E merkure, 01.05.2024, 07:33 PM (GMT+1)

Faleminderit

Nue Oroshi: Një Kujtim për Profesor Jetullah Islamin në 12 vjetorin e rënjes heroike

E enjte, 02.06.2011, 08:05 PM


Një Kujtim për Profesor Jetullah Islamin në 12 vjetorin e rënjes heroike, në vend të vendosjes të një buqete me lule pranë varrit të ti.

 

(DISA TIPARE KARAKTERISTIKA VEÇORI DHE CILSI QE I KISHTE HEROI I KOMBIT PROFESOR JETULLAH ISLAMI)

 

Nga Mr.sc. Nue Oroshi

 

Njerëzit e mëdhenj në jetën e tyre sublime të gjakimit për jetë gjatë shtegtimitë te dritjetës, deri në shtegtimin e dritvdekjesë, veçohen me tipare, cilësi, atdhedashuri, flijim për te vërtetën, sakrifikimë për të drejtën e kombit dhe atdheut. Njëri ndër njerëzit e mëdhenjë të kombit hynë edhe atdhetari, mësuesi, profesori, edukatori dhe komandanti i UÇK-së profesor Jetullah Islami. Prandaj në këtë përkujtim të dymdhjetvjetorit të rënjes heroike të profesor Jetullah Islamit, do të ndalem vetëm te disa tipare, veçori, cilësi, qe i kishte atdhetari Jetullah Islami.

 

Atdhedashuria

 

Atdhedashuria ishte njëra ndër tiparet kryesore te Jetullah Islamit. Ai qyshë herët u vue në shërbim të kombit, rrugën e vazhdoi gjithnjë duke i shërbyer kombit dhe atdheut, pa ndonjë përfitim personal por vetëm me sakrificë dhe vetëflijim, deri sa më 2 qershor 1999 ra në altarin e dëshmorëve të kombit, dhe ju bashkangjit karvanit të heronjëve të tokës Arbërore, duke mbetur në panteonit e shenjët kombëtar.

 

Besa dhe Burreria

 

Profesor Jetullah Islami i takonte plejades së burrave të kombit, i cili kishte tiparët e besës dhe burrërisë, ishte fjalë pak por punë shumë, nuk rrahte gjoks por kryente punë, ishte i saktë, preçiz dhe çdo gjë që e bënte e bluante, e mendonte dhe më pas nxirrte përfundimin e vetë logjik, pa u ndikuar nga thashë e thenatë, pa u ndikuar nga shtegtarët amater te veprimtarisë kombëtare, por me burrëri të pashoqe ju dilte punëve në krye. Jetullahu ishte i fjalës dhe i besës. Nuk hezitonte që aty për aty, ta thoshte të vërtetën qoftë ajo edhe e hidhur për bashkbiseduesin, por atë që e thoshte e thoshte me fakte, me forcën e argumentit, këtë ja mundësonte edhe profesioni prej historiani, se gjërat duhet të thuhen drejtë, edhepse e drejta shpeshherë vret.

 

Edukimi

 

Jetullah Islami kishte një edukatë të pashoqe,aji shpeshëher të rinjët i këshillonte, mundoheji tju tregonte rrugën e vërtet.Puna me fëmijë i kishte mbeturë peng nga Kosova prandaji aji edukoji edhe fëmijët e mërgimtarve shqiptarë me përkushtim,duke punuar dhe mësuar fëmijëve mërgimtar,për historin kombëtare shqiptare,dhe gjeografin e atdheut, gjeografi që për profesor Jetullah Islamin nukë kishte kufi,administrativë të vendosur me dhunë por aji fëmijët i mësonte, për Tiranën e Prishtinën, Shkodrën, Malsinë e Dukagjinin, Drenicën e Llapin, Shkupin e Prizrenin, Shqipërinë e Kosovën, Çamërin e Iliriden, me një fjalë ai fëmijëve ju mësonte historinë dhe gjeografinë e atdheut, pa e penguar kufijtë administrativë dhe telat me gjemba të vendosura në fundshekullin e kaluar.

 

Ideologjia e Profesor Jetullah islamit

 

Profesor Jetullah Islami ideologji e kishte atdheun, ndërsa idol Bashkimin e Kombit. Ai thoshte, citoj  “Merre cilin do shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare, ai do të jetë për bashkimin e kombit, por këtë bashkim po e pengojnë, rrethanat historike që po kalon kombi ynë”.

 

Përjetsia

 

Profesor Jetullah Islami mbeti në histori, për vetflijim, heroizëm, atdhedashuri, tipare që e përcollën prej lindjes, rritjes, burrerimitë e deri në pavdeksi. Veprimtaria e gjatë kombëtare dhe rënja heroike,  i sollën përjetsinë. Brezat në të ardhmen përmes shembullit të t’i do të mësohen se si duhet te punohet dhe vdiset për atdhe. Shkolla e fshatit Dyzë e cila ishte ndërtuar në tokën e tij, që e kishte lëshuar pa asnjë kompenzim, e mori emrin e profesor Jetullah Islamit. Bashkfshatarët në vendin e rënjesë heroike i ndërtuan një lapidar në shenjë respekti dhe kujtimi, ndërsa qyteti i Prishtinës emëroi një rrugë me emrin e tij. Nuk e harruan as bashkveprimtarët e tij në mërgim. Ku tani e shtatë vite me radhë, e zhvillojnë veprimtarinë kombëtare “Shoqata Kulturore Shqiptare Jetullah Islami”, me seli në Kiel të Gjermanisë që udhëhiqet nga Kolegët e Jetullah Islamit, Avni Bilalli, Xhevdet Hakaj, Isa Imeri, Fehmi Bahtiri, Nue Oroshi, Sefedin Shosholli, Remzi Igrishta dhe shumë të tjerë. Përkundër këtij përjetësimi mungon edhe diçka. Mungon një lapidar përjetësie, një Monografi për arsimtarin, profesorin, intelektualin,Komandantin e UÇK-së, dhe atdhetarinë i cili çdo gjë shkriu për shqiptarizëm, Shqipëri Etnike e bashkim Kombëtar, që shqiptarët të jetojnë të bashkuar ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë.Dhe derisa po e përfundoj së shkruari këtë  Kujtim për  Profesor Jetullah Islamin në 12 vjetorin e rënjes Heroike, në vend të vendosjes të një buqete me lule pranë varrit të tij, në mendje më sillet takimi i fundit me profesorin e nderuar një ditë para se të nisej në frontin e luftës, dhe porosia e tii, ‘’nëse shpetoj do të kujdesem që në Kosovë gjërat të shkojnë mirë e mbarë, por kjo ësht luftë e në luftë vriten luftëtarët, por unë po shkoj me vetdije të plotë dhe i përgatitur për të dy variantet’’ -  me tha profesori Jetullah Islami. Derisa ai u përjetsua në legjendë neve na mbetet ta kompletojmë përjetsinë e profesor Jetullah Islamitë me një Monografi ku do të shkruhet

për veprimtarinë e tij kombëtare  gjatë shtegtimit të dritjetës, e deri në rënjen heroike ku mbeti legjendë  e trimërisë, mençurisë, e urtisë, dhe zuri vendë të merituar në altarin e shenjtë kombëtar. 



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora