Mendime
Dedë Preqi: shifra 20 mijë...
E shtune, 05.01.2013, 12:39 PM
SHIFRA 20 MIJË …
Nga Dedë Preqi
Çka do të
thotë shifra 20 mijë, njëzet mijë njerëz të vdekur,apo të ngjallur prej së
vdekuri, dhe si të doni i quani, por edhe më keq kur thëmi se, kjo shifër
paraqet 20 mijë femra shqiptare të
dhunuara nga paramilitarët dhe ushtrija fashiste serbe gjatë luftës së
vitit 1998-99, në Kosovë, të cilat më më dëshirë e kërkonin vdekjen, se sa
përçmimin dhe ç’njerëzimin.
Edhe pse
lufta në Kosovë mbaroi, pasojat nuk mbaruan, ato janë të dhimbshme dhe të
rënda, po sikur asgjesimi i njerëzve, ashtu edhe përjetimet e dhunës barbare serbe ndaj femrave
shqiptare, kanë lënë pasoja të pa shlyera me trauma , të cilat kërkojnë tretman
e kujdesje të posaqme shoqërore e mjekësore dhe ndikimi i menjëhershëm i veprimit,
do të jetë më efektiv se sa ndikimi i fjalëve.
Kjo formë
e dhunës dhe poshtërimit njerëzor, paraqet cenimin e integritetit moral e
shpirtëror të njeriut, i cili me karakterin e tij poshtërues, kishte për qëllim
edhe thyerjen e moralit shpirtëror të popullit shqiptarë.
Kjo
ndjenjë ankthi dhe brenge shpirtërore e akterëve të gjallë , të cilët i
përjetuan këto përçmime nga një popull barbar,përditë e më shumë rritët, sepse
deri më sot asnjë nga këta poshtërues dhe dhunues serb nuk janë dënuar, ose që ka
dalë ndonjëri para drejtësisë, dhe në këtë mënyrë jeta e tyre paraqet një
humbje të madhe të vlerave njerëzore e shoqërore, sepse ekzistenca e këtyre njerëzve nuk paraqet një ndryshim në ardhmërinë e tyre.
Dikush
duhet të përgjigjet për gjendjen e këtyre njerëzve të vrarë moralisht dhe
shpitnisht, ose duhet të deklarohet vet Drejtësia Ndërkombëtare, se nuk ka më
drejtësi njerëzore, por vetëm djallëzore.
Sipas
vëzhgimëve psikologjike për këto femra të dhunuara, tregojnë se shumica e tyre
nuk e lejojnë vetën të fundosën ,por e
mbajnë fuqinë e brendshme të moralit dhe shpirtit deri në fund, edhe pse kanë
rënë viktimë e ndikimit degjenerues të
barbarizmit serb.
Shumica e
atyre femrave , të cilat shkruajnë apo rrëfejnë për përjetimet e tyre, nuk
pajtohen se ndikimi i shoqërisë ,apo i Qeverisë kosovare , ka bërë diçka në
mënyrë politike ,apo ka bërë hetime në këtë drejtim për gjetjen e sadistave
serb, duke i lënë të shetisin të lirë, në një mënyrë edhe ata ndjehën krenar se
çka kanë vepruar me femrat shqiptare.
Mënyra se
si këto viktima e pranojnë fatin e vet dhe gjitha ato vuajtje që fati i tyre i
kërkoj dhe i detyroj, mënyra se si ato ndjehën të fyera para shoqërisë sot, jep
mundësi të mjaftueshme të kuptojmë dhe në rrethana më të vështira, duhet të
shtojmë se, morali dhe shpirti shqiptarë nuk thyhet lehtë dhe ekziston një
forcë e fuqishme brenda njeriut, që e ngritë atë mbi fatin e jashtëm.
Shtrohet
pyetja, a ka gjithë ky poshtërim rreth popullit tonë kuptim ? Edhe pse jo,
përgjegja e popullit serb ende është e pa shpjegushme, e pa ndërgjegjshme, të
cilët as që menduan të kërkojnë falje, edhe pse një kërkim-falje e tyre nuk
bënë asgjë dhe nuk i shlyen mëkatët e tyre shtazarake.
Jeta e
cila është e mvarur prej mëshirës, ajo nuk është jetë e drejt dhe e vërtetë,por
pikpamjet,reagimet e atyre që i krijuan këto vepra makabre e ç’njerëzore, sikur
që veproj populli serb ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë, nuk janë ende të
zbutura ato urrejtje në demokracinë e
shtetit serb, e cila po predenton pa kushte të futët në zemren e Evropës.
Evropa
është e mbushur me mëkatet e veta, të
cilat duhet ti përmirësoj, sidomos me shqiptarët, sepse janë populli më i lashtë në Ballkan, dhe mënyra se
si ata u sjellën ndaj Evropës dhe fqinjëve të vet, janë më të denjë dhe më të ndërgjegjshëm për
të synuar Evropën, se disa vende tjera, të cilat janë bërë therrë në gjirin e
saj.
Cili
shqiptar e ndien vetën krenar???
Është
ndjenjë e pa këndshme nëse para miqve tanë dhe të tjerëve krekosëmi për
krenarinë tonë shqiptare, duke bërë folklorizma e patriotizma në çdo tubim dhe
nëpër kafenetë tona të stërmbushura me tym,
shpeshherë edhe duke shkelur nëpër gjakun e dëshmorëve të lirisë, dhe
duke përfituar në emër të tyre, dhe as që
na bie ndërmend për motrat tona të dhunuara e të poshtëruara nga armiku
serb.
Cili
shqiptarë e ndien vetën krenar, dhe nuk ka ndjenja për motrat e veta të
dhunuara e të poshtërura nga barbarizmi serb, jo të rroku pushkën, sepse lufta
ka mbaruar, por të ngritët zëri i fuqishëm i moralit shqiptar ,dhe ti dalim zot motrave tona
shqiptare, që kriminelët e barbarët serb të marrin denimin e merituar kudo që janë.
Cili
shqiptar e ndien vetën krenar, dhe e mbajti emblemën e UçK-së, kinse duke
luftuar kundër armikut dhe la motrat e veta nën poshtërimet e duarve të fliqura
dhe shtazarake serbe, edhe pse ndoshta në pamundësi për ti mbrojtur ato, por
nuk duhet të ndjehën krenar dhe fryejnë gjoksat e tyre si çlirimtarë.