Mendime
Kalosh Çeliku: Gjaku dhe fisi flasin shumë për pasardhësit e familjes
E marte, 20.09.2011, 06:59 PM
GJAKU DHE FISI FLASIN SHUMË
PËR PASARDHËSIT E FAMILJES
(Letërpërgjigje, “Visar Xhambazit”)
Nga: KALOSH ÇELIKU
Letërsia shqiptare:
Student | |
| |
|
“Visar” i dashur, nuk e them këtë unë, e ka vërtetuar edhe shkenca: Gjaku dhe fisi që trashëgohet brez pas brezi, flasin shumë për një familje. Nëse në atë familje ka pasur trima (kaçakë), në çdo njëqind vjet nga ajo rrënjë mund të shpërthejë një filizë – lindë një trim. Nëse ka pasur hajdutë, përsëri do të lindë një hajdut. Nëse ka pasur spiunë, përsëri do të lindë spiun. Nëse tregtarë (xhambazë), përsëri do të lindë tregtar. Nëse, në atë familje ka pasur shurdhmemecë, përsëri pas disa viteve do të lindë një shurdhmemec. Ose, edhe pjestarë të asaj familje me të meta mendore - fizike. Gjaku është ai kryesori që qarkullon në atë familje me vite e vite nëpër damarë. Shkenca thotë: gjeni.
Populli ynë shqiptar që moti i ka ditur këto ligje të Natyrës. Prandaj, edhe gjatë martesave të djemve e cucave të tyre, nënat shqiptare për nuset kanë pyetur deri në shtatë breza për fisin. Nuk kanë dashur ta përziejnë gjakun në familje.
Ja, argumenti më i fortë që stërgjyshi yt ka shum pak gjasa të ketë qenë kaçak, si stërgjyshi im Emin Çeliku (Xhambazi). Mbiemra Xhambazi ka me qindra anë e mbanë Atdheut. Stërgjyshi im nuk e ka pasur mbiemrin Xhambazi, pas këtij mbiemri ai vetëm është fshehur si kaçak nga përndjekja këmba – këmbës e pushtuesve osman. Shkaku se, gjithë jetën për së gjalli ia ka kthyer tytat e armëve turkut. Stërgjyshi im është fis Bajraktarësh bekteshian, dhe të parët e tij të shpërngulur me dhunë nga një fshat malor i Shqipërisë kanë ikur nga përndjekja osmane në një fshat tjetër të Shqipërisë, Cërvicë afër Kërçovës për t’ia humbur gjurmët turkut. Fshat, në të cilin jeton edhe sot fisi Çeliku (Bajraktari). Tre vëllezër kanë ikur nga përndjekja e pushtetit osman në atë kohë: njëri është ndalur në fshatin Cërvicë të Kërçovës, i dyti në Prilep (afër Manastirit, ku pasardhësit e tij jetojnë edhe sot) ende me mbiemrin Bajraktari dhe i treti në Turqi.
Përndjekja osmane ka qenë ajo, që fisin Bajraktari brez pas brezi nuk e ka lënë rehat në trojet e veta stërgjyshore, të ngulë rrënjë vetëm në një vend, por ka ikur, bredhur, fshehur maleve e luftuar me armë në dorë anembanë trojeve të Shqipërisë.
Stërgjyshi yt Emin Xhambazi, që edhe ti e pranon se “ka qenë pjestar i forcave otomane”, nuk ka dalë në mal vite me radhë të bëjë jetë kaçaku. Emin Çeliku (Xhambazi) kurrë nuk ka qenë pjestar i forcave osmane, por e ka luftuar turkun deri në vdekje: “…Dihet se në shtabin kryesor kryengritës ka qenë edhe Emin Xhambazi, por për të nuk ekzistojnë të dhëna më të hollësishme… Tani për tani dihet me siguri vetëm se në shtabin kryesor kryengritës kanë qenë Dervish Cara, Emin Xhambazi dhe Sylejman Toli, i cili në raportet konsullare angleze është shkruar gabimisht Soliman… Nga e gjithë kjo që u parashtrua shihet se ka pasur shtab kryesor kryengritës, por nuk e dimë numrin e saktë dhe listën emrave të anëtarëve të shtabit. Dihet vetëm se, më 18 maj 1844, në betejën e Katllanovës (afër Shkupit, sh. K.Ç.) u zu peng krejt shtabi kryesor kryengritës, me përjashtim të Emin Xhambazit që u vra në betejë”. (f. 109 – 110, Kryengritja e Dervish Carës – Dr. Aleksndar Matkovski, Shkup 1985).
Argument tjetër, stërgjyshi yt nuk e ka ndërruar mbiemrin Xhambazi, që t’ia humbë gjurmët pushtetit osman. Arsye e fortë kjo e stërgjyshit tim, që turqit të mos i hakmerren familjes Çeliku. Dhe, stërgjyshi yt nuk e besoj të ketë luftuar krah për krahu me Drvish Carën maleve të Zajazit (Kërçovës), Dibrës, Gostivarit, Tetovës e Shkupit, në Kryengritjen e Drvish Carës (1843-1844).
Emrin e stërgjyshit e ka trashëguar im Atë: Emin Çeliku, i cili edhe ma ka rrëfyer gjithë këtë histori, shkakun e daljes të stërgjyshit në mal si kaçak, i cili ka pasur edhe çetën e vetë të kaçakëve. Vite me radhë ka bërë jetë kaçaku duke mos iu bindur pushtuesve osman, u ka vënë pusi mes maleve me armë në dorë. I ka plaçkitur në çdo hap zaptiet turke duke ua shprëndarë plaçakat e luftës katundarëve të varfër. Më vonë gjatë përgaditjes së Kryengritjes shqiptare lidhet dhe bashkëpunon me Dervish Carën, dhe jo rastësisht është në shtabin kryesor të kryengritësve. Ende më rrinë para syve armët e Babait si trashëgim nga gjyshi i tij që i mbante në brez, krahut e hatullave në shtëpi. Emrin e një kaçaku të kësaj ane Kalosh Zajazi e trashëgoj edhe unë për shkak të admirimit të madh që kishte im Atë për kaçakët e maleve. Tjetër punë është ajo se, unë në vend të pushkës rroka penën. E përsëris edhe një herë: trimi lind trima, hajduti – hajdut, krimineli – kriminel, spiuni – spiun, servili – servil, tregtari (xhambazi) – tregtar, frikacaku frikacak, trusakati – trusakat…
Nga ana ime si shkrimtar, vetëm kaq kësaj radhe. Përmëtepër argumente mund t’ju japë historiani i kësaj ane (Kërçovë) prof. Dr. Ilmi Veliu. Familje Xhambazi ka edhe në fshatin tim të lindjes Cërvicë, por kurrë edhe sot e kësaj dite askushi nuk e trashëgon këtë emër kaçaku në atë familje.
Dhe, argumenti i fundit: po të ishte stërgjyshi yt kaçak
P. S.
Mirë është t’i shfletosh këto libra: Krynegritja e Dervish Carës nga Dr. Aleksandar Matkovski (Shkup, 1985), Poezia popullore e kaçakëve nga Dr. Fazli Syla (Prishtinë, 1982), dhe Zajazi nëpër shekuj… - Dr. Ilmi Veliu (Kërçovë, 2011). Ku ta dish, ndodhë stërgjyshin tënd e gjen si emër e mbiemër mes atyre faqeve të këtyre librave. Mund të ndodhë edhe kjo: stërgjyshi yt si burrë i një familjeje të vjetër qytetare ka ardhë nga Prishtina dhe ka “dalë kaçak” maleve të Zajazit (Kërçovës), çerdhe historike e kaçakëve të kësaj ane, që brez pas brezi nuk e kanë duruar pushtetin osman. Ku ta dish?! Mundet, ndoshta edhe stërgjyshi yt ka “dalë kaçak” në mal ta luftojë me armë në dorë turkun duke ia kthyer tytën e pushkës si “pjestar i forcave otomane”...