Shtesë » Lajme
Takimet me diasporën
E merkure, 27.07.2011, 07:43 PM
TAKIMET ME DIASPORËN
Të nderuar mërgimtarë/e, Të nderuara mediume të informimit, Të nderuar gazetarë/e
Më 29.07.2011, të premtën, nga ora 11,oo në restaurantin
Ky takim mbahet në kuadrin e TAKIMEVE ME DIASPORËN, dhe organizohet nga Komuniteti i biznesit nëpërmes degës së Shoqatës së Afaristëve të Kosovës ( SHAK KID ) e në bashkpunim me Kuvendin Komunal Shtime.
Komuniteti i biznesit, Kuvendi Komunal dhe qytetarët e Shtimes dëshirojnë që t jua thonë publikisht e me zemër dhe t jua shtrijnë dorën e falenderimit bashkatdhetarëve në mergim për: NDIHMEN MORALE E MATERIALE DHËNË SHTIMES E KOSOVËS NË PERIUDHA KOHORE PARA,GJATË DHE PAS LUFTËS. Kjo pra është Motto e takimeve.
Nga vitet e 90-ta kur Pushteti represiv i Sërbisë na largoi nga vendet e punës mbi supet e të gjithëve të cilët ishin të gatshëm dhe të aftë për të kontribuar në aspektin ekonomik, politik e social ra një barrë e rëndë. Anise Kosova kishte bijë e bija në shtetet e perëndimit, që nga viti 1970 e më pare të cilët, njësoj si edhe deri më sot, nuk kursyen asgjë prej vetes, presioni i shtuar dhe i shtrirë mbi të gjithë, shumëkujt ia imponoi nënshtrimin regjimit të Millosheviqit ose “ marrjen e Botës në sy “ ?!
Duke i falenderuar mërgatës, natyrisht duke i falenderuar edhe shteteve nikoqire që i pranuan e i strehuan, pra duke i falenderuar edhe remitencave të shumta që u derdhën në familje e në Kosovë – siguruam pavarësinë ekzistenciale por siguruam edhe një mënyrë për t iu shmangur presioneve të nënshtrimit regjimit të Millosheviqit
Mërgata ndihmoi popullatën por edhe Qeverinë Paralele të Kosovës, I dha përkrahje luftës heroike të popullit tonë për liri e pavarsi duke mos kursyer format e përkrahjes së organizimit të forces ushtarake UÇK-së
Duke stimuluar ekzistencën e familjeve të tyre mërgimtarët ndihmojnë Shtetin e Kosovës :
1. Duke ulur nivelin e varfërisë, duke ulur numrin e rasteve sociale e duke stimuluar konsumin familjeve e bizneseve përfituese.
2. Duke sjelle e duke vënë në lëvizje paranë, duke e qarkulluar, duke e vënë në lëvizje gjithë sistemin ekonomik ( prodhues, tregtar e shërbyes ), sistemin fiskal dhe, nëpërmes tij , duke mundësuar krijimin e vjeljes së tatimeve dhe të taksave në çmënyrë gjenerohet Buxheti i Kosovës.
3. Nga e gjithë kjo masë finansiare e cila grumbullohet në këtë mënyrë qytetarit, popullit e konsumatorit këto mjete i këthehen prap nëpërmes investimeve nga më të ndryshmet me qëllim të përmirësimit, bonifikimit, lehtësimit, avansimit të jetës dhe të punës.
4. Kështu, ne bëhemi përfitues të shumëfishtë nga remitencat e diasporës.
Duke falenderur mërgimtarët, ne do të donim që vëllezërit dhe motrat tona nga mërgimi t i inkurajojmë që ata të investojnë kursimet dhe kapitalin e tyre në Kosovë. Kështu, do të punonim e do të fitonim bashkë. Dalëngadalë do ta kalonim fazën e ndihmave në para të gatshme dhe të gjithë do ta ndienim vehten të vlefshëm, krenar e të lumtur për kontributin zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Mbi 500 MIL €/vit është donacioni i mërgimtarëve të Kosovës. Së këndejmi dëshirojmë që këto dhe kursimet tjera të mërgimtarëve t i investojmë në projekte të mençura e profitabile duke, pikë së pari, zëvendësuar mallrat që Kosova i importon nga tregjet tjera e që kapin shumën prej 2 MLRD €/vit ?!
Synojmë që së bashku me mërgimtarët, me investimet të sjellim në Kosovë edhe teknikën dhe teknologjinë nga vendet ku mërgata, hë për hë, e ka atdheun e dytë. Inkurajojmë mërgatën që të sigurojë edhe tregje atje ku tani për tani janë dhe të pajisen me projekte e me liçenca – për bashkpunim e zhvillim të përbashkët.
Për të rritur fuqinë investive inkurajojmë mërgimtarët t i bashkojnë mjetet finansiare, që të kërkojnë edhe ndihmën e bankave dhe të ekspertëve finansiar për të rritur aftësinë investive, për të pasur mjete qarkulluese dhe për të qenë konkurrues në treg.
Duke u bashkuar, por edhe duke u anëtarësuar në asociacionet biznesore mërgata mund të lobojë edhe për përmirësimin e kushteve të afarizmit, për ç byrokratizimin e administratave qendrore e komunale si dhe për përmirësimin e infastrukturës ligjore.
Së bashku mund të përmirësojmë shumëçka në Kosovën tone e cila na do dhe të cilën e duam shumë.
Takimet tona t I nderojnë :
1. Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, 2. Ministri i Telekomunikacionit z Fehmi Mujota, 3. Kryetari i SHtimes z. Naim Ismaili me bashkëpunëtorë,
Përshëndetje.
Për informata më të hollësishme kontaktoni z. Behadin Rexhepi në brex_aral@hotmail.com, ose në tel. 044/205-882