E shtune, 27.04.2024, 03:22 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Mungesa e Reformave për Urgjencat Mjekësore - një Dështim i madh i Sistemit Shëndetësor Shqiptar

E hene, 26.09.2011, 08:01 PM


Mungesa e Reformave  për Urgjencat  Mjekësore – një Dështim i madh i Sistemit Shëndetësor Shqiptar

 

Nga Prof Assoc. Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Shërbimi i Urgjencave Mjekësore  patologjike-kirurgjikale dhe traumatike është një nga prioritetet që duhet të kishte sistemi Mjekësor i Shqipërisë për disa arësye:

-           Së pari sepse shpëtimi I jetës së njëriut është detyra kryesore e personelit shëndetësor,

-           Së dyti sepse kërkon profesionalizëm të vecantë  të mjekëve dhe të personelit infermjer dhe të shërbimit egzaminues dhe mbështetës,

-           Së treti kërkon investime të rëndësishme, infrasrukturë speciale dhe manaxhim professional të situatave, të faktorëve dhe të aktorëve.

-           Së katërti , përmirsimi i ligjeve, dhe vendimeve e urdhërave  të MSH, në drejtim të rregullimit të Protokolleve mjekësore të Urgjencës, të patologjivë që futen në kategorinë e Urgjencave Mjekësore, miratimin sipas OBSH të medikamenteve, pajisjeve, egzaminimeve të urgjencës mjekësore.

Për të realizuar me sukses këto katër aspekte, duhej që të vihej ujët në zjarr me kohë, por megjithatë kurrë nuk është vonë për të korigjuar dështimet e njëpasnjëshme gjatë 20 viteve të kalimit të Sistemit Shendetësor nga ai me parimin komunist: ..personeli shëndetësor një shërbëtor i popullit…,  në …një shërbim shëndetësor cilësor dhe të aftë të përballojë në të gjitha nivelet problemet shëndetësore vecanërisht të urgjencave mjekësore...

Ka shumë problem për tu rregulluar dhe reformuar. Pikë së pari në Shqipëri nuk mungon personeli i kualifikuar mjekësor, por mungon personeli i kualifikuar infermjer, mungon barrelabartësit, mungojnë pajisjet special të urgjencës, mungon sikurse u tha më sipër reformimi  i infrastrukturës së  nevojshme, pajisjet egzaminuese, mjetet e specializuara të transportit urban dhe nderurban përfshi dhe sistetmin me helikopter, qëndra e ndërlidhjes dhe komunikimitsipas qarqeve dhe ajo qëndrore, mungon një  qëndër e specializuar e urgjencës e cila do  të mund  të kishte shërbimet e nevojshme të urgjencës pediatrike, kirurgjikale&traumatike, patologjike për cdo qark me të gjithë specialistët e nevojshëm, egzaminimet e nevojshme, infrastrukturën e nevojshme, buxhetet e nevojshme.

Mjekët  e dinë dhe e kuptojnë që nëse zgjidhet mirë nga ana proesionale një emergjencë mjekësore shanset për mbijetesën apo përmirësimin e pacientit janë shumë më të mira.

E kundërta ndodh tek ne, urgjencat mjekësore në përgjithësi nuk zgjidhen mirë nga ana profesionale qoftë për vonesë në egzaminime, mungesa ose vonesa në specialistët përkatës, mungesa e dhënies së ndihmës së parë profesionale në vëndin e ngjarjes, mungesa ose vonesa në transportin e pacientit të sëmurë apo të traumatizuar. Dihet që transporti duhet të realizohet nëse qëndra mjekësore ose spitali të mos jetë më larg se 20-30 minuta larg, ndryshe duhet transportuar me helikpoter, apo sipas indikacioneve të mjekut specialist.

Mungesën e profesionalizmit dhe e kujdesit cilësor ndaj pacientit e pranon dhe z. F.Olldashi në një koment të tij me 08.09.2010 tek gazeta Shekulli :....  jemi i vetmi vend ne Europe qe nuk ofrojme ndihmen e pare ne vend ngjarje.... Ai thote qe ne kete strategji do te hapet nje departament urgjence qe do te jete departament spitalor, me pjisje mjekesore, me personel mjek dhe infermier i specializuar....

Po të shohësh me kujdes ecurinë e shërbimit të urgjencave mjekësore mund të analizosh  se në se buxheti për sektorin Shëndetësor ka ardhur duke u rritur deri në 7% të GDP në 2007 dhe sot në 2010-2011 llogaritet mbi 10% aq sa janë dhe buxhetet e vëndeve të zhvilluara sipas standarteve të OBSH, vërehet se shërbimi ndaj pacientit është përtokë dhe  shumica e pacientëve janë të pakënaqur jo vetëm nga cilësia e shërbimit, transportit, egzaminimeve, dhe e ndjekjes zinxhir të pacientit, mungesës së specialistëve përkatës, mungesës së shtretërve dhe korrupsionit gjatë momentit të shtrimeve ose të operacioneve, etj, etj.

  Potë shohim me kujdes Buxhetin në lekë të sektorit të Shëndetësisë që manaxhohet si nga MSH, ashtu dhe nga ISKSH, vërehet se:

Buxheti Total 2010  ne leke = 237,692,202, dhe Buxheti MSH 2010  ne leke  =  28.774.944 = 12% e buxhetit, dhe e krahasuar me vëndet e Ballkanit apo ato të BE shohim se:

Shqiperia =7% , Greqia =  9%, Mali i Zi  = 8.9%, Bullgaria = 7.3%, Rumania  = 4.7%, Turqia = 5%,

Serbia                               = 9.9%  (të gjitha sipas http://www.who.int/whosis/whostat/EN_ËHS10_Full.pdf).

Pra problem qëndron se ku kanë vajtur paratë sepse gjatë viteve është shtuar GDP për Shëndetësinë por shërbimi ka rënë. Ky është paradoksi. Paradoksi qëndron gjithashtu se, po të shohim pasqyrën e vdekjeve në Shqipëri sipas INSTAT dhe ISHP vërejmë se: -Grup sëmundjet kryesore që shkaktojnë vdekjen janë sëmundjet e me poshtëme:

1. Aparatit të qarkullimit me 286.4 raste vdekje për 100 mijë banorë  (viti 2004) .

2. Tumorale me 93.1 raste vdekje për 100 mijë banorë (viti 2004).

3. Shkaqe të papërcaktuara me 63.8 raste vdekje për 100 mijë banorë (viti 2004).

4. Trauma-aksidente me 38.9 raste vdekje për 100 mijë banorë (2004).

5. Aparatit të frymëmarrjes me 30.5 raste vdekje për 100 mijë banore (viti 2004).

Klasifikimi ështëi njëjtë dhe në 2010 me ndryshime të vogla nënumur. (http://www.ishp.gov.al/botime/indikatoret%20e%20shendetit/indikatoret%20e%20shendetit.pdf)

 Mungesa e Profesionalizmit ka shkatuar rritjen e Mortalitetit por dhe të Invaliditetit i cili ka një kosto shumë të madhë për familjen dhe shoqërinë sidhe shtetin shqiptar i cili llogaritet cdo vit në rreth 900 persona për 100.000 banorë ose rreth 30.000  invalidë.

Në këtë invaliditet futen dhe invaliditeti nga traumat. Në 2009 dhe 2010 vërehen rritje të aksidenteve të shoqëruar me mortalitet dhe invaliditet të lartë:

Janar Shtator 2010 kanë ndodhur 83 aksidente në punë prej të cilëve 21 janë me vdekje.

Janar Shtator 2009 kanë ndodhur 85 aksidente prej të cilëve 25 ishin me vdekje.

Llogariten cdo vit rreth 350 mijë pacientë cdo vit që paraqiten me një kosto në reanimacion prej 8000 euro për person, mjekohen dhe egzaminohen në urgjenca e llogariturnw raport me 5 milion vizita në vit, cdo vit (http://lajme.parajsa.com/Shendeti/id_176487). Vdekshmëria nga urgjencat është e lartë po për arsyet që përmëndëm më sipër (http://www.aidharmonisation.org.al/skedaret/1152258688ËB):

1.         Letaliteti  (vdekjet ne spital)  nga  Aksidentet             - 51.6%

2.         Vdekshmeria ne total  eshte                                          -  8.4/100.000 banore

3.         Numri i Aksidenteve ne total   ---                                  - 11.5/100.000 banore

4.         Numrii te vdekurve -----                                                   - 8.4/100.000 banore

5.         Numri i te plagosurve---                                                   -7.9/100.000 banore

Kurse shpenzimet për ugjencën nuk janë vecmas por të përfshira në sektorë të tjerë të sistemit shëndetësor duke penguar dhe konfuzionuar se kush duhet për urgjenca e kush jo.

Buxheti i MSH eshte 30 miliard leke  per 2011 nga  26 miliard leke ne 2010, e nga keto kane ardhur gjithashtu duke i rritur per 2011: 18 miliard jane per spitalet, 9 miliard per Shëndetin Paresor, 3 miliard shëndeti publik. Urgjencat nuk janë parashikuar.

Gjëndja është e rëndë, por përgatitja e ndarjes Buxhetit të Mjekësisë sipas Morbozitetit, Mortalitetit dhe Invaliditetit, pra sipas sëmundjeve kryesore, do të mund të përmirësonte e krijonte mundësi që të gjendeshin paratë `e humbura për reformimin e Emergjencave mjekësore`.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora