Shtesë » Lajme
Peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke
E merkure, 27.03.2013, 05:00 PM
Drejtuar: Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga
Parlamentit të Republikës së Kosovës
Qeverisë së Republikës së Kosovës
Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës
Për dijeni: Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Kohëve të fundit në Kosovë, është hapur
debati rreth “ndryshimeve të historisë” dhe nevojës për një histori të
mirëfilltë kombëtare, në të cilën ngjarjet dhe personalitet do të trajtoheshin
në përkim me faktet historike dhe argumentet e nevojshme multishkencore. Faktet historike dhe argumentet shkencore,
janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të
ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet
mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që
përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në
historinë e Evropës. Pushtimi osman
shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu
procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me
dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në
kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë
përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të
cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të
bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme. Pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo
shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i
kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare nuk
kanë vlerë për historinë tonë kombëtare Historia e Shqipërisë nuk është një
histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye
Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri, histori
përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kulturës e të identitetit. Është histori
e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e
përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet
kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar
të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë
të qytetëruar të Europës. Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me
pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një
projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes
popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e
mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të
pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në
pikëpyetje të ardhmen tonë. Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i
ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm:
pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një
administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë,
pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë. Paqja e bazuar në drejtësi është
përvojë që i ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar
atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “E vërteta është e
padiskutueshme”, pati thënë Winston Churchill-i. Më të tillë shembuj është e
mbushur historia e Europës dhe mbi këto premisa duhet të shkruhet edhe historia
jonë. Pikërisht këtë paqe, që bazohet në të vërtetën historike, duhet ta
synojmë edhe ne, që populli shqiptar dhe ai turk si popuj liridashës dhe
paqësor, të ndërtojnë marrëdhëniet e tyre të miqësisë dhe të bashkëpunimit
reciprok. Pikësynimi i historisë,
gjithmonë duhet të jetë e vërteta dhe vendosja e së vërtetës historike në kontekstin
e duhur e në përkim me parimet metodologjike që ka shkenca e historisë. Kërkesa për ndryshimin e historisë s’ka
ardhur si rezultat i shtytjeve shkencore, zbulimeve dhe fakteve të reja dhe as
i nevojës së interpretimeve të reja të mirëfillta shkencore, por si rezultat i
trysnisë së shtetit turk mbi qeverinë e Kosovës dhe mbi disa historianë të
manipuluar e të painformuar me punime të mirëfillta shkencore. E gjithë historia jonë, e shkruar nga
shqiptarë dhe të huaj, dëshmon të kundërtën e asaj që ofron komisioni i
ministrisë dhe ekspertëve turq për historinë tonë, sipas të cilëve periudha e
pushtimit osman s’kishte dhunë, s’kishte shtypje dhe s’kishte gjenocid.
Pushtimi pesëshekullor turk ka qenë i dhunshëm dhe përgjatë asaj periudhe të
gjatë, ka pasur vrasje, shfarosje, dhunë të vazhdueshme, ndërkohë që shqiptarët
ishin populli më i persekutuar i Perandorisë.
Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të
pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë.
Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër
shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre.
Ne nuk
mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe
sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike,
e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë
Për fat,
ndryshe ndodhi me shqiptarët jashtë kufijve të Perandorisë osmane dhe
arbëreshët e Italisë që prej fundit të shekullit XVI arritën t'i çelnin në
diasporë shkollat e para dhe vatrat e tyre të rëndësishme arsimore, që u bënte
promotorë të të Rilindjes sonë kulturore dhe të identitetit kombëtar
shqiptar. Ndryshimet e historisë, që
synojnë rehabilitimin e pushtimit osman, përbëjnë një lojë të rrezikshme që hap
një plagë të thellë në ndërgjegjen tonë kombëtare. Ndryshimet e historisë me ekspertë turq
përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë
një fyerje e papranueshëm për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin
e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të
paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar. Ne kemi dëshiruar dhe
dëshirojmë që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve dhe shteteve të tyre
respektive të jenë miqësore, të sinqerta dhe në interes të popujve tanë, por
siç thoshte Aristoteli i pavdekshëm, “Amicus Plato, sed magis amica veritas”.
(“E kam mik Platonin, por e kam më mike të vërtetën.) Në emër të së vërtetës historike, i kërkojmë
qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, institucioneve përgjegjëse kulturore
dhe akademike si dhe historianëve, që të mos e tradhtojnë ndërgjegjen e tyre
profesionale dhe kombëtare, të rishikojnë këtë vendim arbitrar dhe tërësisht
antikombëtar, të anulojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin
e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të
pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike dhe
jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politikë të qeverisë së sotme të
Turqisë.
Këtë
peticion, sipas rendit alfabetik, e kanë firmosur këta:
Ardian
Ndreca (filozof, Universiteti Urbaniana në Rome, Itali)
Anton
Berishaj (kritik i letërsisë, poet, Universiteti i Prishtinës)
Akil Koci
(Kompozitor, muzikolog)
Adem
Gashi (shkrimtar)
Agron Tufa
(shkrimtar, Universitetit i Tiranës)
Artan
Shkreli (arkitekt)
Agron
Gjekmarkaj (kritik i letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Anton
Gojcaj (shkrimtar)
Arian
Krasniqi (dramaturg)
Aleksandër
Çipa (kryetar i Unionit të Gazetareve, poet, publicist)
Agreta
Gashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Antonio
Gashi (violonçelist, Universiteti i Prishtinës)
Arben
Rugova (gazetar, publicist)
Aida
Dismondy (doktorante)
Ardian
Haxhaj (shkrimtar)
Afrim
Krasniqi (politolog, Universiteti i Tiranës)
Arbana.
F. Xharra (publiciste, gazetare)
Avni
Zogiani (aktivist i shoqërisë civile, publicist)
Albert P.
Nikolla (antropolog, Universiteti i Tiranës)
Aljula
Jubani (albanologe, Universiteti i Tiranes)
Angjelin
Shtjefni (Universiteti i Tiranës)
Arlind
Dobërdolani (student)
Anila
Malile (diplomate)
Adnan
Mustafa (farmacist)
Alfred
Duka, avokat)
Alda
Bregasi (kardiologe, Universiteti i Yale)
Asllan
Muharremi (përkthyes)
Beqë
Cufaj (shkrimtar, publicist)
Brunilda
Ternova ( gazetare, përkthyese)
Bujar
Kapllani (skulptor)
Begzad
Baliu (albanolog, Universiteti i Prishtinës)
Bardhyl
Matraxhiu (kritik, Universiteti i Tiranës)
Bardh
Frangu (shkrimtar, publicist)
Behar
Gjoka (shkrimtar, studiues),
Bardhyl
Londo (poet, Mjeshtër i Madh)
Blerina
Suta (kritike e letërsisë, Universiteti Aleksander Xhuvani)
Donika
Gervalla-Schwarz (veprimtare, publiciste)
Daut
Demaku (shkrimtar)
Dorian
Koçi (publicist, Universiteti i Tiranës)
Durim
Çaça (poet) Eugjen Merlika (publicist, shkrimtar)
Elida
Buçpapaj (poete, publiciste)
Edita
Kuçi Ukaj (publiciste, përkthyese)
Entela
Kasi (shkrimtare, presidente Albanian Pen Center)
Erion
Hasanbelliu (inxhinier elektrik)
Franco
Altimari (albanolog, zv. Rektor, Universiteti i Kalabrisë, Itali)
Femi
Cakolli (kritik letrar)
Flutura
Açka (shkrimtare)
Flaka
Surroi (publiciste, )
Francesco
Marchianò (pedagog në Spezzano Albanese Calabri)
Fahri
Xharra (publicist)
Fatmir
Terziu (shkrimtar, kritik arti)
Flamur
Shehu (kompozitor, Mjeshtër i Madh)
Gëzim
Gurga (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali)
Giuseppina
Turano (albanologe)
Gëzim
Alpioni (sociolog, Universiti i Birmingham-it)
Gezim
Basha (poet, përkthyes)
Gjon
Berisha (historian, Instituti i Historisë)
Gjergj
Filipaj (gazetar, shkrimtar)
Gjon Keka
(publicist)
Gjergj Bajram
Kabashi (publicist)
Halil
Haxhosaj (shkrimtar, kritik letrar)
Ismail
Kadare (shkrimtar)
Iris
Elezi (regjisore)
Imer M.
Mushkolaj (publicist)
Isak
Ahmeti (albanolog, shkrimtar)
Ilire
Zajmi-Rugova (shkrimtare, gazetare)
Irena
Gjoni (poete)
Ismail
Rugova (bibliotekar, përkthyes)
Jahja
Drançolli (historian, ligjërues)
Jonila
Godole (përkthyese, shkrimtare)
Kujtim M.
Shala (kritik i letërsisë, Universiteti i Prishtinës)
Kole M.
Berisha (ish kryetar i parlamentit të Kosovës, publicist),
Kolec Traboini
(poet, kineast)
Lazer
Stani (shkrimtar)
Lucia
Nadin (albanologe)
Lush
Culaj (historian, Instituti Albanologjik i Prishtinës)
Leonard
Seiti poet)
Ledia
Dushi (poete, përkthyese)
Lis
Bukuroca (Naser Aliu) (publicist)
Lediana
Stillo (poete, përkthyese)
Matteo
Mandalà (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali),
Majlinda
Bregasi (albanologe, Universiteti i Prishtinës)
Martin
Berishaj (politikolog, Universiteti i Lublanës)
Mirela
Kumbaro
Monica
Genesin (albanologe, Universiteti i Salentos – Lecce, Itali)
Maks Velo
(piktor)
Mentor
Quku (historian i letërsisë)
Migena
Kapllani (arsimtare)
Mira
Tafani (arsimtare)
Ndue Ukaj
(kritik i letërsisë, shkrimtar)
Natasha
Lushaj (poete, kritike letrare)
Ndue
Gjika (shkrimtar)
Nexhat
Latifi (biznismen)
Persida
Asllani (kritike e letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Pandeli
Çina (mjek)
Preveza
Abrashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Prend
Buzhala (shkrimtar, kritik i letërsisë),
Petrit
Palushi (shkrimtar, kritik letrar)
Peter
Tase (përkthyes)
Petrit
Ruka (poet, kineast)
Qibrie
Demiri- Frangu (poete, Universiteti i Prishtinës)
Qazim
Namani (historian)
Romeo
Gurakuqi (historian, UET)
Rudolf
Marku (shkrimtar)
Romeo
Çollaku (shkrimtar, përkthyes)
Ragip
Syla (shkrimtar)
Rita
Salihu (poete, veprimtare)
Rexhep Shahu
(poet, publicist).
Sali
Bashota (poet, pedagog në Universitetin e Prishtinës)
Skender
Zogaj (shkrimtar, publicist)
Skender
Buçpapaj (publicist)
Sabit
Rrustemi (poet)
Shaban
Sinani (studiues dhe historian i letërsisë)
Sadik
Bejko (poet)
Shaip
Emerllahu (drejtor i Manifestimit “Ditët e Naimit, poet)
Shpend
Bengu (Pedagog i historise se artit dhe multimedias)
Shpend
Sollaku Noe ( shkrimtar)
Trina
Gojani (poete, përkthyese)
Uk Lushi
(shkrimtar, publicist)
Visar
Zhiti (poet, Mjeshtër i Madh)
Vlora
Baruti (muzikante)
Virgjil
Kule (publicist, studiues)
Vladimir
Beja ( Ish komandat i flotës)
Visar K.
Berisha (mjek, Universiteti i Prishtinës)
Zenel
Kelmendi (ish rektor i Universitetit të Prishtinës)
Zef Gjeta
( ILB)
Xhavit
Beqiri (poet, Universiteti i Prishtinës)
Xhemal Ahmeti (kritik letrar, publicist).
Redaksia e Zemra Shqiptare