Speciale
Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Zhilivodë dhe në Qyqavicë të “Varri i Hoxhës”
E diele, 24.07.2011, 08:05 PM
Masakra serbe në Zhilivodë dhe në Qyqavicë të “Varri i Hoxhës”
Sadako Ogata, komesare e lartë e OKB-së kishte shpëtuar turmën e njerëzve nga asgjësimi
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Forcat policore ushtarake serbe me qellim e kishin lejuar një “ koridor të lire” për grumbullimin e popullates së rrethuar. Kishin mënduar, kështu të grumbulluar më vonë t’i vrasin dhe t’i masakrrojnë, siq kishin vëpruar në Srebrenicë të Bosnës. Me intërvenimin e Sadako Ogatës, popullata e tubuar kishte shpëtuar nga vrasja dhe masakrimi…
Rezniku është një fshat që shtrihet në afërsi të Qyqavicës ,në lindje. Ky fshat pas Ofanzivës serbe me 21 shtator 1998, ishte qendër e grumbullimit të banorëve të ikur nga terrori dhe ndjekja serbe. Banorët reznikas gjatë kësaj kohe treguan kujdes dhe humanitet të vaçantë për të gjithë të zhvendosurit që kishin mësyer nga të gjitha viset ku zhvillohej lufta, në veçanti nga fshatrat e Artakollit dhe të Drenicës. Forcat policore serbe me qellim e kishin lejuar një “koridor të lire” për grumbullimin e popullates së rrethuar gjatë kësaj ofanzive, për t’i vrarë dhe masakrrua më vonë ashtu të grumbulluar, siq kishin veprua në Srebrenicë (Bosne). Sipas Shaqir Xhaferit aktivist i bashkësisë lokale në Druar që në këtë bashkësi lokale bënte pjesë edhe Rezniku ishin mbajtur disa takime me strukturat e këtyre fshatrave të bashkësisë lokale ku pas analizave të bëra rreth situates në këtë hapsirë kishin konstatuar se përveç strehimit të banorëve duhet sa më parë të njohtohet opinjoni i gjerë botëror për qellimin e forcave policore serbe. Kështu nëpërmes tyre ishin njohtuar strukturat e udhëheqësisë tonë në Prishtinë dhe në këtë mënyrë pas njoftimit të Kryqit të Kuq Nderkombëtar kishte ardhur direkt në fshatin Reznik zonj. Sadako Ogata komesare e lartë e OKB-së e cila në këto momente kishte ndërhyrë në shpëtimin e tyre. Ajo në këtë kohë, 25 shtator 1998 , kishte organizua shpërndarjen e popullatës, kishte sjellë ndihma humanitare dhe kishte shpëtua turmën e njerëzve nga azgjësimi…
Më parë e kishin rrahur mizorisht, e pastaj e kishin masakruar
E kapin plakun e mjerë dhe e lidhin për shtylle. Më parë e therrin në fyt dhe i çëndisin fytyrën me shkronja qirilike. Pastaj i afrohen plakut me gjakftoftësi, siq veprojnë kriminelët. E prejnë në fyt dhe ashtu për gazep ia ncjerrin të dy sytë, hundën ia thejnë dhe buzët ia prejnë. E masakrojnë dhe e hudhin në mes të rrugës që shpie në drejtim të Qyqavicës…
Banorët e kësaj ane, të Artakollit gjatë kësaj ofanzive përjetuan tmerrët dhe masakrat e papara nga dora kriminele serbe. Në këtë ofanzivë (21dhe 22 shtator 1998), forcat policore serbe kishin vrarë dhe masakruar shumë shqiptarë të pafajshëm dhe duarthatë. Me 23 shtator 1998, plaku Haxhi Ahmet Krasniqi (74 vjeçar ) nga Zhilivoda ishte këthyer në shtepi për të shikua çka ka ndodhur gjatë kësaj ofanzive serbe në fshatin e tij. Paramilitarët serb të formacionëve të Arkanit dhe të Sheshelit ishin në lëvizje të përhershme në fshat duke vrarë dhe djegur shtëpitë dhe pasurinë e shqiptarëve nëpër fshat. Kur e shohin plakun që po zhdirgjej nga Qyqavica, e kapin si bishat. Më parë e kishin rrahur dhe maltretua mizorisht e pastaj e kishin pyetur, pse nuk ka ikur si të tjerët, por është kthyer. I kishin thënë se ka dashur që të bëjë donjë “ mrekulli”, ndonjë hakmarrje ndaj policisë dhe ushtrisë serbe, siq kishte bërë një plak i Drenicës që kishte vrarë disa policë serbë dhe vetën. Plaku ishte strukur dhe nuk dinte çka të përgjigjet në këto çaste të vështira. Ai e dinte mirë çka është duke e pritur, prandaj s’ka pse të përgjigjet dhe të arsyetohet dhe të lutët para gjelatëve për t’i falur jetën. Vetëm shikontë dhe priste. E kapin plakun e mjerë dhe e lidhin për shtylle. Në parë e prejnë në fyt dhe i qëndisin fytyrën me shkronja qirilike. Pastaj i afrohen plakut me gjakftohtësi, siq veprojnë kriminelet. E therrin, përsëri në fyt dhe ashtu për gazep ia nxjerrin dy sytë, hundën ia thejnë dhe buzët ia prejnë. E masakrojnë dhe e hudhin në mes të rrugës që shpie në drejtim të Qyqavicës…
Kur e kishin gjetur pas mbarimit të ofanzivës, memzi ishte bërë identifikimi i tij. Plisi i kishte mbetur diku në balt, mjekrra e thinjosur dhe kmisha e bardhë ishin mbushur me gjak. Pantollat dhe palltoja ishin të shkyera dhe të përlyera me gjak e balt së bashku…Papritmas ndihet një zë vaji që të shponte veshet dhe zemrën. Ishte biri i tij Jonuzi, Kishte ardhur dhe kishte kuptuar se është babai i tij Haxhi Ahmet (Jonuz) Krasniqi- 74 vjeçar. Ai para një muaji i kishte blerë këpucë e rrobe të reja. Tespitë që i bante gjithmonë me veti i kishte në gjep të mbushur me gjak. Ishte shenjë se me të vërtetë ishte Haxhi Ahmeti. Ai ishte një besimtar i mirë i zotit, prandaj edhe bashkëfshatarët e tij kishin respekt dhe dhëmbje për vdekjen e tij. E rrotulloi prap disa herë, por kësaj radhe donte të çmallej mbi trupin e tij, mbi trupin e prindit…
Grumbullimi i popullatës të “Varri i Hoxhës” në Qyqavicë
Të “Varri i Hoxhës” ishin tubuar më se 30 mij veta. Me traktorë e mjete të tjera udhëtimi kishin ikur nga ofanziva e egër serbe (21 shtator 1998), duke marr me veti ushqim dhe shumë gjëra të tjera që mëndonin se do tu gjenden gjatë kësaj kohe të vështirë dhe tragjike për popullin shqiptarë. Kishin filluar të zënë vend dhe të pushojnë trupin e lodhur dhe shpirtin e trazuar…Pa pritmas në drejtim të “Gurit të Gomurit” kishin dëportuar policia dhe paramilitarët serbë. Kishin filluar të gjuajnë në drejtim të turmës. Në këto momente turma e njerëzve kishte lënë çdo gjë që kishin më vehte dhe kishin ikur në drejtim të Reznikut…
Njerëzit ende nuk guxonin të kthehen në shtepitë e tyre, por edhe nuk kishin ku të kthehen. Shtepitë dhe pasuria e tyre ishte djegur dhe shkatrruar tërësisht. Duket çdo gjë e vdekur, e tmerrshme dhe e pabesueshme për syrin e njeriut. Nëpër fshat lëviznin disa kafshë të mbetura, të humbura dhe nuk dihet nga kanë ardhur. Qenët lehnin dhe kujitëshin, herë në një kënd, herë në këndin tjetër. Kishin marrë frikë nga krismat e armëve, granatave dhe ashtu të frikësuar afroheshin dhe si të kërkonin mbështetje afër njerëzve që ishin prezent. Era dhe duhmi nuk të lenin të qetë. Aty, krejt pranë, në livadh, rrugës qelbëshin shtazët e ngordhura. Serbët nuk kishin bërë dallim në mes të shtazëve dhe njerëzve. Kishin çfaros çdo gjë të gjallë që kishin gjetur…
Të “Varri e Hoxhës” në Qyqavicë, pas granatimit nga forcat policore ushtarake (22 shtator 1998), popullata e tubuar me traktorë të mbushur me ushqim dhe paisje tjera, detyrohen të ikin dhe t’i lënë traktoret në këtë fushë. Policia serbe, paramilitarët e formacionëve të Arkanit dhe të Sheshelit kishin hy në fushë dhe kishin djegur afër 300 traktor. Më parë i kishin plaqkitur çdo gjë të vleshme që kishin gjetur. Në traktor kishte mbetur plaka Zymë nga Bivolaku (Burimi) që ishte e sëmurë. Përkundër përpjekjeve të djalit të saj, Sadrisë për ta shpëtuar, ajo kishte mbetur e shtrirë në traktor. Çetnikët i kishin vu zjarrin traktorit, por për qudi plaka Zymë kishte mbetur ende gjallë, për gazep. Pas një përipetije të bartjes nga UÇK-ja- njësiti i Bivolaku dhe i Gllavotinit deri në Zhilivodë, kishte vdekur dhe ishte varrosur. Gjithashtu edhe Emin Jashanica, nga fshati Bivolak kishte mbetur në traktor. Eminin e kishin djegur me gjithë traktor dhe pastaj e kishin zhdukur pa shejë…
Në këtë ditë nga granatimi i policies dhe ushtrisë ishin vrarë dhe masakruar këta fëmijë:
1. Albana Klinaku- Bivolak
2. Fikrije Bejtush Klinaku- Bivolak
3. Fatos Syla- Bequk (Nga granatimi në Bequk).
Ndersa nga granata në traktor ishin plagosur:
1. Aziz Klinaku- Bivolak
2. Isak Klinaku- Bivolak
3. Esma Klinaku- Bivolak
4. Myrvete Klinaku- Bivolak
5. Qendresa Klinaku ( 15 mujshe)- Bivolak
6. Zyhrije Klinaku- Bivolak
7. Muhamer Klinaku- Bivolak
8. Resmije J. Krasniqi – Zhilivodë ( kjo nuk ishte plagosur në traktor, por në vend tjetër në Qyqavicë) e të tjerë.
Këto tmerre dhe masakrrime vazhduan deri në mbarim të luftës.
Vrasja dhe masakrimi i vëllezërve Berisha nga Bivolaku
Kur vëllezerit Berisha kishin mënduar që të dalin nga shtëpia, në drejtim të Qyqavicës, kriminelët i kishin kapur, i kishin lidhur dhe i kishin dërguar në Zhilivodë, në qëndren e tyre komanduese, në shtëpinë e Bajrush Krasniqit. Aty i torturojnë, i kishin lidhur për shtylle, i kishin masakrruar dhe në fund i kishin shkelur me tankë dhe mjete të tjera transportuese…
Kishte kaluar një kohë e gjatë që antarët e familjes Berisha nuk dinin kurgju për Shefqet dhe Habib Berishën, dy vëllezër nga Bivolaku. Këta dy vëllezër si shumë të tjerë nga kjo hapsirë kishin pasur fat të keq dhe kishin mbetur nëpër mal, në rrethin e Qyqavicës duke u strehuar dhe fshehur në disa vende që shtriheshin për gjatë fshatit Bivolak. Ishin dy vëllezër punëtorë të mire dhe të mëdhenj, edhe pse të vjetër, në moshë : Shefqeti ishte 65 vjeçar, ndersa Habibi 61 vjeçar. Ata gjithmonë kishin në zemër punën. Kontributi i tyre në këtë drejtim ishte i dalluar, sepse kishin një pasuri solide, të mire. Në këtë mënyrë ata përpiqeshin që ta begatojnë, ta shtojnë dhe ta ruajnë, pasi gjatë Ofanzivës së 22 shtatorit 1998, më pak kishin pasur dëmtime nga okupatorri, në pasurinë e tyre. Vëllezërit Berisha ishin të brengosur për pasurinë e tyre që kishte mbetur në fshatin e tyre, në Bivolak, kështu një ditë tinzisht kishin shkuar deri të shtepitë e tyre. Ishin kujdesur për bagëtinë dhe pasurinë në përgjithsi. Policia serbe dhe paramilitarët çetnik serbë tani kishin depërtuar në këtë hapsirë dhe përcillnin lëvizjet edhe rreth fshatit bivolak. Vëllezërit në këtë ditë të kobshme kishin qendruar disa orë dhe kishin kryer disa punë. Mirëpo papritmas policia dhe paramilitaryët serbë i kishin vërejtur nga largësia, prej lisave të fshatit lëvizjet e tyre në oborr. Me traktorin që kishin plaqkitur kriminelët serbë kishin mësyer drejt shtepive të tyre. Me traktor ishin nisur për mos t’u diktuar. Kur afrohen, shohin dy vëllezërit që tashti mendonin të dalin dhe të shkojnë në drejtim të Qyqavicës. Mirëpo kriminelët i kapin, i lidhin dhe i dergojnë në Zhilivodë, ku e kishin qendrën e tyre komanduese, në shtëpinë e Bajrush Krasniqit. Ishte data 31 mars 1999. Aty i turturojnë, i lidhin për shtylle, i masakrrojnë dhe më në fund i shkelin me tankë dhe mjete të tjera transportuese…Deri vonë nuk dihej për vrasjen e tyre. Dikur në mbarim të luftës gjenden gjurmet e vrasjes mizore të tyre. Identifikimi i tyre bëhet në bazë të shenjave të rrobeve që kishin pasur veshur, kur edhe bëhet varrimi i tyre me datën 19 korrik 1999 – tregon djali i Shefqetit, Fetahi
Gjatë kësaj periudhe kohore ishin vrarë dhe masakruar nga forcat policore serbe edhe Ali M. Berisha nga Bivolaku ( i sëmurë psigjikisht), Avdyl Krasniqi nga Zhilivoda (gjithashtu i sëmurë psigjikisht). Në vëndin që shpie në afërsi të “Gurit të Plakes” në kufi që ndahet teritori i komunës së Vushtrrisë me teritorin e Prishtinës dhe Drenasit, forcat policore dhe paramilitare serbe kishin ndalur kolonën e banorëve shqiptarë dhe në këto momente kishin ndarë Rexhep A. Krasniqi nga Zhilivoda nga familja dhe para syve të familjarëve e kishin vrarë. Pastaj kishin vrarë dhe masakruar edhe 11 të tjerë. Një i ri nga familja Simnica, i fshatit Sibovc të komunës së Prishtinës, kishte tentuar të ikë. Paramilitarët serbë e kishin zënë dhe në pranin e prindërve e kishin prerë në fyt. Prindërit Simnica kishin intërvenuar, por kriminelët i kishin vrarë edhe ata sëbashku me 9 të tjerë- tregon Elez Krasniqi, xhaxha i Rexhep Krasniqit. Rexhep A. Krasniqi ishte një punëtorë i mirë, i dashur dhe humanist. Si elektricist në “Feronikël” – objekti në Bivolak kishte dhënë një kontribut të dalluar gjat luftës, prandaj policia serbe dhe paramilitarët e kishin njohur Rexhepin si atdhetar dhe humanist, për ta egzekutuar kështu para familjes…