishin argat të UDB-së.
Thirrja e Dom Lush Gjergjit sipas Krasniqit
Sipas Milazim Krasniqit Dom Lush Gjergji me priftërinjtë dhe kishat ‘mobilizohen’ për konvertimin e myslimaneve shqiptarë në fenë katolike. Prifti Dom Lush Gjergji thotë se për shkak të traditës së gjatë të krishterimit në Kosovë, gjithnjë e më shumë intelektualë dhe të rinj po i kthehen katolicizmit. Ai thotë se për t'u ndihmuar atyre që kthehen "në fenë e vjetër" janë ndërtuar kisha dhe qendra ndërsa është caktuar edhe një prift.
Çmenduritë e z. Krasniqi janë të marra. Atje lartë në tekstin e Krasniqit katolikët ishin vetëm 4% pjesëmarrës në shtet formim dhe poçeje nuk kishin qenë shqiptarët të fesë islame për ta formuar shtetin kurrë Kosovë nuk do të kishte pasur, kurse në anën tjetër frika se priftërinjtë po bëkan mobilizim dhe përgatitje për konvertim të shqiptarëve mysliman kjo na qenka aq shqetësuese. Nga ku gjithë kjo frik nga shqiptarët të krishterë që kapin numrin vetëm 4% kundrejt 88-89% të besimit mysliman gjithnjë sipas alamet profesorit. Asnjë teori universale në botë nuk mund të qëndrojë karshi këtij krahasimi. De fakto sa kisha katolike dhe protestante ka në Kosovë në raport më hami të ndërtuara para dhe pas luftës. Qesharake për mua që një profesor universiteti të merret më këto gjera kaq të shëmtuara.