E shtune, 27.04.2024, 07:46 PM (GMT+1)

Faleminderit

Albert Shabanaj: Lapidari Teki Dervishi

E premte, 01.07.2011, 07:59 PM


Ndërroi Jete Lapidari Teki Dervishi

Nga Albert Shabanaj

Pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë shkrimtari,publicisti dhe patrioti i shquar Teki Dervishi. Patrioti dhe intelektuali i mirëfilltë shqiptar, Teki Dervishi u lind në Gjakovë në vitin 1943. Ishte i shquar për kundërshtitë e tij ndaj komuno-bolshevizmit pansllavist ne Kosove,ai si i mitur kur ishte vetëm 17 vjeçar dënohej me shume vite burg te rende politik te cilin e mbajti ne Goli Otok,burg ky shume famëkeq ne Evrope dhe shume fatzi për popullin shqiptar. Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij ishte i përkushtuar për çështjen shqiptare,ai ishte një strateg i mirëfilltë i çështjes shqiptare ne Kosove. Guximi i tij ishte i shquar,sidomos ne shkrimet letrare e publicistike. Ishte autor i mbi 90 veprave  artistike dhe letrare.  Unë druaj se,mungesa e personalitetit Teki Dervishi,letrat shqipe ne Kosove i lë pa lider te mirëfilltë,të cilat sot me shume se kurrë kane nevojë për Teki Dervishin.

Teki Dervishi, i cili ka qenë udhërrëfyes i fuqishëm e karizmatik, nuk ka ndonjë trashëgimtar të qartë dhe te spikatur siç ishte ai.
Duke lënë një vakuum të madh në skenën publicistike dhe politike të Kosovës, duke pasur parasysh se skena politike kosovare nuk është e bashkuar dhe nuk është ne rruge te mbare në  bisedimet me Serbinë për statusin politik te sajë.
Teki Dervishi ishte bazament i fuqishëm i lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serbojugosllav në Kosovë.
Si digë e njome 17 vjeçar u përball me kazamatet serbosllave e me vone si intelektual me nam që i jepte zë lëvizjeve intelektuale e politike në Kosovë,ai sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunoterrorist serbojugosllav në fuqi. Ai ishte çdo here i rreshtuar me popullin te cilët se bashku arritën shpejt te bëhen forcë politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, por ndërkohë u shfaqën në skenë edhe shume parti e lëvizje dhe grupe të tjera për te vendosur me pastaj z.Dervishi qe te tërhiqej nga politika. Edhe pas tërheqjes se tij nga politika ai,asnjëherë nuk e ndali rrugën e tij KOMBETARE, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Dr. Rugovës,sidomos ne unifikimin e forcave politike shqiptare ne Kosove dhe me Kuvendin e atëhershëm te Kosovës,për te cilin kontribuoj ne përmbylljen e kornizës ligjore për institucionalizimin e pavarësisë se Kosovës,Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë bazament për zgjedhjet e para shumë partiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992. etj. Kontribute qe i ndjeri z.Dervishi i dha Kosovës. Menje fjale ishte dhe mbeti LAPIDAR I QESHTJES SHQIPETARE !

I QOFTE GJITHMONE I LEHTE DHEU I KOSOVËS,QE AQ SHUME E DASHTI !

QOFSH PERGJITHMONE LAPIDAR DHE KUJTESE E LAVDIS DHE KRENARIS SONE KOMBETARE!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora