E marte, 15.10.2024, 11:26 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dëramku: Fatet në diasporë

E merkure, 21.09.2011, 07:58 PM


F A T E T      N Ë      D I A S P O R Ë

Të lutëm  baba.., mos  shko në Gjermani, mos na lë vetëm  baba !??

 

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Ishte nata e fundit e qëndrimit tim në vendlindje-Kosovë. Të hënën nisesha për të kërkuar strehim politikë në Gjermani.., apo diku në shtetet e Perendimit. E mora atë rrugë të mallkuar edhe unë si shumë bashkëatdhetarë tanë, jo nga dëshira por nga gjendja e vështirë ekonomike dhe presioni që më bëhej nga pushteti kriminel serb, ( jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve në trojet etnike). Nëna dhe bashkëshortja ime s'bashku e shtruan sofrën. U ulem të gjithë. Filluam të hanim darkë, por askujt nuk i hahej. Në  dhomë mbretëronte një heshtje, kryqzim shiqimesh, dhembje shpirti.., dhe vetëm heshtje.... Sofra qëndroi mbi 30 minuta e shtruar, e ngritëm sofrën ashtu siq e shtruam. Babai im Hesati, kishte 4 djem, mirëpo sytë i kishte drejtuar nga vëllau im i madhë Selveri. "Unë, isha student i vitit të dytë pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore, dega e Biologjisë. Si pjesmarrës i demostratave të vitit 1981, mua më kishin larguar nga Fakulteti i Biologjisë, e pastaj në vitin 1982 i dënuar edhe me burg. Pasë daljes nga burgu dhe përjashtimit tim nga Fakultiti, ndaj meje u morrën disa masa ndëshkuese.., nuk më lejohej të banoja në konviktet e studentëve, nuk mund të hyja në provime, përgjohesha nga organet e UDB-ës jugosllave, më ftonin në biseda të shpeshta të ashtuqujtura... "informative", e nga një herë posë ofendimeve me fjalë të ndyta.., nuk mungonte edhe kërbaqi". Heshtjen e rëndë që e kishte pllakosur familjen time e ndërpreu zëri i vajzës sime Vlorianës, e cila mu drejtua me këto fjalë: Babi mos shko.., në gyrbet.., babi mos na le vetë.., dhe u shtri në prehërin timë, e zuri gjumi. Babai im Hesati, thithte me afsh cigaret e duhanit dhe lëshoi radion: Në ato momente ishte duke u kënduar kënga  për gyrbetin.

 Kush i pari bani, more djalë gyrbetin,

kurrë Allahu mos ia dhashtë atijë selametin....

Monotonin e heshtjes e theu kënga me efektin e sajë të madhë,  nënës, babait, por edhe fëmijëve iu mbushën sytë me lotë. Babaai im bënte përpjekje që mos ta shohin fëmijët e mij, ndersa nëna kursesi nuk mundi t'i përballoj presionit dhe dhimbjes që ndiente për largimin tim;ajo qante,dëneste . Ajo tani filloj të qaj me zë. Fëmijët e mijë kishin ulur kokën , sikur të kishin bërë ndonjë gabim-fajë dhe prisnin t'i qortoja unë. Tani ata e kuptuan se unë do të largohesha të nesërmen ng shtëpia dhe të shkojë.., diku.., ta strehoj kokën e t'ua siguroj ekzistencën familjes sime. Vloriana ishte vajza ime e vogël i cila akoma nuk i kishte mbushur 5- vite, dhe nuk ishte në gjendje ta kuptonte se ç'farë drame e vërtetë po zhvillohej në atë mesnatë. Elbasani dhe Valoni, si dukej ishin më të rritur ata e kishin kuptuar dhe nuk flisnin asgjë. Vloriana nuk më largohej nga prehëri dhe krahërori dhe përsëriste fjalët : "Babi  mos shko në Gjermani !!!!... , babi mos na le vetëm...., e unë ngadal ia përgdhelja flokët asaj.., dhe mendoja se deri kur kështu .., deri kur të dënuar, të rrahur, të burgosur dhe të vrarë shqiptarët ?!        Kur shihja se si i rridhnin lotët babait, i thoja.., babë unë nuk do të rrij shumë në mërgim ? ! .., nuk ju lë të vetmuar ? ! Babai tani ishte zhytur në mendime, ai e dinte se si zhvillohet e kalohet jeta në mërgim, sepse ai kishte punuar mbi 5 - vite në Zvicër, por kur unë u burgosa atij iu konfiskua pasaporta dhe mbeti në shtëpi.

Atë mbrëmje duhani ishte bërë shoku më i mirë i babait timë Hesatit.

Eh more birë sa e vështirë qenka jeta ! Dhe ktheu kokën nga unë!

E vështirë jeta babë...., ia ketheva unë.....

Gjithëmonë vuajtje.., gjithëmonë s'kamje, çdo herë nën robëri.., deri kur kështu ? !.., tha i demoralizuar babai  ? Ndërhyri , nëna ime.., durim.., durim .., se të gjitha do t'i tejkalojmë. Po sa duhet bërë durim unë e pyeta nënën time ? E vështirë është jeta pa LIRI. Duhet të jemi të fortë, t'i përballojmë të gjitha..., fjalët e babait tim sikur më demoralizun, ktheva kokën prapa dhe ofshava.

Edhe pak djali im se do të vijë një ditë.., kur ne të gjithë do të jemi të lirë..., e do të punojmë dhe jetojmë në Kosovën e dashur, dhe të lirë ..., shtoi babai ! Jetoni ju të rinjët, se jeta jonë kaloi... I thashë (Ramizi) babë.., ne s'bashku me ju do të jetojmë dhe shijojmë aromën e Lirisë. Biri im.., (morri frymë thellë) kështu siq po shihet dhe sa po punohet .., largë..., shumë largë jemi nga LIRIA.

 U bëftë si thua babë, por unë nuk besoj ..,i tha bashkëshortja ime babait tim. Ora kishte kaluar mesnatën ne nuk mund të ndaheshim. Unë, u ngrita ne këmbë dhe u thashë prindërve natën e mirë dhe gjumë të  ëmbël. E putha dy herë në faqe vajzën time të vogël Vlorianën, e cila kishte fjetur në prehërin tim. Unë s'kisha fare gjumë. Jashtë binte shi me rrëmbim dhe fryente një erë e fortë e përcjell me bubullim. Unë isha zhytur në mendime.., dhe më kujtoheshin fjalët e atdhetarit Sadri Misini Dërmaku, i cili shumë shpeshë na fliste për atdhetarin e nacinalistin Hysen Tërpeza, i cili jetonte në diasporë. Para se të vdiste atdhetari Sadri Misini, i burgosur politik ( me 9 - vite ), tha: "Shumë të rinjë shqiptarë u dergjën, po dergjen dhe duhet të dergjen nepër kazamatet serbe për të arritur tek çlirimi i Kosovës, dhe trojeve etnike shqiptare e pastaj edhe Bashkimi Kombëtarë- (nëse këtë e kërkon populli ). Të nderuar prindër të mij, e nderuara bashkëshorte - Naime, bëhuni të fortë, të qëndrueshëm  se largimi im nga gjiri familjar  po bëhet nën presionin e armikut ( si tek të gjithë shqiptarët) andaj ne na mbetet që me të gjitha forcat të angazhohemi e ta shkrijmë atomin e fundit të energjisë për të arritur tek çlirimi i Kosovës - Liria. Papritmas trokiti dikush në derën e dhomës ku unë flija ! Pasë ca sekondave u dëgjua zëri i babait . Mirëmëngjesi biri im..., Mirëmëngjesi babë. Tërë natën nuk i kisha mbyllur sytë,,,, në dhomën tjetër të gjithë ishin zgjuar dhe s'fliste askush. Përsëri heshtjen që mbretronte në dhomë e prishi Vloriana. E cila duke qajtur mu drejtua mua : Babi mos shko në Gjermani, Babi mos na le vetëm ne këto ditë dimri. Jo, jo ju drejtova vajzës sime, por më dridhesshin buzët nga mërzija e dhembja që më kishte kapluar mua. Të d djemtë: Elbasani e Valoni e përcillnin në heshtje këtë ngjarje. Koha po ofrohej, por Vloriana nuk më largohej nga prehëri. Aty këtu ndëgjoheshin të lehurat e qenëve, dhe më dukej se i tërë fshati ishte në gjumë !!! U ndava nga babai, nëna, bashkëshortja, fëmijët dhe nga Vloriana e cila do pëlsiste duke qajtur, dhe asesi nuk ndahej nga unë.  U ndava nga familja pa thënë asnjë fjalë, sepse nuk mund të flisja.. Arrita në stacionin e autobusëve në Prishtinë, përplot udhëtarë të rinjë, të moshuar, burra e gra ia kishin mësyer gyrbetit. Nuk mund të shije tjetër pos njerëz me tytyra të mrrolura, duke qarë, duke u përshëndetur dhe duke u uruar rrugë të mbarë dhe këthim sa më të shpejtë në vendlindje ? ! Mos u mërzit për mua baba i thashë.., për mua. Unë kërkoj nga ju që t'i ndihmoni bashkëshortes sime në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të mij. Mësoni fëmijët e mij, se unë s'shpejti do të kthehem  ! ?  Kur..., s'e di, në kokë më ishin ngulitur fjalët e Vlorianës, "Mos shko baba, mos na le vetëm !!!????"

 

Punuar me 27.08.1992

Ravensburg-GJermani



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora