Kulturë
Poezi nga Shahin Ibrahimi
E hene, 02.01.2012, 08:18 PM
Shahin Ibrahimi
Portreti në penë
Unë të drejtohem me seriozitet
Kam shumë kohë për ty po vuaj
Pse ul kokën vihesh në siklet
Por lë të kuptojsh se s`je e huaj.
Ti je rruga ime në jetë
Unë jam shtroja e saj
Portreti në penë ka mbetë
Dhe unë nga dora s`të ndaj.
Mendimet e detit tim mbush
Dëshirat e shpresës aty notojnë
Se etja për ujë valëzon në prrush
Kur fjalët e tua ëmbël belbëzojnë.
Në kërkim të fjalëve të tua
Mbi vesën e pedaleve kërkoj
Me pastërti ëngjëllore thom të dua
I varur në gjuhën e flakëve shpresoj.
Kurrë nuk venitet shpresa për ty
Kafen e mëngjezit të më bëjsh pëlqej
Në gjirin e dashurisë ushqehemi të dy
Një melodi dasme që po afrohet ndjej.
Kërkoj ngrohtësi.
E shkurtër rruga e kthimit mbas shum kohësh
Bregu përshëndet me valë të heshtura
Të vogëlin që e përcollën shum sy joshës
Priste vogëlushi,brohërima e të qeshura.
Kthehem të gjej ngrohtësinë e humbur
Por gjej çdo gjë nën mjegullën e trishtimit
Shoh sy të zvenitur,mendoj si ësht e mundur
Kafen që piva i ngjante ngricës mërgimit.
Qetësinë e shum pritur jo nuk e gëzova
Shtëpia ku u rrita s`ishte në humor
Fatkeqësit e ndoqën nga dashamirësit mësova
E djeshmja e hidhur i kishte bërë theror.
Fati i mallkuar dhe mua rrëpirash më hodhi
Me miqtë ndava peshën e mallit të ndarjes
Koha çvlerësoi fjalët e ditëve se ç`ndodhi
Gojët e ëmbla s`ushqyen frymëzimin e qarjes.
Zhgënjimin e atyre ditëvë,askujt s`ja uroj
Nga mërzia syt e shapëlyer bironin xhamin
Pa sofrën e familjes marr rrugën prap shkoj
Trupi po largohet,por unë këto po lë xhanin.
Mirënjohje detit
E ndjej në shpirt detin
Me valët e tij bizedoj
Aq ëmbël më përkëdhel fytyrën
Sa të fshehtat e zemrës i tregoj.
Ndjej se është mbrënda meje
Natën ditën në çdo kohë
Ai më ngroh gjakun në deje
Qoftë dhe në acarin e ftohtë.
Për herë pranë tij jam
Në të freskëtat mëngjeze
Aromën e tij në gjoks kam
Për mua kjo është më e mira meze.
Ja deti i qetë,i ngrohtë,më pëshpërit
Ngadalë mirse vjen,më pyet ëmbël
U lodhe sot,mos ke ndonjë amanet
Fjete keq,të pash mbrëmë në ëndërr.
Ç`ndjen që më je afruar kaq shumë?
Sikur do të më mbrojsh,nga të marrët
Mu dhims se e kisha parë me qindra herë,
Më kish ledhatuar që në fëmininë e largët.
I u luta Zotit,që të pranonte lutjet e mia
Zemër vrarë i përlotur iu drejtova atij
Më ka rritur o zot,kur s`kishim ujë,tek
ay kemi pirë,veçse i hiqnim krypën.
Lotët filluan të më rrjedhin faqeve.
I prekur,më dha dashuri dhe bekimin e tij.
Vallë unë si ja kthej këtë mirësi?
Vetëm duke i pastruar leshterikun.
Jo s`mjafton!
Freskinë që më jep me afshin e mirënjohjes
Buzë qeshjen e tij,që unë aq mirë ja kuptoj.
Mankthin që i shtërngon zemrën në dimër.
Ç`bëj unë që ti ndaloj erën,që e kthen në
përbindësh për anijet.Asgjë.
Ç`bëj unë,të ndaloj diellin mos t`a nxehë
Ai e avullon i merr pjesë të trupit tij.
Ç`bëj unë për të?A e ndaloj dot stuhin
apo shiun e vrullshëm që e godet,si i pa
mbrojtur që është në hapësirën e pa fund.
Jo, s`mjafton të të qaj hallin.
Jo,s`mjafton të ndjehesh keq për një që vuan.
Jo,s`mjafton të të rri pranë,të nzjerrë mallë.
Jo, s`mjafton që unë mallëkoj atë që të truan.
S`të ndihmoj dot o zemër krenare që
Do me shpirt të më qajshë hallë.
Më beso o det,më dhimsesh me shpirt,
për çdo shqetësim që ke,por s`mundem
Më bën zemra ah,kur të shoh të mërzitur
Nga shperthimet që të bëjmë në thellesi
Të marrin rërën që çdo verë e kam pritur
Apo peshqit që tek ty ndjejnë liri
Ne nuk njohim për ta jetim dhe trashgimëtar
Se ne o det po hamë dhe njëri tjetrn
Të na falësh o Det se me ty jemi gjynahqar
Nga thellësia e zemrës për ty mirënjohje ndjej.
Përjetësi
Vdekje,e ardhme e pa njohur
Për ty s`flasin lapidarët e kohës
Ne i gëzohemi jetës së ndotur
Ti s`njeh rrudhat,as respekt për moshën.
Trokasim në dyert e tua pa u ndjerë
Me zemër të arrnuar nga vuajtjet
Shtrat pafajësie kërkojmë përhërë
Themelin tënd lëkundim nga lutjet.
Me hapësirën njerëzore je në hall
Tek ty vijmë si ëngjëj të pa fajshëm
Zemër bardhë je,mundohesh me na fal
Marrim fytyrën e qëngjit të ngjajshëm.
Mendimet rrethoheshin me tela me gjëmba
Kufinjtë e të vërtetës nuk i përqafuam
Lirinë me yzengji s`na e kishte ënda
Dhe zemrat tona më keq u varfëruan.
Përherë pranverë ndjejnë zemrat tona
Në kërkim të një jete më të mirë
Por veç në këngë pasqyrohet jehona
Se ndaj njëri tjetrit jemi egërsirë.
Me gjethet e tua na ul hemoragjinë dhe
Na vendos me rradhë në meridianet e tua
Dhimbja të mbyt,që s`njohim dashurinë
Jetë lëndojmë,kur thomi veten time dua.
Kalaja komuniste shpejt u shpërbë
Na ndriti fytyra,nga një dhuratë pa zë
Me vargonjtë e lirisë shkatrruam çdo gjë
Bota e përparuar na krahasoi me majmunë.
Me anijet fantazmë larguam robërinë
Krenarinë mbytëm duke kërkuar mëshirë
Monopateve të reve ecëm për jet më të mirë
Politika në sfond krijojë zotërinë.
Horizonti mëshiroi dorën e zgjatur
Lëmosha e dhuruar u bë dhjami i zotërinjëve
Papunësia na tërboi,ngelëm duke dihatur
Shirat e lotëve,mbushin lumenjtë e mashtrimeve.
Mendimet derdhen në zjrrin e fatit tim
Në shportën me halle notoj drejt perëndimit
Morali para të jep sot çdo vlerësim
Dëshirat tona mbyten në dallgët dëshpërimit.
Nga valët e trishtimit gjunjëzohen stinët
Dhe dimërin e ftohtë e ndjejmë më shpejt
Mëngjezi më rrëmben me mallin për prindin
Ditari i mërgimit më tërbon krejtë.
Një kaba të lehtë ndëgjoj nga një makinë
Lundrova në gjurmët e opingave të tim eti
Të vetmen ditë që ndjeva krenarinë
Por si në ëndërr mu çfaq gjëndja korb i zi.
Ja përjetësi tu rrëfeva,ndëgjove realitetin
Të prisha buzëqeshjen,të lutem mos më urre
S`jam jetim,shikoji,s`jua heq dot sikletin
Nga të dridhurat tona,fiket çdo lloj furre.
Pëshpëritja zbehet diku në hapësirë
Dhe heshtja vazhdon në sekondat që vijnë
Lotët e pendesës para teje,s`ësht gjë e mirë
Ngadalë me dashuri,na bën biografinë
Rigoshet më bën dielli nga këto mendime
Se unë adhuroj çdo gjë që marr me djersë
Përjetësi,po të fal ty zemrën time
Ta qetësojsh mos të derdh lotë për pendesë.
Ju që nuk na ndihmoni
Ju që vendosni çdo gjë me parimet e kohës
Na quani të huaj por jemi krahët tuaj
Pse po na lini kokëulur jashtë Europës
Historia dëshmon që u bëmë mbrojtja juaj.
Ju keni në dorë fatet e popujve të mjerë
Bëni inventarin për një dekadë vetëm
Se politikën kodoshe këta e kenë përmjerë
Po ajo politikë është por me surrat tjetër.
Oh ju që keni mënçuri veç popullin godisni
Pse të vuaj sot ky popull me besë e fe
Më i varfër është sivjet edhe viti i Ri
Tani po lypim bukë, jo përralla dhe ide
Ju që hapni dyert,hiqja prangat mëshirës
Nxirrni me satelit marrëveshjet e fshehta
Fshija politikës me skaner,njollat e fytyrës
Se lehtësoni veten, me gjykime më të drejta.
Na shihni çna ka ngelur nga gjaku i Ilirëve
Ç`tregojnë për ju Kalatë madhështore
Sot jemi të shtypur, nga këmbët e vampirëve
Europë,mendo për këtë popull,se nuk je qorre.
O ju që vini vetëm tek Sheratoni
Taksat përdoren,popullin e varfëroni
Ju lutem hapini dyert e Europës
Se po ushqehemi me plehrat e botës.
Ju shihni interesat dhe pastrimin e plehrave
Me premtime e lajka ekonominë na sakatuat
Ju talleni me politikën në plotësimin e kushteve
Ah ironi e fatit,pse zemrat na i varfëruat.
Ju gjithëka kuptoni, por nuk na ndihmoni
Hapni dritën jeshile të dalim nga errësira
Zbatimin e ligjeve politikës kërkoni
Ne këtu do varrosemi,se këtu është e mira .
Dhe ne hapëm sytë,fituam demokracinë
Prishëm çdo gjë,tërhoqëm zvarrë dhe Arinë
Si kafshë na latë,na joshët më premtime
Rrugëve për tek ty po vdesim,moj Europa ime.
Oh i madhi Zot, tek ty kërkoi mëshirë
S`kërkoi salltanet,por një jetë më të mirë
Të kemi bukë në darkë dhe mirë fëmijtë
Se këta në gojë po na vënë yzengjitë.