Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Të lumtë dora, Qazim Mani (Mustafaj)
E diele, 11.09.2011, 06:59 PM
 -TE LUMTE DORA, QAZIM MANI (Mustafaj)
-TE LUMTE DORA, QAZIM MANI (Mustafaj)
Nga Zeqir Lushaj
(Nga një herë, ndoshta, është më mirë një mesazh miqësie, se një reçensë letrare)
1.
                    I nderuar Qazim Mani !
                   Gjeja e parë që bëra këto ditë, mbasi u ktheva në Amerikë, lexova librin tuaj "Dora e pajtimit...". Me këtë rast, ju percjell Ju, (dhe redaktorit tuaj, Halil Katana), urimet e mia më të përzemërta e më të sinqerta.
                    Pa pretenduar të hyjë në reçensen e librit, them se ai, ju përfaqëson Ju me shumë dinjitet. Kryesorja, ju përfaqëson Ju si një njeri të kohës, që e ke jetuar intensivisht të djeshmen, po e jeton aktivisht edhe të sotmen e atdheut tonë halleshumë, me emrin Shqipëri.
                    Ku libër është Aj-Di-ja,(dokumenti i identifikimit), e historianit, folkloristit, studiuesit, psikologut dhe juristit shembullor, aktivistit të gjithëanshëm të punës politike-shoqrore, të atdhetarit pa asnjë paragjykim, të burrit të zakonit e të kulturës, me emrin Qazim Mani i Kolgecajve. I tillë është libri Juaj, jo veç tani që është botuar, por them se, i tillë do te jetë edhe mbas 100 vjetësh.
                  ( Për referencat ndaj emrit tim, megjithese nuk ishim takuar kurrë,më parë, të falënderoj, dhe do të isha vertetë i gëzuar po ta di se, të kanë bërë sado pak nderë).
                    Të paça,
                    Miqësisht,
                    Zeqir Lushaj
              -------------------------------------------------------------

------------------------------------------------------------------------------------------
                    2.
                    I dashur  Qazim Mani !
                    Në përfundim të leximit të librit tuaj "Nektar", mund të them, shkurtimisht, kaq:
                    Në librin tuaj gjeta:
                    1.Një pjesë të madhe të fondit të mençurisë e të trimërisë së Malësisë së Gjakovës, por edhe më tej, të Hasit, Kukësit, Kosovës, Shkodrës, Krujës…, të gjithë Shqipërisë.
                    2.Shumë drama e tragjedi, (për të cilat të dhemb zemra por, edhe të zgjojnë krenari, për shtigjet nga kemi kaluar deri me sot), do t’i kishte zili edhe vet Shekspiri a Kadarea ynë.
                    3.Kronikën e shumë ngjarjeve e bëmave të kohës, përpara të cilave, ata që as kishin lindur at'herë, (bashkë me mua), duhet të mbyllin gojën e të heshtin me respekt se, nuk mund as nuk duhet të tentojnë që të ndryshojnë asgjë në to.
                    4.Një nënpunës shembullor të atyre kohëve të zorshme, por që mbeti i tillë tërë jeten e tij, deri sot në moshën 85 vjeçare, që gjithçka na e dha (e vazhdon të na e japë), të shkruar korrektësisht e që rrjedh në koshiencen e lexuesit, “bash mjalta, nëpër hoje…”.
                    5.Një atdhetar të vertetë,një mbledhës falklori shembullor, një gazetar të aftë dhe një jurist - human, deri të pagabueshëm.
                   Në çdo faqe të librit, mund të them se, isha me Ty o Qazim Mani.
                   Emrin e Mustafajve dhe të krejt Kolgecajve, e keni ngritë aty ku e meriton.                                                                      
                   Aaah, sa nevojë ka brezi i ri i sotëm, t'i dijë e t'i mësojë këto fakte, vetëm me një qellim: -që ta dijë realisht se, kush kemi qenë e si erdhëm deri ketu...!?
                  ( Perjetova edhe një herë një kënaqesi se: -Në vitin kur, Ju dhe im at' Sadik Selmani, keni qenë delegat të Kongresit të Unifikimit të Rinisë, në Shkodër, pra, viti 1949, është vitlindja ime). 
                   Shumë prej këtyre ngjarjeve e figurave që ju trajtoni, edhe Unë i kam ditur a njohur, ama, në pendën tuaj të ambël, të saktë, dashamirëse, veçse mu shtua më tej dashuria e vlerësimi për to.
                     Të jeni krenar për jetën tuaj shëmbullore dhe kontributin, historik e letrar, që keni dhënë në të mirë të Tropojës e krejt Atdheut.
                     Të lumtë dora e, qofsh faqebardhë o Qazim Mani (Mustafaj) i Kolgecajve!
                     Ta ketë për nderë, zotri Halil Katana, që është redaktor i librave Tuaja!
 
                      Me dashuri,
                      Zeqir Lushaj

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










