Speciale
Ryzhdi Baloku: Nga arkivi i UDB-së (V)
E hene, 18.07.2011, 07:59 PM
Ryzhdi BALOKU:
NGA ARKIVI I UDB-së ( V.)
Pjesë të shkëputura nga libri: Kujtime, Si u themelua ilegalja:
ORGANIZATA PËR BASHKIMINE TROJEVE SHQIPTARE,
botuar në vitin 2004 nga autorët Remzi Baloku dhe Ryzhdi Baloku
(Pos kujtimeve, libri përshkohet me dokumente arkivore)
SYNIMET E JUGOSLLAVISË TITISTE PËR PASTRIMIN ETNIK TË KOSOVËS NGA ELEMENTI SHQIPTAR
Gjatë vitit 1944, akademik Vasa Çubrilloviç përsëri e punon një elaborat (program) mbi pastrimin etnik të pakicave në Jugosllavi, në të cilin kërkon të bëhet pastrim etnik sidomos nga elementi shqiptar.
Me përfundimin e luftës, ky program hyn në funksion me pastrimin e Vojvodinës nga gjermanët
Për ta thyer moralin e rezistencës shqiptare dhe për ta krijuar atmosferën e shpërnguljes nga Kosova dhe trojet tjera etnike shqiptare, sulmohet regjioni i Drenicës nga brigadat partizane, ku në mbrojtje, kësaj popullate i
Nga i ashtuquajturi Këshill Nacional Çlirimtar për Rreth të Pejës, përpilohet regjistri i “armiqve“ nga Peja me rrethinë, nën Shifrën K.Z. 2237. të dt. 17.05.1945, Pejë, i nënshkruar nga shefi i Seksionit për Punë të Brendshme, i titulluar me emërtimin:
” Regjistër i të ikurve dhe armiqve të popullit nga rrethi i Pejës ”
(në kopjen e origjinalit i shënuar: “Spisak begunaca i narodnih neprijatela iz okruga Pe?i ”), me emra e mbiemra si vijon: Idriz Danqa, Sadik Cena, Shaban Jashari, Xheladin Potërqi, Sylejman Potërqi, Ramiz Potërqi, Ragip Potërqi, Ahmet Daci, Ymer Luta, Sefë Luta, Adem Mala, Misin Mala, Ragip Mahmutbegolli, Tefik Mahmutbegolli, Daut Haxhija, Smajl M. Muhaxheri, Jusuf Nushi, Shaban Sadiku, Sani Begolli, Ramiz Loxha, Shaban Halili, Idriz Bala, Fizë Danqa, Ramë Kolica, Qazim S. Turjaka, Ibro Murati, Bajram Hamza, Xheladin Kastrati, Ragip Gjergjizi, Metë Cena, Shyqri Gega, Selim Cana, Ramiz B. Dauti, Mahmut Kollqaku, Abdyl Ruka, Emrush Xh. Myftari, Metë Brovina, Sejdi Maza, Binak Ukella, Enver Carrabregu, Tahir Alija, Rashit Kaliqani, Tahir Hoxha, Ibrahim Bobi, Rexhep Bobi, Brahë Belegu, Jonuz Belegu, Malë Jusufi, Abdurrahmon Zeli, Sylë Shabani, Hyvzi Sheremeti, Selim Qehaja, Salih Ukella, Xhavit Begolli, Osmon Baloku, Sefë Hajdini, Mulla M. Bardhi, Aziz Bekçeli, Nuradin Muharemi, Ali B. Dupa, Hamzë Kollqaku, Ramiz Studenica, Ibrahim B. Cena, Rifat Korba, Gani Delija, Ali Macula, Adem Ibrahimi, Halil Delija, Abaz Batusha, Suljo Cirikoviqi, Arif Dushi, Shaban G. Ibra, Zymber Sadrija, Ajdin Kastrati, Nazif Banjica, Rustem Dobra, Osë Feka, Zejnullah O. Feka, Metë Komarica, Zejnullah Loci, Sylë Loci, Qazim Hoti, Vehbi Taraku, Rasim Taraku, Ethem Aligjiku, Anton Froku, Ibrahim Kapllani, Sylë Muja, Kahreman O... (mbiemri i pa deshifrueshëm), Ramiz Pilingjurka, Mulla B. Broqi, Emin Toska, Bozhë Çiflaku, Tadej Çiflaku, Shefqet Z. Begolli, Nuradin Ibishaga, Hyvzi Ibishaga, Muharem Ibishaga, Sahit Ramushi, Nimon Aligjiku, Bejtë Nishiqi, etj.
(Sqarim për lexuesit e këtij punimi. Nga emrat e paraqitur në këtë regjistër ka edhe persona të cilët janë zënë nga OZN-a dhe pushkatuar, prandaj emrat e tyre paraqiten edhe në listën e të pushkatuarve në Tabje të Pejës dhe në zona tjera.)
Viti 1945 sjell humbjen e jetës së më shumë se 40.000 shqiptarëve të Kosovës, ku është e njohur edhe “Masakra e Tivarit“, ndërsa në Pejë, janë të njohura pushkatimet në Tabje të Pejës të shqiptarëve të dalluar si: Hasan Murat Morina, Selim Qehaja, Misin Mala, Ali Tahirbegolli, Ferhat Begolli, Islam Hadri, Jonuz Belegu, Brahë Belegu, Xheladin Kastrati, Halim Kastrati, Ramë Kolica, Idriz Bala, Ukë Morina, Metë Cena, Abdyl Gashi, Musë Mehmeti, Hilmi Shabani, Sylë Arifi, Sadri Rusta, Malush Kelmendi, Zeqir Xhema, Muqë Isufi, Xhemë Isufi, Zaim Isufi, Islam Isufi, Jusuf Nushi, Ramiz Potërqi, Shaban Sadrija, Agush Ymeri, Hamëz Kollqaku, Abdullah Bajrami, Sejfullah Loxha, Xheladin Meta, Tahir Zatra-Bajri, Mahmut Sudani, Nikë Rexha, Muharem Musa, Zymber Shoshi, Nurë Avdyli, Hajdin Zeka, Zenel Binaku, Arif Halili, Bajram Rama, Rexhep Rama, Fazli Rama, Sadik Rama, Muhamet Zajmi, Malush Dema, Adem Kamberi, Ali Nazifi, Ali B. Dupa, Sylë Qerimi, Beqir Alija, Avdyl Alija, Bajram Pajaziti, Avdush A. Kopiliqi, Xhemajl Hasani, Selim M. Hyseni, Sadik Hyseni, Islam S. Raci, Hilmi S. Raci, Ramadan Bejtullahu, Maxhun Istrefi, Nezir Delija, Ali Y. Delija, Ajdin Ibrahimi, Ferhat Qazimi, Shyqri Gega, etj. (me këtë rast ndër të dërguarit për pushkatim, ka arritur vetëm një person për t’iu ikur… dhe ka shpëtuar nga vdekja, e ky është Sylë Muja i lagjes Sahat Kulla të Pejës), pastaj masakrat në kullën e Xhevat Begut, masakrat në patriarkanë të Pejës, në të cilën ndër të shumtë u masakrua edhe Rashit Kaliqani nga lagja Kapeshnicë e Pejës, pushkatimi publik në park të Pejës i Salih Ukellës, vrasjet pas thyerjes së burgut-kullës së Shëremetit dhe pushkatimet në vende të ndryshme të shqiptarëve: Emrush Xh. Myftari, Xhevat Begolli, Sejfedin Begolli, Manush Begolli, Sani Begolli, Pal Lumezi, Malë Morina, Musë Muqolli, Jahja Daci, Malë Kastrati, Bajram Gashi ( i Uçës,) etj.
Pushkatime kolektive kemi edhe në Fierzë (Novosellë) të Pejës, ku më parë i grumbullojnë në një klasë të shkollës së fshatit për t’i dërguar në pushkatim dhe me këtë rast pushkatohen si vijon: Mehmet H. Podrimçaku, Jahë H. Podrimçaku, Sadri J. Podrimçaku, Fekë H. Nimoni, Halit E. Nimoni, Shaban R. Nimoni, Tahir R. Nimoni, Ramadan Z. Gashi, Isa H. Bellopoja, Isuf B. Bajrami, Arif Mujoviqi, Juko Shukurica, Malë M. Ramaj, Xhemë M. Ramaj, Osmon J. Ramaj, Shaban H. Zenunaj, Hajdin I. Sefaj, Rexhë H. Malaj, Nimon R. Muriqi, Rexhë H. Thaqi dhe një person me mbiemër Muhaxheri. (nga ky grumbull shqiptarësh në këtë klasë të shkollës, arrijnë ta shpëtojnë nga pushkatimi një fëmijë 12 vjeçar të këtij fshati të cilin e kishin futur në grumbull me të tjerët për pushkatim).
Pushkatime të ngjashme ka pasur edhe në fshatra tjera të Pejës.
Pas mbajtjes së kuvendit të Serbisë, për ta formalizuar Kosovën nën Serbi, prej 8. 06. 1945 e deri me 10. 06. 1945 mbahet Kuvendi i Prizrenit, në kohën kur pushteti komunist ishte në vlugun e përndjekjeve, burgosjeve e pushkatimeve kolektive, kështu nën këtë presion delegatët e këtij kuvendi, kinse e shprehin vullnetin e shqiptarëve të Kosovës për të hyrë si pjesë përbërëse nën Serbi, duke mos guxuar që ta përkujtojnë vullnetin e shprehur në konferencën e Bujanës (Bunjajt).
Jashtë Kosovës kishin mbetur trojet shqiptare të ndara nëpër Republika tjera Jugosllave.
Pushtetmbajtësit komunistë futën në veprim së pari grumbullimin e të lashtave (që në popullatën shqiptare e njohin me termin ”Otkup“ që në shqip do të thotë grumbullim), ku shqiptarëve të rraskapitur iu zbrazeshin edhe magjet e miellit dhe mbusheshin depot e rezervave shtetërore. Në këtë vit derisa në depot e shtetit, misrin, grurin e miellin, pas grumbullimit i kishte kapluar myku, shqiptarët kanë vuajtur për bukë dhe kryesisht janë ushqyer me baroja të ndryshme dhe rrënjë bimësh, të përzier me sasi shumë të vogël mielli.
Pastaj këta pushtetmbajtës i vunë në veprim edhe reformat e njohura si: nacionalizimi e eksproprijimi i tokave dhe konfiskimi i pasurisë, të cilat te shqiptarët në Kosovë dhe troje tjera etnike të banuara me shqiptarë, i përdornin me mjeshtri jashtë normave, në mënyrë që të krijojnë kushte të rënda jetese e përgatitje psiko-sociale të popullatës shqiptare për shpërngulje, recetë e provuar edhe nën mbretërinë Jugosllave të përgatitur nga akademiku Vasa Çubrilloviç.
Me 28 shkurt të viti 1953 nënshkruhet Marrëveshja Xhentëlmene trepalëshe: Jugosllavi, Greqi, Turqi dhe me nënshkrimin e marrëveshjes Tito - Fuhad Kyprili, legalizohet Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938, mbi shpërnguljen e shqiptarëve në tokat e Anadollit në Turqi.
Në vitin 1956-1957 nga Ministria e Punëve të Brendshme organizohet: aksioni për mbledhjen e armëve në Kosovë për çarmatimin e shqiptarëve, nën mbikëqyrje të “Klubit të Rankoviçit” e të udhëhequr nga Aleksandar Rankoviç ministër i brendshëm jugosllav.
Pasojat e këtij aksioni dihen dhe publikohen haptas pas plenumit të Brioneve (1966), ku shqiptarët detyroheshin të shisnin pasuri (në të shumtën e rasteve e shisnin bagëtinë) për blerjen e një pushke, në mënyrë që ta dorëzonin dhe e cila shitej nga njerëzit e UDB-së, e njëjta me dhjeta herë.
Metodat e veprimit të UDB-së diheshin: duke filluar nga “dajaku”, ndrydhja e organeve gjenitale, zhytja në ujë të ftohtë gjatë dimrit, shpuarja e gishtërinjve ndër thonj me gjilpëra, djegia e lëkurës së trupit me cigare, e deri të likuidimi fizik.
Vitet e 50-ta e të 60-ta, ishin vite të represionit dhe të shpërnguljeve masive të shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Në Pejë e gjetiu silleshin kuluareve emisarë të UDB-së, që propagandonin një jetë të lehtë, të lumtur e pa brenga në Turqi. Derisa shqiptarët i kishte kapluar lufta për ekzistencë, një nga propagandat që emisarët e tillë e përhapnin në popullatë ishte fraza: “Në Turqi ka det dhe mjafton ta kesh një shkop me grep për ta siguruar ushqimin për familje brenda një ore për tërë ditën, duke mos punuar fare, ndërsa ata që edhe do të punojnë do ta kenë një jetë tepër luksoze “.
Për ta përshpejtuar shpërnguljen, UDB-a i kishte detyruar edhe disa predikues të fesë që kishin ndikim në popullatë e sidomos imamët shtetërorë, e ndër ta që i kishin detyruar ishte Mulla Jusufi (Myfti i vakufit në Pejë, e për të cilin në Pejë më vonë flitej në versione të ndryshme, ku thuhej se ka qenë i detyruar nën presionin e likuidimit nga ana e UDB-ës të veprojë me autoritetin e vet në favor të shpërnguljes, e i cili edhe vetë u shpërngul me familje në Turqi). Me rastin e përgatitjes për shpërngulje të tij (Mulla Jusufit) me familje, ishte propaganduar me të madhe shkuarja e tij, kështu që në stacion hekurudhor të Pejës kishte dalë një masë e madhe e qytetarëve për ta përcjellë. I përmenduri me atë rast nga vagoni i drejtohet turmës së popullit me një fjalim të gjatë në mes tjerash edhe me fjalët: “ Ishalla edhe juve ju bjen Zoti që së shpejti të vini në Turqi “.
Mirëpo kishte edhe të tillë që i kundërviheshin kësaj propagande duke u sakrifikuar (sepse me të dëgjuar UDB-a ndaj tyre ndërmerrte masa represive).
Në mungesë të informatave reale dhe për shkak të psikozës kolektive në masë, të përcjellë me represionin që mbretëronte në popullatë, Fejzullah Baloku, në pranverë të vitit 1958 vendos për t’i vizituar të shpërngulurit në Turqi, nën pretekstin se po shkon për të shikuar me ble shtëpi, në mënyrë që t’iu ikë pengesave për rregullimin e dokumentacionit për marrjen e pasaportës dhe vizës. Në mungesë të parave të gatshme e shet një hektar tokë bujqësore në periferi të Pejës dhe përmes dhënies së mitos arrin ta rregullojë dokumentacionin e nevojshëm për vizitë në këtë vend. Në Turqi viziton disa vende më të rëndësishme dhe kontakton me të shpërngulurit të cilët me këtë rast kishin shprehur dëshpërimet e veta.
Me të dëgjuar për prezencën e Fejzullah Balokut në këtë vend, e kishte vizituar Mulla Jusufi të cilin e kishte brejtur ndërgjegjja, e i cili iu kishte drejtuar me fjalët: çka ke ardhë? ky i përgjigjët me shiku për të blerë shtëpi, pastaj Mulla Jusufi ia kthen, mos gabo me ardhë, sepse unë kam gabuar, e të lutem mos i le të gabojnë të tjerët si unë.
Pasi që Fejzullah Baloku kthehet nga Turqia, filluan bashkëqytetarët ta kontaktojnë, të cilëve ai iu shpjegonte statusin që po e përjetonin shqiptarët në këtë vend, se fare nuk po respektoheshin nga vendasit, se në këtë vend shqiptarët po shikoheshin me sy jo të mirë e po i quajtshin me fjalë nënçmuese si “pis arnaut” etj., se shteti turk haptas po pretendonte që t’i asimilojë, se në këtë vend shqiptarët ishin të humbur, sepse emrat e mbiemrat me përmbajtje kuptimore në shqip nuk po i pranonin, se për atë që kanë dëgjuar që shqiptarët në Turqi jetojnë mirë, nuk është e vërtetë, e u thoshte se të gjitha i ka vërejtur personalisht … dhe se Mulla Jusufi ishte penduar shumë që e ka lëshuar vendin e ka shkuar në dhe të huaj, por i luste që këto fjalë mos të transmetohen në vesh të atyre ku nuk duhet.
Këto kontakte e biseda të Fejzullahut me bashkëqytetarë, dukshëm patën ndikuar pozitivisht, sepse këto shpjegime përhapeshin ndër të interesuarit për shpërngulje dhe në këtë mënyrë filloi të bie interesimi për t’i lëshuar trojet e veta, e të ngadalësohet shpërngulja nga regjioni i Pejës.
Në Pejë me rrethinë, ndër predikues të fesë që kishin refuzuar të bashkëpunonin me pushtetin aktual të kohës për shpërnguljen e shqiptarëve, i kishin shpallur armiq të vendit, e ata ishin: Hafiz Syla, Mulla Jonuzi, Mahmut Mala, Mulla Abdurrahmoni, Mulla Eshref Riza, Mulla Aziz Soqa, Mulla Hafiz Xhela, Mulla Rrustem A. Berisha, Mulla Metushi, Mulla Dauti, Mulla Mustafa, Mulla Bajram Broqi dhe Haxhi Fetah Berlajolli.
Në pengimin e shpërnguljes ka pasur ndikim edhe Mulla Ejyp Gashi i Pejës (Myderriz, hoxhë në Dubovë), të cilin shpesh e kanë torturuar me metoda më çnjerëzore fizike e psikike, nën pretekstin për dorëzim të armëve, ndërkaq për arsye se pas predikimeve fetare iu fliste besimtarëve të vet se nuk duhet lëshuar trojet e veta Mulla Jonuz Zatriqi burgoset dhe dënohet për veprimtari armiqësore kundër … shtetit.
Prej vitit 1951 e deri në vitin 1964 kemi shpërngulje të rreth 430.000 shqiptarëve nga Kosova.
Filozofia e politikës jugosllave mbi themelimin e shteteve të pa inkuadruara, ishte një diplomaci e përkryer, ku politika e këtij shteti, shitej si shtet demokrat, ndërsa në fakt ishte një shtet policor.