E diele, 28.04.2024, 04:22 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Daullet bien për ata që kanë vesh!

E hene, 26.09.2011, 07:58 PM


Daullet bien për ata që kanë vesh!

 

Nga Faik Krasniqi

 

Referimi ndaj historisë nuk bën asnjë orakull apo frikacak!Fakt është që, Greqia, Serbia dhe Turqia gjithmonë na kanë vrarë e prerë sa herë kanë patur rastin, ndërsa tani ata përsëri qartas shprehin qëllimet e tyre, përmes regjistrimit etniko-fetar dhe ndryshimit të historisë.Serbia do Kosovën, Greqia Jugun, Turqia na përdor në luftë kundër Greqisë, atëherë a janë këta ''vëllezërit'' tanë?Përse nuk duam njëri-tjetrin kaq sa duam turkun, grekun e serbin dhe përse në vend të maturisë, përdorim fjalën frikë.Trimëria dhe frika jonë, na kanë çuar në greminë, maturia na shpëtoftë!

Mijëra shqiptar deri më tash kanë ndërruar kombësinë e tyre nga shqiptarë në grekë për përfitime personale gjatë këtyre 21 vjetëve dhe nuk duhet të lejojmë më që të regjistrohen si grek, sepse cenohet rëndë sovraniteti i përbashkët shqiptar.

Zgjidhjet janë të shumta :

1.Të mos realizohet censusi etnik, sepse Greqia censusin nuk e realizon.

2.Të fillojë verifikimi i regjistrave civilë të viteve para 1990.

3. Pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE, le të organizohen regjistrime etnike në Ballkan me reciprocitet të plotë.

Një pyetje kisha për grekët dhë Greqinë!

Pse nuk i pëlqen reciprociteti Greqisë ?

Pse mos të japi Greqia shembullin e vetë ?

Pse mos të bëhet regjistrimi etniko-fetar në Greqi që është vend 30 vjetë anëtar i BE-së ?

Qeveria në rast se mbron interesat e popullit, për këtë problem kaq madhor për të ardhmen duhet të shpallë referendum.Në rast se nuk e përfill popullin, dhe vendos në kundërshtim të interesave kombëtare, atëherë kemi të bëjmë me politikan të shitur antikombëtar.

Aleanca Kuq e Zi duhet të zgjerohet, të forcohet, të lidhet mE popullin për t'i thënë ndal tradhëtisë.

Shpallja e Shqipërisë si shtet multietnik do jetë kapitulli fundit i historisë së shqiptarëvë.Daullet bien për ata që kanë vesh!

 

(Autori është publicist nga Prishtina)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora