Mendime
Ymer Halimi: Si mund të pajtohemi me bëmat e rektorit Mujë Rugova?
E hene, 04.06.2012, 04:49 PM
 LETËR
MIQVE NË UP
LETËR
MIQVE NË UP
Si mund të pajtohemi me bëmat e rektorit Mujë Rugova?
Nga Ymer Halimi
Dy miq ,
profesor në UP, kishin polemizuar  në oborrin
e shtëpisë së tyre, për publikimet e mia ne lidhje me Universitetin.  Prandaj, për njerëzit qe i lëshon kujtesa,
ose u mungon kurajo, vërtet shprehjet dhe argumentet janë të  pakuptimta. Ndoshta(!) do duhej të përdorsha
shprehje të tjera, por mendoj se ishte një korrektësi e mjaftueshme. Ishte ankuar,
njeri,  të shprehjet tepër të drejtpërdrejta.
Mendoj  që keni polemizuar, besoj krejt
miqësisht, por po sjelli një sqarim që mund të ju ngritë shqetësime të reja. E
di se, “një e vërtetë për të gjithë,  është
vetëm dëshirë e fshehtë shkak  i
ekzistencës së demagogjisë që njerëzit e kanë”. Prandaj, ju miq që polemizuat,
ja edhe  këtë nëntekst:
1.  A mund te pajtohemi, që Rektori i
Universiteti  të Prishtinës,  të ftojë rininë studentore,  që   te
“shkoj në veri” (Mitrovicë) atje, po që së janë trima!? Kuptoni Ju miq që polemizuat,
peshën e përgjegjësisë se një intelektuali, 
në pozitë Rektori, përballë kësaj shprehjeje? Ç’fare do te thotë kjo
thirrje  për dyzetmijë student të Universitetit,
për  institucionet përgjegjëse të shtetit!?
Rektori” heroik”, e “vizionar “ e të tjerët,....!?
2.  Ju miq që polemizuat, a e aprovoni fyerjen, që
Rektori i Universiteti të Prishtinës,  e
bëri mbi bazën racore, fyerje për njerëzimin, kur  studenteve te Universitet të Prishtinës u
thotë, me urrejtje,  “ata janë gjak i përzier”.
Rektori,  gjakun e përzier e pa të ndyrë,
të papranueshëm, të përbuzur! Ky është akt më i turpshëm që ndonjëherë si
shprehje, ne shqipe, i ka ndodhur 
Universiteti i Prishtinës, boshtit kurrizor /vertebrës/ të shtetësisë së
Kosovës.  Evropa demokratike do të alarmohej,
e ne heshtëm në emër të patriotizmit folklorik. Por,  ju miq që 
polemizuat,  sot  gjak i përzier janë miliona  evropian. Gjak i përzier ishte Aleksandri i
Madhe, Skënderbeu, Ajnshtajni,  Ataturku,
etj. 
4. Mund të
pajtohem që profesorët në Universitetin e Prishtinës të mbajnë reth10  orë mësim në gjithë vitin, bile edhe më pak,
apo fare nuk mbajnë mësim dhe të marrin pagë të plotë ! E me mija e mija euro e
dëmtojnë buxhetin e universitetit. Mund te pajtohemi, që të merren orët e punës  nga norma e të punësuarit, për t’ua dhënë  honorarë, mikut, vëllait, djalit  apo gruas të udhëheqëseve në fakultet dhe
Rektorat?
Ju miq qe
polemizuat, shoqëritë, sot, udhëhiqen mbi veprimin e ligjit, e jo me moralin e
individit, apo grupeve.
6. Ju miq
që polemizuat,  si mund ta kuptoni , që ky
rektor arriti te një “zbulim i metodës pedagogjike të të mësuarit”, që një student  për katër vite të kishte kryer vetëm dy vite
studimin  (fund te viteve shtatëdhjeta),
dhe pas lufte ishte po në atë vit shkollimi, e pastaj  shkenca e kimisë u bë e lehtë si hidrogjeni,
e për pak vite “miku” i Rektorit, në moshë rreth pesëdhjetë kreu fakultetin,
masterin, doktoroi, e tash profesor ne UP. Mund ta kuptoni semantiken e kësaj
mrekullie “shkencore”?!
7.  A mund të ndodhë që dikush tjetër ta  kuptoj, 
përveç veten rektori, kur gazetaret e pyesin për numrin enorm të studenteve
të regjistruar paligjshëm, e rektori e thotë : “unë di si kanë lëvizë të gjithë
gurët për Kosovën”. Ka menduar për “gurët” nën këmbë kur ka ikur, që la UP-ën
dhe  studentet, e shkoi për “patriotizëm”
në Gjermani /e mund ta këtë fituar edhe një azil/! U bë ministër i një ministrie
të pa qenë.
8. Dhe ju
miq që polemizuat shikojeni, foton e sallës ku duhej të ishin 113 studentë të fizioterapisë,
e qe ka vetëm 12 banka me nga tre karrige. /Fakulteti kërkoi 40 student/. Ku do
ulën të tjerët?! Vinin te dera dhe ktheheshin. A e kini të qartë çfare  i kemi ofruar rinisë studentore dhe pse unë nuk
kam heshtur?
9.   Mund te pajtohet stafi akademik e studentor
UP-ës, qe për një kallxim penal që paska një student, e gjyqi së ka dhënë verdiktin,
e ai e ndalon edhe t’i ofrohej rektoratit.  
Pas këtyre
“dhuratave”për Universitetin erdhi një sihariq, rektori e udhëhiqi
mbledhjen  vetë, të pensionuarin Rugova
unanimisht  Senati e shpalli “profesor
emeritus”.  Kulmi i një marrëzie.
Ju dy miq
që keni polemizuar, sa kuptova miqësisht, 
ndërrojeni shprehjet e drejtpërdrejta.
Ju dy miq
që polemizuat, më akuzoni ndoshta, edhe për këtë që do u them senatoreve të UP-ës:
harruan qe intelektualet “janë flamur mbi partitë”/Cvajg/  dhe nuk kanë 
të drejtë t’i nënshtrohen ndikimit jashtë të së vërtetës; harruan se
vlera e numrit te madh, shumë herë ka qenë fatal për vendime të gabuara
institucionale; harruan se padrejtësia lind “aty ku njerëzit kërkojnë të janë të
barabartë”/Niçe/ ku ligji dhe natyra i ndalon; harruan se nuk kanë te drejt t’ia  ndalojnë askujt atë qe ja dha natyra dhe
ligji; harruan se  idetë që njerëzimin e
ngritën lartë janë të pakicës e jo të turmës; harruan së “frika i benë vetjak e
pastaj të tjerët me lehtësi i robërojnë”. 
Prandaj, duhet të çlirohemi nga frika, e lakmia primitive
personale,  për ta ndërtuar të sotmen dhe
të ardhmen  e rinisë kaq të mrekullueshme
qe kemi.
Ymer
Halimi, profesor në FM dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës.
/Nga KOHA
DITORE/

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










