Speciale
Don Lush Gjergji: Familja Bojaxhiu dhe Pamvarësia e Shqipërisë
E shtune, 24.11.2012, 10:02 AM
Familja Bojaxhiu dhe Pamvarësia e Shqipërisë
Nga Don Lush GJERGJI
Kolë apo Nikollë Bojaxhiu ka lindur në Prizren në
vitin 1873, tre vite pas hapjes kremtore dhe bekimit të ketedrales “Zoja
Ndihmëtare” dhe pesë vite para Lidhjes së Prizrenit. Ishte pagëzuar në të
njëjtën katedrale. Prindërit e tij ishin Lazër Bojaxhiu, prizrenas, dhe Cecilia
/Çilja/ Bojaxhiu, me prejardhje shkodrane.
“Sipas dokumenteve të gjetura në famullinë e
Prizrenit e që kanë të bëjnë me organizimin dhe punën e kompanive kishtare,
rezulton se Mark Bojaxhiu (Bojagia) i ka pasur dy djem. Njëri quhej Nrec
(Nrekë), ndërsa tjetri quhej Lazër. Lazri pastaj ka pasur një djalë dhe ai ishte Kola (babai i Nënës Tereze) dhe një vajzë e cila
quhej Marija Bojaxhiu, halla e Nënës Tereze, e që ishte gjyshja e monsinjor
Nikollë Minit. Ndrekë Bojaxhiu e ka pasur po ashtu një djalë i cili quhej Tomë
Bojaxhiu” ”(Pjetër Përgjoka, Frymëzimi për jetën dhe veprën, Shpresa, 2003, fq.
97).
Në arkivin e famullisë “Zoja Ndihmëtare” në Prizren
është gjetur në vitin 2010 dokumenti dhe testamenti i Lazër Bojaxhiut, gjyshit
të Nënës Tereze, birit të Mark Bojaxhiut, në të cilin ai në emër të familjes
shkruante kështu: “Shtëpitë, tokën dhe fondet të vendosura në qytetin e
Prizrenit si dhe jashtë, si të mirat e patundshme, po ashtu edhe ato të
tundshme, të cilat në emër tim, si pronë e
blerë apo pronë e imja, të shënuara në regjistër të zyret publike, ashtu
edhe në marrëveshjet private... nuk janë më pronë e ime, por i përkasin
Arqipeshkvit katolik, Kishës Katolike të Prizrenit, të cilët janë pronarët e
vërtetë dhe real i të mirave të lartpërmendura...”. (Prizren, 23 janar
1880).
Kolë Bojaxhiu dallohej për shumë veprimtari
kulturore, shoqërore, tregtare dhe poltike, si p. sh. ndërtuesi i Teatrit të
Shkupit, një ndër ndërtuesit dhe financuesit e hekurudhës që lidhte Shkupin me
Kosovën, sidomos në grykën e Kaçanikut, i vetmi këshilltar komunal shqiptar dhe
katolik i Shkupit, themeluesi dhe finansuesi i orkestrës frymore “Zani i
Maleve”, e cila defilonte nëpër rrugët e Shkupit me rastin e çlirimit nga
perandoria turko-otomane duke kënduar, vallëzuar për fitoren e madhe dhe çmimin
e lartë të lirisë.
Ai po ashtu ishte përkrahës i flakët i luftës për
liri dhe pamvarësi nga sundimi shekullor turko-otoman, njeri që përkrahte
shkollimin, arsimimin dhe qytetërimin e fëmijëve të vet dhe të tjerëve, bamirës
i rrallë dhe shumë i dalluar për të varfër, sidomos për Kishën Katolike dhe
veprimtaritë e saja bamirëse.
Këto veprimtari, veçmas mbrojtja e të drejtave dhe
lirive të Shqiptarëve në Mbretërinë Serbo-kroato-sllovene ose Jugosllavinë e parë
apo të vjetër, i pagoiti edhe me jetë.
Për ta falënderuar për ndihmën dhe përkrahjen e
luftës për çlirim nga sundimi turko-otoman shekullor, ia edhe kujtimi i Lazrit për këtë ngjarje: “Më 28 nëntor
1912 krerët e fiseve të Berishës, Logorecit, Palucajt dhe Naracajt, bashkë me
të tjerët, u tubuan për të kremtuar pavarësinë e Shqipërisë. Aty ishte edhe
Bajram Curri, patriot i njohur që luftonte kundër turkut, Hasan Prishtina,
Sabri Qytezi dhe shumë të tjerë... Baba Kolë i ndihmonte patriotët materialsiht,
bisedonte me ta dhe u jepte këshilla dhe mendime. Ne kishim shumë fotografi të
këtyre burrave. Im atë merrej shumë me politikë...” /Don Lush Gjergji, Nëna
e Dashurisë, DRITA, 2010, fq. 41/.
Këtë pjesëmarrje të Bajram Currit, Hasan
Prishtinës, Sabri Qytezit dhe të tjerëve në festën e shpalljes së pavarësisë së
Shqipërisë në familjen e Kolë Bojaxhiut, përpos Lazër Bojaxhiut, Lorenc
Antonit, e dëshmojnë dhe vërtetojnë edhe shumë burime tjera, kryesisht gojore,
kujtime personale dhe familjare nga Shkupi dhe Tirana.
Pyetja kryesore që shtrohet nuk është më vërtetësia
e kësaj ngjarjeje, por lidhjet dhe ndërlidhjet mes personaliteteve të spikatura
patriotike dhe luftarake dhe familjes së Kolë Bojaxhiut.
Ja, pra, disa shqyrtime dhe sqarime që na ndihmojnë
për ta kuptuar më mirë dhe më saktë këtë lidhje dhe bashkëpunim /Lexo Don Lush
Gjergji, vep. e cit. fq. 38-45/.
Pika e parë pa dyshim është kjo: Kolë Bojaxhiu
ishte një atdhetar i madh dhe i devotshëm shqiptar dhe katolik, kishte dhënë
një kontribut të jashtëzakonshëm për kultivimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e
gjuhës shqipe, të shkollës shqipe, që ai e kishte përkrahur me mish e shpirt
dhe e kishte finasuar, sidomos atë pranë famullisë së “Zemrës së Krishtit”
në Shkup.
Sipas rrëfimit të mësueses tiranase Myzajen Mero, fqinje dhe mike e Drane dhe Age
Bojaxhiut, e cila e kujton mirë tregimin
e Dranes për helmimin e burrit të saj, Kolë Bojaxhiut për shkaqe të angazhimit
të tij patriotik për çështje të lirisë së popullit shqiptar, për shkollën
shqipe pranë kishës së “Zemrës së Krishtit”, të cilën e kishte themeluar
dhe e finasuar.në bashkëpunim me etërit jezuitë, me mësuesin e parë Ndue
Vorfin.
Bashkim Zajmi, mik i familjes Bojaxhiu në Tiranë,
sidomos Avni Zajmi, tregon se Drane dhe Age Bojaxhiu kishin dy dhoma dhe një
kuzhinë dhe jetonin mjaft thjeshtë, por ishin shumë të përshpirtshme, sidomos
“Nëna Loke” – Dranja. Avni Zajmi me shumë nderim ende ruan disa kujtime, ndër
të cilat dallohet vepra e përshpirtshme “Katër Ungjijë” në përkthim të
Kostantin Kristoforidhit, të botuar në vitin 1872, që nëna Drane shpesh e
kishte në dorë, e lexonte, edhe më shumë në zemër.
Kolë Bojaxhiu, siç dihet, ishte mik i madh dhe bamirës i dalluar i
Kishës katolike në Shkup dhe më gjerë, sidomos i arqipeshkvit Lazër Mjedës dhe
i jezuitëve në kishën “Zemra e Krishtit” në Shkup dhe rrethinë. Mu për
këtë shpesh herë ai ishte mysafir në shtëpinë e Kolë Bojaxhiut, në shenjë të
nderimit dhe të falënderimit.
Lazër Bojaxhiu tregonte kështu: “Arqipeshkvi,
bashkë me priftin e famullisë, i thoshte shpesh: “Zoti ta shpërbleftë!”... Kur
ishte në shtëpi ai shkonte shpesh në kishë, sidomos të dielave dhe ditëve të
kremteve ai rregullisht shkonte në meshë. Në familje të gjithë luteshim bashkë
përnatë... Imzot Lazër Mjeda shpesh thoshte: “Kolë Zoti të shpërbleftë ty dhe
familjen tënde, në këtë dhe në atë jetë, për të gjitha që ke bërë për mua, për
Kishën dhe popullin shqiptar” /Don Lush GJERGJI, vep. e cit. fq. 43; 58/.
Porosia e fundit e Kolë Bojaxhiut dhënë
bashkëshortës Dranës ishte një dëshmi e madhe e fesë dhe një siguri për jetën e
pasosur, si dhe lëshimi i plotë i tij dhe i familjes në dorën e Zotit: “Mos
ke mërzi, çdo gjë do të jetë në rregull. Çdo gjë është në duart e Zotit...
Drane, të lutem, përkujdesu për fëmijët... Që prej sotit ata janë në duart e
tua ... dhe të Zotit...” /Lexo: Don Lush Gjergji, vep. e cit. fq. 43/.
Kolë Bojaxhiu si ta kishte pasur një parandjenë se
së shpejti do të vdiste, do të vritej, dhe sipas dëshmisë së fqinjve ku kishin
jetuar në Tiranë “Nëna Loke” Drane Bojaxhiu dhe bija e saj Age Bojaxhiu,
sidomos familjes së Avni Zajmit.
Mësuesja Myzajen Mero thotë se Drane Boajaxhiu i
kishte tregur disa herë për helmimin e burrit, Kolë Bojaxhiut, i cili ishte
tregtar, ndërtimtar, patriot i dalluar, njeri shumë i pasur dhe tejet bujar,
bamirës për të gjithë. Shi për këtë
shpesh i thoshte Dranës kështu: “Fëmijtë
kurrsesi nuk do t’mi lashë pa shkollë... Djalin Lazrin do ta përcjellësh në
liceun e Korçës, kështu jam marrë vesh me disa miq të mij... Sabri Qyrtezi,
miku i familjes e përcolli Lazër Boajxhiun në Korçë, ku e kreu shkollën e
mesme, pastaj vijoi akademinë ushtarake në Grac të Austrisë dhe në
Dëshmi të
ngjashme gjejmë edhe te autorët tjerë që kanë shkruar mbi Nënën Tereze dhe
familjen e saj. Vlerë të posaçme ka dëshmia e jezuitit belg atë Celestin Van
Exem-it, shpirtërorit dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Nënës Tereze në
Kalkutë, sidomos gjatë viteve të formimit të bashkësisë së re rregulltare “Misionaret
e Dashurisë”.
“I ati, Kolë Bojaxhiu, ishte sipërmarrës ndërtimi.
Firma e tij ishte shumë e njohur dhe kishte ndërtuar teatrin e parë në Shkup.
Ai ishte anëtar i këshillit bashkiak dhge fliste disa gjuhë... Atë Celestin Van
Exemi, udhëheqësi shpëirtëror i Nënë Terezës
në ditët e para do të thoshte se ajo e përshkruante babain e vet si
njeri zemërbardhë, i cili gjithmonë i ndihmonte të varfërit...”/ Nevin Kaula, Nënë Tereza, Shtëpia botuese “OMISCA”-
“Afërdita”, Tiranë, 1998, fq. 21/.
Dy mësuesit e parë në shkollën fillore pranë
famullisë së “Zemrës së Krishtit” ishin Engjëll Nocaj nga Shkodra dhe më
vonë edhe Ndue Vorfi. Ata ishin po ashtu mësimdhënësit dhe edukatorët e Gonxhe
Bojaxhiut, sidomos për atdhedashuri, për gjuhën shqipe, historinë, traditën dhe kulturën shekullore kombëtare shqiptare.
Këtë e
vërteton dhe dëshmon edhe fotografia dhe mbishkrimi në dërrasën e zezë
nga viti 1922, në të cilën shihet Gonxhe Bojaxhiu, e vetmja me libër në dorë,
në të majten e drejtorit të shkollës Ndue Vorfi, së bashku me atë Gaspër
Zadrima, dhe shkrimi në dërrasën e zezë: “Shkolla fillore shqiptare katolike
e Shkupit. Viti shkolluer 1922-
Familja e Ndue Vorfit, që ishte mësues në shkollën
katolike në Shkup, me prejardhje nga Gjakova, mësimdhënës edhe i Gonxhe
Bojaxhiut, kishte banuar me tërë familjen e tij në një nga shtëpitë që
ishin pronë e Kolë Bojaxhiut në Shkup,
së bashku me tre fëmijtë: Zefin, Kolën dhe Marinë.
Kjo edhe një herë dëshmon bujarinë dhe bamirësinë e
familjes Kolë Bojaxhiu, si dhe pasurinë e madhe që kishte në Shkup, por edhe
përkrahjen e tij që ia jipte shkollës, gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Si është “drama” e jetës, mos të them
tragjedia. Familja e mësuesit Ndue Vorfi, për shkak të përndjekjeve sllave ndaj
shqiptarëve, veçmas ndaj shkollës, gjuhës dhe intelektualëve shqiptarë, qe
detyruar të shpërngulej në Tiranë, ku rishtas ishin së bashku me Dranën dhe
Agen, të cilat i kishin pranuar në banim dhe strehim tek ato. Ja si shpërblehet
e mira me të mirë, apo si vepron Prvania e Zotit dhe bamirësia e krishterë.
Dhurata Preza - ZAJMI, tregon se për 18 vjet Drana
dhe Agia kishin jetuar në familjen dhe shtëpinë e tyre dhe ishin shoqëruar dhe
mishëruar aq sa, Agia e quante atë “qika apo bija ime”, dhe vërtet e
donte dhe trajtonte si bijë të saj.
Dhurata Preza - ZAJMI tregon po ashtu se Agia për
një kohë kishte punuar në Ministrinë e Kulturës Popullore, pastaj në ambasadën
jugosllave, sepse përpos shqipes dhe sërbishtes, fliste edhe gjuhën italishte,
dhe disa gjuhë tjera. Pas prishjes së marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe
Rusisë, pra, edhe Shqipërisë e cila mbeti besnike me Rusinë, ajo ishte larguar
nga kjo punë dhe ishte punësuar si spikere e Radio Tiranës. “Mirëpo e
pezulluan nga puna për shkak të Nënës Tereze, diku në vitin 1957... Pastaj ka
jetuar nga rrobaqepësia, mjaft thjeshtë, mos të them në varfëri, aty-këtu edhe
nga ndonjë ndihmë që e merrte prej vëllaut Lazrit nga Italia. Pas vitit 1967,
kur filloi përndjekja fetare, ishte shumë vështirë... Për festa të mëdhaja
shtrohej sofra me 4 gota dhe pjata, për “Nënën Loke”, Agen, për mua dhe për
Gonxhen... Kurrë “Nëna Loke” nuk e hante tërë ushqimin, thoshte, duhet të lëmë diçka për engjëj dhe për të varfër...
Ishte grua shumë e mirë dhe tejet e përshpirtshme.. Age Bojaxhiu ishte shumë
inteligjente, jipte dhe merrte shumë
dashuri..., nune e shumë fëmijëve, ndërmjetëse për shumë fejesa dhe martesa,
organizatore e shumë takimeve dhe festimeve tona... Ishte rrobaqepëse e mirë
dhe e njohur. Pas vdekjes së Nënës Loke
ishte shumë e vetmuar dhe ditën e fejesës sime, pësoi infart dhe së shpejti vdiq” rrëfen
Dhuara Preza – Zajmi (Krh. Historia e familjes së Nënë Terezës,