E shtune, 27.04.2024, 07:56 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: A është zënë dhe ekzekutuar me varje Sadami i vërtetë?!!

E diele, 20.04.2008, 11:31 AM


Adnan Abrashi
A ËSHTË ZËNË DHE EKZEKUTUAR ME VARJE SADAMI I VËRTETË?!!

Nga Adnan Abrashi

Kah fundi i vitit 2003, pas intervenimit të suksesshëm të trupave ushtarake të Aleancës së Bashkuar Atlantike në Irak, në opinionin e gjerë botëror, jehoi lajmi sensacional se, më në fund, zihet i gjallë, diktatori më i kërkuar në botë, SADAM HYSEIN. Kjo drama e madhe, të cilit, në tërë globin ju dha një publicitet i paparë medial, përfundoi pikërisht më 30.12.2006, përmes dënimit dhe ekzekutimit të tij me varje.

Të konstatosh se e tëra, që ka të bëj me zënien, gjykimin dhe ekzekutimin me varje të diktatorit irakian Sadam Hyseinit, ka qenë vetëm një montim dhe farsë mediale, prapa së cilës fshihen interesat më të larta strategjike, në rend të parë të SHBA-ve, sigurisht se do të ishte një shaka e pa kriptë dhe dyshim paranoid i një të çmenduri të vërtetë.
Është më se e kuptueshme se në rrethana normale, për opinionin e gjerë botëror, realiteti i prezantuar i lajmit për kapjen e Sadamit, është pranuar si e vërtetë dhe plotësisht i besueshëm.
Sepse, e tërë ngjarja, nga të gjitha kanalet televizive dhe gazetat botërore, është përcjellë edhe me fotografi dhe filmime. Por, bazuar pikërisht në këto fotografi dhe incizime të publikuara, për shumë ekspertë kriminalistik dhe njohës të mirë të rrethanave irakiane, gjithnjë kanë ekzistuar dhe ende ekzistojnë dyshimet e forta, se aktori i vërtetë i kësaj farse mund të ishte çdo kush tjetër, por më së paku, Sadami Hyseini i vërtetë?!
Sipas vlerësimit të tyre, nëse këto fotografi dhe video incizime analizohen me vëmendje më të përqendruar, atëherë, do të na zbulohen shumë detale mbi mundësinë e ekzistimit të një mashtrimi të madh me përmasa ndërkombëtare.
. Ku i mbështesin dyshimet e tyre këta skeptik?
Të shkojmë radhazi.
Besoj se, shumicës prej nesh, edhe sot e kësaj dite, ju kujtohet deklarata pompoze dhe me përplot emocione, e administratorit ushtarak amerikan në Irakun e okupuar (lexo: të çliruar) POL BREMER, e dhënë më 14 dhjetor 2003, para gazetarëve dhe mediave botërore:
- "E kemi zënë! Kjo është dita e madhe për historinë e Irakut! Më në fund tirani është në burg!"
Në shikim të parë, qëllimi i vetë invadimi ushtarak në Irak u arrit! Armiku i përbetuar, që e kërcënonte me armatim nuklear Perëndimin, e posaçërisht SHBA-të, tanimë ishte i gjallë dhe në duart e tyre. Që ky spektakël të jetë edhe më i madh, nxjerrja e tij nga strehimorja nëntokësore ku ishte fshehur, përcillej përmes TV kamerave dhe para syve të gjithë botës.
Në këto incizime të prezantuara dhe të transmetuara si lajm ekskluziv, Sadam Hyseini i kapur, kishte një pamje më shumë se të mjerë: një plak i shkretë, me mjekër të thinjur dhe me flokë të gjata e të parregullta. Nga nëntoka, e nxirrnin ushtarët amerikan si një të vdekurin prej varri. Dukej tejet i hutuar dhe i frikësuar, mu sikur të ishte droguar ose helmuar me ndonjë helm special luftarak. Pranë tij nuk është gjetur asnjë armë, veçse një arkë me 200.000 dollarë. Ishte plotësisht i vetëm, pa asnjërin nga truprojat dhe bashkëpunëtorët e tij besnik. Si duket, të gjithë e kishin braktisur. Dy djemtë: HYSAI dhe UDAI, po ashtu të njohur si tiranë, janë likuiduar që nga ditët e para të invadimit të Irakut.
Por, dyshimi i parë se këto incizime mund të jenë të fabrikuara, lind nga ekskluziviteti i realizimit të tyre, dhënë vetëm një kanali të përzgjedhur televiziv. Ky kanal televiziv ishte CNN-i, me reporterin e tij të famshëm luftarak KRISTIJAN AMANPUR. Botërisht dihet se kjo medie elektronike është një TV me orientim pro qeveritar amerikan dhe financohet nga shteti. Më pas, këto incizime, ashtu si e ka "gatuar" CNN-i, sipas praktikës: "i vogli i nënshtrohet më të madhit" e kanë transmetuar edhe të gjitha kanalet tjera televizive anë e kënd bote. Në to, menjëherë mund të vërehet se, flokët e rritura dhe të pakrehura të Sadamit, na duken natyrale dhe të zeza, ndërsa mjekra e thinjur.
Si është e mundur që, një plaku 68 vjeçar, t'mos ju thinjet asnjë qime e flokëve nga koka, ndërsa ato të mjekrës po? Mos vallë, Sadami në "birucën" e tij ku ishte fshehur, ka pasur kohë t'i ngjyrosi flokët!?
Dyshimi vazhdon të rritet edhe më shumë, kurë zyrtarët e NATO-së kishin vërtetuar se, pas kapjes së tij, gjoja ishte bërë edhe analiza e gjakut me testin e DNK-së, dhe, rezultatet e vërtetimit të identitetit të tij, kanë qenë pozitive, por, kurrë nuk është ditur se, gjaku i kujt është marrë për krahasim?
Të shkojmë më tutje!
Në gjykatë, para gjykatësit irakian, (Gjykimi është mbajtur në një vend të panjohur) Sadami "i kapur"
paraqitet me flokë pak më të shkurta, por, gjithsesi me mjekër. Aty deklaron se ai është Sadam Hyseini, kryetari i Irakut. Gazetarët e ftuar enkas në këtë gjykim, kanë vërejtur se në sjelljet e tija, reflektohet nga pak nervozizmi dhe pasiguria, por, në përgjithësi, gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë.
Edhe pse të ftuar zyrtarisht si gazetarë, asnjërit prej tyre, kurrë nuk ju është lejuar fotografimi i pamjes së tij.
Pse Sadami, i cili gjatë tërë jetës së vetë, ka qenë ithtari i flaktë i përkujdesjes pedante të pamjes dhe frizurës me qethje të shkurtë, menjëherë vendos që para gjykatësit të del me mjekër?!
Në disa fotografitë që ishin bëra nga azili i burgut, e të publikuara pas kapjes, Sadami aty nuk kishte më mjekër, por vetëm mustaqe. Ishte me atë dokje, që ka qenë karakteristike gjatë tërë jetës së tij.

