Kulturë
Ukshin Zajmi : Dardanasit, at e bir, laurat të shpërblimit “Mbreti Konstantin”
E premte, 14.12.2012, 08:29 PM
Bekim e
Uliks Fehmiu, babë e bir, laurat të shpërblimit “Mbreti Konstantin” në
Nga Ukshin Zajmi
Në
vendlindjen e Gaj Flavije Valerije
Aurelije Konstantinit (272 – 337), përkatësisht Konstantinit të Madh, në
Naissusin e Dardanisë, përkatësisht në Nish, prej vitit 1966 mbahet manifestimi
“Takimet e Filmit”, dhe një nga shpërblimet për rolin më të mirë të mashkullit
në film mban emrin “Mbreti Konstantin”.
Në
takimet e para që u mbajten në vitin 1966, laurat i parë i çmimit me këtë emër
ishte Bekim Fehmiu, ndërsa sivjet në takimet e 47, ky shpërblim i takoi djalit
të Bekim Fehmiut, Uliks Fehmiut për rolin e Sredoje Govorushes në filmin„Rruga
kryengritëse”. Duke marrë këtë shpërblim Uliks Fehmiu, që aktualisht jeton në
Nju Jork, por kur i ofrohen role aktron edhe në Beograd, ku i jeton e ëma dhe
vëllau, tha se është i lumtur, që këtë shpërblim e merr pas 47 vitesh, kur laurat i parë i këtij çmimi
ishte babai i tij Bekimi, dhe për këtë e falenderoi publikun dhe jurinë e
këtyre takimeve filmike, në fundgushtin e sivjemë.
Dardanasit,
përkatësisht shqiptarët e Kosovës, në vitin e ardhshëm duhet të përkujtojnë Konstantinin
e madh, i cili, si dardanas është edhe paraardhës i tyre, sepse 1700 vjet më
parë ai shpalli Ediktin e Milanos, pra në vitin 313, me të cilin lejoj
deklarimin fetar, pra bëri të lirë përdorimin e fesë krishtere. Përndryshe,
nëse lejojmë që përsonalitetet nga e kaluara jonë ua lejojmë të tjerëve që t’i
përvetësojnë, atëherë duhet edhe të mos deklarohemi se jemi pasardhës të
Dardanëve. E në këtë aspekt, të tjerët, e posaçerisht serbet dhe grekët janë
duke prirë. Në Nish janë bërë përgatitje të mëdha për të kremtuar 1700 vjetorin
e shpalljes së Ediktit të Milanos nga Konstantini i madh, të cilin e quajnë
edhe bashkëvendas, sepse ai është i lindur në