E diele, 28.04.2024, 05:24 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Bekim Fehmiu - Me rastin e njëvjetorit të vdekjes

E premte, 24.06.2011, 08:04 PM


BEKIM FEHMIU ME RASTIN E NJËVJETORIT  TË VDEKJES

 

Nga Halit Bogaj

 

Sa më përket mua jam përpjekur që të shkruaja sa më tepër që ishte e mundur për këtë kolos të artit filmor, i cili, fatkeqësisht, ashtu si edhe Aleksandër Moisiu,krijoi role vetëm në gjuhë të tjera botërore.Se përse Bekimi nuk kishte pranuar të aktronte asnjë rol në Kosovë,tregojnë miqtë, shokët,dashamirët dhe të afërmit e tij,të cilët na bindin se përse kishte vepruar ashtu.Sëpari , edhepse i kishte krijuar disa vlera të lakmuara artistike në planin kinematorafik, Kosova, akoma çalonte në përpilimin e skenarëve adekuatë të cilët do t’i përgjigjeshin personalitetit  poliedrik të tij,i cili qysh ngaviti 1976 ishte bërë një yll internacional me filmin jugosllav’’Mbledhësit e puplave’’ pas të cilit realizon serialin’’Odisea’’sipas veprës homonime të Homerit.Siç e dimë,Ulisin e Itakës e kishte aktruar njëzet vjet më parë edhe klasiku amerikan Kirk Dagllas,të cilit nuk i mbetet larg as aktori ynë i shquar Bekim Fehmiu, me emrin e të cilit është e lidhur një periudhë e gjatë e krijimtarisë filmore.Seriali arriti sukses të madh pas të cilit Bekimi realizoi edhe dhjetra role të ndryshme,të cilat i kemi përmendur në shkrimet e mëhershme.Në këtë shkrim qëllimi ynë është që ta arsyetojmë sadopak aktorin tonë se përse nuk kishte aktruar në gjuhën shqipe,duke i dhënë edhe disa nga arsyet e  mosveprimit të tillë.Pra shkaku kryesor  i mospranimit të roleve shqiptare /përveç kohës së ngarkuar të cilën e kishte në projektet evroperëndimore/ishte edhe mungesa e skenarëve të duhur të cilët nuk do të mund t’i pranonte pas të gjitha atyre sukseseve të arritura në botën e jashtme.Një veprim i tillë do të ishte edhe degradim i vetëvetes dhe kthim prapa në vitet e tij fillestare kur ishte marrë me aktrim.Ai nuk mund ta bënte këtë asesi ndaj edhe nuk duhet t’ia zëmë fort për të madhe/edhepse jemi të mendimit se për shkak të asaj që e kemi pritur aq gjatë prej tij është dashur të na lente ndonjë krijim filmor/.Por më e rëndësishme është se Bekimi shpeshherë kishte shprehur dëshirë për t’u angazhuar në Kosovë por kur kishte dashur ta bënte ndonjë ndryshim në skenar nuk ishte arritur pajtimi i duhur mes tij dhe kineastëve tanë.Siç shprehet vëllau i tij Fatmiri,Bekimi nuk pranonte në asnjë mënyrë që të bëheshin filmat për sirtarë,kurse në ato vite kishte shumë filma të tillë të cilët i dirigjonte partia dhe aparatëikët e saj.I tillë ishte edhe filmi’’Kur pranvera vonohet’’në të cilin,deri tek përgatitjet e fundit,mendohej se rolin kryesor/atë të Fadil Hoxhës/duhej  ta luante Bekim Fehmiu.Pra ai e kishte shumë vështirë të zbriste në ndonjë nivel më të ulët krahasuar arritjet e veta të realizuara përballë aktorëve eminentë botërorë si:Ava Gardner,Çak Konors, Klaudia Kardinale, Sharl Aznavur, Rozano Braci,Kendis Bergen, Dirk Bogard,Irena Papas dhe regjisorët:Xhon Hjuston , Ken Anakin.Luj Xhilbert ,Françesko Rosi etj.Pra si ta pranonte ndonjë skenar kosovar me të cilin mund të dështonte dhe të binte,siç thotë populli’’Nga kali në gomar’’,edhepse një ditë,siç e kemi vërejtur edhe ne në një emision të regjisores Vera Grabocka, ai është penduar sëtepërmi me një veprim dhe kokëfortësi të tillë,duke thënë’’Se nuk bëra asgjë për atdhe’’.

 

Pra ,duke u nisur nga parimet e tij të njohura se gjithçka që e realizonte e bënte me seriozitet të madh,ambasadori ynë i kultures arriti që në botë  t’na prezentonte sipas meritës,duke i lënë gjurmët e veta si një pjestar i një populli të lashtë i cili e kishte fatin e zi  të jetonte me shekuj në okupimin e huaj.Me fjalë të tjera edhe Bekimi e kishte kuptuar se ishte dashur ta realizonte ndonjë film në gjuhën e popullit të cilin e deshti aq shumë dhe për të cilin ishte në gjendje të kacafytej edhe fizikisht kur dikush  përpiqej ta denigronte qenjen dhe sedrën e tij kombëtare.Me këtë rast po i  theksojmë edhe fjalët e vëllait të tij Fatmirit i cili thotë:’’Se Bekim Fehmiu i ka pasur të gjitha tiparet revolucionare të babait tonë’’.Dhe jemi thellësisht të bindur se sikur të mos ndodhnin ngjarjet e njohura të cilat e kthyen Kosovën për njëzet vjet prapa,Bekim Fehmiu gjer sot mbase do t’i realizonte disa filma shqiptarë kur e dime se ai vazhdimisht ishte në kërkim të skenarëve që do t’i përshtateshin atij.Madje nuk mund ta harrojmë kurrë dëshirën e tij të vitit 1980,se në bashkëpunim me shtetin shqiptar e kishte në plan ta realizonte ëndrrën gjithëshqiptare kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit,e cila do të realizohej përmes lidhjeve të tij të krijuara /siç thamë edhe më lart/edhe me regjisorin kolosal Xhon Hjuston i cili ka mbetur i pavdekshëm me spektaklin e tij historik’’Bibla në fillim’’, me të cilin Bekimi aktroi në filmin ‘’Kurrizi i djallit’’.Dëshira e Bekim Fehmiut për ta filmuar jetën e Skënderbeut as që përmendet sot,edhepse i kemi të gjitha mundësitë artistike dhe materiale ngase njerëzit e pasur do të jepnin shumë për ta kryer një mision aq të lartë patriotic.Njohësit e mirë të filmit e dinë se po të mos ishin ebreitët në SHBA dhe kontributi i tyre i pakursyer në drejtim të atdheut,kurrë s’do të realizohej filmi impozant’’Ben Hur’’, kushtuar princit të popullarizuar Juda Ben Hur dhe vuajtjeve të tij të shumta nga refuzimi që nuk e kishte pranuar okupimin e popullit të tij nga Roma. Filmi  kushtuar Skenderbeut do të ishte edhe një hallkë tjetër e çlirimit të Kosovës dhe demokratizimit të Shqipërisë .Dhe në fund duhet theksuar se shumë mirë e thotë Blerina Rogova-Gaxha,në një shkrim të së përditshmes ‘’Zëri’’:’’Në fakt ai ishte më i madhi që e kishim, jo pse ne e kishim parë të tillë,por pse ai ishte vetë i tillë dhe vështirë se mund t’i shtohet qoftë edhe një germë madhështisë së tij’’.Mëtej kolumnistja e nderuar jep regjistrin e tërë asaj që mund ta bëjë Kosova për Bekim  Fehmiun,atë që nuk e bëri deri sot.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora