Kulturë
Pierre-Pandeli Simsia: Nuse në derën e hasmit
E merkure, 27.03.2013, 06:27 PM
Nga
Shtëpia Botuese TOENA, vjen libri më i ri i autorit
Pierre-Pandeli
Simsia
“NUSE NË
DERËN E HASMIT”.
Roman
Faqe: 298
Formati:
13x20 cm
ISBN: 978
- 99943 - 1 - 886- 5
Çmimi:
900 lekë
Tiranë,
2013
Botuese:
Irena Toçi
Redaktor:
Bardhyl Xhama
Korrektore
letrare: Arlinda Rrushi
Përkujdesja
grafike: Albana Kura
Kopertina:
Lavdie Cenmurati
ISBN 978
- 99943 - 1 - 886- 5
© Autori
Asnjë
pjesë e këtij libri nuk mund të botohet apo të riprodhohet
me forma
të tjera, pa lejen me shkrim të mbajtësit të copyright-it.
BOTIMET
TOENA
Rr.
"M. Gjollesha", K. Postare 1420, Tiranë
Tel.:
++355 4 22 40 116; ++355 4 22 58 893
Fax:
++355 4 22 40 117
E-mail:
redaksia@toena.com.al
botimet.toena@gmail.com
Http://www.toena.com.al/
Formati:
13 x
Shtypur
në Shtypshkronjën TOENA
Tel:
++355 4 22 40 116
Tiranë,
2013
Në këtë
libër do të gjeni grimca të jetës suaj: realitet, dashuri, sakrificë, dhimbje,
por mbi të gjitha shpresë dhe njerëz që dinë të falin. Ngjarjet janë të
vendosura në dy realitete: Shqipëri dhe Amerikë, ku personazhet kryesore janë
dy të rinj shqiptarë, që jetojnë në Amerikë dhe rastësisht takohen në vagonët e
një treni dhe falë bisedave të tyre lind një shkëndijë dashurie.
Por
romani nuk mbaron këtu. Personazhe dhe rrethana të tjera shtjellimi i fenomenit
të gjakmarrjes i trajtuar me mjaft mjeshtëri nga autori do ta mbajë pezull
vëmendjen e lexuesit.
Pjesë të
shkëputura nga romani: "NUSE NË DERËN E HASMIT"
- Unë
sot, pas kësaj që mësova nga ti, duhet të ndihem i lumtur. Më lejo ta përsëris
edhe njëherë: unë sot duhet të ndihem djali më i lumtur, më fatlumi,
ashtu siç
ndihet çdo mashkull për krijesën e tij të parë... U mendua një çast nëse ishte
e përshtatshme dita e sotme për t’i treguar atë plagën e rëndë që e kishte
ruajtur sekret prej saj. Vendosi t’i hapej, nuk mund të priste më.
- Mua më
ka dënuar fati pa ardhur akoma në këtë jetë, e dashur Lea! Nuk dua që krijesa
ime e parë, nëse është djalë, të dënohet nga fati, ashtu siç jam dënuar unë.
Mbase të duken marrëzira të çuditshme këto që po t’i them tani. Ke dëgjuar
ndonjë mashkull që fëmijën e parë nuk e do të jetë djalë?... Ja, unë jam një i
tillë. Ndoshta nuk i kushtove shumë rëndësi bisedës sime në fillim. Të kërkova
falje. Po, po, falje të kërkova....
- Lea!
Lea e dashur! Qetësohu! Ndihesh mirë? - Zëri i doli i shurdhët. “O Zot! Të lutem
më ndihmo!” - foli me vete ankueshëm dhe dhimbshëm.
- Lea...
- bërtiti fort. I preku mjekrën duke i tundur lehtë kokën. I fërkoi supet dhe
damarët e qafës.
Ajo po e
vështronte përhumbshëm.
-
Liridon, të lutem më ndihmo të ulem në stol... - mezi i foli. Zëri i doli i
çjerrë dhe i përvajshëm.
Ai
psherëtiu i lehtësuar; e kapi nga krahët dhe e tërhoqi lart. U ulën në stol. I
hodhi dorën në qafë. I preku flokët, ia mikloi kokën dhe ia mbështeti në
kraharorin e tij.
Midis
dënesës dhe dhimbjes nga ajo e papritur, me zë pikëllues dhe të trishtuar,
regëtiu vetëm fjalët: “Pse Liridon?”.
- E
dashura ime! Këtë pyetje ia bëjmë edhe ne shpesh vetes. Pse ky fat për ne? Pse
duhet të dënoheshim edhe ne, unë dhe motra ime, pa dalë akoma në këtë jetë?! -
Zëri i tij dilte i dëshpëruar. Fytyra i rrezatonte dhimbje.
- Si
ndihesh? ... Të përgjërohem, e dashur!... Të dua shumë, shumë!
- Ah,
more Liridon! Po më rëndojnë si plumb në zemër fjalët që po dëgjoj. Nuk dua ta
besoj. Më thuaj, të lutem, se nuk janë të vërteta të gjitha ato që më the. Më
thuaj, i dashur, se e gjitha kjo është një shaka e hidhur, mizore... - Fytyra e
saj kishte marrë ngjyrën e dheut.
- Besomë
në çdo fjalë, e dashur!... Besomë! ... Kjo është e vërteta, një e vërtetë e
hidhur, e kobshme.
Në kulmin
e dëshpërimit, ajo foli me zë të ulët dhe vajtues, por ai e dëgjoi
...............................
Nuk ia
falim as Liridonit, as juve që e keni ruajtur të fshehtën deri tani, kur djali
juaj e la shtatzënë Lean! Ndoshta mendonit se kështu do të na futnit në
çark!...Gaboheni!
Liridoni
shtrëngoi fort dhëmbët. Në fytyrë iu dallua lëvizja e nofullave. I gëlltiti
mundimshëm ato fjalë të Vjolës. Donte përsëri të fliste, por respektoi prapë të
atin të vazhdonte bisedën.
- Vjola,
je me shkollë të lartë, moj bijë, je intelektuale dhe mos fol me gjuhën e
çarqeve. Nuk kemi ardhur sot këtu të nxjerrim viktimën nga çarku, sepse askush
nuk është viktimë, as Lea. Ajo është nusja e djalit tonë.
- Nëse do
bëhet nusja e djalit tuaj... Ata tani janë akoma të fejuar, - ndërhyri Vjola,
përsëri e prerë në ato që mendonte.
- Lea
është nusja e djalit tonë, - vazhdoi përsëri Fuati. - Unë jam akoma gjallë dhe
këta të dy do të martohen dhe do të trashëgohen me jetë të gjatë e të lumtur.
Fëmija që është ngjizur në barkun e Leas, do zhvillohet e do rritet i mbarë.
Nuk jemi për abortim, siç mendoni ju.
-
Abortimin as ne nuk e dëshirojmë, kurrsesi! Besojmë në Zot, por në rastin tuaj,
të familjes suaj, pra, abortimi është i pranueshëm dhe… - Këtu Vjola e ndërpreu
bisedën. Ajo donte të thoshte: “Fejesa duhet të prishet sa më parë”.
..................................................................................................................
- Vërtet
do na vritet babi, Liridon?!... Oh, Zot i madh! Më beso vëlla, çdo ditë, kur
kthehem në shtëpi, një mendim i dhimbshëm më ngacmon e s’'më lë të qetë, ma
godet trurin si me çekiç, një pyetje dyshuese i bëj vetes: do ta gjej babin
brenda vallë, apo... do të
ketë
shkuar në Shqipëri... për të ikur nga kjo jetë? - Zëri i doli i dridhur, i
dhimbshëm dhe fjalët të shkëputura. - Oh, unë e mjera, sa më dhimbset babai! Oh,
sa shumë e dua, Liridon! Është babai më i mirë në botë...
Liridoni
nuk po gjente dot fjalët e përshtatshme që t’i përgjigjej të motrës, pastaj me
zë të dridhur tha: - Pse nuk po na lënka edhe neve fati i mbrapshtë ta gëzojmë
jetën, moj motër! Të gjithë e duam babin tonë të mirë, të shtrenjtin tonë. Më
duket sikur jam unë fajtor, Xhilda, sikur dhe Lea e djali im janë fajtor, që
babi ka marrë atë vendim të dhimbshëm. Vdekja, për çdo njeri është e
paparashikueshme dhe askush nuk e di se kur dhe nga i vjen. Por, të nisesh me
dëshirë, ose më mirë të them, i detyruar me dëshirë në udhën e hidhur të
vdekjes, t’i shkosh asaj vetë me këmbët e tua e t’i dorëzohesh, ky është,
ndoshta, i vetmi rast që po ndodh me babanë tonë...
-
Liridon, po më këputet shpirti. Më beso, vëlla! Edhe nga fjalët e tua që po
dëgjoj tani, më vijnë të dridhura. Por Arbrin, ama, nuk duhet ta zësh asnjëherë
me gojë. Ai është krijesa e re e Zotit. Ai është shpirti, jeta, gëzimi,
lumturia i të gjithë familjes sonë. Ai është një engjëll. Një engjëll i
pafajshëm, si mundet të jetë fajtor?!... Ç’po flet, vëlla i dashur?
- Sepse,
pikërisht motër, duart vrastare duan të vrasin edhe engjëj të pafajshëm.
Xhilda, ti këtë e di prej kohësh. A nuk isha edhe unë atëherë një engjëll i
tillë që duhet të vritesha? Madje edhe sot kërkojnë të më vrasin!
-
Liridon, të lutem, mjaft! Mjaft, vëlla! Por edhe për Lean më vjen shumë keq.
Unë jam vetë vajzë dhe e kuptoj shumë mirë gjendjen e saj shpirtërore...
.................................................................................................
“Dora
njerëzore, thua ti vëlla! Ashtu është, vërtet. Veç, ajo dorë njerëzore bën të
mira e të liga. Shkon në kishë njeriu, zgjat dorën dhe me të merr dhe ndez
qiriun. Me dorë, me gishtat e dorës njeriu bën kryqin, i falet Zotit për
shëndetin e tij dhe të familjes, për faljet e mëkateve... Faljen! Faljen e
mëkateve! Me dorë prek ikonat e shenjtorëve si për të marrë bekimin e tyre.
Por, është po e njëjta dorë njerëzore që shkrep armën vrastare për të marrë
jetë njerëzish të pafajshëm...” Ashtu po i ndodhte edhe në atë çast, ndërsa
mbante
në dorë
qirinjtë. Dora po i dridhej. Afroi qiriun e parë për ta ndezur te një tjetër.
Nuk po e kuptonte se pse dylli i lëngësht që i derdhej poshtë iu duk si rrjedhë
loti. Çuditërisht, ndoshta nga dridhja e dorës, ndoshta nga flladi i lehtë që
po frynte në atë çast, qiriu i tij u fik sapo e vendosi në mbajtëse. I trokitën
përsëri në vesh fjalët e Evelinës duke ia goditur ndërgjegjen. Tundi kokën
trishtueshëm... Hapi pëllëmbën e dorës tjetër me gishta të bashkuar për të
penguar erën dhe e ndezi përsëri. Më në fund ndezi edhe qirinjtë e tjerë dhe i
vendosi me radhë në mbajtëse. Ndërkaq, e shoqja i kishte ndezur të sajat dhe po
e priste pak hapa më tutje...