E diele, 06.10.2024, 09:25 AM (GMT+1)

Mendime

Mahir Morina: Histo-gjenetika shoqërore- trashëgimitë dhe mos aftësitë ndryshuese

E shtune, 24.09.2011, 05:01 PM


Histo-gjenetika shoqërore- trashëgimitë dhe mos aftësitë ndryshuese

Armiku i vetes mos uniteti 

 

A lindi dreqi para njeriut apo njeriu para dreqit ?..gjë e pa sqaruar !

 

Nga Mahir Morina

 

Shoqëria me unitet ne kohë të imponimit apo armiku i vetvetes(simptoma të shoqërisë shqiptare) dhe,(të sqarohemi me gjykimin e mos unitetit ne këtë shoqërinë tonë nuk nënkupton qe nuk po e dëshirojë unitetin,por pikërisht qe po e dëshirojë po merremi me këtë,dhe ne parim duhet mësuar se njeriu mendon,kërkon,kritikon,merret vetëm me atë qe i intereson dhe qe e mundon)

 

Çështja e (mos)unitetit është trajtuar jo rrallë por jo edhe aq seriozisht,edhe nëse është trajtuar nga  pala lexuese nuk është kuptuar si gjykim e nevojës se ndryshimit dhe ndjeshmërisë se saj,andaj edhe këtu ndalemi të:Teoria pa praktikë mbetet fëmijë i abortuar

 

Ku përderisa përbejmë shoqërinë qe kërkon fitore pa sakrificë ne stilin marrës-jo dhurues,atëherë duhet menduar ka janë të lindura këto fije psikike të mentalitetit dhe cila është gjeneza e kësaj shoqërie që ende dashuri ka hiperbolën.

 Njohjet historike të mbështesin se mosarritjet shqiptare pikë problem e kanë pasur çdo herë mos unitetin dhe si një e metë gjenetike e trashëguar ky fenomen i  ka rrënjët tek paraardhësit ILIRET ,të cilët këtë ndjenjë filluan të prezantojnë si dëshirë për ndarje ne principata mandej del dobësia me e madhe qe kishin.,dhe pa hyr ne histori duke konsideruar nivel tuaj në njohjen e saj,dimë problemet e shfaqura me pas ne të gjithë përfaqësimet ne emrin e kombit shqiptar kur rrallë herë ndodhi të pranohet një përfaqësueses i vetëm ne vlerë apo numër .

Trashëgimitë e tilla forcuan idealin e mospranimit te vlerës në mos ndjeshmërinë e ndryshimit të kësaj te mete kombëtare

 

Mos aftësitë ndryshuese ishin të pranishme çdo herë,dhe kjo rezultonte me humbje kohe dhe ndarje forcash .një shenjë e kësaj gjendje paraqitet tek arritja e takimit për njësimin e një alfabeti shqip në Manastir me 1908 dhe ai për disa ditë nuk takoj progres derisa Ndre Mjeda hoqi dorë nga vendimi i tij,dhe pranoj  idetë e tjerëve  për alfabet me paksa përmirësime të njehsojnë alfabetin(këtu paraqitet suksesi i cili mund te arrihet me  unitet dhe vonesa  e tij tregonte se do ishte bërë edhe me herët po të kishte mendje me atë nivel uniteti)

 

Faik Konica

Për të gjykuar mirë një njeri që ka pjesë në histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vetë u rrit, u suall e roiti.
(Albania, nr.2, 1902)

 

E kam të qartë mendimin e Konicës,por çështja e unitetit nuk kërkonte mjete materiale,nuk kërkonte stinë përshtatshmërie për zbatim,thjesht duhej kërkohej defekti i vetes si komb.

Apo kombi shqiptar ish i unitetshem vetëm ne luftë.

Kur vihemi ne analizën e popullit si qenie dhe kontribut i saj në jetën e modernizimit ne Evropë ne s kemi produkt të krenarisë...sepse gjëja e vetme për tu krenuar kishim luftën dhe ndonjë betejë të saj,në jetën e modernizimit kërkohet produkti i prodhimit të ideve dhe kontributeve të orientimeve drejt paqes,këtë nuk mund ta bënim ne dhe nuk mundemi as sot,sepse na mungon produkti madje ende nuk e dimë pse na mungon,dhe ja pse sepse për formimin e diçkaje normal te pranueshme krahas shekullit  duhet organizuar një shoqëri e tërë ne menaxhimin dhe strukturimin e saj çka do qoftë ajo ,pra ajo mungon sepse mungon unitetit i cili do mundësonte pranushmerinë e  tjerëve për udhëheqjen e atij projekti,përkrahjen dhe ruajtjen e tij në mënyrë të përbashkët dhe të udhëhequr nga dikush i thirrur ne emër te asaj shoqërie  (siç bën anglezet ne zbulimin e futbollit),e kam të qartë qe ne nuk jetojmë tani ne kohën e zbulimeve ,por edhe kur jetuam nuk zbuluam gjë,mandej shqiptaret që arritën fama botërore ata nuk i arritën me punën e tyre të bërë ne tokat e tyre,apo me mirë te themi ne shoqëritë e tyre ne shtet te vet por i bën larg,ne Amerikë,Australi,Angli,Gjermani etj,d.m.th atje arritën ta gjejnë vetveten ,e këtu jo të njëjtit njerëz, pse-sepse ne nuk i pranojmë dy Skënderbe.

 

Nganjëherë  të ikë mendja se kjo shoqëri është vërtet unikate duke mos pasur këtë mos pranushmeri nga popuj tjerë,as ngjasime dhe jo rastësisht sepse nuk e pranojmë vet-veten 

Farë e popullit që nuk gjendet më  në rruzull  

 

Fakti qe te fundit po luftojmë për identitet tregon shumë mirë aftësinë tonë për jetën e bashkuar mbi token e gjeografisë tanimë të legjendarizuar SHQIPTARI!

 

Në këtë jetë dhe në këtë shoqëri kur materialja po e vranë dhe e mund njerëzoren,masa e mos unitetit është ne rritje te madhe gjë e cila pos krijim  mjegullës shoqërore rrit edhe kauzën politiko-kombëtare.

Një shoqëri e cila nuk i dhuroj asgjë njërzimit dhe pretendon te arrij diçka vetëm duke pritur nga te tjerët,është kjo shoqëri që përben një popull me teorikun ne rajon,dhe një popull që merret me fjalë shumë ai s ka kohë të punoj.

E vetmja gjë që do i jepte fillim krijim unitetit,forcimit të mirësisë popullore dhe kontributeve morale,atdhetare e shkencore do ishte konvertimi i çdo përpjekje ne respektim të ligjit

 

S'do i bënin ndër kësaj thirrje  dhe gjykimi as mua,ata të cilët do teorizoheshin(shiteshin) me shqiptar sesa SKENDERBEU me komentet e tyre.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora