E diele, 28.04.2024, 02:25 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gani Qarri: Në kujtim të dëshmorit Haxhi Hoti

E premte, 10.06.2011, 08:04 PM


Në kujtim të dëshmorit Haxhi Hoti

 

Me rastin e 13 vjetorit të vrasjes së tij

 

Nga Gani Qarri

 

Për shqiptarët liria dhe çlirimi i trojeve të pushtuara kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë, ideali i tyre parësor dhe çështjet më të dhimbshme në përpjekjet e tyre për liri dhe bashkim kombëtarë,për të cilat nuk është reshtur kurrë së luftuari, me gjithë burgosjet e shumta,dënimet e rënda dhe vrasjet e panumërta,edhe pse nuk e di askush me saktësi se sa njerëz kanë vuajtur dhe janë flijuar deri më tani për këto çështje në altarin e lirisë sonë.

 

çlirimi i trojeve të pushtuara shqiptare me shpërthimin e luftimeve në Kosovë tanimë kishte filluar,ndaj ishte detyrë dhe obligim patriotik e kombëtar i çdo shqiptari,të cilët nga të gjitha anët e shtrirjes sonë etnike,vendet e perëndimit dhe Amerika e largët, ku bashkatdhetarët gjendeshin në mërgim,edhe do të vinin për ti dal në ndihmë Lirisë së Atdheut,e cila kishte marrë dimensione të reja dhe me gjak e sakrifica po luftohej për arritjen e saj.

 

Harta e fushëveprimeve luftarake,në vitin 1997, ishte përqendruar edhe në njërën nga arteriet kryesore të furnizimit me njerëz e armatime e cila kalonte përmes maleve të Pashtrikut,si njëra ndër rrugët kryesore të veprimtarisë kombëtare për çlirim e cila sipas rëndësisë që kishte kërkonte edhe Heroin e saj,për tu mbajtur e hapur me mundësi për qarkullim.

 

Dhe ai do të vinte nga Rogova e Hasit një fshat dëshmorësh që dha pjesëmarrësin e tri luftërave,për çlirim dhe bashkim kombëtar siç ishte Xhafer Shala, i cili bashkë me komandant Kushtrimin dhe dy bashkëluftëtar me 12 Maj të viti 2010,do të vriteshin në fshatin shqiptar- Radush, afër Shkupit,në përpjekje për çlirim dhe të drejta të shqiptarëve në Iliridën e pushtuar, si dhe Asllan Berishën dhe dëshmorë tjerë të cilët ranë për lirin e vendit.

 

Ndaj edhe Protagonisti i këtij heroizmi do të ishte dëshmori Haxhi Hoti, poashtu nga Rogova e Hasit, i cili në fund të vitit 1997 do të kthehej nga mërgimi në vendlindje për të marrë përsipër udhëheqjen e qarkullimit të kësaj arterie të furnizimit me vullnetar, armatim e municione të luftës së UÇK-s, që nga Shqipëria në Kosovë, hynin përmes maleve të Pashtrikut dhe fshatrave të Hasit,rrugë të cilën Haxhiu e mbajti dhe udhëhoqi me devotshmëri deri me 8 Qershor të vitit 1988, kur edhe u vra,në errësirën e thellë të asaj pasmesnate të vonë derisa përmes atyre maleve,me një kontingjent armatimi dhe dhjetëra ushtar të lirisë po hynte në Kosovë.

 

Haxhiu ishte nga fshati Rogovë e Hasit, i lindur me 2 Prill të vitit 1967, në një familje patriotike shqiptare i cili pas mbarimit të shkollimit fillor dhe atij të mesëm,kishte shkuar në mërgim,të cilin viti 1997 dhe tridhjetë-vjetori i lindjes së tij,do ta gjenin në vend të huaj,por kur flakët e luftës për çlirimin e atdheut të pushtuar nga Serbia,po përhapeshin me shpejtësi,në gjithë vendin ai i ndezur nga dëshira e zjarrtë, për ta ndihmuar Lirin, do ti vinte në ndihmë çlirimit të Kosovës së robëruar,për të udhëhequr me dhjetëra herë kalimet e kufirit të hekurt Kosovë – Shqipëri i cili e ndante edhe Hasin mes për mes,duke shoqëruar vullnetarët e rinj që hynin në Kosovë dhe furnizuar çlirimtarët me armatimin që u mungonte.

 

Haxhiu që nga fillimi i angazhimeve të tij e deri në momentin e rënies me 8 Qershor të vitit 1998 , përveç udhëheqjes së kalim kufirit,grumbullimit të municionit dhe armatimeve që bashkë me ushtarët e lirisë të ngarkuar mbi shpinë,dhe kuaj,përmes maleve të Pashtrikut e sillnin në Kosovë, ai bënte edhe transferimin e të plagosurve për shërim, ndaj me 6 Qershor, pasi kishte transferuar disa ushtarë të plagosur në Shqipëri, me të arritur atje me 7 Qershor, duhej që grupet e ushtarëve me armatim,të cilët pritnin ardhjen e tij,ti fuste në Kosovë. Ai i kishte përcjellur ata deri thellë në malet e Pashtrikut për tu kthyer vetë edhe një herë në Shqipëri ngase me 8 Qershor duhej ti pranonte një grup tjetër ushtarësh të ardhur nga perëndimi dhe me një kontingjent armatimi të rëndë i cili përmbante edhe topa, të futej në Kosovë.

 

Por nata e 8 Qershorit ishte e fundit për te. Haxhiu qëllohet për vdekje,në krye të detyrës të cilën për gjatë gjithë kohës sa ishte gjallë e kreu me shumë sukses, besnikëri të lartë dhe devotshmëri të pa shoqe siç i ka hije një ushtari shembullor të lirisë së Atdheut,duke rënë heroikisht në malet e Pashtrikut. Ai përballoi shumë rreziqe duke kaluar me dhjetëra herë kufirin Kosovë-Shqipëri, të cilin atëbotë e kontrollonin ushtarët e pushtuesit serb,për të sjell qindra ushtarë dhe municion e armatime të cilat aq shumë i mungonin Kosovës në kohën kur ajo luftonte për lirin e saj.

 

Megjithëse Haxhiu jetoi pak, dhe një pjesë të jetës së tij rinore e kaloi në mërgim, ngase e kishte të ndaluar të jetonte i lirë në vendin e tij , ai gjithmonë në shpirt kishte çështjen kombëtare dhe lirin e Atdheut,për të cilat edhe u flijua duke mos lënë as pasardhës. Nga ajo kohë kaluan 13 vite që ai më nuk është në mesin e të gjallëve dhe me gjithë kalimin e një periudhe 13 vjeçare, për Haxhi Hotin nuk është shkruar mjaft, për rrugëtimet e tij të mundimshme,dhe shumë detaje të angazhimeve të tij luftarake,të cilat u prenë në mes nga vrasja në errësirë,që mori edhe jetën e tij të shkurtër.

 

Lavdi të përjetshme, jetës dhe veprës së tij!

 

Gani Qarri

Cyrih 8 Qershor 2011



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora