Mendime
Hilmi Saraçi: “Hallakama” në parlament
E merkure, 25.04.2012, 07:56 PM
“Hallakama” në parlament
Nga Hilmi Saraçi
Këto ditë
në parlamentin e Kosovës ishte një “hallakamë” e llojit të veçantë, Deputetët
e partive politike si të opozitës ashtu
edhe të pozitë sikur “shpërthyen” me njëra tjetren me rastin e mbajtjes së seancës
të jashtzakonshme e cila ishte thirur me disa dilema, pas ngjarjeve tragjike në veri të vendit, që sipas mendimit
tim kjo seancë më mirë mos të ishte mbajtur fare se sa që u mbajtë në këtë mënyrë.
Parlamentarët tanë nuk janë (ishin) në gjendje t’i harmonizojnë qëndrimet për çështje
madhore kombëtare, siq është çështja e veriut të vendit. Deputetët, secili në mënyren
e vetë u përpoqen të kritikojnë të tjerët, duke munguar
autokritika për dobësitë dhe lëshimet (e tyre) që 13 vite. Nuk munguan kritikat
sidomos ndaj Qeverisë e cila , siq po shihet, nuk është e aftë të sgjedhë problemet e grumbulluara
,sidomos në veri të vendit. Problemi i veriut të vendit është gjithnjë i
pranishëm dhe me rëndësi të veçantë për terësinë teritoriale të Kosovës.Kjo
tani në vend që të përmirësohet dhe të zgjidhet, ka marrë përmasa shqetësuese. Tani
po shihet qartë se
Edhe
Bashkësia ndërkombëtare sikur nuk është angazhuar sa duhete për përmirësimin e gjendjes së krijua dhe të luftojë krimin e organizuar , kontrabandën dhe zhbërjen
e strukturave paralele (ilegale) të Serbisë.Ajo sikur po toleron Serbinë në dëm
të Kosovës.
Deputete
në parlamentin e Kosovës kanë mjaft argumente për të debatuar për përmirësimin
e gjendjes së vështirë të qytetarit, varëfërisë së skajshme ,për ngjarjet në veri
të vendit si pasojë e përkrahjes dhe qëndrimit destruktiv të Beogradit ,
prandaj në parlament është dashur që të orientohen në këto drejtime më tepër
dhe të përpilojnë strategjinë për rendin dhe qetësinë në këtë pjesë të vendite
dhe për të shtrirë legjitimitetin në terë territorin e Kosovës, jo t ë bëjnë “hallakamë”
në parlament pa ndonjë përfitim dhe përfundim të merituar për ta zgjedhur sa më parë problemin e veriut
të vendit…
Ministri
i Punve të Brendshme z, Bajram Rexhepi u përpoq të sqarojë ngjarjet e fundit në
veri të vendit ,pas vrasjes terroriste të Selver Haradinajt dhe plagosjes së antarëve
të familjës së tij. Ishte një raport mjaft i zbehtë, i pakompletuar dhe pa
propozime konkrete.Mirëpo pas këtij “raporti” në vend që kuvendi të marrë kahje serioze , të debatojë dhe
të marrë vendime të rëndësishme, dolen shumë të papritura- kritikat reciproke për
ngjarjet jo vetëm për veriun e vendit,
por për çështje të tjera që nuk është dashur të ishin të pranishme në këtë seancë
të parlamentit . Secili mundohej të tregojë patriotizëm , me fjalë ,pa dhënë propozime konkrete.Etiketimi,
nënçmimi dhe fjarori i vrazhdër i deputetëve, por edhe i kryeministrit Thaçi,
ishte i panevojshëm dhe iritues. Ata (deputetët)
filluan të merren me apostrefime të llojeve të ndryshme. Apostrefonin takimet
me zyrëtarë serb i kryeministrit dhe i
deputetëve të tjerë të partive politike. Secili mundohej të fyej dhe fajsojë për
tradhti si dhe për dështimet dhe problemet e grumbulluara. Kjo sikur zymtoi
atmosferën e parlamentit. Inati dhe
lakmia për pushtet ishte e pranishme , sidomos për zgjedhjet në të ardhshmen,sikur
ishte qellimi kryesor. Në këtë rast si edhe shumë herë u kërkua
dorëheqjq e qeverisë në krye me Hashim Thaçin. , sepse “ për të gjitha këto
probleme, kjo Qeveri , në krye me Hashim Thaçin është fajtore” –thonin deputetët
opozitar…
Dalja nga
salla me rastin e fjalës së Hashim Thaçit, gjithashtu nuk ishte me vend, kur
prezenca tyre kishte rëndësi
për qytetarët dhe për ardhmërinë e Kosovës. Prandaj është dashur të dominojë uniteti kombëtar , në
rënd , të parë për problemet madhore siq
është veriu i vendit i cili dalëngadalë po merrë kahe të keqësimit të situatës
, si pasojë, sidomos të situatës në veri të vendit, ku krimi i organizuar,
kontrabanda , anarkija institucionale, barrikadat si pengesë për lëvizje dhe
qarkullim të lirë dhe vrasjet e shqiptarëve dhe terrorizmi janë duke ndodhur në
në kohët e fundit...
Vetvendosja
si zakonisht është më e zëshmja në kritikat ndaj Qeverisë, në krye me Hashim
Thaçin. Mirëpo disa sjellje të deputetëve të vetvendosje por edhe të tjerëve në
parlament gjatë debatimit për veriun nuk
ishin në nivelin e prezentimit dhe të konkretizimit të ngjarjeve në veri të vendit..Këto
paraqitje të deputetëve , në përgjithësi krijuan “hallakamë” në parlament dhe
nuk u respektua rendi dhe përgjegjesia që kishin deputetët . Ata (parlamentarët)
treguan se nuk janë në nivelin e duhur si depute të zgjedhur me votën e lirë të
qytetarit, por edhe kryeparlamentari, Krasniqi nuk ishte sa duhet i aftë për ta
drejtuar seancën si duhet…..
. Në këtë
debat parlamentar sikur nuk vereheshin dhe nuk degjoheshin fjalimet kritike
nacionaliste të Rada Trajkoviqit dhe të deputëtëve
tjerë të minoriteti serb, të cilët sikur
arsyetonin veprimtarin e bashkombasëve të tyre në veri të vendit. Rada
Trajkoviq dhe bashkëmendimtarët tjerë të saj nuk kanë faj, sepse është një gabim
i llojit të veçantë kur ata janë zgjedhur sipas planit të Ahtisarit ,pa votën e
drejtpërdrejt të qytetarit Në të ardhshmen duhet ndryshuar metodënn e zgjedhjes
së këtyre deputetëve të minoriteteve .Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi , por
edhe të tjerë deputetë sikur ishin të shurdhur, nuk dinë të reagojnë dhe të tregojnë
kur është e nevojshme , të tregojnë se këtu është parlamenti i Kosovës dhe jo i
Serbisë, prandaj është dashur t’i tërhiqet verejtja Rada Trajkoviqit dhe të tjerëve kur gjatë diskutimit përdorin,
sidomos fjalën “Metohija”, por edhe shumë fjalë dhe fjali të tjera nacionaliste
që bien ndesh me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës…