E hene, 05.05.2025, 09:09 PM (GMT+1)

Speciale

Ryzhdi Baloku: Nga arkivi i UDB-së (III)

E diele, 26.06.2011, 04:02 PM


Ryzhdi BALOKU:

NGA ARKIVI I UDB-së ( III.)

 

Pjesë të shkëputura nga libri: Kujtime, Si u themelua ilegalja:

 

ORGANIZATA PËR BASHKIMINE TROJEVE SHQIPTARE,

 

botuar në vitin 2004

autorë: Remzi Baloku & Ryzhdi Baloku

 

(Pos shpjegimit përmes kujtimeve, libri përshkohet edhe me dokumente arkivore të: UDB-së, Gjyqtarit hetues, Prokurorisë publike dhe Gjykatës së qarkut )

 

AKTVENDIM

NGA ORGANI PËR PUNË TË BRENDSHME

 

Me aktvendim 02.Nr. 425 / 64 të Sekretariatit Krahinor (oblasni sekretarijat) për punë të brendshme, seksioni (ispotava) në Pejë të dt. 08.06.1964,caktohet paraburgimi ndaj Remzi Balokut si i pandehur për bashkim kundër: shtetit sipas nenit 117. alineja 1. të ligjit penal, pasi që ekziston baza ,

arsyetim shkruan: ekziston dyshimi që i pandehuri Remzi Baloku ka bërë vepër penale të bashkimit kundër shtetit sipas nenit 117. alineja 1. e ligjit penal, i cili ndjekej sipas detyrës zyrtare dhe pasi që të përmendurin sikur ta lëshonim të mbrohet në liri, ekziston baza e dyshimit se kishte me ikë dhe kështu sipas nenit 182. alineja 2. pika 1. lidhur me nenin 183. të Ligjit mbi procedurën penale vendoset si në dispozitiv

 

ORGANI I AUTORIZUAR

PËR PUNË TË BRENDSHME

Oroviç Milivoje

 

SEKSIONI PËR PUNË TË BRENDSHME

SEKTORI  PËR  SIGURIM  SHTETËROR - PEJË

SHËNIM  ZYRTAR

 

I përpiluar nga Organi i autorizuar për punë të brendshme në Pejë në ditën e 09.06.1964 v. në ora 17,40  mbi bastisjen e banesës dhe lokaleve tjera të personit Kamber Ukaj, invalid ushtarak nga Peja  Rr. 1 Maji Nr. 7/a., sipas denoncimit ndaj të pandehurit Remzi Baloku,  nga Peja.

Me 09.06.1964 v.  Organi  i  autorizuar  për punë të brendshme ka ardhur në shtëpinë e Kamber Ukajt, invalid ushtarak, lidhur me gjetjen e pushkës luftarake (e shkurtër italiane) me bajonetë Nr. 60665, për të cilën i emëruari (Kamber Ukaj, vr. e jonë) në procedurën paraprake e ka pranuar se e ka fshehur në tavanin e shtëpisë së vet. Për këtë Ukajt i është urdhëruar që praktikisht të tregojë se ku e ka marrë pushkën dhe pas pastrimit të saj më vonë se si e ka fshehur.

Sipas deklaratës së Kamber Ukajt, pushkën ia ka dorëzuar Remzi Baloku nga Peja, në muajin maj të këtij viti dhe e njëjta është fshehur në kënd (të majtë) e cila gjendet në përbërje të shtëpisë, duke e llogaritur derën e hyrjes.

Pushka në atë vend ka qëndruar një ditë, e pastaj është fshehur në tavan të shtëpisë, do të thotë në përbërje të kulmit të shtëpisë dhe shupës. Është shtrirë për së gjati,  kështu që gjysma e saj ka kaluar në tavan të shupës, e gjysma në tavan të shtëpisë. E njëjta është mbështjellë me letër najloni e mbi të me letër të trashë të thasëve dhe mbi letër është lidhur me litar, mbi pushkë kanë qenë të paluara tullat. Me rastin e tregimit të vendit ku pushka e cila është marrë e është sjellë nga Remzi Baloku dhe vendeve të fshehjes, Kamber Ukaj praktikisht kështu ka treguar veprimet e fshehjes së pushkës dhe veprimet e tij janë xhiruar nga ana e teknikut të kriminalistikës i cili lidhur me këtë e ka përpiluar dokumentacionin e i cili do të jetë pjesë përbërëse i këtij shënimi zyrtar.

Me rastin e bastisjes, Kamber Ukaj ka deklaruar se nuk ka vërejtje në procedurën e bastisjes.

SHËNIMIN ZYRTAR

E PËRPILOI

9.06.1964 Pejë                                                                   ( pason nënshkrimi vr. e jonë )

Llakiçeviç Nikola

 

DENONCIM  PENAL NDAJ TË PARABURGOSURVE

NGA SEKRETARIATI KRAHINOR PËR PUNË TË BRENDSHME,

SEKSIONI NË PEJË,

DREJTUAR PROKURORISË PUBLIKE TË QARKUT

 

Nën evidencën 02. Nr. 425 / 64,  të dt. 08.06.1964, , në të cilën shkruan:  në bazë të nenit 137 dhe 139 të ligjit mbi procedurën penale paraqes denoncim penal ndaj: … , (denoncimi është i përbashkët për shumë veta, vr. e jonë) Remzi Fejzullah Balokut, nga Peja, i lindur në vitin 1933 në Pejë, i martuar, babë i një fëmije, shqiptar, nënshtetas i RSFJ, nuk është i dënuar, gjendet në paraburgim prej: 08 qershor 1964.

kanë formuar grup terrorist për kryerjen e veprave penale kundër popullit dhe shtetit nga neni 100 deri 103, 108, 109 dhe 114 deri 116 të ligjit penal.

Si pjesëtar të këtij grupit terrorist me qëllime ia paraqesim titullit denoncimin penal ndaj këtyre të cilët i kemi paraqitur cekim se me këtë akt KTI Nr. 88 / 64 dt. 13 prill të vitit 1964 është paraqitur kërkesa për ndjekje të shikimit kundër kryesit të panjohur për vepra penale nga neni 118 al. 1. të LP. sepse në këtë kohë dihet

Të gjithë të paraqiturit në këtë gjenden në paraburgim

 

ORGANI I AUTORIZUAR

PËR PUNË TË BRENDSHME

Oroviç Milivoje

 

 

PROCESVERBAL MBI MARRJE NË PYETJE TË PANDEHURIN

REMZI BALOKU

NGA ORGANI PËR PUNË TË BRENDSHME

 

I përpiluar nga organi i autorizuar  për punë të brendshme në Pejë, me dt. 8 qershor 1964 në ora 10, në bazë të veprës penale të bashkimit kundër sipas nenit të pranishëm:  i pandehuri  Remzi Baloku, procesmbajtës  Jashoviç Maksim, organi i autorizuar  Oroviç Milivoje.

Remzi  Baloku,   nga  babai  Fejzullah  Baloku,  nëna Shefkije (Zatriqi) i lindur në Pejë me 1935 (me 1933 vr.e jonë), me kombësi shqiptar, nënshtetas RSFJ, i martuar, baba i një fëmije, i moshës madhore, gjendet në paraburgim nga dt. 8 qershor 1964.

Sipas këtij procesverbali Remzi Baloku deklaron: gjatë vitit kam ardhur në ide me e formue organizatën e cila kishte me luftue kundër Jugosllavisë dhe bashkangjitjen e Kosovës (në kopjen origjinale në serbisht është e shënuar Kosmet, vr. e jonë) Shqipërisë,  pasi që kam vërejtur se shqiptarët në Kosovë nuk kanë të drejta të barabarta dhe ndaj shqiptarëve padrejtësisht po veprojnë, me këtë qellim kam formuar grupe ilegale

unë nuk kam mundur me ju thënë ta dëgjojnë radio Tiranën, pasi në fshat as që kanë radio aparate

Avdyl Shala  nuk    ka  folur  se  vëllai  i  tij  Ramadani  ka ardhur si diversant në vitin 1961 dy herë nga Shqipëria dhe se më këtë rast ma ka dorëzuar pistoletën

në Obrançë të Podujevës e kemi blerë një pistoletë, por më vonë pasi e kemi konstatuar se është e prishur ndërkohë e kemi kthyer

sa i përket Esat Myftarit nuk me kujtohet se i kam thënë se e kam organizatën ilegale

një ditë tek unë në punëtorinë time të Rrobaqepësisë ka ardhur një mësues nga Komuna e Deçanit të cilit emrin nuk ia di, e ka lënë një çantë dhe pistoletën të cilën e ka pasur me leje, këtë pistoletë  ia kam treguar Esatit

nuk e di se a kemi folur gjë me Esatin, por më vonë kam kuptuar se ka ikur për Shqipëri

nuk e di, Hyvziu asgjë nuk me ka folur për persona, e as me i shkrua parullat dhe me i këputë  shtyllat e telefonisë

të pandehurin Hivzi Lipa e njoh qysh si fëmijë, mirëpo lidhur me organizatë kurrgjë me të nuk kam biseduar, sepse e njoh si llafazan prandaj nuk i kam treguar për organizatë

nuk më kujtohet data ka ardhur një njeri nga Mali i Zi të cilit ia kam vërejtur pistoletën e cila ishte e markës “Walter“  e kam pyetur se a po ma shet dhe jemi goditur, ia kam paguar paratë më vonë këtë e kam shitur

meqë pushkën pa plumba nuk kam pasur ku me e lënë, e kam marrë më e ruajtë në dyqan, më vonë ia kam dhënë tjetrit vetëm me e ruajtë e që ka mbetur aty deri sa jam burgosur

 

  Ali Bali (Duriçi, mbiemri i vërtetë, vr. e jonë) i cili si fëmijë ka emigruar në Turqi, me Xhemshitin në Pejë kanë ardhur me shëtitë

me rastin e takimit në Prishtinë Ali Balit i kam thënë të ma blejë dhe të ma sjellë nga Turqia një instrument muzikor

Procesverbali është diktuar me zë në praninë time dhe në të kanë hyrë të gjitha fjalët e mia, e që tërësisht i pranoj për të miat.

 

I PANDEHURI

Remzi Baloku

 

PROCESMBAJTËSI             I AUTORIZUARI I ORGANIT HETUES

Jashoviç  Maksim                              Milivoje Oroviç

 

PROKURORIA PUBLIKE E QARKUT - PEJË

 

Në bazë të nenit 44, al. 2. pika 2. , nenit 145, al. 2. e nenit 249, 250 dhe 251 të LPP,  prokurori publik i qarkut Miro Matoviç paraqet akuzë,  me evidencë:  Prq. Nr. 57 / 64.  ;   BB / BJ  të dt. 06.08.1964.  ndaj (në paket ndaj shumë të pandehurve ..., vr. e jonë ), të pandehurit , në të cilën shkruan:

 

AKUZOJ  për shkak se:   

 

I PANDEHURI REMZIU (Remzi Baloku, vr. e jonë):

 

a.) ... ka pasur bisedime me të pandehurit: Sylë Shalën, Vesel Rexhepajn, Zeqë Shalën, Rexhep Shalën, Kamber Ukajn, Sefer Myrtajn dhe me persona të tjerë, duke i njoftuar për nevojën e krijimit të grupit ilegal armiqësor, e disa prej tyre edhe për ekzistimin e grupit të tillë si dhe për qëllimet e atij grupi dhe mandej ata të cilët kanë shprehur gatishmërinë me hy në të, i ka përfshirë në grup dhe u ka paraqitur për detyrë: që të punojnë në zgjerimin e tij, në mbledhjen e armëve dhe përgatitjen e aksioneve të armatosura diversante, në zbulimin e personave për të cilët supozohet se bashkëpunojnë me organet e sigurimit, në mbledhjen e ndihmave vullnetare dhe krijimin e mundësive të kryerjes dhe ndërmarrjes së aksioneve me karakter propagandistik armiqësor.

b.)  Një ditë të pacaktuar të nëntorit të vitit 1963 ka mbajtur takim në Loxhë me anëtarë të grupit të atjeshëm ilegal armiqësor dhe me atë rast ua ka ndarë detyrat, duke e caktuar kryetarin, sekretarin dhe personat përgjegjës për mbrojtje, polici dhe çështje ushtarake, e u ka paraqitur si detyrë edhe zgjerimin e grupit, mbledhjen e armëve, përgatitjen për aksione të armatosura diversante si dhe zbulimin e personave për të cilët supozohet se bashkëpunojnë me organet e sigurimit.

c.) Një ditë të pacaktuar të muajit shkurt të vitit 1964 përsëri ka mbajtur takim me anëtarë të grupit ilegal armiqësor në Loxhë dhe me atë rast ua ka lexuar programin e grupit ilegal dhe pjesë nga revista ”Shqipnija e lirë” të cilën e boton organizata e emigrantëve shqiptarë në Perëndim dhe në këtë rast ka kërkuar prej tyre që të angazhohen në kryerjen e detyrave të parashtruara.

ç.)  Një ditë të pacaktuar të muajit shkurt të vitit 1964 ka mbajtur takim në Pejë, në të cilin kanë marrë pjesë të pandehurit Sylë Shala, Kamber Ukaj dhe Sefer Myrtaj, edhe atyre ua ka lexuar programin e grupit armiqësor duke ua tërhequr vërejtjen me atë rast për vigjilencë dhe duke kërkuar prej tyre që të angazhohen më tepër rreth zgjerimit të grupit dhe mbledhjes së armëve.

d.)  Një ditë të pacaktuar të muajit shkurt të vitit 1964 ka shkuar në Prishtinë dhe atje është takuar me Ali Balin (Duriçi, mbiemri i vërtetë, vr. e jonë) turist nga Turqia dhe prej tij ka kërkuar që pas kthimit në Turqi të lidhet me Zenel Bobin, ta njoftojë për ekzistimin e grupit armiqësor ilegal dhe të kërkojë prej tij që të dërgojë ndihmë për këtë grup.

Dh.)  Në kohën prej nëntorit të vitit 1963 e deri në qershor të vitit 1964 ka mbajtur shumë takime me të pandehurin Ramadan Shalën (nga Peja-pjesëtar i LRBSH-së vr. jonë) dhe në ato takime ka biseduar për bashkimin e grupeve armiqësore ilegale, për nevojën e aktivitetit  të tyre të përbashkët dhe të ekzistimit të programit të përbashkët

e.)  Një ditë të pacaktuar kah fundi i vitit 1963 dhe fillimi i vitit 1964 ka   mbledhur 10.500 din. ndihma vullnetare prej anëtarëve të grupit armiqësor ilegal në Pejë e në Loxhë ndërsa vetë i ka dhënë 4.500 din. dhe të tërat ia ka dhënë të pandehurit Ramadan Shala, e ky i ka përdorur për sigurimin e gështetnerit në Pejë

f.)  Meqë në shtatorin e vitit 1963 është njoftuar nga ana e të pandehurit Avdyl Shalës se ka ardhur në Jugosllavi vëllai i tij Ramadan Shala (nga fshati Loxhë, i cili më herët ishte arratisur në Shqipëri vr. jonë), si anëtar i grupit të hedhur diversant nga Shqipëria, të cilin e kanë përbërë edhe: Dervish Shaqa, Adem Dushku dhe një person i pa njohur, ka kërkuar (fjala është për Remziun, vr. e jonë) prej tij (Avdylit, vr.e jonë) që ta lidhë me atë grup (diversantësh, vr. e jonë) dhe për nevoja të grupit të dorëzojë revolverin e markës “parabellum“, të cilin e ka marrë Avdyli prej grupit të përmendur diversant.

g.)  Në fillim të vitit 1964, për nevoja të grupit armiqësor ilegal në Pejë, prej një personi të panjohur e ka siguruar një revole të markës “ Walter “ ... , si dhe në fillim të majit të vitit 1964 prej një personi nga Isniqi për nevoja të grupit e ka siguruar një pushkë me prejardhje italiane dhe të njëjtat pastaj ia ka dhënë  me i ruajtë Kamber Ukajt.

Me veprime të këtilla të pandehurit Remziu kanë bërë vepra penale të bashkimit kundër shtetit nga neni 117 al. 1. i KP.

Me këtë akt prokurori publik Miro Matoviç paraqet këtë:

 

ARSYETIM …

 

I pandehuri Remzi Baloku, ... ka vendosur ta krijojë grupin ilegal armiqësor.

Nga rrëfimet e tij rrjedh se këtë e ka bërë për shkak se e ka konsideruar, se shqiptarët në Kosovë nuk janë të barabartë me kombësitë tjera, se Kosova (në kopjen e origjinalit është e shënuar Kosmet, vr. e jonë) është pjesë territoriale e Shqipërisë dhe se për këtë arsye duhet luftuar me të gjitha mjetet në disponim për ndërrimin e pushtetit dhe shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia

(Në arsyetim vazhdohet me sqarim si në akuzë prandaj për arsye të përsëritjes së ngjarjes vazhdimin e arsyetimit nuk po e përshkruajmë për paraqitje në këtë punim.)

PROKURORI PUBLIK

Miro Matoviç



(Vota: 45 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gëzim Ajgeraj: 11 Marsi i pranverës së kuqe në Vërri-Histori që u shkrua me gjak në luftën e lavdishme të UÇK-së Fotaq Andrea: Moj shqiptarka këmbëlehtë Ilia S. Karanxha: Nga Gjergj Kastrioti tek Giorgione e Leonardo da Vinci Nafi Çegrani: Pse e vrau babai im oficerin antishqiptar Pavlen Xhemaledin Salihu: Delegatët e Luginës së Preshevës në Lidhjen e Prizrenit Ryzhdi Baloku: Nga arkivi i UDB-së (II) Fitoret e ushtrisë shqiptare në vitet 1462-1465 Fotaq Andrea: Dy artikuj të priftit shqiptar në mërgim Françesk Karma, më 1933 dhe 1934 Illyricum Sacrum: Mbreti katolik Gjergj Kastrioti Jak Rrozhani: Lidhja e Lezhës, hap drejt konsolidimit të shtetit shqiptar Avzi Mustafa: Zajavi përballë pushtuesit serb (1912-1915) Ilia S. Karanxha: Dora D'Istria dhe arti Teuta Shala-Peli: Gjurmë të krimit ndaj familjes Kastrati nga Fusha e Pejsë më 28.05.1999 Brahim Avdyli: Roli i mërgatës shqiptare të Zvicrës në politikën ndërkombëtare Fotaq Andrea: Moda “Dora d’Istria” në Paris dhe disa episode të panjohura nga jeta e Elena Gjikës Ryzhdi Baloku: Vrasjet e tmerrshme në Qyshk të Pejës Brahim Avdyli: Krijimi i organizatave dhe klubeve shqiptare në Zvicër Thanas L. Gjika: Aromunët (vllehët) e Shqipërisë janë pakicë ento-kulturore dhe jo pakicë kombëtare (Ripublikim) Teuta Shala-Peli: Vrasja dhe masakrimi i popullsisë civile shqiptare në fshatrat Qyshkë, Pavlan dhe Zahaq më 14 maj 1999 Ryzhdi Baloku: Nga arkivi i UDB-së

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx