E enjte, 31.10.2024, 11:56 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Arbëni jetoi dhe mendoi guximshëm

E hene, 20.08.2012, 07:37 PM


Arbëni jetoi dhe mendoi guximshëm

Nga Gjon KEKA

Është gjë e rrallë të jetosh në kohën e vlerave sado të pakta të jenë ato,  madje edhe të bashkëjetosh me personalitet të mëdha e mbikohore,  ata vijnë ashtu lënë gjurmët ikin pa zë,  por lënë një porosi të pashlyer në të gjitha kohërat dhe në të gjithë shekujt, janë ata që lënë të kuptojm vetë nga brenda gjithë procesin e historise dhe të jetës së kombit por edhe të brezave që vijn.

Edhe ikja e politikanit dhe filozofit të njohur të kombit shqiptar Arbën Xhaferi ishte një humbje e madhe për kombin ai ishte një nga mendimtar më të shkëlqyer e vizionar të kombit shqiptar që me shëmbëlltyra dhe me mjaftë argumente prekte në thellësi realitetin historik,  politik dhe të kohës.

Ai ka lënë gjurmë të pashlyera ne jetën politike në Maqedoni dhe ka pas një ndikim pothuajse racional dhe të fuqishëm edhe në tërë proceset e jetës politike të kombit shqiptar në përgjithësi.

Ai kishte virtyte dhe normalisht se kur një personalitet ka virtyte ai nuk ka më frik nga përbindëshat,  ai jeton guximshëm dhe shpreh mendimin e tij të thellë në tërësi duke gjykuar ashtu me urtësi politike e intelektuale proceset e përgjithshme të shoqërisë, politikës,  shtetit e kombit.

Kombi shqiptar ka pas fatin të ketë vlera të tilla në mesin e tij, të keshë vlera kombëtare është gjë e shenjtë,  në kohën antike njerëzit e ditur,  populli (demos) i konsideronte të shenjët,  ose superior,  që lënë porosi që japin këshilla që janë rojtar,  pra që rrinë zgjuar te dera e hyrjes e kombit për penguar përbindëshit dhe ideologjizmat që të helmojn popullin,  pra janë rojtar të kohës,  të vërtetës dhe historisë së kombit.

Arbëni jetoj jo vetëm si një politikanë e filozof në mesin tonë,  por edhe si një njeri i urtë, si një gurë i çmuar ndërtues i kombit shqiptar europian,  pa njollat ideologjike sulltaniste e sllave.

Ai u bë kështu vlerë e shtuar e tërë kolonës së dijetarëve të kombit shqiptar europian,  por edhe një vlerë ndërkombëtare e politikës paqësore dhe pragmatizmit e vizionit që rrall në mentalitetin ballkanas ka pas mendje të freskëta siç ishte ai,  mendje këto që i dhanë kësaj pjese kohën e tyre,  por edhe ia hapën derën transformimeve në përgjithësi dhe frymës së demokracisë si burim që bjen nga brenda shoqërisë.

Njeërit që kanë praktikuar liriën por edhe referuar atë çdo ditë,  janë njerëz që kanë qenë të lumtur dhe kanë jetuar vërtetë,  sepse pikërisht kanë qenë frymëzuar nga jeta gjalluese,  praktike,  jeta që veshë shoqërinë me të mirat dhe të bukurat e saj,  pra kanë qenë njerëz që kanë parë nga drita e urtësisë së tyre gjërat dhe kanë ligjëruar atë si të tillë origjinale në syrin e kombit dhe proceseve të tij vitale drejtë të ardhmes.

Kam pas rastin të bashkëbisedoj me të ishte njeri tepër miqësor dhe me kulturë të lartë në vetvete.

Ai ishte njëri i sakrificës si të proceseve dhe të sifdave në jetën epolitike e intelektuale por edhe ajo që rëndonte dhe e pengonet do të thoja ishte sëmundja e parkinsonit që nuk e la të vijoj në plotënin e tij veprimtarin e gjallë dhe shpërndarjen e mendimeve si dhurata të pjesës së ndirtur të talentit të tij, por ajo që kam vrejtur tek ai,  ishte etpër domethënëse,  ai ishte njeri i fuqishëm,  edhe vujatja e tij kishte heroizmin në esencën e jetës së tij. Ai eshte shembelltyra e filozofise shqiptare dhe mendja me frytenuese e shekullit ne te cilin jetoi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora