Speciale
Hilmi Saraçi: Dehumanizimi, egërsia dhe barbaria serbe kundër shqiptarëve
E hene, 15.08.2011, 10:05 AM
Dehumanizimi, egërsia dhe barbaria serbe kundër shqiptarëve
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Regjimi fashist serb me të gjitha mjetet u vërsul mbi identitetin etnik, historik dhe kulturor të shqiptarëve dhe themelet e jetës së tyre. Rrenoi monumentet kulturo historike, dhduki bustat e figurave të shquara të Rilindasve tanë dhe ndërroi të gjithë anomastikën e Kosovës. Ky regjim kishte për qellim ringjalljën e miteve kishtare mesjetare serbe dhe serbizimin e plotë të Kosovës…
Ushtrija dhe policia serbe, paramilitarët serbo-çetnik lokal u turrën si bishat në çdo vend të Kosovës dhe filluan tani të vrasin dhe të masakrojnë kudo shqiptarët e pambrojtur dhe duarthatë. Në kohën e opëracionëve të NATO-s, policia, ushtria dhe paramilitarët serbë, shqiptarët i përdornin si mburojë kundër sulmeve që zhvillonte NATO kundër tyre, forcave policore ushtarake serbe…
Gjatë aksioneve të tyre barbare dhe kriminele u dogjen, u rrënuan e u dëmtuan fshatra të tëra e shumë qendra urbane, me sistemet e tyre infrastrukturale, u shkatrruan tërësisht. Afër njëmilion shqiptarë u deportuan jasht Kosovës, me mjete të ndryshme, me trena, kamion, autobusë, në këmbë nëpër male, gjithnjë rrugës duke u poshtëruar, torturuaar e dhunuar dhe disa qindra mijëra të tjerë nën dhunë e kërcnime u ndoqën nga shtepitë e tyre… Regjimi fashist serb herët kishte filluar, me të gjitha mjetet të vërsulet mbi identitetin etnik, historik dhe kulturor të shqiptarëve dhe themelet e jetës së tyre. Rrenoi monumentet kulturo historike, zhduki bustat e figurave të shquara të Rilindasve tanë dhe ndërroi gjithë onomastikën e Kosovës. Ky regjim kishte për qellim ringjalljen e miteve kishtare mesjetare serbe dhe serbizimin e plotë të Kosovës. Përmes deportimit masiv dhe zhdukjes së dokumentacionit në pranverën e vitit 1999, ky regjim donte ta dehumanizonte njeriun e përkatësisë etnike shqiptare dhe kështu këputte çdo lidhje juridike të shqiptarëve me truellin gjeoetnik të tyre, ta rrenonte një etri, një kulturë, një shoqëri më të gjitha instucionet e saj. Evitimi i kësaj tragjedije njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve u bë në saj të intërvenimit të NATO-s dhe të rezistencës së brendshme gjithëpopullore… (shih një punim të Dr. Hivzi Islamit).
Vërsulja dhe ndjekja e Popullatës së pambrojtur
Popullata ishte e pambrojtur. UÇK-ja tani nuk kishte forcë të mjaftueshme të qendrojë dhe të mbrojë banorët që kishin mbetur si lodër në duart e armikut serb dhe me vështirësi siguronin ndonjë vend nëpër male, ta mbështesin trupin e lodhur, të uritur dhe të raskapitur nga bredhjet dhe udhëtimet e gjata… Kudo dëgjohen krizmat e topave, granatave dhe armëve automatike. Popullata ishte trembur përsetepërmi dhe kishte marrë rrugën e arratisë…
Tani kudo në Kosovë, në komunën dhe territorin e Vushtrrisë, banorët e trembur dhe të frikësuar kishin marrë rrugën e arratisë dhe të shpërnguljes me dhunë , duke lënë plang e shtëpi dhe duke u përpjekur që të gjejnë shpëtim nëpër vende të ndryshme, fshatra që ishin më afër maleve. Aty ku mëndonin se këmba e armikut nuk do të shkelë leht, me vështirësi do të mësyen, pasi që edhe nëpër këto vende, fshatra malore që përthekonin komunën dhe territorin e Vushtrrisë: Sllakofci (Gryka), Cecelia, Studimja e Epermë (Martiraj i Epermë), Dumniça e Epërme, Skoqna, Tërllabuqi, Kurullova (Korila), Kunoviku, Zhilivoda (Trimori), Strofci , Bivolaku (Burimi), Bequku, Shalci, Ashlani, Galica, Dubovci, Beqiqi (Besniku) etj. frymonin dhe luftonin UÇK-ja kundër armikut serbo-çetnik, me një intenzitet të zgjeruar dhe te organizuar. NATO ishte krah i fortë i tyre, ndihmonte dhe bombardonte nga ajri caqet e caktuara të armikut. Mirëpo armiku, përkundër kësaj, kishte filluar aksionet barbare dhe kriminele kundër çdo gjëje të mbetur, që ishte shqiptare dhe në mënyrë të organizuar, përfide kishte vendosë t’i vrasë, t’i masakrojë dhe t’i përzënë me dhunë të gjithë shqiptarët nga vendi i tyre, Kosova . Popullata e mbetur nuk kishte mundësi të shpëtojë nga kthetrat barbare, serbe. Banorët e frikësuar, të lodhur dhe të rraskapitur nga ikja dhe ndjekja e armikut, kishin filluar të valëviten, të kapërcejnë prej një vendi në vendin tjetër. Nuk qëndronin kurrë në një vend. Ishin trembur përsëtepërmi dhe nuk dinin ku të shkojnë, ku të mshihen, ku të mbështeten. Ishin të pambrojtur, ishin në mëshirën e armikut. UÇK-ja nuk kishte forcë të mjaftueshme të qëndrojë dhe të mbrojë banorët që tashti kishin mbetur si lodër në duart e armikut serb dhe memzi siguronin ndonjë vend, nëpër male që të mbështesin trupin e lodhur, të uritur dhe të rraskapitur nga bredhjet dhe udhëtimet e gjata. Ngjiteshin përpjetë malit të Qyqaviçës, Gërdeqit, nëpër fshatrat buzë maleve, Sllakovcit, Cecelisë, Dumnicës së Epërme-tuba, tuba lëshoheshin teposhtë. Qëndronin pak kohë në një vend dhe prap vazhdonin rrugën, pa ditur çka do të vijë në këto momente, sepse rreziku i përcillte kudo në çdo hap. Ishte edhe vështirë të qëndrojnë , gjatë në një vend, pasi që lufta në këtë hapësirë kishte filluar të zhvillohet në përmasa të mëdha dhe të zgjeruara kudo në Kosovë. UÇK-ja qëndronte, luftonte dhe ndërmerrte aksione kundër armikut serb. Lufta zhvillohet në të katër anët. Kudo dëgjoheshin krismat e topave, granatave dhe armëve automatike. Kudo dëgjohen edhe bombardimet e NATO-s…
Pushimi, strehimi dhe mikpritja në Sllakovc (Grykë)
Armiku kishte ndërmarr aksione barbare edhe në terenet malore dhe përpiqej që më parë ta asgjësojë rezistençën dhe prezençën e luftëtarëve të lirisë që qëndronin dhe luftonin heroikisht kundër armikut. Prandaj banorët e frikësuar detyrohen pas një bredhje dhe udhëtimi të mundishëm të lëshohen në fshatrat e afërta, në drejtim të qytetit të Vushtrrisë…
Turma e njerëzve ishte e hutuar dhe vështirë ishte për çdo njërin prej tyre të ketë qetësi dhe fuqi. Armiku nuk zgjedh shumë: kënd e gjen e vret, e masakron, e maltreton, e ndjek, e plaçkit, e burgos, e përzë prej shtëpisë, e përzën pertej kufirit. Prandaj banorët e arratisur detyrohen, pas një bredhje dhe udhëtimi të mundimshëm, të lëshohen në fshatrat e afërta , në drejtim të qytetit të Vushtrrisë. Më tregon Bel Gërxhaliu, njëri nga ata që përjetoi masakrën e Studimës së Poshtme. Ai që pa me sy vdekjen. Këtë sketerr të vërtetë të njerëzimit…Me datën 27.4.1999 kishte marrë rrugën e largimit nga shtëpia, nga fshati, si shumë të tjerë bashkëfshatarë të Studimës së Poshtme (Martiraj), duke shkuar në Sllakofc (Grykë). Në këtë fshat si në shumë fshatra të tjerë, të kësaj hapësire, mikëpritja ishte e përzëmert, tipike tradiçionale shqiptare. Ragip Mulliqi, një malësor i njohur në këtë anë, kishte dhënë kontribut të dalluar në strehimin e banorëve të arratisur, të ndjekur nga armiku-thotë Beli. Ai e kishte hapur zemrën, shpirtin dhe çdo gjë ndante me banorët e ardhur nga të gjitha anët e kësaj hapësire dhe nuk kursente kurgjë. Ragipi ndihmonte edhe UÇK-në duke i furnizua me ushqim, ishte një kuzhinier i vërtetë. Kur ishte plagosur Enver Bozhlani, Ragipi bashkë më Nazmi Hysenin dhe Adem Mulliqin , më traktorin e tij në gjysmë të natës e kishin dërgua në spitalin fushor në Kovaqiçë të dr. Faik Bllata që ishte kirurg… Mehmet Bunjaku, Ramë Bunjaku, Sejdi Bunjaku, Vehbi Mulliqi nga fshati Sllakovc (Grykë) e shumë të tjerë nga fshati Çeçeli gjithashtu kishin treguar humanizëm, burrëri, mikëpritje tradicionale shqiptare, me dashuri kishin pritur dhe kishin mbajtur banorët e ardhur në shtëpitë e tyre-ndërhyn Shukri Gërgjaliu, mjek speçialist i sëmundjeve profesionale që punonte në spitalin fushor të UÇK-së në Sllakofc (Grykë). Ai kishte shëruar dhe shpëtuar nga vdekja të plagosurit, ushtarët e lirisë dhe banorët tjerë së bashku me Dr. Faik Bllaten, Dr. Ismet Shaqirin, Dr.Musa Miftarin etj. në spitalin fushor ushtarak në Sllakovç (Grykë) deri në mbarim të luftës…
Nuk kishte kënd, vend që nuk ishte i mbushur me banorë në Sllakofç dhe Ceceli, të cilët kishin vërshuar dhe përpiqeshin të shpëtojnë nga barbaria serbo -çetnike, nga paramilitarët serbë lokal, pjesëtarë të formacioneve të Sheshelit dhe Arkanit. Ushtria serbo-çetnike kishte përgatitur vendqëndrimin e tyre në afërsi të fshatit Studime e Poshtme (Martiraj), të magazina e “Qyqaviçës” që shtrihej në afërsi të familjes Gërgjaliu, të Rashicët dhe në Sfaraçak (Manzë). Mirëpo armiku kishte ndërmarrë aksion nëpër terenet malore të Shalës dhe përpiqej të asgjësojë, më parë , rezistençën dhe prezençën e luftëtarëve të lirisë që qëndronin dhe luftonin heroikisht kundër armikut edhe pse armiku ishte i furnizuar me armatim të rëndë, me mjete të blinduara: tanke, praga, transporterë, me ushtarë serbë, paramilitarë çetnikë lokal etj. të cilët kishin filluar të qarkullojnë nëpër këtë hapësirë, nëpër këtë teren të vështirë dhe pandërprerë gjuanin dhe shkatrronin çdo gjë që gjenin para tyre, duke djegur fshatra të tëra, duke asgjësuar pasurinë dhe çdo gjë shqiptare.
Lufta heroike e UÇK-së në Melenicë, njëra ndër shkaqet për vërsuljen e egër serbe kundër popullatës
Lufta në Meleniçë është njëra ndër luftat më të lavdishme të UÇK-së. Në këtë luftë armiku pati humbje të mdha si në njërëz, ashtu edhe në teknikë. Ishte një luftë fyta-fyt më armikun, me afërsi 5-6 metra. Në altarin e lirisë, gjatë kësaj luftë heroike, ranë 11 luftëtarë të lirisë me komandantin e tyre, Shemsi Ahmetin…Armiku serb në këtë luftë u egërsua pa masë, prandaj kishte vëndos të hakmirret ndaj popullatës së pambrojtur dhe duarthatë...
Në këtë drejtim shquhet lufta heroike e pjesëtarëve të UÇK-së në Shalë të Bajgorës, në fshatin Melenicë, të çilët armikut i shkaktojnë humbje të mëdha si në njerëz ashtu edhe në teknikë. Melenica ishte kështjellë e pamposhtur e lirisë. Ishin këta luftëtarët e Batalonit të Tretë “Mehë Uka” nën udhëheqjen e komandantit, Hasan Pretenit, me njësitin special nën udhëheqjen e komandantit Shemsi Ahmetit. Ishte një luftë fyta-fyt, me afërsi 5-6 metra, siq tregon Ismail Sadiku pjesëmarës i betejës. Për fat të keq, në çastet e fundit, atëherë kur ushtria serbe ishte shpartalluar dhe kishte mënduar t’i lëshojë pozicionet, nga ana e majt, pranë një lisi të trashë, plumbat vdekjepruese të armikut e qëllojnë për vdekje komandantin Shemsi Ahmetin. Ishte data 26.o4. 1999, ora 23,oo. Ushtarët e lirisë të hidhëruar për vrasjen e komandantit të tyre, ndërmarin një sulm heroik, me përmasa të gjëra në të katër anet kundër armikut, ku i shkaktojnë dëme të konsiderueshme armikut dhe vrasin shumë serbo çetnik. Mirëpo pas një lufte të ashpër, heroike dhe të pabarabart ranë në altarin e lirisë këta luftëtarë:
1. Shemsi Istrefi- Vushtrri
2. Arsim Muzaqi- Vushtrri
3. Enver Musa- Vushtrri
4. Asllan Cimili- Melenicë
5. Ahmet Haxha- Magjerë
6. Rrustem Hyseni- Gumnishtë
7. Xhemail Haxha – Magjerë
8. Faruk Beqiri- Ceceli
9. Sokol Preteni – Melenicë
10. Qazim Çimili – Melenicë
11. Esat Meholli – Melenicë
Trupat e pajetë të Sokolit,Qazimit dhe të Esatit u gjenden dhe u zbuluan pas dy viteve në varrezat masive në Suhadoll të Mitrovicës dhe u rivarrosen me nderime të larta me 30.o3. 2001 në varrezat e deshmorëve të kombit në Shipol të Mitrovicës. Dr. Shukri Gërgjaliu tregon shumë detaje të kësaj lufte heroike. Ai gjithmonë ishte pranë luftëtarëve të lirisë. Bashk me Dr. Faik Bllatën deri në momentet e fundit ishte përpjekur që ta shpetojë nga vdekja ushtarin, Faruk Beqirin të cilin të plagosur nga lufta në Meleniçë e kishin sjellur në spitalin fushor në Sllakovcë (Grykë). Mirëpo përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar, Faruku kishte vdekur…
Si të qëndrojnë luftëtarët tanë kur në të katër anët e kësaj hapësire qëndronin ushtria dhe poliçia serbo-çetnike, paramilitarët lokal, me armatim të rëndë. Ishte luftë e pabarabart… Prandaj ushtarët e UÇK-së detyrohen të tërhiqen në thellësi, në malet për rreth, në drejtim të fshatrave ku edhe popullata e arratisur kishte qëndrim dhe strehim, në drejtim të Sllakovcit dhe Studimës së Epërme- më tregon Dr. Shukriu, mos vallë do t’i ndihmojnë dhe do t’i mbrojnë banorët e arratisur nga barbaria serbe?…
Në masën e banorëve në Dumniçë të Epermë u vranë dhe u masakruan gjashtë shqiptar
Shumë banorë të ikur nga barbaria serbe ishin tubuar edhe në fshatin Dumncçë e Epemë (Krasniqe e Epërme). Në këto momente forçat poliçore ushtarake serbe kishin granatuar në drejtim të banorëve të tubuar. Nga granatimi ishin vrarë dhe masakruar gjashtë persona dhe me dhjetra të tjerë ishin plagosur dhe kishin mbetur me pasoja të rënda shëndetsore…
Banorët e Shalës, duke parë tërheqjen e UÇK-së nga Melenica, Preteni kishin vërshuar si lumi dhe kishin mësyer edhe ata për të ardhur në fshatrat: Sllakofc, Ceceli, Studime e Epermë, Dumnicë e Epermë, mirëpo kishin dëgjuar lajmet se ushtria serbo-çetnike është nisur edhe në këto vende dhe se banorët do të përjetonin masakrat dhe tmerret e papara, nëse bijnë në dorë të tyre. Kjo edhe kishte filluar të ndodhë. Ushtria serbe dhe paramilitarët çetnik ishin drejtuar dhe vinin nga kjo hapësirë . Kishte edhe shumë lajme, dezinformata që ligështonin banorët, që trazonin pa nevojë njerëzit, që edhe ashtu ishin të trazuar, të humbur dhe të tmeruar. Kishin filluar njerëzit të lëviznin rend e pa rend. Të tubohen herë në një vend e herë në një vend tjetër, duke mos i besuar këmbës së vet. Në çdo
pore të trupit të tyre kishte depërtuar dyshimi, frika dhe pasiguria. Vinin lajme se serbo-çetnikët po operojnë edhe të maskuar, me uniforma të UÇK-së. Sa pështjellime të mëdha kishte në këto momente!...Në të katër anët gjëmojnë topat, granatat, krismat e armëve automatike që t’i shurdhojnë veshët, që të ndrydhin shpirtin… Shumë banorë të ikur dhe të frikësuar ishin tubuar edhe në fshatin Dumnicë e Epermë (Krasniqe e Epermë). Me 28 prill 1999 gjatë një granatimi të furishëm të forcave policore ushtarake serbe në këtë fshat u vranë dhe u masakruan këta persona:
Dr. Ismet Shaqiri dhe Dr. Shukri Gërxhaliu, dy mjekë të njohur gjatë luftës
1. Merita Haradinaj, Bletaj
2. Myrvete Haradinaj, Bletaj
3. Ibrahim Prronaj, Bletaj
4. Afrim Prronaj, Bletaj
5. Sabit Shala, Bletaj
6. Lutfi Ajvazi, Krasniqe e Epermë.
Ndërsa u plagosen me dhjetra të tjerë me pasoja të rënda shëndetsore…
Të plagosurit me veshtirësi i kishin bartur në spitalin fushor dhe nën përkujdesjen e Dr. Faik Bllatës, Dr. Shukri Gërxhaliut, Dr. Ismet Shaqirit, Dr. Musa Miftarit e të tjerëve, i kishin shpëtuar nga vdekja. Dr. Bllata tregon disa momente të rënda gjatë intërvenimit për të plagosurit, sepse mungonin mjetet e nevojshme për të kryer intërvenimin kirurgjik me sukses, në veçanti përnend rastin e Hakif Prronajt nga Bletaja që nga plagosja ka mbetur pa njërin sy. Ndersa për Myrvete Haradinajn e vrarë nga granatimi, motër medicinale evokon disa kujtime nga puna e saj gjatë kësaj periudhe të luftës. Myrvetja ishte njëra ndër motrat medicinale që ishte angazhuar me përkushtim në profesionin e saj të lartë humanitar. Ajo si nxënëse në Shkollën e Mesme Medicinale në Mitrovicë kishte qenë e shkëlqyer. Dr. Faiku më dhëmbje flet dhe përkujton nxënësen e tij…
Nga granatimi i forcave policore ushtarake, gjithashtu në prill 1999 kishte gjetur vdekjen, voglushi 5 vjeçar, Fanol Gashi nga Vilanci (Vilaj). Granata kishte shpërthyer në shtëpinë tij, ku ishte me antarët e familjes. Në këtë rast plagosen disa veta, por Fanoli i vogël shumë rënd, për vdekje - tregon Dr. Shukri Gërgjaliu dhe shton se pastaj Fanolin e kishin dërguar të plagosur në spitalin fushor në Grykë. Ishte trishtuese kur pash se organët e brendshme të barkut i kishin dalur jasht. U përpoqa deri në momentet e fundit për ta shpëtuar, por Fanoli i vogël pas një kohe vdes- përfundon rrëfimin trishtues Dr. Shukri Gërgjaliu…
(Pjesë të shkëputura dhe të reduktuara nga një punim më i gjatë.)