E marte, 06.05.2025, 01:27 AM (GMT+1)

Speciale

Ryzhdi Baloku: Vrasjet e tmerrshme në Qyshk të Pejës

E merkure, 25.05.2011, 07:59 PM


VRASJET E TMERRSHME NË QYSHK TË PEJËS

 

Fragment nga libri :

UDHËTIM NËPËR VITET DRAMATIKE SHQIPTARE

( Libri përshkohet me rrëfime nga periudha 1877-1999 )

 

Vetëm brenda një dite i pushkatuan 42 veta

 

Nga Ryzhdi BALOKU

...

Në ndërkohë i vizitova edhe shtëpitë e djemve të axhës edhe ato ishin kallur. Pas ca ditësh në fushë të Pejës i vizitova shtëpitë e vëllait më të vjetër Bajramit. Që të tria njëra pranë tjetrës, ishin të kallura, vetëm muret e oxhakët iu kishin mbetur.

Asnjërit prej familjeve të Balokëve nuk i kishte shpëtuar shtëpia. Të gjithëve iu ishin kallur, mirëpo dhimbja ishte më e vogël, meqë nuk ishte me pasoja në njerëz. Familja e Bajramit me nëntëmbëdhjetë anëtarë edhe pse gjatë lufte kishte qenë e ngujuar aty afër në Qyshk të Pejës, në të cilin fshat ishin masakruar rreth 51 veta, për fat kishin shpëtuar edhe pse vërehej se ata ishin të traumatizuar nga vuajtjet që kishin përjetuar gjatë kohës së qëndrimit aty, duke shikuar vrasje përditë, me ikje të vazhdueshme nga mundësia e përditshme e vdekjes shpjegonte vëllai Bajrami me bijtë e vet: Gëzimin, Bekimin dhe Shpëtimin që kishin qëndruar aty me familje të veta.  

Ishte muaji maj i vitit 1999, romët shpesh vinin në fshat kinse për të shitur cigare, i hetonin vendqëndrimet tona, që më vonë do të pasonin me lëvizje të shpeshta të serbëve të armatosur e të veshur në rroba kamuflazhi. Nga largësia ndihej  rafali i automatikëve, ndërsa ne iknim duke u fshehur  kaçubave. Veshët na ishin bërë si të lepujve duke dëgjuar e përgjuar çdo lëvizje me qëllim që ta hetonim nga cila anë na kanosej rreziku për jetë, shpjegon Shpëtimi.

Me datën 14 të po atij muaji rreth orës 7:30 rrethohet fshati nga vrastarët serbë me fytyra të ngjyrosura dhe me rroba kamuflazhi. Disa nga ata kishin vënë në fytyrë maska speciale të ngjyrosura që dukeshin si komando. 

Me të hyrë të tyre në fshat, Ademi i Hasabeqëve fshihet në gypin e gjerë të kanalizimit industrial dhe mbulohet me disa degë shelgjesh, me të cilin rast nga aty i sheh paramilitarët sesi po ia djegin shtëpinë, derisa gjatë asaj kohe në prani të familjarëve në lagjen e Çekëve vriten: Rasimi, Meta dhe Brahimi derisa Hasanin e kallin.

Në këtë kohë dikush tha: ” Po duket se po na shpërngulin për Shqipëri ”, prandaj me nxitim familjet e Hasabeqëve nxorën traktorët me rimorkio për t’u nisur në këtë udhëtim të dhunshëm.

Meqë familja e Bajram F. Balokut ishte strehuar në këtë fshat më herët të Çekët, e më vonë më së gjati nën çatitë e Hasabeqëve, kohë më parë kishin dëgjuar zërin e një serbi në uniformë kamuflazhi duke e pyetur një banor të fshatit se mos ka Balokë të strehuar në këtë territor, me të cilin rast ai iu ishte përgjigjur se nuk ka. Duke e ditur ketë, si dhe duke mos poseduar mjet motorik për udhëtim vendosëm të fshihemi deri më përfundimin e luftës nëpër kaçuba dhe kopshte ku ishte rritur bari, shpjegon Gëzimi.    

Gjatë ikjeve kur arrinim te ndonjë udhëkryq ndaleshim për një moment dhe iu lutnim Zotit me fjalët: ” Zot na trego rrugën e shpëtimit ”, e pastaj vendosnim se në cilën anë ta vazhdonim rrugën e ikjes, me gra e fëmijë të vegjël.

Ka ndodhur që pas lutjes e kemi ndryshuar mendimin e mëhershëm të drejtimit të ikjes. Në një rast të tillë iu kemi shmangur vrasjes, prandaj që nga ajo kohë besojmë pa dyshuar në ekzistimin e fuqisë mbinatyrore të quajtur Zot. 

Gjatë asaj kohe në lagjen e Hasabeqëve i ndajnë meshkujt prej femrave. 

Meshkujt e këtyre familjeve që aty ishin gjithsej 37 vetë të moshave të ndryshme, i ndajnë në tri grupe të barabarta dhe i dërgojnë ndaras në tri shtëpi. Secilin grup bashkërisht e fusin në nga një dhomë të po atyre shtëpive. 

Nga të tri shtëpitë u dëgjua nga një krismë, e pastaj ajo e rafalëve të automatikëve që i dëgjuan të gjithë banorët e fshatit.

Frika dhe dhimbja na kaploi të gjithëve, sepse e dinin që po bëhej masakra më e madhe e atyre ditëve ndaj banorëve shqiptarë të këtij fshati, por nuk kishim mundësi si ta ndryshonim atë.

Më vonë atyre shtëpive u doli tymi, që pasoi me flakë të mëdha. Me këtë kriminelët serbë po e fshehin krimin, thanë disa banorë të fshatit.

Një ditë më parë ishin nxjerrë nga shtëpia e tyre në Pejë bashkëshortët Sharapolli, Azizi dhe Nerxhivanja, të cilët pas shumë torturave të përjetuara sillën këndej dhe rreth orës 22:00 të mbrëmjes pushkatohen afër rrugës magjistrale Pejë - Prishtinë që kalon anash fshatit, e pas dy ditësh iu këpusin edhe kokat me thikë.

Kufomat e këtyre bashkëshortëve do të mbesin aty një kohë të gjatë pa guxuar të varrosen. Qenët endacakë do të ushqehen kohë pas kohe me trupin e tyre. 

Banorët këtu përjetuan një tragjedi që nuk mbahej në mend në këtë fshat. Numri i të pushkatuarve kishte arritur në 46,  që ishin të moshave prej 18 deri në 50 vjeçar. Vetëm brenda një dite i pushkatuan 42 veta, derisa numri i përgjithshëm i të ekzekutuarve në forma të ndryshme e arrin shifrën prej 51 vetash, prej të cilëve një ishte grua.

Nga të pushkatuarit e familjeve në lagjen e Hasabeqëve, gjatë kohës kur digjeshin shtëpitë nga secila dhomë e të tri shtëpive, kishte shpëtuar gjallë nga një vetë, e ata ishin:  Isa Gashi, Hazir Berisha dhe Rexhë Kelmendi, të cilët nuk i kishte rrokur plumbi për vdekje, e që para se t’i kaplojë flaka, kishin arritur të dalin prej dritareve, por ata mbetën invalidë dhe të traumatizuar.



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Brahim Avdyli: Krijimi i organizatave dhe klubeve shqiptare në Zvicër Thanas L. Gjika: Aromunët (vllehët) e Shqipërisë janë pakicë ento-kulturore dhe jo pakicë kombëtare (Ripublikim) Teuta Shala-Peli: Vrasja dhe masakrimi i popullsisë civile shqiptare në fshatrat Qyshkë, Pavlan dhe Zahaq më 14 maj 1999 Ryzhdi Baloku: Nga arkivi i UDB-së Indrit Vokshi: Periudha e sundimit osman dhe islamizimi i shqiptareve Brahim Avdyli: Bazat e mërgatës shqiptare në Zvicër Ryzhdi Baloku: Fragment nga libri ''Udhëtim nëpër vitet dramatike shqiptare'' Xhemaledin Salihu: Presheva në lëvizjen kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Brahim Avdyli: Gjurmët e para shqiptare Ryzhdi Baloku: Lëshoje të jetojë me vuajtje Robert Goro: Enver Hoxha, e shiti apo nuk e shiti Kosovën Idriz Lamaj: Rinia Shqiptare në Mërgim Mehmetali Rexhepi: Në përvjetorin e 30-të të Demostratave të Vitit 1981 Avzi Mustafa: Shkollat fetare private në Gostivar e rrethinë ndërmjet dy luftrave botërore Ryzhdi Baloku: ''Dora e zezë'' vriste përditë Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (VIII) Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (VII) Agron Shabani: Pushteti, kapitali, kariera, profesioni dhe "lehtësia e padurushme" e shtetit ligjor dhe demokratik (II) Brahim Avdyli: Lidhja e kombeve dhe çështja shqiptare Ibrahim D. Hoxha: Himara në rrjedhën e historisë dhe gurgulêja bollanoíste

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx