E enjte, 02.05.2024, 08:40 AM (GMT+1)

Speciale

Brahim Avdyli: Roli i mërgatës shqiptare të Zvicrës në politikën ndërkombëtare

E hene, 30.05.2011, 08:00 PM


Autori i këtij shkrimi në OKB, në Gjenevë
Autori i këtij shkrimi në OKB, në Gjenevë

 

Roli i mërgatës shqiptare të Zvicrës në politikën ndërkombëtare

 

Nga Brahim AVDYLI

 

Roli i mërgatës shqiptare nuk mund të shihet dhe trajtohet krejtësisht. Janë të shumta organizatat, partitë dhe individët që kishin dorë në aspektin e politikës së përgjithshme ndërkombëtare për çështjen njerëzore dhe kombëtare shqiptare. Zërat e tyre janë një polifoni në shenjë të tipizimit të çështjes sonë të përgjithshme. Por, më parë të shohim si ishte e tipizuar politika ndërkombëtare, cilat shtrirje, cilat forma dhe çfarë relacioni ka.

Secili njeri, si qenie njerëzore individuale, jep ndihmesën e tij të pazëvendësueshme, sado e vogël që të jetë ajo në botën e madhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare është fushë e veprimit dhe e marrëdhënieve midis shteteve të botës së madhe e të ndërlikuar, që kanë të bëjnë kryesisht me kulturat popujve dhe të individëve, të cilat kanë ndikim të caktuar midis tyre.

Politika botërore nuk mund të dalë jashtë realitetit botëror, sado ka pikëpamje diferente të qasjes dhe të shikimit. Politika është mjet i një shoqërie më të gjerë që vie në shprehje përmes një individi në rolin dhe funksionin e një grupi të veçantë, që ka një shtrirje më të gjerë në aspektin kombëtar, shtetëror e ndërkombëtar. Me theksimet e veta politike ajo i gjënë në bashkësinë ndërkombëtare qindra apo mija individë të tjerë që janë në gjendje ta dëgjojnë me kujdes dhe që janë në pozitë kyçe për të pikëvështruar drejt pikëpamjet e caktuara të individit, kur kjo lidhet me kërkesat e tyre. Sa i ka njohur ligjësitë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të ndërveprimit të tyre në raport me çështjen e tij individuale, grupore, etnike apo kombëtare varet nga raporti i ndërlikuar i tyre. Ka individ që ndodhen jashtë bashkësisë së gjerë të një kolektiviteti nacional, por që në momente kyçe dinë t’i interpretojë dhe t’i shkallëzojë analizat kolektive. Politika zyrtare e shteteve të pavarura me peshë ndërkombëtare mund t’i shohë shprehjet e tij, krahas përcjelljes së kastës politike, grupit më të madh që jep shpresën se mund të marrë pushtetin, po qe se dëgjohen apo ndërlidhen kërkesat e saj në relacion ndërkombëtar.

Termat shtet, komb dhe vend mund të përdoren në mënyrë të pasaktë në rrethet politike. Sistemi ndërkombëtar është një tërësi e marrëdhënieve në mes të shteteve. Pjesa më e madhe e shteteve janë kombe.[1] Në pjesë e „shteteve“ të dikurshme nuk ekziston si shtet-komb. Ndonjëri nga këto është bërë bosht i shkombëtarizimit, shpopullimit, zhvendosjes e gjenocidit të paparë ndër vite dhe shekuj. I tillë është kombi shqiptar. Ai është kombi më i vjetër, më i shkombëtarizuar në botë që ka krijuar disa shtete të botës. Vetë ka mbijetuar me vështirësi nga shpopullimi i trojeve të tij etnike në Turqi, Greqi dhe Ballkan, sado që ka humbur shumë përkatësinë shqiptare dhe të gjuhës nga gjenocidi i pandërprerë shekuj me radhë. Qenësia kombëtare e mbetur vështirë gjallë është e shpërndarë në Greqi, ish-Jugosllavi dhe Shqipëri. Ish-Jugosllavia i është nënshtruar shkatërrimit të patjetërsueshëm, në saje të veprimit antipopullor e antikombëtar të popullit serb, bullgarë dhe malazias, sidomos mbi popullin shqiptar autokton të trojeve të veta. Tokën e tyre e kanë shpërndarë dhe aneksuar shtetet e krijuara mbi gjakun dhe djersën tonë nga grekët, serbët, bullgarët dhe malaziasit. Kombi shqiptar ishte kombi i tretë në Jugosllavi për kah numri, përkundër gjenocidit të pandërprerë. Organet shtetërore të serbizuara deri në kulm bënin çdo gjë të mundur për t’i përvetësuar njerëzit me politikën socialiste të Jugosllavisë. Në fillim ua „njohën“ të drejtat e „minoritetit“, por i përdorën të gjitha mjetet shtetërore, ushtarake dhe paraushtarake që kishin në dispozicion, për ta shkatërruar tërësisht kombin shqiptar, pasi ndërhynë arbitrarisht në Kosovë dhe i pushuan të gjitha të drejtat elementare.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), me seli në Zvicër (Palais des Nations, Avenue de la Paix 8-14, CH-1211 Genève 10) dhe të gjitha ambasadat e shteteve të botës dhe Evropës u bënë seli të drejtimit të përgjithshëm shqiptar. Krahas kësaj nuk u injorua as Aleanca Ushtarake e NATO-s, me seli në Bruksel të Belgjikës (North Atlantic Treaty Organisation/Sekretaire Générale/Boulevard Léopold III, B-1110 Bruxelle). Përkundrazi. Mërgata shqiptare iu drejtua në këtë adresë për mirëkuptim, sepse ishte në njohuri për rolin e pazëvendësuar të saj. Marrëdhëniet ndërkombëtare të botës shprehen përmes ndërveprimit të qeverive kombëtare me këto organizata ndërkombëtare më të fuqishmet. Në vitin 1999 OKB-ja kishte 189 shtete anëtarë.[2] SHBA-ja e ka zërin

Dy udhëheqësit më në zë prej 1 Janar 1992
Dy udhëheqësit më në zë prej 1 Janar 1992
kryesor. Në kuadër të Sekretarit të Përgjithshëm vie Sekretariati me Stafin e Kombeve të Bashkuara; Këshilli i Sigurimit, në kuadër të së cilës vepron Komiteti i Shtabit Ushtarak; Asambleja e Përgjithshme, me të gjithë anëtarët, dhe Gjykata Botërore.

Pas tyre vinë Byroja e Kombeve të Bashkuara, Qendra për të Drejtat e Njeriut (ONUG-Office des Nations Unies/Centre pour les Droit de l’Home, Palais des Nations, CH-1211 Genève 10) dhe 25 organizata për një botë më të mirë; Qendra Botërore e Informacionit (Centre Mondiale d’Informations, Ch. August-Vilbert 14, CH-1218 LE GRAND-SACONNEX), bashkë me këto, Komisioni i Evropës për të Drejtat e Njeriut, Këshilli i Evropës/Ansambleja Palametare, në Strasburg (Europäisches Menschenrechts- Kommission, BP 431 R6, F-67006 Strassbourg; Conseil de l’Europe/Assemblé Parlametaire, F-67075 Strassbourg); Parlamenti i Evropës në Luksenburg, Qendra Evropiane/Seksioni i të Drejtave Njerëzore dhe Qendra Ekonomike Evropiane, në Bruksel (Europäisches Palament/Menschenrechts-Sektion, L-2929 Luksenbourg; Centre Economique Europeén/Commission de la CEE, Rue de la Loi 200, B-1040 Bruxelles); Qendra Evropiane e Kulturës në Gjenevë dhe Organizata e Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Evropës, në Helsinki, Danimarkë dhe Sekretariatin në Pragë të çekisë (Centre Europeén de la Culture, Rue de la Lausanne 122, CH-1202 Genève; Organisation der Sicherheit und Zusammenarbeit in Europa-OSZE), përmes faksit në Helsinki të Danimarkës dhe në Prag të çekisë; si dhe Komisionit Federal për çështje të të Huajve dhe Qeveria Federale (Këshilli Federal) i/e Zvicrës, Departementi për çështje të Jashtme, në Bern (Eidgenösische Kommission für Ausländerfragen Comission Federale pour les Problemes des étranger, Monbijoustrasse 91, CH-3003 Bern; Schweizerische Bundesräte, Bundeshaus West, CH-3000 Bern; Departement für Auswärtige Angelegenheiten, Bundeshaus West, CH-3000 Bern).

Niveli shtetëror i shqyrtimit ka të bëjë me bashkimet e njerëzve brenda shteteve, të cilat ndikojnë në veprimet e këtij shteti në arenën ndërkombëtare dhe anasjelltas. Niveli ndërshtetëror i shqyrtimit të gjendjes ka të bëjë me ndikimin e sistemit ndërkombëtar rreth rrjedhojave të gjendjes. Në përputhje të analizave të individëve të veçantë vinë në shprehje shqyrtimet reciproke të komisioneve ndërshtetërore dhe veprimet e përgjithshme shtetërore. Në raport të pashkëputur të kësaj vinë veprimet permanente të diplomatëve, doemos edhe të „emisarëve“ të dërguar shtetëror. Personalitet udhëheqëse shtetërore jo rrallë vinë ata të cilët nuk janë në një vijë të politikës ndërkombëtare.

„Parimi i vetëvendosjes nënkupton që populli, i cili vështrohet si komb, duhet të ketë të drejtën për të formuar një shtet dhe për të ushtruar sovranitetin e tij mbi problemet e veta“[3]. Kombi është një popullsi e njëjtë nëpër trojet e veta autoktone, me tipare të përbashkëta të gjuhës, kulturës dhe identitetit. Kombi shqiptar ishte i tillë ndër shekuj, që nga mitologjia e vjetër e deri në ditët tona. Grupe të veçanta të „shteteve“ të krijuara arbitrarisht në disfavor të tokës sonë stërgjyshore bënin kërdinë në arenën e brendshme „shtetërore“ për asgjësimin tonë nga territoret që atyre ua kishte aneksuar me të padrejtë Evropa gjatë shprehjes së interesave të Fuqive të Mëdha në Marrëveshjen e Shën Stefanit (1878), Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1913), Traktatit të fshehtë të Londrës (1915), Traktatit të Versajës (1919), Konferencës së Jaltës (1945) dhe disa rezolutave të padrejta e të nxitura nga Lufta e Ftohtë (1945-1990) në mes dy superfuqive të botës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, që u shprehën përmes dy forcave të mëdha ushtarake të tyre, Organizatës së Traktatit të Aleancës së Veriut-NATO dhe të Traktatit të Varshavës (PL). Deri në shkatërrimin përfundimtar të BRSS dhe të Traktatit Ushtarak të Lindjes, në Varshavë, që ra në mes të viteve 1990-1999 me luftime të rrebta lokale nëpër disa territore të zotërimit „sovjetik“, komunist e socialist, si rezultat të veprimit dinamik të SHBA-ve, të NATO-s dhe kapitalizmit perëndimor, duke udhëhequr rendin e ri pas Luftës së Ftoftë, të cilën Presidenti Bush e quajti „Rendi i Ri Botëror“.[4]

Realistët e shikojnë forcën ushtarake të një vendi si aftësinë më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Ata i shpjegojë paraprakisht marrëdhëniet ndërkombëtare nga ana e fuqisë ushtarake. Forca ushtarake është faktori numër një i një shteti. Diplomacia ndërhynë me mençuri e dredhi në arenën ndërkombëtare që të mos vie në shprehje faktori ushtarak, si mjeti i fundit kombëtar e ndërkombëtar. Kur nuk futet në veprim faktori forcë, si faktori i fundit, vie në shprehje faktori njeri me mjetet e tij ndihmëse në raportet ndërkombëtare, në radhë të parë me raportin diplomatik, material dhe teknik. Ai vie në shprehje

Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
përmes shteteve. Populli do të organizohet nëpër territore gjeografike që quhen shtete, përmes një rryme të caktuar njerëzore, me një njeri të mobilizuar brenda tij si prijatar. Dallojnë diktaturat prej demokracisë. Diktaturat janë të privuara prej autokracisë dhe demokracitë perëndimore prej kapitalizmit. Sistemi ndërkombëtar e sheh sovranitetin e shteteve, të drejtën e tyre për të kontrolluar problemet brenda territorit të vet. Ajo e ndjenë përgjegjësinë e pashkëputur në njohjen e kufijve ndërkombëtarë. Shtetet zotërojnë territorin dhe popullsinë që kanë nën sundim në saje të forcave ushtarake.

Shtetet më të fuqishme në sistemin ndërkombëtar e shprehin pjesën më të madhe të ndikimit mbi ngjarjet ndërkombëtare. Studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare i studiojnë cilësitë e shteteve, nivelin e të ardhurave dhe forcat e armatosura.[5] Fuqitë e mëdha kanë forcat ushtarake më të fuqishme dhe ekonomitë më të forta, që mund të financojnë forcat ushtarake. Fuqia e tyre ekonomike mbështet mbi një ndërthurje të popullsive të mëdha, burimeve të bollshme natyrore, teknologjisë të përparuar dhe fuqisë punëtore të arsimuar.[6] Ndryshimi i ngadaltë i gjendjes së „fuqisë së madhe“ të Gjermanisë, të Rusisë, të Francës, të Italisë, të Austrisë, të Kinës, të Japonisë, etj, është i dukshëm. Sot, në grupin e 8 fuqive botërore ekonomike (G 8) janë SHBA-të, Gjermania, Japonia, Franca, Britania e Madhe, Rusia, Brazili dhe India.[7] Ndërmjet këtyre shteteve është krijuar një pabarazi e madhe financiare që i ndanë dhe i dallon nëpërmjet veti, por ato ndahen bashkërisht prej botës së pazhvilluar, të ngecur larg mundësive të fitimit jetësor.

Gjatë dy shekujve të fundit është krijuar me hapa të përshpejtuar në ekonominë që po sundon botën dhe po përpiqet të krijojë mundësitë për integrim në shkallë botërore me gjithë pabarazitë shumë të mëdha. Demokracia kapitaliste është forca politike më e madhe në këtë drejtim, që po përpiqet të ndikojë qoftë me forcën e argumentit, qoftë me forcën ushtarake dhe ndonjëherë detyrohet të luftojë edhe me vendet demokratike.

„Forca bashkuese e aleancës është lehtësia me të cilën pjesëtarët e aleancës qëndrojnë të bashkuar. Kur shtetet kanë interesa të cilat kanë prirje të përputhen krijojnë një aleancë kundër një armiku të përbashkët“.[8] Në skenën e sigurimit ndërkombëtar është më e rëndësishmja Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), e cila përfshinë Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore. Anëtarët e saj janë: SHBA, Kanada, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Danimarka, Norvegjia, Islanda, Spanja, Portugalia, Greqia, Turqia, Polonia, Republika çeke dhe Hungaria (të pranuara në vitin 1997). NATO-ja zotëron gjysmën e përgjithshme botërore në bazë të prodhimit të përgjithshëm të shteteve që e përbëjnë, i shprehur si GDP, dhe sundon me çështjet e sigurimit evropian.[9] Në institucionet e saj të përhershme, si OKB dhe NATO, monitoron pandërprerë FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar).

Diplomatët japin një pjesë të madhe të informacionit që shërben për hartimin e politikës së jashtme. Veprimtaritë diplomatike organizohen nëpërmjet të një ministrie të jashtme ose të një institucioni tjetër të barabartë me të. Disa diplomatë janë të emëruar nga politika, që vinë e shkojnë bashkë me ndryshimet e udhëheqjes së qeverive.[10] Jorastësisht mërgata e organizuar në Zvicër, përpos OKB-së, i ka piketuar kryeministritë dhe ministritë e punëve të jashtme të botës perëndimore, të Anglisë, të Gjermanisë, të Austrisë, të Francës e të Beneluksit. Para tyre ka bërë demonstrata, ka shkruar materiale që kanë ardhur në vijë të politikës udhëheqëse dhe kanë lënë letra të shkruara me radhë, peticione, letra protestuese dhe memorandume.

Në radhë të parë ka shkruar LPK-ja (LPRSSHJ-ja, LPRK-ja), ndërsa më vonë kanë ardhur partitë e tjera të organizuara sipas ndarjes administrative të tokave shqiptare në ish-Jugosllavi, veçanërisht në Kosovë, pra LDK-ja, PSHDK-ja, UNIKOMB-i, me seli kryesore në Zvicër. Në të gjitha demonstratat që ka organizuar LPK-ja janë lexuar letrat, peticionet dhe letrat e hapura para opinionit të vet dhe janë dërguar nëpër institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, sikurse fletët e përkthyera, qoftë në gjuhën gjermane apo franceze u janë dhënë kalimtarëve vendas.

Të mos harrojmë se në Zvicër ka qenë edhe Ministria e Informatave, në krye me Xhafer Shatrin, i cili ka bërë punën e tij me organet ndërkombëtare dhe kombëtare, pra me botën dhe Zvicrën. Ai ka dërguar prej themelimit të ministrisë deri kur i ka përfunduar mandati kudo ku ka pasur mundësi „Bulletin des Informationsministeriums der Republik Kosova-Kosova Communication“[11] në dy gjuhë (gjermanisht dhe frëngjisht), me të cilën ka bërë punë të madhe për

Shenja e Kombeve të Bashkuara
Shenja e Kombeve të Bashkuara
informimin e instancave të huaja, individëve me peshë dhe opinionit ndërkombëtar. Në lidhje me këtë, në Zvicër ka qenë e organizuar LDK-ja, me informacionin e QIK-ut në gjuhën shqipe dhe gjermane. Ajo ka qenë e regjistruar në Zvicër si „Shoqatë demokratike e Shqiptarëve nga Kosova në Zvicër“ (DVKA), dhe nxirrnin fletushkën e tyre, të cilën e redaktonin Shaip Latifi, Sylejman Beqa dhe Hajdar Sadrija. Fletushka i botonte ndonjëherë letrat e tyre. Kjo fletushkë, „Informationsblatt der Demokratischer Verein der Kosova Albaner in der Schweiz“[12], ka dalë pothuajse në rregull. Hajdar Sadria ka qenë anëtar i rregullt i Lëvizjes për një Zvicër të hapur, demokratike dhe solidare-BODS, me të cilën ka bashkëpunuar autori i kësaj vepre dhe ka nxjerrë një intervistë.[13]

Po marrim një tekst të rëndësishëm të UNIKOMB-it, përfaqësia në Zvicër, mua-si Anëtar të Kryesisë Qendrore Koordinuese të UNIKOMB-it, Anëtar i Komisionit Organizues të Kuvendit Kombëtar të Bashkimit dhe shkrimtar shqiptar në ekzil, „Memorandumin për çështjen shqiptare dhe gjendjen e sotshme të të Drejtave të Njeriut“, 12 faqe në gjuhën gjermane, të shkuara relativisht kuptueshëm mirë, pasi nuk kishte përkthyes që mund të shtyja në punë. Ajo u është drejtuar të gjitha instancave ndërkombëtare dhe të botës, si psh. Organizatës së Kombeve të Bashkuara; ONUG, Qendrës për të Drejtat e Njeriut; NATO-s; Qendrës Botërore të Informatave; Parlamentit Evropian; Asamblesë së Parlamentit Evropian; Komisionit të Evropës për të Drejtat e Njeriut; Komisionit Ekonomik Evropian; Këshillit të Sigurimit dhe Bashkëpunimit të Evropës, Presidencës në Helsinki dhe Sekretariatit në Pragë; Qeverisë së SHBA-së, z. Bill Klinton; Qeverisë së Gjermanisë, z. Helmut Kol; Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë; Parlamentit të Austrisë, Klubi i të Gjelbërve, Johannes Voggelhuber; në Zvicër: Qeverisë Federale, Këshillit Federal, Departamentit të Punëve të Jashtme; Komisionit Federal për çështje të të Huajve; Byroja e të Drejtave të Njeriut të FEPS; Lidhjes së të Drejtave të Njeriut; BODS/MODS,MADS, z. Ueli Schwarz; Shoqërisë së Zvicrës për Pakicat Kombëtare; Qendrës Social-Protestante, z. Ueli Leuenberger; dhe Qendrës së Informatave të Republikës së Kosovës. Kopjet e këtij memorandumi janë dërguar në gazetat më të njohura të Zvicrës dhe të Evropës, në Gjermani dhe Itali, si. psh. „Der Spiegel“,“Stern“, „La Republika“, „Tages Anzeiger“, „Der Schweizerische Beobachter“ etj.

Roli i këtij memorandumi ishte i qartë. Çështja shqiptare po ndahej edhe njëherë[14]. Gjendja e përgjithshme e popullit shqiptar ishte tendosur në mënyrë ekstreme. Popullata e përgjithshme shqiptare është terrorizuar sistematikisht me qëllimin që ta shkatërrojë fizikisht dhe psikikisht. Gjatë viteve të fundit, policia serbe kishte vrarë aq shumë qytetar civil shqiptarë. Ishte rrezikuar fort qenësia njerëzore në Kosovë. Territori gjeografik shqiptar, edhe pse ishte një territor kompakt gjeografik, në të cilin jetonin historikisht banorët shqiptarë dhe kishte një territor të pandarë në çështjen historike dhe të kulturës, me territor të padalluar në çështje të gjuhës, me simbolet e njëjta dhe sistemin politik. Ajo ishte ndarë edhe në të kaluarën në mënyrë të padrejtë në mes të pesë shteteve përreth tij, pa ia njohur të drejtën historike dhe legjislative të tij. Ky komb shumë i vjetër ka sot një numër mbi 18 milion njerëz, të ndara nëpër të gjitha shtetet e botës. Mbi 6 milion jetonin nëpër territoret historike dhe etnike të tyre. Shumica kishte mbijetuar nëpër 500 vjetëve luftë të Perandorisë Osmane dhe 200 vjetëve të gjenocidit sistematik të serbëve dhe të shteteve të Ballkanit. Populli shqiptar ishte copëtuar kryesisht nga Kongresi i Berlinit (1878), Kongresi i Londrës (1912-1915); Kongresi i Parisit (1919), Konferenca e Jaltës (1945); Konferenca e Paqes në Haag (1991); dhe së fundit, Konferenca e Dejtonit (1996), e ka shikuar problemin shqiptar si problem të brendshëm të Jugosllavisë dhe nuk e ka parë problemin shqiptar si problem të shteteve të Evropës dhe botës që duhet ta mbështetnin deri ne Pavarësi. Ato duhet t‘a mbështetnin Referendumin për Vetëvendosjen e Popullit të Kosovës për pavarësi. Partia jonë dhe të gjitha grupimet e tjera patriotike e shohin të padrejtë ndarjen e vendit (historik dhe etnik) të popullit shqiptar dhe i shohin si të padrejta shtypjen e popullit shqiptar me instrumente

Policia kosovare në bashkëpunim me OSBE
Policia kosovare në bashkëpunim me OSBE
të dhunës në një dhunë historike të padrejtësisë. Ne jemi të mendimit se obligimi i Evropës kundrejt popullit shqiptar nuk vjen në shprehje me njohjen e të „drejtave të pakicave etnike“ në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi. Kombi shqiptar, si çdo komb i qytetëruar i botës, ka të drejtën legjitime të vetëpërcaktohet dhe të vetëvendos për krijimin e shtetit të bashkuar kombëtar shqiptar. Këtë të drejtë legjitime duhet ta përkrahin shtetet të Evropës dhe institucionet e saj, në kuptimin e demokracisë dhe të drejtësisë. Kështu siç është gjendja e popullit shqiptar nuk kanë kuptim paqja, qetësia dhe demokracia në Ballkan. Integrimi Evropian i shteteve të Ballkanit, të serbëve, malaziasve, maqedonëve dhe grekëve me territoret shqiptare nuk ka kuptim. Populli shqiptar ka pasur si në të kaluarën dhe të sotmen një besim të qartë në politikën dhe diplomacinë evropiane. Shqiptarët e Kosovës kanë dokumentuar me të drejtë përcaktimin e tyre për një zgjidhje paqësore dhe të qetë të çështjes shqiptare. Populli i ynë nuk dëshiron të vie në Kombet e Bashkuara dhe në Evropën e Bashkuar si populli i injoruar dhe i diskriminuar. Në migrimin e shumtë të tyre nëpër Evropë nuk po trajtohej në mënyrë të drejtë çështja shqiptare. Kthimi i tyre sistematik dhe pa respekt as më të vogël të qenies së tyre etnike shqiptare në duart direkte të shovinistëve Jugosllavë, serbë, malazezë dhe bullgaro-maqedon, nëpër të cilat nuk kalonin pa vrasje, zhdukje e diskriminim të egër nacionalist. Kështu po sillej në rrezik tërë qenia e tyre, po radikalizohej situata, drama dhe çështja e tyre e përgjithshme. Duhet të ndalej njëherë kthimi i refugjatëve nga Zvicra, Gjermania, nga Suedia, etj. dhe duhet të shpalleshin si të padrejta dhe të pavlershme marrëveshjet e shteteve perëndimore me regjimin e Jugosllavisë. Njerëzve që nuk janë të përfshirë në kriminalitet duhet t’u njihej e drejta e azilit. Këto vende duhet të heqin dorë nga propaganda e partive dhe gazetave të „lodhura“ nga tëhuajësimi i shteteve të tyre.

Duhet të ndalohej terrori serb mbi Kosovën. T’u kërkohej ndalje gjenocidit permanent të shqiptarëve dhe shpopullimit dhe pastrimit etnik në Kosovë, sikurse rikolonizimit të Kosovës me kolonë sero-malazezë. T‘i kërkohej regjimit serb lëshimi i të burgosurve të shumtë politikë shqiptarë, para se gjithash presidentit të UNIKOMB-it, z. Ukshin Hoti, specialistit të shkencave politike, dhe të gjithë të të ashtuquajturve „anëtarë të Frontit Kombëtar për çlirimin e Kosovës“ dhe të burgosurve të tjerë. Partisë sonë të UNIKOMB-it dhe të institucioneve gjithëshqiptare duhet t’u mundësohej ndërhyrja në çështjen gjithëshqiptare. Trupat e Kombeve të Bashkuara duhet të sillen menjëherë në kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalej gjenocidi serb…

Këto fakte, dhe fakte të tjera, e kanë shtuar rolin e tyre kombëtar, ndërkombëtar dhe kanë arritur më në fund të organizojnë rolin dhe funksionin e vet në pjesët e ndodhura nën politikën diskriminuese, vrasje e përndjekje, shpopullim masiv të territoreve autoktone dhe gjenocidin permanent të armiqve tanë kombëtar. Qendrën e aktiviteteve të tyre e kanë pasur Zvicrën. Organizatat botërore i kishin po aty selitë e veta. Kombi shqiptar bëri çmos për shpëtimin e tij kombëtar. Nëpërmes të rrymave raciste, neoraciste, nacionaliste dhe ekstreme djathtiste kryesisht të shteteve perëndimore ai bëri atë çka ishte e mundur. Zërin kryesor e bëri në Zvicër. Nga çlirimi dhe bashkimi gjithëshqiptar nuk arriti të bëjë shumë, pos një përpjekje që mbetet në analet e historisë shqiptare për të nesërmen.

Brenda një viti (6.2.1997-6.2.1998) kanë arritur të ndodhen një mori aktivitetesh çlirimtare në Kosovë nga Ushtria çlirimtare e Kosovës, që e kishte marrë seriozisht çështjen kombëtare të Kosovës. Pjesa dërmuese e saj e kuptonin me „Kosovë“ të gjitha territoret etnike shqiptare nën ish-Jugosllavi. Mirëpo, gjatë pranverës dhe fillimit të verës arriti të ndërrohet Platforma për çlirimin e Kosovës, rregullorja e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, sikurse përshëndetja dypalëshe. U krijuan zonat operative të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe një udhëheqje „më e mirë“...

Le të kujtojmë dy komunikatat e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës, të lëshuara në të njëjtën kohë, që u dhanë para opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për themelimin e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar, të cilën, siç dihej, e kisha paraqitur vetë. Xhavit Hoxha dhe Jashar Salihu nuk janë të gjallë. Ali Ahmeti e Emrush Xhemaili janë gjallë dhe në kuadër të politikës shqiptare të Kosovës e të Maqedonisë...

Nuk duhet të harrojnë edhe faktin e pamohuar se „Qeveria e Përkohshme e Kosovës“ ka dalë në vend të „Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar“, duke mos e cekur cili ishte për ta ideatori i saj. „Qeveria e Shpëtimit Kombëtar“ nuk u themelua...

Në këtë kohë ishin të patjetërsueshme përpjekjet e mia në Evropë. SHBA-të do të bënin të mundshme atë që mundej ta bënte me të gjitha shpenzimet ushtarake të saj, të OKB-së, të NATO-s dhe KFOR-it, dhe i dërgoi për të ndërhyrë në Kosovë, në momentin vendimtar, përmes politikës polivalente dhe kundërshtare të Evropës, të cilat më në fund e pranuan fakt të gjallë lëvizjen e SHBA-ve. Konferenca e Rambujesë erdhi si rezultat i kësaj përpjekje. Ajo shënon shkallën më të lartë të ndërkombëtarizimit dhe të trajtimit të çështjes së Kosovës. Konferenca e Rambujesë po ia sillte Kosovës zgjidhjen përfundimtare: pavarësinë. Rëndësia shumëdimensionale u vendos në kulmin e zhvillimeve ndërkombëtare për Kosovën. Kjo ngjarje është tregues i organizimit dhe zhvillimit të lartë politiko-ushtarak të Kosovës. Vetë Konferenca e Rambujesë ishte indikatori më i fuqishëm se Fuqitë e Mëdha dhe vendet perëndimore, në radhë të parë SHBA-të ia dhanë krahun drejtësisë. [15]

Si rezultat i të gjitha këtyre, Kosova u vu nën mbikëqyrjen e protektoratit ndërkombëtar të NATO-s dhe të OKB-së, gjë që ia ndërpreu ndërhyrjen e mëtutjeshme të forcave serbe të militarizuara dhe të paramilitarizuara deri në kulm. Planet për shkatërrimin dhe zhdukjen e shqiptarëve pushuan. Forcat serbe u tërhoqën prej Kosovës dhe u zëvendësuan prej forcave ndërkombëtare të vendosura nga KFOR-i dhe të udhëhequra nga OKB-ja. Millosheviqi u tërhoq. Njeriu më i fuqishëm i Serbisë, Slobodan Millosheviqi, u padit për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, nga ana e OKB-së për Jugosllavinë. Ai e vari veten sikurse u thashë unë me rastin e arrestimit të tij nëpër klubet shqiptare të Zvicrës...

Në Kosovë u kthyen refugjatët pas luftës, në vitin 2000 e 2001. Këtë gjë ua kishte kërkuar Memorandumi im këtyre shteteve, në vitin 1997, para luftës.

Para luftës në Kosovë janë bërë mjaft krime: 7‘400 fëmijë të helmuar; 300 shqiptarë të vrarë; 1300 të burgosur; 500.000 të keqtrajtuar dhe të torturuar në mënyrë të ndryshme; 150.000 shqiptarë të largua nga puna; 500.000 të larguar nga Kosova, etj.

Gjatë luftës në Kosovë janë bërë këto krime: 11.500 shqiptarë të vrarë e të masakruar, kryesisht fëmijë, gra e pleq; mbi 615 varreza masive prej të cilave rreth 300 të ekshumuara; 2.170 shqiptarë të mbajtur peng në burgjet serbe; mbi 20.000 shqiptarë të dërguar nëpër burgje në kohëra të ndryshme; 2.930 shqiptarë të zhdukur; mbi 400.000 shqiptarë gjenden jashtë Kosovës, si dhe dëme të mëdha materiale.[16]

Në mes zgjidhjeve politike ndërkombëtare dhe vetë të sistemeve kombëtare të shteteve të veçanta ka njëfarë mospërputhje të lënë në vazhdimësi, në Ballkan dhe në Evropë. Në mesin e këtyre mospërputhjeve dhe kontradiktave kanë mbetur ende të pazgjidhura çështjet e Greqisë dhe e rajonit të çamërisë. Pas tyre vie çështja e shqiptarëve të Maqedonisë, e cila bëri luftën ndërpopullore me bullgarët e Maqedonisë, por nuk arriti ende të implementojë tërësisht Marrëveshjen e Ohrit, të bërë nga Ali Ahmeti. Po ashtu, ka mbetur pa u zgjidhur çështja e Kosovës Lindore, me të tri komunat shqiptare (Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes), se lëre më me tokat e tjera. Në Mal të zi është e panjohur toka shqiptare, por kanë mbetur rreth 50.000 shqiptarë rreth kufirit me Shqipërinë e Kosovën. Në mes tokave shqiptare u theksuan kufijtë ndarës.

Kufijtë janë ende të rëndë për popullatën shqiptare të këtyre viseve.  Shpesh herë e largojnë atë nga njëra-tjetra, sado që kanë lidhje familjare të përziera. Nga Shqipëria vijnë shpesh etiketat e kualifikimit si „kosovarë“, si „maqedonë“, edhe pse popullata shqiptare e këtyre trojeve autoktone flet kudo shqip, si Shqipëria. Në Kosovë flitet shqipja letrare, por ka përpjekje nga dora e zgjatur serbe që të nxitet çështja e gjuhës, dialekti gegërisht, që të bëhet gjuhë e folur e kësaj popullate. Janë disa nga „gazetarët“ që e bëjnë këtë punë.

„Sistemet politike kombëtare dhe ndërkombëtare janë të ndikuara gjithnjë nga fuqitë ose nga fuqia determinante në arenë politike, në kohë paqe e lulëzimi ose në kohë lufte e krizash“.[17] Lidhur me këto gjëra ka polemika të fuqishme, që vinë nga dijetarët dhe diplomatët e krahut të ri të Partisë Socialiste të Shqipërisë.[18] Evropa dhe shqiptarët po sillen rreth dy këndeve kundërshtare të drejtëzës së njëjtë, nga krahu i djathë dhe nga krahu i majtë.

Në këto polemika hyjnë edhe gazetat shqiptare. Duke qenë në Ballkan, ato e dinë mirë çka mendojnë rreth tyre Athina dhe Beogradi, apo çka mund të ngatërrojnë në çështjen kombëtare.

Nuk u mbetet tjetër shqiptarëve pos t’u drejtohen njëri-tjetrit dhe Brukselit, në qendër të Evropës, ndonëse ajo vetë polarizohet në mes ndarjeve të përhershme në të djathtë dhe në të majtë; në Lindje dhe Perëndim. Ajo ka si çështje të parë çështjen e euro-integrimit.

„Fati e rrethanat nuk u dhanë kohë që dramën e tyre kombëtare, ndarjen mes për mes të trojeve dhe popullsisë etnike si dhe shpërndarjen e saj në pesë shtete, ta zgjidhnin jo në vitin 1913 kur ndodhi, as pas Luftës së Parë Botërore, as më 1920 apo dhjetë vite më vonë, as pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, as pas Luftës së Ftoftë, por në prag të vitit dymijë“.[19]

Ajo, ka mbetur sot e atë ditë pa zgjidhje të mirëfilltë....

 



[1] Joshua S. Goldstein, Marrëdhëniet ndërkombëtare, SHB Dituria, Tiranë, 2003, f. 25.

[2] Joshua S. Goldstein, vep. e cit., f. 26.

[3] Po aty, f. 45.

[4] Po aty, f. 58.

[5] Po aty, f. 71.

[6] Po aty, f. 95.

[7] Po aty, f. 96.

[8] Po aty, f. 105.

[9] Po aty, f. 106.

[10] Po aty, f. 181.

[11] Shih kompletin e „Kosova Communication“, në arkivin e autorit.

[12] Shih kompletin e „Informationblatt…“, në arkivin e autorit.

[13] Ueli Schwarz, „Razismi struktural është racizmi më i rrebtë“, Qëndresa, nr. 14, nëntor 1994.

[14] Shih teksin e Memorandumit mbi çështjen shqiptare në Kosovë, 1-12, arkivi i autorit.

[15] Edita Tahiri, Konferenca e Rambujesë/Proces Negociator &Dokumente, Dukagjini, Pejë 2001, faqe 9.

[16] Po aty, f. 23.

[17] Prof. Dr. Lisen Bashkurti, Kombet e Bashkuara dhe Rendi i Ri Botëror, GEER, Tiranë 2010, faqe 51.

[18] Koço Danaj, Totalitarizmi në marrëdhëniet ndërkombëtare, Java, Tiranë, 1996.

[19] Ylli Polovina, „Shqiptarët të bashkojnë trojet apo njëri-tjetrin“, Gazeta Shqip, nr. 59, qershor 2007, f. 25.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fotaq Andrea: Moda “Dora d’Istria” në Paris dhe disa episode të panjohura nga jeta e Elena Gjikës Ryzhdi Baloku: Vrasjet e tmerrshme në Qyshk të Pejës Brahim Avdyli: Krijimi i organizatave dhe klubeve shqiptare në Zvicër Thanas L. Gjika: Aromunët (vllehët) e Shqipërisë janë pakicë ento-kulturore dhe jo pakicë kombëtare (Ripublikim) Teuta Shala-Peli: Vrasja dhe masakrimi i popullsisë civile shqiptare në fshatrat Qyshkë, Pavlan dhe Zahaq më 14 maj 1999 Ryzhdi Baloku: Nga arkivi i UDB-së Indrit Vokshi: Periudha e sundimit osman dhe islamizimi i shqiptareve Brahim Avdyli: Bazat e mërgatës shqiptare në Zvicër Ryzhdi Baloku: Fragment nga libri ''Udhëtim nëpër vitet dramatike shqiptare'' Xhemaledin Salihu: Presheva në lëvizjen kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Brahim Avdyli: Gjurmët e para shqiptare Ryzhdi Baloku: Lëshoje të jetojë me vuajtje Robert Goro: Enver Hoxha, e shiti apo nuk e shiti Kosovën Idriz Lamaj: Rinia Shqiptare në Mërgim Mehmetali Rexhepi: Në përvjetorin e 30-të të Demostratave të Vitit 1981 Avzi Mustafa: Shkollat fetare private në Gostivar e rrethinë ndërmjet dy luftrave botërore Ryzhdi Baloku: ''Dora e zezë'' vriste përditë Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (VIII) Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (VII) Agron Shabani: Pushteti, kapitali, kariera, profesioni dhe "lehtësia e padurushme" e shtetit ligjor dhe demokratik (II)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora