E enjte, 01.05.2025, 10:14 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Edhe nji libër mora dhuratë

E enjte, 09.01.2014, 09:00 PM


EDHE NJI LIBËR MORA DHURATË

Nga Selim M. Hasanaj

Asht ba praktike që shumica e krijuesve në mungësë të mundësive ekonomike per të botue krijimet e tyne ata po i publikojnë në portale të shumta të internetit dhe edhe në rrjetet e tjera sociale si p.sh. FACEBOOK.COM

Pikrisht në Fb shpesh rastisi të lexojë poezi të mira dhe asesi nuk muj të i anashkalojë pa ju ba nji LIKE  e shpesh edhe ndonji koment.

Kështu nji ditë të nandorit vitin e kaluem pasi lexova disa poezi të mrekullueshme nga nji autore që se kisha ndëgjue ma parë, e bana nji koment te nji poezi e sajë dhe e pergëzova per talentin.

Pas pak Poetja poston nji fotografi dhe njoftimin se do ket promovim libri. Perseri e pershendeta , e pergëzove , i urova suksese me librin dhe sdi pse ashtu spontanishtë i thash; ... shpresojë se verës kur vi në pushim do e gjej dhe do e blejë diku librin tand mike. Kur papritmas shof se në chat më shkruen autorja e librit zonja Margarita Stoja dhe më thotë, i nderuem mik Selim librin nuk do ta blesh, por ate do ta dergojë atje në Norvegji vetem ma jep adresën. U turpnova disi dhe u bana pishman pse i fola per blemjen e librit, por skisha se si mos tja shkruej adresën time postare të shtëpisë. Dhe pardje më erdhi libri shumë i mirë i zonjës Margarita Stoja " FSHEHUR PAS YJEVE " .

U gëzova shumë per këtë dhuratë dhe menjihere vendosa ta lexojë. Libri ishte  shtyp në shtypshkronjën MILOSAO  në Sarandë që në kopertinë kishte stoli nji pikturë të nji femne të pikturueme nga Christiane Vleugels ndërsa në anen e pasme të kopërtinës asht nji fotografi e autorës dhe poezija e sajë me titull; " EDHE E VDEKUR VAZHDOJ TË DUA ". Ndërsa redaktor i librit ishte z. Riza Braholli i cili edhe kishte shkrue nji parathanje apo recension per poezitë e zonjës Margarita Stoja dhe librin e saj " FSHEHUR PAS YJEVE ".

Ky libër fillon me poezitë per dy ma të dashurit e autorës , i ati dhe e ëma. Dashuria per prindët asht nji motiv per poeten, dhe kjo shifet në vargjet:

....Largpamës mendimi;

të rrije në shoqërinë e saj

ish bekim, ish madhështi,

ish thjeshtësi... Jam me fat

që rrjedh nga gjaku i ëmbël i saj.

Poetja Margarita Stoja motivet poetike i gjen në kontaktet e saja mbrenda botës shqiptare dhe asaj europiane dhe ato motive i percjell deri te lexuesi i vargjeve të librit të saj per mes cikleve të poezive briljante.

Secili varg asht mesazh në vete dhe ngërthen e percjell respekt e dashuni njerzore , hyjnore. Duket se poetja asht largue nga vendlindja pa dëshirën e saj , por që ka pas nji motivacion ta bajë këte, andaj ajo ka shumë vjersha me motiv per Atdheun e vendlindjen. Shpirtin e saj e lendon shumë imazhi i varfnisë kudo që e has syni i saj e në veqanti në Atdhe. Bile bile shumë vargje të saja ma perkujtojnë poetin e mjerimit Migjenin. Dhe derisa lexoja ato vjersha më shkoj mendja ; ... vallë a ende po jetokan shqiptarët në kohen e mjerimit të Lulit të Vocërr!

Vargu i Margaritës të varfërin se paraqet të pashpresë, njeri që thyhet lehtë, perkundrazi ajo e paraqet njeri të dinjitetshem e plot shpresë. Kjo pasqyrohet në disa poezi të saj, por unë po marr per shembull vjershen me titull " VALSI I DINJITETIT " që mes tjerash thot;

Fukarai torbën e halleve mbushë

Muzës së re per t`ia numruar

Kur arrin rrezja e artë për ta përqafuar

Duart nga balta shkundë.

Dhe pastaj nuk harron poetja pa ndëshkue edhe të pasurin si fajtor kujdestar i mjerimit të varfnjake dhe ndeshkimin e ban tue krahasue të varfnin me dinjitet e të pasunin e pasigurt.

Zengjini në pistën e arit vallzon

Dhe aty s` është i sigurt

Ngatrron hapat dhe mendja

veç në nji vend i punon.

Dhe pasi ban krahasimin me tan forcën sikur nji klithmë e dal nga thellësitë e shpirtit i jep kurajo e këshillon të varfërin

Mos e lakmo o njeri i mirë

Mos e lakmo; ti vetë je ar

dinjiteti yt është nji vals

një vals që kurr s`baron.

Por në ciklin e poezive të Margarita Stoja-s vend të veqantë zan motivi i dashurisë, i dashurisë per njeriun, per të dashurit e sajë e edhe i asaj personale e nevojës me dashurue, dhe me qen e dashtun pre tjetrit. Dhe kjo asht normal per nji femen me shpirtbrishtësi si duket të jetë poetja e jonë Margarita e cila veq shpirtit human e të but ka edhe dhuntinë që i ka falë Zoti , ka bukurinë e shpirtit femnor.

Ka shumçka të thuhet per vargun e Margarita Stoja-s dhe unë nuk e kam as aftësinë e as rrolin e recenzentit të librit të saj këtu. Ky asht libri i saj i parë dhe padyshim asht nji libër që do baj vend në mesin e librave të poetve ma eminent të letërsisë sonë. Dikush do mendojë se me nji trajtim kaq modest të këti libri po i baj librit marketing. Unë e them se edhe nëse ashtu kuptohet le të kuptohet dhe ndihem mirë nese sado pak e zgjon interesin e lexuesit dashamirës të vargut poetik  ky shkrim i imi per librin " FSHEHUR PAS YJEVE "  të Margarita Stoja.

Dhe se autorja e librit jo rastësishtë ka thur poezi kaq të mira vërteton fakti se ajo jeton në Itali me mendjen te Atdheu dhe taman si artiste me pervojë prezanton kulturën e Atdheun aty ku jeton në Firenze të Italisë. Ja disa nga vargjet e saja per këte fakt.

Qyteti i muzës më tha;

-mirësevjen, për nji ngjyrë

më shumë , gjithmonë ka vend.

 

E rrethuar me mirënjohje

dhe krenarinë e vendit tim

sfidoj udhëve të jetës e veten

duke lënë shijen e mirësisë,

pa hije, pa dyshime, pa njolla,

ku një copë nga jeta ime çdo ditë

qytetit i mbetet kujtim!

Libri ka gjithësejtë 124 faqe dhe asht i ndam në këta cikla:

1. Per atin e nënën , cikel me 9. poezi

2. Fshehur pas yjeve , cikël me 28 poezi

3. Valsi i dinjitetit , oashtu me 28 poezi

4. Shpresën që s`vdes, me 13 poezi

5. Malli , me 12 poezi

6. Këngët e detit, me 6 poezi.

Poetja Margarita Stoja asht edhe nanë dhe kjo veç se i kendon nanës së sajë dhe atit , me plot dashni e mall thur vargun edhe per dy binjaket e sajë 7 vjeçar Elena dhe Anastas Stoja.

Poetja duket të ketë perjetue largim shkau i mergimit nga fëmijet dhe ja se si dalin vargjet e sajë shpirtnore per dy krijesa që i ka sjellë vetë me ndihmen e Zotit në këte jetë;

Meloditë e tyre më mëmërinjë

" Na premto të lutem, kur do vish

përseri; edhe ne duam ta dim,

të të presim me stoli,

siç edhe blatojmë perenditë".

 

I pushtova me puthje e lot,

Me të qeshura i mbulova,

Brishtësinë e tyre s`e mbaja dot.

 

Çast ma të bukur s`kisha provuar:

zogjtë me dheleshin nëpër duar

e s`pushonin së cicëruar.

Pra ky asht nji libër perplot ndjenja, mall,  dashuni, respekt per veten e per të tjerët dhe po them se edhe fati i Zotit e ka ditë kur ja ka percaktue kësaj motres tonë poete të jetojë në qytetin e arteve e kulturës në Firenze të Italisë.

Libri asht diçka që bahet me mundin e madh të autorit e ate pastaj e ndihmojnë edhe nji mori të tjer si redaktori, lektori e pa dyshim ma së shumti këshillat me miq të nivelit dhe dashamirës.

Zonja Margarita Stoja mu ma ka dergue librin e sajë të parë si DHURATË dhe më këte më ka ba nder të madh  ndersa se çka shkruen në kopertinën e librit per mue po e ndaj me juve po e bajë publike me krenari per Margariten e edhe per veten time.

Zotit Selim se na njohu magjia e fjalës po ju lë kujtim librin tim të parë

Shumë miqësisht

Margarita Stoja

Firenze

Ndërsa unë per falemnderim Margarites i bana këtë shkrim dhe bashk me shkrimin edhe betimin se ajo ka ba nji mik e vëlla të devotshem.

Sado që politikanet tanë e mjeruen Atdheun tonë megjithate neve mergimtarët asnjihere nuk pushojmë ta ndjejm veten pjesë e gjakut e mishit e ashtit të ati Dheu. Dhe pikrisht pse ndiejm ashtu neve edhe gjejm njeni tjetrin skajeve të globit dhe respektohemi si moter e vëlla sepse të gjithë jemi Shqiptar.

Falemnderit per respektin motër Margarita, Zoti ti rrit me shendet , me fat e jetë të gjatë binjaket e tu. Dhe ti paç jetë perplot suksese , tu bafshin 100 libra edhe ma të mirë se ky i pari.

Me shumë respekt

Selim Nengurra.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx