Mendime
Albert Shabanaj: Një dialog i barabartë për të gjithë kërkon garancinë e mbrojtjes juridike
E diele, 25.09.2011, 08:02 PM
Një dialog i barabartë për të gjithë kërkon garancinë e mbrojtjes juridike te cilën e ka Serbia e nuk e ka Kosova!
Duke anashkaluar fenomenet juridike, apo duke mos i studiuar në mënyrë te gjithanshme dhe mos marrja ne konsiderate,apo injorimi i institucioneve, nuk besoj se do te gjenden zgjidhjet e krizave te shumta ne vendin tonë me theks te veçante te kësaj krize ne veri te vendit e cila sa vjen e po bëhet me e pakontrolluar.
Nga Albert Shabanaj
Sot gjerësisht ne politiken vendore dhe asaj ndërkombëtare,nuk po flitet dhe veprohet qartë por po belbëzohet për një “krize në veri te vendit”e cila,sa me shume te analizohet ne del ne pah se,ajo krizë ne veri dhe te gjitha krizat tjera ne Kosove,janë te shkaktuara nga nëpërkëmbja e institucioneve dhe mungesë se sundimit te ligjit. Asnjë krizë,sidomos kriza e veriut e cila është e akumuluar vite te tera nuk zgjidhen me eufori (hyxhyme) duke e thelluar atë edhe me tej,por krizat te cilat do qofshin ato..duhen te analizohen dhe studiohen ne mënyrë te gjithanshme nga eksperte kompetent dhe jurist te ngjeshur profesionalisht;meçe kriza ne veri është kompetencë pikërisht juridike e assesi politike. Mëtimet dhe tentativat për ta shitur dhe justifikuar ne opinion problemin e veriut dhe sovranitetin e vendit si çështje politike,ngërthen ne vete rreziqe te paparashikueshme ne njërën anë dhe anën tjetër po vërteton për opinion, justifikimin paraprak për koncesione ne kurriz te popullit shqiptar,te cilët thjesht janë viktima përbërëse e proceseve te pa drejta politike dhe vuajtjeve te tyre nga bandat kriminale çetnikesh... ne shërbim te padrejtësive politike dhe shantazhuese ne vazhdimësi. Tashme kanë perënduar kohërat e Stalinit,Titos,Enverit etj..
Dhe... nëse besojmë se një politikan është kompetent dhe mund te japë zgjidhje për çdo problem te zhvillimeve shtetërore pa konsultime te mjaftueshme institucionale dhe parlamentare,duke përfshi edhe ekspert kompetent te fushave te larmishme,atëherë gabohemi rëndë. Prandaj kërkohet bashkëpunim i gjithanshëm pasi qe dihet tashme qe është vështirë të gjesh te gjitha shkaqet dhe formulat për zgjidhjen e tyre ne këtë lëmsh te veriut,që është një e keqe e rrezikshme për shoqërinë dhe vendin tone ne përgjithësi me kanosje te ndarjes se asaj pjese vitale te Kosovës.
Këtyre ditëve kemi pasur mundësin qe secili te lexojmë për krizën ne veri te vendit,kemi mundur te i lexojmë edhe politikan dhe “specialist” te cilët thonë se kriza e veriut kërkohet qe ne shumë mënyra te zgjidhet,siç kemi dëgjuar për dhurimin e një autonomie te zgjeruar,Ahtisari plus etj... demagogji. Unë mendoj se,kriza ne fjale mund te zgjidhet me lehtë sesa ata kujtojnë (dëshirojnë) nëse ajo krizë studiohet ne mënyrë profesionale gjithëpërfshirëse. Me impenjime institucionale e jo si deri me tani individualisht,si ne t’kaluarën e bolshevizmit... te mbajtjes top sekret zhvillimet shtetërore nga një klan i caktuar politik,siç ishin dhe janë bisedimet me Serbin dhe rrjedhat e tyre te cilat janë jetike për popullin e Kosovës. JO,zgjidhja e krizave gjendet ne PARLAMENT dhe ne mënyrë parlamentare,aty do te duhej te dalin struktura të afta,te mbështetura me mjete materiale e logjistike si informatizimi,teknologjia dhe rregulla të reja te munguara deri me tani te një rigoroziteti disiplinor më të madh ndaj lojtarëve politik,etj,etj. Nuk jam dakord,qe te betonohet principi dhe vëmendja ne pritjet ndërkombëtare për interesat jetike tona. Nuk pajtohem me qeveritare qe thonë dhe presin nga ndërkombëtaret te na çlirojnë ne vazhdimësi dhe pa fundsi,sa here qe kërcënohemi. Me një kështu mentalitet prej debili politik dhe paraziti ekonomik,po i irritojmë edhe ata miqtë e pakt qe na kanë mbetur ndërkombëtar. Megjithatë,miqtë tanë e kane përfunduar misionin e tyre ne përkrahjen tone deri ne çlirim. Kosova,është dashur qe moti te shfrytëzoj përkrahjen ndërkombëtare qe te forcohet institucionalisht ne kuptimin e plotë te fjalës,për te arritur te qëndroj vertikalisht për ballë sfidave aktuale për te mundësuar sot,qe ne kohe dhe hapësirë te vrojtohen dhe studiohen shkaqet por edhe parandalimi i rreziqeve te mundshme. JO,qeveritaret Kosovar,u vunë ne shërbime te errësirave nga me te ndryshmet ne vendin tone,pasojat e tyre i shohim edhe sot te cilat vine si rrjedhoje e bashkëpunimit te tyre me te keqen por edhe me banda çetnikesh te cilët e dogjën Kosovën ne përgjithësi dhe vazhdojnë te djegin veriun e vendit tone ne vecanti. Këto poshtërime ne veri janë krijuar nga mos marrja e vendimeve adekuate institucionale,te cilat ne vazhdimësi kishin për politizim ndarjen e “XHEPAVE” ne mes te tyre. Ata te stërkequr politik e te korruptuar me bindje te gabuara për SHTETIN,ne vend qe te punonin për rehabilitimin e Kosovës se pasluftës dhe zhvillimin e saj, ata punuan dhe vazhdojnë te punojnë për mjerimin e vendit,konflikteve politike,konflikteve gjyqësore,klanore etj. qe prodhojnë procese duke ndjekur “këshillat” apo lidhjet e dyshimta ndërkombëtare,e herë-herë edhe vëllazërimin me pushtuesit duke ju garantuar edhe shpëlarjen e trurit (ndërrimin e historisë) te popullit,qofte edhe për kundër vullnetit te popullit e ne kundërshtim te KUSHTETUTES.
Sot nga poshtërsitë e me lartcekura Kosovës ju shtuan problemet dhe nuk e ka te vetmin problem veriun,por problemet janë te shumta dhe te mëdha me fqinjët e saj sllav,por edhe me terrorizmin islamik i cili vazhdon te rritet si virus kanceroz ne shoqërinë tone te pa mbrojtur institucionalisht. Populli shqiptar ende pa harruar dhembjet e forta te shkaktuara nga lufta,pas pak nga mos aftësitë politike dhe juridike ju shtuan edhe dhembjet e grabitjeve te tokave te tyre nga sllavomaqedonet,për gjate kufirit-fenomeni i demarkacionit kufitar me Maqedoninë. Gjithnjë me miratimin e politikes perfide te Kosovës,qe tani kemi fenomenet tjera te cilat po presin radhën e koncesioneve me Serbinë dhe Malin e Zi,qe sipas mendimit time janë duke u përgatitur kushtet për te ndodhur ashtu si me Maqedoninë. Këtu duhen te i shtohen edhe koncesionet me Turqinë,për lejimin e 1001 organizatave terroriste islamike ne Kosove dhe impenjimin e tyre ligjor për te ndryshuar HISTORINË KOMBËTARE,eliminimin dhe mohimin e LIDHJES SE PRIZRENIT dhe shndërrimin e tij ne qytet turk etj... etj... bastardimeve qe vërtetë këto i duron vetëm populli kosovar e jo SHQIPTAR ne kuptimin e plot te fjalës.
Ndonëse,këtu nuk duhet harruar edhe problemet jetike te banorëve Rugovas,te cilët janë te kërcënuar me grabitje te tokave te tyre nga malaziasit,e te harruar nga institucionet! Këtu behet e keqja edhe me e pa durueshme kur i shtohet fakti se,ata nuk janë te injoruar vetëm nga institucionet perfide, por janë te injoruar edhe nga populli i Kosovës!!! Këtu detyrohem te bëjë një krahasim poshtërues për vetëdijen tepër te ulte te popullit tone ne Kosove. Pse? Sepse kanë ndodhur dhe vazhdojnë te ndodhin ngjarje te rëndësishme me karaktere kombëtare,sidomos ato negative dhe domethënëse për fatet dhe shtetin tone,te gjitha kane kaluar duke i shikuar apo duke mos u interesuar fare për to,edhe me keq duke i shikuar përtej bregut...si te ishin duke ndodhur ne një shoqëri te një kontinenti tjetër!!! Ndërsa kur janë errësirat dhe poshtërsitë tjera islamike ne pyetje ngritën me mijëra ne këmbe,qofte edhe për ndërtimin e ndonjërës xhamie apo për lejimin e ferexheve poshtëruese ne zemër te Evropës!?
Shtrohet pyetja perse vallë,unë si qytetar i thjesht duhet te besoj ne INSTITUCIONET E KOSOVËS?!
Përderisa nuk pushojnë poshtërimet dhe kanosjet e ndryshme shoqërore. Vite te tera kemi dëgjuar për realitetin e zgjatjes se tepërt të proceseve gjyqësore dhe veçanërisht mbi nevojën e gjyqësorit ne veri. Ne mjaft raste dëgjojmë te denoncohet edhe dëshira e mire e ndonjë tentative nga një pjesë e gjyqtareve apo prokuroreve te cilët vendosin kundër fakteve dhe fuqisë legjislative te krimineleve te instaluar ne veri,te cilët kishin dëshirë te marrin vendime te drejta qe ndikojnë kështu ne proceset dhe ne orientimin e politikave te veçanta te SHTETIT TE KOSOVËS! Përderisa normat e proceseve integruese ku ka dëshirë për te hyre vendi ynë (BE) kërkojnë urgjentisht rregullimin e këtyre krizave kronike ne përgjithësi e asaj të veriut ne veçanti. Pra nëse mendojmë ne mënyrë logjike nuk kuptohet mos marrja e masave adekuate organizative dhe rigoroze për kontrollimin e asaj pjese vitale te Kosovës.Megjithatë, problemet e veriut te vendit tone,reflektojnë qysh ne vitin 99,respektivisht qe nga mbarimi i luftës frontale ne Kosove,për te filluar ajo speciale qe vazhdon edhe kësaj dite. Kjo lufte speciale pa drejtësisht ne vazhdimësi ka prodhuar drama vuajtjesh ne shoqërinë tone te kërcënuar,përjashtuar e nëpërkëmbur vite te tera. Qytetari shqiptar vazhdon ende padrejtësisht dhe pa mëshirshëm jo vetëm te ndihet por te jetë i kërcënuar dhe i pasigurt ne përgjithësi dhe sigurisë jetësore ne veçanti. Sepse Shumë dhunë dhe shumë vrasje mizore janë te shfaqura viteve te fundit,me shumë pak të pandehur e të dënuar dhe me shumë çështje të mbuluara qe mbretërojnë ne shoqërinë e pasluftës, te cilët lehtësisht mbijetojnë si persona te shoqërisë së rrezikshëm.
Ndonëse,këto fenomene qe po shkaktojnë plagë ne shoqërinë tonë,armiqtë fqinje por edhe ata nga Azia dhe Afrika(Fundamentalizmi Islam) po bëjnë dasme te madhe ne trojet tona(...) Duke filluar me copëtimin e trevave tona,për te vazhduar me terrorizmin dhe kriminalitetin e organizuar ne veri te Kosovës,terrorizmin dhe errësirat tjera islamike qe Kosovës tone dita-ditës po ju shkëpusin nga një cope kombëtare,qofshin ato dokrrat,historia,kultura,orientimi etj... Nga këto fenomene armiqësore te me larte cekura,janë te theksuara edhe ne vështirësitë dhe krizat brenda qeverise,për faktin se forcat regresive dhe despotike për brenda saj bashkëpunuan dhe lejuan shtrirjen e këtyre fenomeneve... pavarësisht se me dije apo pa te. Megjithatë,asnjëherë forcat e rendit nuk janë urdhëruar ne mënyrë te prerë dhe devotshëm ne kryerjen e detyrës për zbatim te ligjit deri në vetëmohim për të frenuar apo penguar këto fenomene kriminale. Qëllimi i institucioneve qeveritare ishte dhe është gjithmonë i të pasurit të një drejtësie të shpejtë (kamofllimit te realitetit) siç po shohim edhe sot ne veri te vendit.
Dhe... si rezultat sot,nëse mund te them kështu,gabimet politike te politikanëve tanë,ju dhuruan çelësin e Kosovës dy lidhjeve te përbetuara armiqësore e te koordinuara mire (sllave-turkoarabe) për largimin dhe izolimin e sajë me perëndimin. BASHKESIA NDËRKOMBËTARE,veçanërisht perëndimi i ka kuptuar këto fenomene negative ne vendin tonë dhe sipas shume burimeve është tepër e shokuar me politikan tonë por edhe me popullin e pa vetëdijshëm. Ndonëse, perëndimi sot ndodhet ne mes te dy dilemave te mëdha. E para,si te pa riparueshëm qe jemi te tërhiqen duke na mallkuar...dhe e dyta,e cila nuk është e lehte dhe kërkon shpenzime te mëdha për krijimin me ngulm te politikave te mirëfillta për t’i dhënë një jetë të re funksionalizimit te institucioneve te Kosovës,te cilat për momentin nuk përkasin aspak me funksionimin e sistemit te SHTETËSISË. Dhashtë Zoti qe opsioni i parë mos te na ndodhe se vaj halli për ne... Kurse dhashtë Zoti qe opsioni i dytë te ndodh sa ma par,qe nënkupton krijimin e SHTETIT TE DREJTES! Një drejtësi shtetërore për të gjithë,por edhe për të varfrit për te mos pasur nevojë qe aty e tutje te manipulohen nga shoqata terroriste islamike për lëmoshë... Te krijohen kushtet dhe mirëqenia sociale,te krijohen politikat progresive dhe ATDHEDASHESE. Te krijohet mbrojtja e mirëfilltë juridike për popullin por edhe për SHTETIN,duke inkuadruar gjyqtarët e prokuror me eksperiencë qe dinë të gjejnë zgjidhje te çështjeve më të ndërlikuara. Qofshin politike apo fetare,mënyra këto për të zhdukur prapambetjen e trashëguar nga terrorizmi i se kaluarës turke dhe sllave. E dini vallë, se sot ne Kosovë,do të duhet një gjyqtar për çdo lagje te jete i gatshëm për të dëgjuar dhe për te ndërhyrë ne vuajtjet dhe mizorit qytetare. Unë druaj se,nëse nuk ndërhyjnë miqtë ndërkombëtar,krizat shoqërore dhe ajo e drejtësisë ne Kosove do te mbetet kronike!? Gjyqësori dhe prokuroria vendore dhe ajo ndërkombëtare e sotshme është pamohueshëm akoma në krizë te interesave,veçanërisht për shkak të fuqisë së saj jo të mirëfilltë dhe të diskutueshme te zgjatjes së tepërt të proceseve te pa kuptueshme... Dhe,sipas mendimit tim kjo sot do të thotë “kriza e drejtësisë ndërkombëtare”!? Kriza e këtij lloji dhe këtyre përmasave..sipas mendimit time u arrit gjate sundimit te UNMIK-ut,i cili ishte kryesisht i përberë dhe i ndikuar nga zyrtare sllav,te cilët arritën te demoralizojnë e turbullojnë popullin shqiptar në jetën e një shteti te plogësht dhe i amputuar (enklavat ne veçanti veriu) siç ishte dhe është Kosova me të rëndat halle te sajë dhe të zgjaturat e tyre në kohë dhe hapësire (!!!)
Ndonëse, fjalën “drejtësi” e dëgjojmë tani në gjuhën e përditshme te qeveritarëve por edhe te ndërkombëtarëve,për të kuptuar kategorinë apo turpin e politikes tyre qe e kane ne dore. Për ta adresuar dhe shprehur nëpërmjet zbatimit te ligjit te forcës qofte dhe pa arsyeshëm,për te rrahur,burgosur dhe vrarë vetëm popullin shqiptar (Vetëvendosja etj.) si viktima herë te policisë se UNMIK-ut,e herë te bandave kriminale serbe... Prandaj kriza e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare është një krizë e cila nuk i frikon as terroristet islamik ne vendin tone e as terroristet serbe te veriut e lere me Serbinë si bosht i krizave ne fjale. Ndonëse,ky servilizëm i poltronëve ne Kosove dhe politika regresive ndërkombëtare kane arritur qe përgjatë dekadës se fundit te prodhojnë mjerimin dhe nëpërkëmbjen e popullit liridashës te Kosovës ne njërën an dhe trimërimin e politikes terroriste te Beogradit bashkë me kriminelet e veriut qe kurrë,kurrë ne jetën time nuk e kisha besuar se një dite,kriminelet dhe çetniket serb mund te tallen dhe t’i shtrëngojnë kaq fort për hunde trupat e KFOR-it (NATO-s)!!!
Këto fenomene te cekura dhe te pa cekura te mos sinqeritetit ndërkombëtar dhe bandokratizmit vendor janë prej shumë kohësh evidente,te cilat arritën te demoralizojne popullin sot si i hutuar,nuk ka besim tek gjykatësit dhe prokuroret vendor e as te ata ndërkombëtar,veçanërisht tek ata qe gjykojnë shumë shpejte shqiptarët,për dallim me ngadalësinë e përhershme e te njëanshëm për krimin dhe kriminelet serbe kudo ne Kosove. Ky fetishizëm dhe këto shkaqe alarmante gjeneruan përfshirjen politike ne majat korruptive,sa për te mbyllur gojën ndërkombëtaret vendorëve dhe anasjelltas. Ku si emërues te përbashkët e kane nëse mund te quhet drejtësinë ne Kosove,ta mbajnë akoma te kurdisur e te seleksionuar dhe shumë larg parashikimeve qe asaj i kërkohet,për plotësimin e standardeve qe kërkon heqja e vizave e mos te flasim për anëtarësimin ne BE.
Këto marrëzi ne Kosove kurrë nuk do te sjellin rregulla ne shoqërinë tonë,por janë dhe do mbesin kontraproduktive qe cenojnë ne vazhdimësi sigurinë e jetës se tyre ne Kosove. Këtu nëse miqtë tanë ndërkombëtarë,urgjentisht,nuk ndërhyjnë ne rregullimin e sistemeve ne te gjitha segmentet te cilat kërkojnë rregullim dhe reforma për te mundur qe ti jepet fund kësaj sëmundje kronike të drejtësisë dhe shtetit te Kosovës dhe këtu nuk po flas për atë pjesën e shoqërisë e cila e ka trurin e mykur nga myku i islamizmit fundamentalist,qe ju duket sot çdo gjë OK,por po flas për pjesën e ndërgjegjes KOMBËTARE,te cilët po i numërojnë orët e fundit për reforma të drejta dhe të mbështetura fuqishëm ne fjalën e lirë te popullit i cili vuan vite te tera për një drejtësi ne kuptimin e plotë te fjalës. Prandaj,ky fakt dhe shume shkaqe tjera duhej te jenë shtytëse për te bërë reforma organizative për arritjen e funksionimit shtetit te mirëfilltë me institucione bartëse dhe stabile duke filluar me administratën ne përgjithësi, gjyqësorin ne veçanti te cilat se bashku i japin një organizim të mirëfilltë kuptimit shtetërore. Politika ne Kosove duhet te marr fund me ketë sistem te gjertanishëm,me shpërndarjen e bërrylave te fuqishëm ne mënyrë horizontale, por duhet te arrihen standarde si ato ne vendet tjera evropiane,te cilat ne mënyrë vertikale shpërndajnë fuqitë ne një sistem gjithëpërfshirës, qe për pos qeveris vijojnë fuqitë tjera drejtuese te shtetit,sidomos pavarësia e gjyqësorit dhe enteve tjera deri ke ato lokale,te cilat arrijnë se bashku një administrim perfekt te shtetit. Te gjitha problemet e shkaktuara ne shoqërinë tone sot,janë pikërisht te shkaktuara nga mos respektimi i ligjit. Probleme këto ne tentativë qe problemet ekzistuese te drejtësisë të çrregullojnë përfundimisht marrëdhëniet me perëndimin. Ndonëse,ndërmjet ndërkombëtarëve te kaluar por sa po vërehet edhe aktual (EULEX-it) dhe legjislativi vendor,nuk dallojnë për krijimin e kësaj gjendje absurde duke përfshi fuqinë gjyqësore dhe tjera te gjitha në favor të panjohurës,te cilët se bashku kultivuan projekte për të drejtuar politikën nëpërmjet veprimeve të njëanshme. Poshtërsive te shumta i shtohet edhe kohëzgjatja e proceseve gjyqësore,që i dedikohen disa bashkëpunëtorëve motivues por edhe efiçencës jo të mirë ne gjykim dhe karakteristikave verbale por edhe vështirësive të secilit rajon ne drejtësi. Disa here janë zhvilluar procese pambarim,edhe me akuza dëshmuese, në ngarkim të liderëve politikë te cilët asnjëherë,asnjeri,për arsyen e thjesht te mitomanisë vendoreve dhe ndërkombëtarëve nuk u dënuan.
Mitomania institucionale ne Kosove,
Kjo sëmundje kronike institucionale ne Kosove vjen e rritet çdo dite me shume,çdo here fajtoret janë te pafajshëm,krimi i organizuar tashme i ka kaluar te gjitha parashikimet duke u shndërruar ne normalitet. Perse!? Sepse me këto mënyra arrihen ne konkluzione te statistikave te interesave qofshin edhe te gjyqësorit,ku mbajtja e proceseve pezull po shtohet gjithnjë e me shumë, ndërkohë numri i proceseve të mbiardhura dhe të proceseve të rezervuara është e roleve statike te gjyqësorit,qe sjellin provat e kësaj krize aktuale ne Kosove.
Lexues te nderuar ne këtë pikë do të pyesni,kush është kuptimi i statistikave gjyqësore në ditët e sotme!? Nëse e marrim shembull manin e proceseve,vihet re se tendenca tregon qe po shtohen zgjatjet e proceseve gjyqësore në mënyrë të njëanshme.
Kjo e një rëndësie të madhe dhe akoma aktuale,pra është shpejtësia e promovimeve institucionale dhe papërgjegjësia disiplinore e tyre. Megjithatë,mundemi që të besojmë se të gjithë jemi dëshmitar për ngadalësinë e proceseve gjyqësore. Natyrisht se,kur kërkohet shpejtësia e procedimeve nuk ka për qëllim kritiken ndaj veprimeve institucionale të heshtura të gjykatësve,të “mirë që çojnë përpara mekanizmin e drejtësisë” dhe që thirren te devotshmit. Atyre u shkon mirënjohja e qytetarit te mjere,që më në fund te “kënaqur” (nga kërcimet) se kërkesat e tyre janë realizuar nëpërmjet drejtësisë dhe të sigurisë së “drejtës”.Këtu përjashtojmë të ngathëtit, neglizhentët, e hiç të kulturuarit,te cilët gjenden në anën e përparme te kërkimit joshës të jurisprudencës, ata që janë të arazhmuar me doktrinën ose që, duke qenë të përfshirë në projekte politike drejtohen nga pasioni i përfitimeve më shumë se nga ana e dobishmërisë shoqërore për të bërë drejtësi më shpirt të lumtur dhe objektiv. Ne krah me këtë kategori bëjnë pjesë shume te korruptuar qe përpara ligjit e moralit shohin përfitimin ne rruge te pandershme. Shumica e tyre sot fatkeqësisht,bëjnë karrierë politike. E moralshme është qe kjo kategori duhet të mos ngatërroje politikën me profesionin e tyre... sepse pos tjerave nuk janë te gatshëm për te dhëne dorëheqje te moralshme.
Shtrohet pyetja se,kush është gjykatës i mirë? Mendoj se është sensi dhe jo lakmia,protagonizmi dhe pa dëshira për tu ekspozuar në gazeta dhe televizione. Një gjyqtar që dijë të organizojë mirë punën e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij,brumi që i dedikon shumë kohë studimit në mënyrë që të mos gjendet kurrë i papërgatitur përballë sfidave dhe vendimeve qofshin ato emocionale apo te margjinave joshëse. Kush është drejtues i zoti? Është një njeri praktik që njeh gjithçka dhe të gjithë, që e shpërndan punën në mënyrë të barabartë dhe te moralshme por që merr për vete çështjet më të vështira. Një njeri që të bën ta duash dhe që e duan të gjithë.
Lexues i respektuar,ora paska ikur ne 3:40 te mëngjesit,tani po shoh se ju paskam qasur një teme jashtëzakonisht te rëndësishme per ne dhe familjet tona,por është një teme tepër komplekse,tepër e gjate per te cilën mundemi te shkruajmë libra te tera dhe prapë nuk besoj se mund te thuhet e tera dhe mjaft… prandaj po e ndërpres këtu per te mos kaluar ne monotoni tuajën.
Unë jam i bindur se për ketë temë te ndjeshme do te shkruajnë dhe do te shkruhet shume,meçe kohet e fundit janë kthyer ne një debat serioz sjelljet jo korrekte te vena re ne rastin Limaj (frikësimin e parlamentit te Kosovës) rast ky i tekave te prokurorisë dhe te gjyqësorit KUSHTETUES,qe është vu ne shërbim te ndërthurjeve ndërmjet tyre. Shihet një tendence në rritje ne veçanti tek ndjekja e proceseve me ngarkesa politike dhe shfrytëzimi i tyre për efekte klanore te frikësimit,diferencimeve dhe eliminimeve politike ashtu si ne kohen e shkuat…