Shtesë » Historia
Arben Llalla: Fshatrat shqiptare ortodokse në Maqedoni
E marte, 05.06.2012, 04:38 PM
JU RRËFEJ
EMRAT E DISA FSHATRAVE SHQIPTARE ORTODOKSE NË MAQEDONI
(Shqiptarët
ortodoksë nuk kanë jetuar vetëm në Rekën e Epërme, por elementin shqiptar
ortodoks e ndeshim edhe në Kavadarc në fillim të viteve 1900.)
Nga Arben LLALLA
Prej disa
vitesh u mora me studimet rreth gjetjes së fshatrave në Greqi që dikur kanë qenë
të banuar nga shqiptarët ortodoks dhe mysliman. Me kalimin e viteve dhe
shtypjes shtetërore shumë prej këtyre banorëve i braktisën këto fshatra dhe
disa të tjerë u asimiluan duke u deklaruar grek. Sot në të vërtetë këta njerëz
janë qytetar të denjë të shtet grek, por në venat e tyre kalon ADN e gjakut
shqiptar që ndoshta një ditë do të ndërgjegjësohet dhe do rikthehet origjinës së
saj të vërtetë. Kaq vite janë bërë që jetoj në Maqedoni dhe shumë pak lexova për
kërkimet e studiuesve dhe historianëve shqiptar të Maqedonisë që të merren me
shqiptarët ortodoks të cilët prej vitesh janë detyruar të braktisin identitetin
shqiptar nga presionet ose privilegjeve që u janë ofruar nga shteti sllavo-maqedonas.
Gjatë kërkimeve
për të gjetur të dhëna për disa fshatra në Greqi që janë banuar me shqiptar,
ndesha edhe të dhëna serioze nga burime bullgare, serbe, greke dhe franceze ku
jepeshin emrat e fshatrave që janë banuar në fillim të shek.XX, nga shqiptar
mysliman dhe ortodoks. Prandaj sot ne do të sjellim të dhënat të përgjithshme për
disa fshatra në Maqedoninë e sotme që kanë qenë banuar nga shqiptar ortodoks.
Studiuesit e huaj kanë qenë të njëanshëm në përgjithësi gjatë regjistrimit të popullsisë në fillim në viteve 1900, ku kanë bërë përpjekje që banorët shqiptar ti paraqisnin në bazë të fesë dhe jo kombësisë. Shumë herë ata i identifikonin shqiptarët mysliman si turq dhe shqiptarët ortodoks si grek, vlleh, bullgar apo sllavo-maqedonas. Megjithatë sot ne do sjellim fakte të pamohueshme nga regjistrat e studiuesve bullgarë që kanë bërë regjistrimin në fillim të shek.XX, në Maqedoninë Gjeografike.
Shqiptarët ortodoksë të Rekës shqiptare
Shpeshherë
kemi lexuar rreth shqiptarëve ortodoksë të Rekës në Maqedoni të cilët janë asimiluar
dal ngadalë me dhunë dhe presione të tjera nga më të ndryshmet. Historikisht me
përmasa të gjera si intelektual nga Reka njihet vetëm i madhi Josif Bageri i
cili ka lindur në fshatin Nistrovë në vitin 1870, fshat ky që i takonte në atë periudhë
Sanxhakut të Dibrës. Ka rreth dy vite që një tjetër shqiptar ortodoks po bënë përpjekje
për ndërgjegjësimin e mijëra shqiptarëve ortodoks që deklarohen sllavo-maqedonas.
Ky është Branko Manojlovski i cili ka lindur më 1941, në fshatin Kiçinicë të Rekës
nga prindërit Zasfira dhe Manojl. Në vitin 1913 e deri më 1969, Branko
Manojlovski e ka patur mbiemrinTanasheviç, më tej pushteti sllavo-maqedonas ja
ndryshuan nga Tanasheviç në Manojlovski. Ndërsa stërgjyshi i Brankos, Manojli
dhe vëllai i tij Lazari e ka patur mbiemrin deri më 1913, Tanashi.
Studiuesi
dhe shkrimtari Baki Ymeri, doktorant i Universitetit të Bukureshtit, në një shkrim të tij sjellë fakte për Matej
Danili (1909-1993) i cili ishte nga fshati Shtirovica e Rekës. Në vitin 1912,
familja Danili emigroi në Bukuresht të Rumanisë. Derisa sa vdiq Matej Danili
krenohej për origjinë e tij shqiptare ortodokse nga Reka dhe nëpër festat ai
vishej me veshjen tradicionale shqiptare të vendlindje së tij, Shtirovicës..
Një tjetër figurë Akademikë shqiptarë ortodoksë është edhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski, për të cilin të gjithë historianët dhe studiuesit shqiptar në Maqedoni e përfolin nëpër kafene se është shqiptar ortodoks, por askush nuk është marr seriozisht me studime shkencore për tia përplasur në fytyrë këtij Akademiku që heshtë për të vërtetën e familjes së tij që është me gjak e gjuhë shqiptar. Mendoj që ka ardhur koha që të merremi më seriozisht me studimet në drejtim të shqiptarëve ortodoks dhe katolik me qëllim që gjuha shqipe e tyre atërore mos të jetë një Atdhe i humbur.
Emrat e fshatra të Rekës me numrin e banorëve në fillim të viteve 1900
Siç do vërehet
shqiptarët ortodoksë kanë jetuar vetëm me shqiptar mysliman në të njëjtin fshat
dhe nuk janë përzier me popullsitë e tjera joshqiptare ortodokse si: vllehët,
bullgarët, grekët etj., siç ka ndodhur me shqiptarët në Greqi dhe në Shqipërinë
e sotme.
Në bazë të
regjistrimi që është kryer nga përfaqësues të shtetit bullgar në fillim të viteve
1900, kemi 2861 shqiptar ortodoks dhe 2262 shqiptar të fesë myslimane në fshatrat
e Rekës. Interesant është fakti se në Rekë kemi tre fshatra që banoheshin nga
shqiptarët ortodoks si në Z'LVAJSKO, KI?ENICA, BELI?ICA. Dhe tre fshatra të banuar
vetëm nga shqiptar mysliman si: ŠTIROVICI, 400 shqiptar mysliman, STROJ?E, 300
shqiptar mysliman dhe TANUŠANE me 350 shqiptar mysliman. Për Shtirovicën kemi dëshmi
nga Matej Danili(1909-1993) i cili kishte lindur në këtë fshat dhe i përkiste
fesë ortodokse shqiptare, por sipas të dhënave bullgare janë shënuar vetëm
shqiptarët mysliman.
Përveç Rekës
shqiptarë ortodoks të deklaruar kemi një fshat në Manastir, NIŽO POLE (DŽINDŽO
POLE), i banuar nga 250 shqiptar ortodoks, 1.590 vlleh ortodoks dhe 190 bullgarë
ortodoks. Në rrethinë e Kavadarc kemi dy fshatra që janë deklaruar disa banorë me
kombësi shqiptare si: KONOPIŠTA, 18 shqiptar ortodoks, 710 bullgar ortodoks dhe
14 rom, MREŽI?KO, 6 shqiptar ortodoks, 425 bullgar ortodoks.
E rëndësishme
është se në ato vite kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombëtare,
të huajt na kanë sjellë të dhëna për popullsinë shqiptare ortodokse dhe
myslimane edhe pse këto të dhëna mund të jenë të cunguara duke tkurur sa më shumë
realitetin e popullsisë shqiptare në Maqedoninë Gjeografike. Më poshtë po
sjellim emrat e fshatrave që kanë banuar shqiptarët ortodoksë të Rekës ashtu siç
janë shkruar nga autorët bullgarë, serbë dhe grekë duke ruajtur origjinalitetin
e tyre.
1-. V’RBEN,
ka patur 300 shqiptarë ortodoksë dhe 360 shqiptarë myslimanë
2-. V’LKOVIJA,
150 shqiptarë ortodoksë dhe 150 shqiptarë myslimanë
3-. GREKANE,
25 shqiptarë ortodoksë dhe 14 shqiptarë myslimanë
4-. Z'LVAJSKO,
35 shqiptar ortodoks
5-. ŽUŽNE,
150 shqiptarë ortodoksë dhe 160 shqiptarë myslimanë
6-. KI?ENICA,
120 shqiptarë ortodoksë
7-. BELI?ICA,
450 shqiptarë ortodoksë
8-. BIBANE,
32 shqiptar ortodoksë dhe 90 shqiptarë myslimanë
9-. BOGDEVO,
180 shqiptarë ortodoksë dhe 108 shqiptarë myslimanë
10-. BRODEC,
360 shqiptarë ortodoksë dhe 150 shqiptarë myslimanë
11-. NIVIŠTA,
170 shqiptarë ortodoksë dhe 180 shqiptarë myslimanë
12-. NISTROVO,
150 shqiptarë ortodoksë dhe 230 shqiptarë myslimanë
13-. NI?PUR,
250 shqiptarë ortodoksë dhe 220 shqiptarë myslimanë
14-. D'BOVO,
24 shqiptarë ortodoks dhe 90 shqiptar myslimanë
15-. RE?,
150 shqiptar ortodoksë dhe 140 shqiptarë myslimanë
16-. RIBNICA,
120 shqiptarë ortodoksë dhe 200 shqiptarë myslimanë
17-. SENCE,
195 shqiptarë ortodoksë dhe 120 shqiptarë myslimanë