E shtune, 12.10.2024, 12:53 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Tensionohet situata në veri, Jarinja në flakë

E merkure, 27.07.2011, 08:00 PM


Pika e kalimit kufitar në Jarinjë është përfshirë nga flakët rreth orës 19.00, citon mediat nderkombetare, agjencia e lajmeve INA.

Një grup prej rreth 40 personave të maskuar kanë sulmuar pikën kufitare dhe i kanë vënë flakën. Grupet e armatosura dhe të maskuara po shkatërrojnë dhe demolojnë objektet në këtë pikë kufitare me anë të buldozerëve. Gjithashtu janë hedhur edhe kokteje molotov

Sipas agjencisë INA, kjo pikë kufitare tani për tani po vëzhgohet në lartësi nga helikopterë të KFOR-it.

Kosovë, sulmohen dy helikopterë të KFOR-it

Dy helikopterë të KFOR-it të kontingjentit kroat janë sulmuar sot me armë zjarri në pjesën veriore të Kosovës, informon agjencia e lajmeve INA, duke cituar deklaratat e Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë dhe të KFOR-it.

Lajmi është bërë i ditur nga KFOR për mediat kroate, ku siç thuhet helikopterët transportues Mi171 janë gjuajtur me armë zjarri këmbësorie. Gazeta “Jutarnji List” raportoi se serbët kanë shtënë në drejtim të helikopterëve të KFOR-it.

Sulmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes i Kroacisë, Goran Groshiniç, i cili ka deklaruar se është hapur zjarrë nga toka, mirëpo ekipuazhi i helikopterëve nuk ka vërejtur të shtënat, për shkak të zhurmës së fluturimit.

Zëdhënësi i ministrisë kroate ka theksuar se helikopterët kanë kryer detyrën në kuadër të misionit gjerman të KFOR-it dhe në asnjë rast nuk kanë dalur nga kuadri i misionit të tyre në kuadër të trupave të NATO-s në Kosovë.

Edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler ka konfirmuar sulmin ndaj helikopterëve. “Apeloj tek të gjithë që të mos pengojnë punën e KFOR-it. Nuk e them këtë pa arsye, sepse është shtënë ndaj helikopterit të KFOR-it”, deklaroi Byhler, duke mos dhënë detaje mbi sulmin.

Në Kosovë janë të pranishëm 20 pjesëtarë të forcave të armatosura kroate dhe dy helikopter transportues Mi171, që shërbejnë për transportin e trupave ushtarake. Trupat ushtarake kroate gjenden në Kosovë nga shtatori i vitit 2009.

Kosovë, veriu shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Strukturat paralele në veri të Mitrovicës kanë shpallur të mërkurën gjendje të jashtëzakonshme në veri, njofton e përditshmja Express. Këto struktura kanë apeluar te qytetarët serbë të jenë në gjendje gatishmërie për çdo situatë që mund të krijohet, ndërkohë që kanë ftuar të gjithë serbët që janë të aftë të përgjigjen në rast të çdo nevoje.

Të mërkurën në Zveçan është mbajtur një takim midis komandantit të KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler dhe kryenegociatorit serb në bisedime me Prishtinën, Borko Stefanoviq, në të cilin është biseduar rreth zbatimit të marrëveshjes që është arritur një natë më parë për tërheqjen e njësisë speciale të policisë së Kosovës, si dhe kthimin e policëve serbë të Kosovës në pikat kufitare si më parë.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se epilogu i këtij takimi mes gjeneralit dhe kryenegociatorit është në disfavor të serbëve, andaj ka indikacione të organizimit të protestave dhe tensionimit të gjendjes në veri.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme të qeverisë, u propozua që anëtari I forcave speciale të policisë së Kosovës (ROSU), Enver Zymberi të shpallej “Hero I Kosovës”, propozim që u miratua nga presidentja Jahjaga.

“Ia kemi borxh Enverit, e mbi të gjitha fëmijëve të tij dhe gjithë Kosovës që sovranitetin e Kosovës, kufijtë e saj t’i ruajmë dhe t’i mbrojmë përgjithmonë. Andaj heroi Enver Zymberi ka rënë në mbrojtje të Kushtetutës, ligjeve, integritetit dhe tërësisë territoriale të vendit”, tha kryeministri Hashim Thaçi.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora