Kulturë
Fatmire Duraku: Peri i padukshëm
E hene, 28.05.2012, 09:33 PM
Fatmire
Duraku
Peri i padukshëm
Autorja
tashmë me përvojë, Fatmire Duraku shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë.
Deri më tash ka botuar romanet “Te varri i çikës”, “Fshehtësia e tre shpirtërave”,
“Plepi i thyer”, pastaj librat me poezi për të rritur“Pse ike kur me puthe”, “Vjedhësi
i çasteve”, “Vagëllimë mbi ujë”,si dhe librat me tregime për fëmijë“Magjistari
nga fira”, “Jastëku çudibërës” dhe “Strajca magjike”. Disa nga librat e saj-e
sidomos romani Plepi i thyer dhe libri me poezi Vagëllimë mbi ujë, u mirëpritën
nga lexuesi dhe kritika letrare, Libri më i ri me poezi për të rritur I Fatmire
Duraku “Peri i padukshëm” është kompozuar kryesisht me poezi lirike, intime, të cilat për trajtim
kanë emocionet e heroit lirik në mjedisin e vet të lashtë, por tash-në rrethana
të reja të së përditshmes, në ballafaqim me lirinë kaq gjatë të synuar, por me
të cilën ky njeri nuk është mësuar dhe ka vështirësi ta ndiej atë brenda
vetvetes.
Librin e
botoi SHB “Fad” në Prishtinë dhe ka 72 faqe.