Faleminderit
Sejdi Peka: Hysen Biberaj - njeri i nderuar i mërgatës shqiptare të Amerikës dhe i Malësisë së Gjakovës
E diele, 14.08.2011, 12:59 PM
Hysen Biberaj në bjeshkët e Tropojës
REQUEM PËR HYSEN BIBERAJ MË RASTIN E VDEKJES
Hysen Biberaj - njeri i nderuar i mërgatës shqiptare të Amerikës dhe i Malësisë së Gjakovës
Nga Sejdi Peka, Tiranë
Jeta është ndërtuar e tillë që edhe burrat e mbëdhenj vdesin. Por nuk vdes lavdia e tyre. Me 9.gusht 2011, pushoi së rrahuri në Uashigton D.C.zemra e Hysen Biberajt. Është një humbje e madhe për diasporën shqiptare në Amerikë por është ndjerë dhimbja edhe këtu në Shqipëri, në Kosovë, vecanrisht në Malësinë e Gjakovës që gjithnjë ka lindur burra që i kanë bërë nderë këtij vëndi të vuajtur shumë dhe kanë shkruar faqe të lavdishme të historisë tonë kombëtare. Natyrshëm dhimbjen e madhe ka familja e tijë, djemt, vajzat, nipat që Hyseni i rriti rrugëve të gurbetit me shumë mund dhe sakrifica i përndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. U dha shkollë dhe i edukoi që asnjëherë të mos e harrojnë Shqipërinë, vendin për të cilin Hyseni kishte sakrifikuar aq shumë. Edhe ata, këtë mund të Hysenit ia shpërblyen me vyrtytet e larta të njerzve që rrjedhin nga familje fisnike dhe janë dalluar në një vënd të madh si Amerika, në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe politikës. Hyseni ishte një patriot i madh, një burrë i zgjuar dhe i guximshëm që shumë rrallë i lindin Malësisë së Gjakovës.
Kam qenë pothuajse fëmijë kur nga xhaxhai i im që ishte një antikomunist i lindur, kam dëgjuar emrin e Hysen Biberaj. “Kam dëgjuar se në festën lokale dy trimat e Malsisë së Gjakovës i kanë parë tek Ura e Shoshanit dhe sigurimi nuk ka mundë me ua nisë pushkën”më tregonte xhaxhai i im, duke evokuar për guximin dhe trmërinë e dy djemve të Kadri Sokolit. Emrat e tyre ishin kthyer në shpresën e njerëzve se regjimi barbar komunist do të përmbysej. Ata shumë shpejt u kthyen në lëgjendën e rezistencës antikomuniste. Hysen Biberajn e kam njohur për herë të parë në Tropojë në vitin 1995. Në atë kohë unë isha i ngarkuar me detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë në Bajram Curri dhe e kam pritur dhe nderuar me shumë respekt. Në Tropojë Hyseni kishte shumë miq. Në “Hotel Turizmi” priste dhe përcillte njerëz që vinin ta takonin për gjatë të gjithë ditëve të verës që kalonte çdo vit në Tropojë. Ai lumturohej me pamjën e bjeshkve të Tropojës dhe i gëzohej demokracisë në këtë vënd të vuajtur nga regjimi komunist. Kishte shumë dëshirë të vizitonte “Grykën e Valbonës”. Sa herë e shoqëroja me dëshirë. Një ditë u ndalëm në një vënd piktoreks dhe Hyseni po shikonte në një faqe
Edhe unë personalisht kam humbur mikun tim më të mirë. Kujtoi me nostalgji vitin 1995, kur isha me shërbim në Tropojë, kur më erdhi një zarf me postën e zakonshme me adresën e Hysenit. E hapa me kureshtje dhe lexova një letër me një shkrim të qartë të një kaligrafie të admirueshme. “Jeni i ftuar të vini në Amerikë si mik i imi dhe i Dr. Krasniqit. Ju presim sa më parë në respekt të Iljaz Pekës, babait tuaj të ndjerë dhe mikut tonë të paharruar”. Në letër ishte edhe bileta e avionit për në NjuYork. Për sa ditë që qëndrova në Amerikë si mik i këtij patrioti të madh, nuk do të harroj kurrë edhe shoqërinë e Dr. Krasniqit, imamit të Nju Jorkut, Isa Hoxha, Idriz Lamajt, gazetar dhe spiker i “Zërit të Amerikës”, Musli Mulosmanit, Abedin Mulosmanit, Miftar Dautit, Ahmet Rexhepit, Ahmet Zherkës, Rexhep Imerit, Xhemë Pervizit, e shumë patriotëve të tjerë të emogracinit politik shqiptar në Amerikë. Me këtë rast u dërgoi nëpërmjet këtij shkrimi ngushllimet e mia të gjith familjes së Hysen Biberaj, me krenari në breza ta kujtojnë. Ngushllime për të gjith miqtë e shumtë të Hysen Biberaj në Amerikë dhe në Europën Përendimore. Duket se këto ditë po e qajnë edhe bjeshkët e Tropojës burrin sypatrembur, patriotin e spikatur të luftës për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Vdekja e këtij burri, ndonëse në mosë të shtyer, është një humbje e madhe për të gjithë ne që e njohëm, por edhe për mbarë Malësinë e Gjakovës, të cilës i mungoi dhe do t’i mungojë.
I lehtë i qoftë dheu dhe i përjetshëm kujtimi për të.