Video incizimet e Sadamit pa mjekër nuk ekzistojnë fare, por në opinion, qarkullon vetëm një fotografi statike. Kjo fotografi, simbas medimit të shumë ekspertëve, është një «foto-miks» e kombinuar me pamjet e Sadamit të vërtetë dhe atij ku tregohet sikur gjat kapjes. Mbështetur në ekzistimin e paisjeve të sofistikuara elektronike, rregullimin dhe adaptimin e çfarëdo fotografie statike, mund ta bëj çdo shfrytëzues i zakonshëm i kompjuterit, por, një video icizim (pamje lëvizëse), i cili, për një sekondë, projekton 24 frejma (fotografia statike), është shumë më vështirë të fabrikohet dhe të falsifikohet.
Të gjitha këto incizime: Sadami me flokë të pakrehura, Sadami me mjekër në gjykatore, ato arkivore nga e kaluara, si dhe fotografitë tjera shtesë, të cilat, paraprakisht, me një mjeshtri të madhe ishin të përzgjedhura, rregulluara dhe të modifikuara, qëllimisht ju plasohen mediave në shërbim, duke pritur nga ta, që si një lajm ekskluziv, shumë herë ta përsërisin në emetim.
Kjo metodë e veprimit, nuk ishte e rastësishme dhe kishte për qëllim që përmes përsëritje së pandërprerë, të gjitha ngjashmëritë vizuale të pamjes së tij, të bëhen edhe më të ngjashme. Nëse eventualisht, në shikim të parë, ndonjë detal na duket se nuk përputhet, përmes përsëritjes së tyre të pandërprerë, do të rrënjoset në kujtesa tona ngjashmërinë e imponuar. Ky fenomen shumë mirë është i njohur në psikologjinë e të vrojtuarit, dhe këtë e di mirë edhe çdo montazhjer filmik.
Nga të gjitha të theksuarat si më sipër, e që, ndoshta për shumë kë, mund të jenë rastësi, është një detal tjetër, i cili, në asnjë mënyrë, nuk do ta lë indiferent edhe skeptikun më të madh. Këtë detal të dyshimtë mund ta vërejmë tek dhëmbët e diktatorit.
Nga fotografitë e prezantuar si në këtë artikull, (shiko Fot. 1) bëjeni edhe ju një krahasim vizual tek detali i dhëmbëve të tij (kur ai ishte kryetar i Irakut, dhe nga fotografia që neve na është servuar pas kapjes së tij). Aty do të vëreni lehtë se, Sadani si kryetar, ka dhëmbë të përsosur dhe renditja e tyre është tejet natyrale me nofullat simetrike dhe të përputhshme me njëra tjetrën, e që, në stomatologji, definohet si "kafshim normal ndërnofullorë". Ndërsa, nga ana tjetër, dhëmbët e Sadamit "të kapur", si në nofullën e sipërme ashtu edhe në atë të poshtme, janë të radhuara dhe me zbrazësia të dukshme në mes veti.
Njohësit e mirë të rrethanave në Irak, e dinë shumë mirë se, ky shtet, krahasuar edhe me shtetet tjera më të zhvilluara në botë, ka pasur më së shumti stomatolog për kokë të banorit. Atëherë, si është e mundur që në këto kushte, mu kryetari i atij shteti, t'i ketë dhëmbët e prishura dhe të parregullta?!
Dhëmbët, sikurse edhe shenjat e gishtërinjve, në kriminalistikë dhe mjekësinë ligjore, janë tregues më meritor të identifikimit të çdo individi, andaj, nëse nga ky këndvështrim analizojmë edhe më tej pamjen e kafkës së tij, do të vërejmë edhe mjaftë ndryshime të theksuara. Prandaj, sa më të shkurtë të jenë flokët, aq më të shprehura do të jenë konturat e kafkës, dhe e kundërta, andaj, jo rastësisht, kur Sadami "i kapur" u eksponua publikisht para kamerave, ai kishte flokë të gjata dhe mjekër.
Kur, atij ju janë shkurtuar flokët dhe ju është krasitur mjekra, fotografimi ka qenë rreptësishtë i ndaluar.
Vetëm një vrojtim më i përqendruar në dhëmbët e 'diktatorit" Hysein, kur ishte në pushtet, dhe Huseinit nga gjykimi i tij pas kapjes, na flasin mjaftë në mbështetje të dyshimeve tona të shfaqura rreth identitetit të tij të vërtetë.
Pas seancave të shumta gjyqësore që zgjatën plotë 3 vite, Sadam Hyseini u gjykua në Irak dhe u dënua me vdekje. Dënimi u ekzekutua me varje më 30.12.2006.
E merrni me mend se çarë ironie? Ekzekutimi i tij me varje është kryer, mu në ditën e parë të festës më të madhe të mëshirës dhe flijimit tek myslimanët, "Kurban Bajramit".
Edhe për vetë rrethanat e ekzekutimit të tij me varje dhe detalet kontradiktore të paraqitjes së incizimeve të shfaqura filmike në opinion, flasin mjaftë për vete. Jam tejet i bindur se, me kohë, të gjitha këto dyshime të shumta rreth kapjes, gjykimit dhe ekzekutimit të diktatorit Sadam Hysin, patjetër do të jenë të qartësuara para opinionit... Kjo, ndoshta do të ndodhë shpejtë, apo, ndoshta kur i kalon afati i ruajtjes së tyre si sekrete...por ndoshta edhe kurrë...?!
"Forca nuk i lutet Zotit, kurse prej saj edhe Zoti ik!? "- thotë një fjalë e urtë. Sido qoftë, jeta në Irak dhe gjetiu, vazhdon më tutje, por, me një ndryshim të "vogël": amerikanët dhe aleatët e tyre kanë pranuar edhe publikisht se kjo luftë e nisur është e dështuar, dhe sa më shpejtë duhet tërhequr trupat e tyre ushtarake nga ky shtet...
A thua, kush është tani në rend...?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora