E marte, 21.05.2024, 07:39 PM (GMT+1)

Mendime

?A duhet ta marrim seriozisht më Rexhep Qosjen?

E enjte, 09.01.2014, 07:32 PM


A DUHET TA MARRIM SERIOZISHT MË REXHEP QOSJEN?

Nga Express

A nuk është pak e çuditshme që të shpallësh armiq dhe tradhtarë Ibrahim Rugovën, Sali Berishën, Ismail Kadarenë, Rexhep Ismailin, Shkëlzen Maliqin e t'i thurësh elozhe Shefqet Krasniqit?

Nuk janë të largëta kohët, kur rapsodët i kishin kushtuar këngë mjekrës së tij të bardhë e ndokush tjetër ia kishte dhënë edhe epitetin e babait të kombit. Të mos flasim për Fakultetin e Filologjisë ku disa nga dishepujt e tij e kanë parë si një Zeus.

Kjo është figura që e kanë ndërtuar të tjerët për Rexhep Qosjen, por me gjasë ky është edhe imazhi të cilën e pëlqen akademiku për vetën e tij.

Por, pse Express ka vendosur të merret me Qosjen?

Sic dihet nuk janë të pakta rastet kur Qosjen e kemi parë të barrikaduar kundër të gjithëve. Ai nuk ka hezituar të përdhosë të gjitha ata që i ka shpallë për kundërshtarë duke i goditur pa asnjë konsideratë.

Ju mund të habiteni nëse dëgjoni se betejat e tij, Qosja i ka filluar diku në vitet 70 gjatë viteve të sistemit monist, por mos mendoni se ato kanë qenë beteja kundër pushtetit të atëhershëm. Natyrisht profesori kishte zgjedhur kundërshtarë më të vegjël për të qëruar hesapet.

Për pushtetin vetëm lëvdata , përfshirë edhe figurën e Titos, të cilën e kishte ngritur në superlativ.

Egocentrizmin e tij Qosja nuk e ka fshehur as në raste tjera. Siç dihet ai ka qenë pjesë e përballjeve të famshme me shkrimtarë serbë në fund të viteve 80'të.

Por për këto përballje në të cilat kanë marrë pjesë shumë intelektualë dhe shkrimtarë kosovarë, Qosja shpesh di ta potencojë vetëm vetën.

Akademiku që ka për qejf të flasë për "mijëra faqet" që ka shkruar kauzën kombëtare , pak kohë më vonë e hapë një front të ri ku në thumb të tij ndodhet Ibrahim Rugova, LDK dhe shumë figura me bindje më liberale si Shkëlzen Maliqi, Veton Surroi dhe të tjerë.

Sic dihet në zgjedhjet e para të pas luftës në Kosovë Qosja ishte goditur keq nga elektorati që nuk i kishte dhënë vota as për ta kaluar pragun.

Por akademiku ishte këndellur përsëri duke u bërë përsëri figurë 'joshëse' për opinionin me deklaratat e tij kundër Rugovës të cilin tashmë e ka shpallë tradhtar.

Natyrisht Qosja ka gjetur armiq edhe në Shqipëri ku po ashtu nuk i mungojnë as aleatët të cilët aktualisht janë në pushtet.

Ndërkohë që Qosja nuk ka hezituar të kapet edhe gjigantin e letërsisë Ismail Kadare të cilin e ka akuzuar edhe për racizëm.

Shumëkush edhe mund ta konsiderojë legjitimë qëndrimin e Qosjes përfshirë edhe akuzat për tradhti me arsyetimin se një intelektual i këtij kalibri ka të drejtë të shfaqë opinionin e tij.

Por a nuk është pak e çuditshme që të shpallësh armiq dhe tradhtarë Ibrahim Rugovën, Sali Berishën, Ismail Kadarenë , Rexhep Ismailin, Shkëlzen Maliqin e t'i thurësh elozhe Shefqet Krasniqit ?

"Akademiku Dr. Rexhep Qosja u dëshiroi mirëseardhje, dhe e vlerësoi lart punën e palodhshme të Dr. Shefqet Krasniqit si dhe kontributin e tij të çmueshëm për ngritjen e vlerave kombëtare e fetare të popullit tonë" thuhet në njoftimin pas këtij takimi.

Kjo deklaratë e Qosjes na shtynë të mendojmë nëse tash e tutje duhet t'i marrim seriozisht më deklaratat e Qosjes.

Ne në Express jo.



(Vota: 6 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora