E diele, 06.10.2024, 06:11 AM (GMT+1)

Mendime

Ilmi Veliu: Nocioni ''maqedonas'' Përdorimi ose Keqpërdorimi

E merkure, 21.09.2011, 07:59 PM


 

Dy tri fjalë për artikullin e Nazmi Demishut

 

NOCIONI  ”maqedonas”  PËRDORIMI ose KEQPËRDORIMI

 

Nga Dr.sc. Ilmi Veliu

 

I nderuar Nazmi Demishau, e kam lexuar  artikullin tend në Strunga po edhe këtu te ZSH dhe nuk deshta te debatoj , sepe unë jamë, si që na titullon ti,  ,,doktorr me nderë me thanë,, që  kam studjuar e diplomuar  para Ali Hadrit, Zef Mirdites, Selami Pulaha e arbreshit nga Zara, ilirologu ma i madh i Evropes, Aleksander Stipçeviq, pastaj  kam magjistruar e doktoruar në Shkup dhe per nje kohe te gjate kame punuar ne Arhivin e Stambollit duke hulummtuar e deshifruar dokumente te reja per shqiptaret dhe Skenderbeun; dhe per kit problematike  kami debatuar dhe jemi marrë vesh me Prof dr Qemal Muratin, te cilin e kam bashkëvendas, kemi studjuar bashke ne Prishtine dhe ai si  gjuhtar dhe jo si që e prezenton ti – historian, pajtohet me mua.

Ate qe thote Qemal Murati dhe te gjithe ata qe i permend ti ne artikullin tend, eshte e sakte dhe une plotesisht pajtohem me mendimin dhe qendrimin e tyre, se maqedonet antikë ishin ilirë me origjinë nga Pellazgët, por nuk pajtohem me ju se ne shqiptaret qe Evropa më 1913 na la te  ndare nga trungu amë Shqiperia, do te duhet tash te deklarohemi si maqedon, ose shqiptaret e Kosoves si kosovarë, te Presheves si preshevare, te Qamerise si Qamë, te Malit te zi si malazez etj.

 

I nderuar Nazmi une kam te botuar nje liber me titullin ,,Autoret antik qe shkruan per Iliret. Helenet e Romaket,, dhe aty e skjaroj kët problem. Ja se si eshte teoria historike e shkencore  (e doktorrave me nderë me thane……

Arianët kanë jetuar ne veri te Indise dhe kanë folur gjuhen  Japetike. Ata ne Kohen e Bronzit levizin drejt Evropes Qëndrore ku pasi vendosen aty, fillojnë ta quajnë vehten  Pellazgë (Pellazgos) dhe gjuhen e tyre ,,gjuha japetike indoevropjane,, te ciles familje sot i takon shqipja. Duke lëvizur drejt Ballkanit e Mesdheut fillojne te ndahen ne disa grupe te veçanta:

1.Iliret

2.Thrrakët

3.Grekët dhe

4.Makedhonët

Grupet e lartëpërmendura  ndaheshin ne fise te shumta dhe secili fis sundohej nga  nje mbret, ose secili qytet ishte shtet ne vehte ,,Polis,, duke pasur edhe mbretin e vet, sidomos ne Heladë.

Si qe e sheh vëlla i dashur, ne jemi te nje gjaku me pellazgo-greket, pellaygo-makedhonët antikë dhe  pellaygo-thrrakët. Bile Qabej thote se shqiptaret dhe shqipja rrjedhin nga nje perzierje ilirothrrakase dhe ne kohen e  ,,Era e Re,,  nuk kemi ilirë, thrrakas, makedhonë,  e grekë antikë,  por kemi pasardhesit e tyre te drejtperdrejte, Arberit-shqiptaret.

Fiset greke te ndare nga Pellazget, më vonë përzihen me  Dorët- Eolët dhe Jonët qe  vine nga veriu ku pëzihen me grekët antik  dhe formohet nje popull i ri i quajtur - Helas dhe shteti i tyre Helada.

Edhe Maqedonia ka qenë një shtet i krijuar nga fiset Ilire ne nje territor te caktuar gjeografik  qe pastaj shtrihet në disa kontinente dhe tash sipas mendimit te Demishaut edhe indiani apo pakistanezi duhet te ndihet dhe deklarohet  si maqedonas.

Pra Maqedonia eshte term dhe teritor gjeografik e banuar me popull te fiseve Ilire si Paionet, Doriopet, Pellagonet, Lynkestet etj, te cilat fise i bashkojnë në një shtet mbretërit e tyre si Perdika… Filipi e Laka, njelloj si qe Brdhyli, Agroni , Teuta, Genti bane bashkimin e nje numri te caktuar te fiseve ilire dhe themeluan shtetin e quajtur Iliria, net e cilin shtet nuk kane qene te perfshire te gjithë fiset ilire, si dardanet qe kane pasur shtetin e tyre Dardania me kryeqytet Scupi, shteti ilir Penestia me Uscana, shteti ilir i Molosëve, etj.

Pasi shteti Maqedoni pushtohet nga romaket , nuk ka më maqedonë por ka vetëm ilirë që pastaj fillojne te thirren arber dhe ata të Greqise antike Helenë ose grekë të rinjë qe nuk kanë shumë lidhje me ata antikë sepse eshte bere perzierje dhe asimilim, dhe kemi greket e sotem qe dallojne shume nga ne edhe ne gjuhe edhe ne tradite.

Ta kuptoje lexuesi me emrin Ujku po edhe Nazmiu se Shkupi,(Scupi) Tetova,(Oeneum) Gostivari,(Draudacum) Kerçova (Uscana) Ohri (Lyhniodi) Manastiri (Heraklea) nuk kanë qenë pjesë e Maqedonisë antike por  të pushtuara nga Maqedonia ne kohen e Filipit e Lekës. Vete Bardhyli 90 vjeçarë ka ba nje luftë kunder Filipit. Pra mbreti i fundit i Maqedonisë, Perseu ne vitin 169 p.e. e ka pushtuar Uscanen, Draudakum e Oeneum.

Perseu eshte mbreti i fundit i Maqedonise, dhe  i bashkë me Gentin kane luftuar kunder Romes dhe e humbin luften  ku bien rober dhe dergohen ne Rome. Nga viti 169 p.e. nuk ekziston ma as Iliria, as Maqedonia e as Dardania sepse romaket i pushtojne dhe i ndajne ne provinca te ndryshme.

Iliret fillojne te thirren arber po edhe ata fise ilire qe kishin qene ne kuader te shtetit te Maqedonisë dhe sot ne shqiptaret nuk mund te quhemi komb maqedonas sepse kombi maqedonas dhe kombi Ilir jane kthyer ne komb shqiptarë dhe emrat Qamë, Kosovarë , Preshevarë, Ulçinakë, Matjanë, Dukagjinas, Hasjanë, janë emra krahinash dhe nuk prezentojne perkatsi kombëtare.

Ajo që sllavomaqedonët e sotëm prezentohen si maqedonas eshte formimi i nje kombi te rinjë artificial ne nje pjese te Maqedonise se dikurshme ku kane te pushtuar edhe nje pjese te tokave iliro-shqiptare dhe  qe sot quhet Maqedonia Perendimore. Kjo pjese e kesaje Maqedonie nuk eshte quajtur Maqedoni as ne kohen Bizantine, as te Car Dushanit, e as te asaje osmane,  por ne kohen osmane eshte quajtur ,,Arnaut ilinden,,(tokat e Arberit) dhe pas vitit 1912 deri 1939 Vardarska Banovina Juzhna Serbija. Maqedoni si pjese e Jugosllavise e ka ktijuar Tito qe mos ti bashkohet Serbise qe do te bahej shume e fuqishme ne federaten jugosllave dhe mos ti ngjitej Bullgarise e as Shqiperise. Ky ka qene plani i Milladin Popoviq, Dushan Mugosha e Tempo.

Pas prishjes se Jugosllavise, Shqiperia nënë nuk kishte bythë që tia bashkonte pjeset e veta trungut shqiptarë që i kishte pasur deri më 1912 dhe shqiptaret mbeten te ndare nen Mal te Zi, Serbi, Maqedoni, Greqi.

Te dashur dhe te nderuar, une jam shqiptar i Kërçovës dhe jo vetëm unë por cilidoqoftë shqiptarë i Maqedonisë, është i gatshem te ta jape plumbin  ne lule te ballit nese i thua se nuk je shqiptare por  maqedonas.

Ka eksistuar Jugosllavia dhe nje numer i madh i populates qe kishin martesa te perziera, deklaroheshin si jugosllavë dhe tash pas zhdukjes se Jugosllavise u zhduken edhe jugosllavet por  mund te ndodhe qe ndonjehere Vojvodina ose Sanxhaku ta shpalle vehten Jugosllavi dhe popull jugosllav.

Une e perseris edhe njihere i dashur Nazmi se maqedonet antic kanë qenë ilirë dhe pas prishjes se Maqedonise mbeten ilirë, e ma vonë marrin emrin arber-shqiptarë dhe perse tash pasi për 2200 vjet e kemi quajtur vehten ARBËR-SHQIPTAR, tash te quhemi  maqedonas, ose dardanët, jo shqiptarë por  kosovarë. Eshte kjo teori shume e rrezikshme që është shumë aktuale në Kosovë , edhe per ne po edhe per kosovaret, sepse bahet coptimi i kombit shqiptarë që të mos mundet te bashkohet asnjëherë.

Amerikanët poashu janë kombi  rinjë artificial i formuar nga shumë popuj te botës. Pra ke ,,American nation,, shtetas amerikan dhe jo  Ethnic amerikans, atni amerikane.

Nese mbeteni te pa kenaqur nga ky shkrim, atëherë kerkoni te lexoni nga Aleksander Stipçeviq, Ilirët dhe Iliria ose Fanulla Papazoglu, Dardania dhe shtetet tjera ilire ne Ballkan.

Artikullin qe posa e ka botuar ZSH eshte kumtese e lexuar ne simpoziumin shkencorë mbajtur nga universiteti ILIRIA ne Prishtine ku me kumtesen e tij mori pjese edhe Aleksander Stipçeviq.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora