Mendime
Pirro Prifti: Federata Shqipëri-Kosovë - e ardhmja e shtetit shqiptar dhe argumentat e z. Shaban Murati
E marte, 07.06.2011, 07:03 PM
Federata Shqipëri-Kosovë - e ardhmja e  shtetit shqiptar
dhe argumentat e z.Shaban Murati
(Replike)
Nga Pirro Prifti, Analist
priftipirro@hotmail.com    
Në  artikullin e dt. 
Nuk është  hera e parë  që  një  serb e aq më  tepër një  president i Serbisë  të  ketë  deklaruar  për Kosovën si `pjesë  e Shqipërisë`  ku banojnë  shqiptarë; këtë  e ka shprehur dhe Oliver Ivanovic disa kohë  më  parë  në  tv-Top Channel në  Tiranë   duke deklaruar se  `..kosovarët janë  shqiptarë  dhe se Kosova është  e banuar me shqiptare dhe se do të  ishte më  mirë  një  Kosovë  e inkluduar me Shqipë rinë  se sa dy shtete shqiptare..`.
 Në  analizën e z.Shaban Murati spikat idea ish- komuniste e të  parit të  gjërave vetëm me dy ngjyra: bardhë  e zi, dhe   e praktikuar aq shumë  nga ` shoku` Enver  se `..ata që  nuk i kemi miq i kemi armiq. Kush nuk është  me Partinë  e Punës është  armik i popullit (nen i vendosur në  kushtetutën e atëhershme) ..`.  
Pra meqë  Serbia ka qënë  për 1 shekull rresht kundër shqiptarëve të  Kosovës  dhe kundër nesh, gjithashtu dhe automatikisht- sipas z.Shaban Murati- edhe në  kohën e sotme çdo qëndrim i ri i Serbisë  duhet parë  me të  njëjtën mënyrë  ashtu si e shihte PPSH e dikurshme.
 Mendoj se z. Murati e ka gabim. Nuk mund të  gjykohet kështu në  kohën e sotme kur shumë  aspekte të  gjeopolitikës së  shteteve europiane (sot BE) dhe të  SHBA kanë  ndryshuar  në  favor të  Shqipërisë   në  këto drejtime:
-           Informacioni mbi Shqipërinë  dhe shqiptarët është  i plotë ; sidoqoftë   plot informacione të  gabuara të  hedhura kryesisht nga  akademia serbe, por dhe nga vënde të  ndryshme dhe vë nde të  tjera sllave  ballkanike ose jo mbi vend-ndodhjen e shqiptarëve, historine e tyre, karakterin e tyre, traditat e tyre –sot janë  hedhur poshtë  ose shihen si të  dyshimta.
-           Janë  shtuar shumë  të  dhëna  si informacione, punime shkencore, debate profesioniste për Shqipërinë  dhe  nga vetë  shqiptarët dhe trojet  e banuara me shqiptarë  jashtë  kufijve  të  Shqipërisë  e Kosovës nga  ana e  inteligjences  shqiptare,  të  cilat janë  të pranuara si fakte  reale dhe shkencore apo historike nga vetë  perëndimi dhe nga  disa shtete ballkanike përfshi dhe Sërbinë .
-           Presidenti i Serbisë  Tadiç nuk e ka përdorur më  frazën `Shqipëri e madhe`  si një  frazë   negative që  përdorej dikur  për ti vënë  fre  interesave të  Shqipërisë   e për ta penguar atë  në kërkesat e saj të  ligjshme për tu bashkuar me Kosovën ose në  argumentin tjetër të  njohur e të  përdorur si justifikim për të  ndë rhyrë  në  Kosovë  ushtarakisht më  1999 me të   - `për të  mbrojtur liritë  e të  drejtat e popullsisë  së  Kosovës` të  shtypur e të  dhunuar aq brutalisht .
-           Pushtimi 100 vjeçar i trojeve shqiptare të  Kosovës nga mbretëria serbe (faktikisht pas 1878 kur ushtria turke humbi në  Mars të  atij viti luftën me Turqine që  u sanksionua me Traktastin e Shën Stefanit, dhe  Kongresin e Berlinit me 1 qershor 1878), nuk mund më  të  vazhdonte më  gjatë  sepse trojet shqiptare dhe popullsia shqiptare në  ato zona të  grabitura ishte po aq e madhe sa dhe popullsia serbe; për pasojë  shteti serb nuk mund ta gëlltiste një  kafshatë  kaq të  madhe dhe ta asimilonte për 100 vite. Do të  vinte koha për ti lënë  të  lira ato troje me gjithë  popullatën përsëri.
-           Vëndet europiano-perëndimore që  dikur duke u bazuar tek frika manipulative e fqinjve shqiptarë  se mos krijohej një  shtet i madh shqiptar (sipas 4 sanxhaqeve) dhe mysliman, arritën të  binden, dhe së  bashku me Rusinë  e ndanë  Shqipërinë  dhe zvogëluan territorin dhe popullatën e saj- sot, po ato shtete favorizuese të  Serbisë  si Franca, Italia, Gjermania ( dhe Rusia medoemos)- kanë  ndryshuar qëndrim dhe nuk e shohin me argumentin fetar si mjet ndarës.
Problematika e ngritur nga z. Shaban Murati më  tepër ka të  bë jë  përsëri me frikën se mos BE dhe SHBA reagojnë  ashpër ndaj kë tij argument por dhe indirect le të  kuptohet  se vetë  Shqipëria në  një  farë  mënyre nuk e ka vënë  ujët fare në  zjarr për këtë  problem.
 Unë  mendoj se vetë  politikanët shqiptarë   të  sotëm që  drejtojnë  vendin të  dalë  nga  Konferenca e `intelektualëve të  shquar` të  mbajtur nën drejtimin e Ramiz Alisë  në  shtator 1990 , vazhdojnë  të  mbajnë  të  njëjtin qëndrim ashtu sikurse dhe Enver Hoxha që  i `qante hallin Kosovës`, por që  sipas burimeve të  brëndëshme nuk ishte dakort që  Kosova të  bashkohej me Shqipërinë  (mesa dukej frika e ndarjes së  pushtetit apo dhe të  humbjes së  tij në  rast mundësie të  një  bashkimi hipotetik).
Arësyet se përse nuk e pëlqejnë  këtë  bashkim politikanët e sotëm  janë  të  shumta por unë  do të  rreshtonja tre prej tyre:
-           Arë syea e parë  do të  ishte frika nga bashkimi me Kosovën për shkak të  humbjes së  privilegjeve që  gëzojnë  aktualisht ( politikë  e njëjtë  si ajo e PPSH),
-           Arësyea e dytë  është  mungesa e atdhetarizmit në  këta politikanë   shqiptarë  të  sotëm për shkak të  qëllimeve të  tjera mbi atdhetarinë , shkaqe të  cilat janë  të  njohura shumë  mirë  nga bota përsa i  përket drejtuesve shqiptarë  të  cilët i  kanë  qejf privilegjet, pasurinë  dhe mbajtjen e pushtetit, gjë  që   e kanë  treguar dhe drejtuesit e mëparshëm 
-           nën sundimin turk (pashallarët), në  kohën e mbretërisë  së  Zogut (kujtoni arratisjen e turpshme të  tij dhe rrëmbimin e 13 arkave me florin, përvec dhuratës së  një  pjese të  zonës së  Koplikut në  veri dhe të  Shën Naumit në  Jug vetem e vetëm për të  mbajtur pushtetin, duke u bashkuar me armiqtë  e atëhershëm të  Kosovës-Serbinë ),
-           Arësyea e tretë  është  se edhe  një  pjesë  e mirë  e politikanëve të  Kosovës nuk duan të  bashkohen me Shqipërinë   duke u fshehur gjithashtu me  pretekstin se BE dhe SHBA duan dy shtete shqiptare në  Ballkan.
Gjë ndja  e të  ardhmes së  trevave shqiptare në  Ballkan mesa duket do të  qëndrojë  pë r një  kohë  relativisht të  gjatë  pezull qoftë  për këto arësye qoftë  për shkak të  interesave të 
 perëndimit dhe të  SHBA.
 Vërehet edhe një  fakt pak tronditës i spjeguar nga një  përfaqësues i lartë  i LDK kur foli në  Top Channel se `…kosovarët nuk janë  pikërisht shqiptarë ..` duke tentuar gjatë  fjalës së  vet 
për të  hedhur idenë  e një   kombë sie tjetër në  Kosovë  por që  flet shqip. Kjo mund të  jetë  e vertetë  për një  pakicë  komunitetesh që  jetojnë  në  Kosovë  si turq, romë , serbë , shqipfolës që  e quajnë  veten myslimanë  (një lloj sikurse Tito emrëroi komunitetet sllave myslimane që  jetonin në  Bosnjë  si popullsi myslimane).
Problemet janë  të  shumta, por e rëndësishme është  që  një  klasë  tjetër politike e re shqiptare dhe kosovare, nga kjo e sotmja, që  ka një  mentalitetet tërësisht komunist në  të  menduar dhe në  të  vepruar (me pë rjashtime të  pakta)- të  krijojë  një  Forum për bashkimin e trevave shqiptare nën miratimin e BE dhe të  SHBA.
Shumëkujt mund ti duket e pamundur një  gjë  e tillë , por po të  shikoni në  retrospektivë - sa skeptikë  dukeshim ne  në  fillimet e viteve `90 për clirimin e Kosovës? 
Pavarësisht përpjekjeve të  qeverive shqiptare për ndërkombëtarizimin dhe njohjen e Kosovës në  botë , mendoj se kësaj  etape i erdhi fundi.
Etapa tjetër që  mund të  fillojë  së  shpejti, në  fakt e ka filluar SHBA dhe BE e para duke e detyruar Serbinë - në  fillim politikën serbe dhe pastaj dhe vetë  popullin serb të  pranojë  se Kosova nuk ka qënë  serbe. 
Sot mund të  shohim përherë  të  parë  (pavarësisht argumentave të  z.Shaban Murati) se një  President serb e pranon se Kosova nuk është  më  pjesë  serbe! Dhe kjo pikërisht 14 vite pas genocidit të  Milloshevicit! Ky është  një  sukses i madh kryesisht në  drejtim të  ndryshimit të  mentalitetit të  politikës serbe e cila dikur bërtiste që  Kosova është  djepi I serbise e sot flasin jo për njohje zyrtare të  shtetit të  Kosovës sesa për bashkim të  saj me Shqipërinë  nëpërmjet negociatave me shtetin shqipar! Më në  fund. Dhe ky ndryshim erdhi si pasojë  e politikës gjeostrategjike të  SHBA.
BE sot gjithshtu e kupton se Kosova është  pjesë  e trevave shqiptare të  shkëputura nga vetë  ajo (që  nga Konferenca e ambasadorëve më  1 qershor 1878, konferenca e ambasadorëve me 1913, dhe e fundit Konferenca e paqes në  Paris më  1919). 
Kurse sot pas 122 vitesh, trevat shqiptare u bënë  me dy shtete, ka ende troje shqiptare që  rrethojnë  Republikën e Shqipërisë  dhe të  Kosovës- por që  presin të  ri-bashkohen nën një  federatë  të  përbashkët shqiptaro-kosovare. E them federate sepse turqit nuk e kishin gabim kur i ndanë  trevat shqiptare në  disa sanxhake (ashtu si Zvicra sot), qoftë  për arësye traditash qoftë  për arësye fetare.
Sot duhet një  Këshillë e përbashkët apo një  Forum intelektualësh shqiptarë  të  përzgjedhur sipas meritokracisë  dhe teknokracisë  për të  drejtuar dhe nxitur këtë  ide e cila do të  
përshpejtonte gjithashtu dhe integrimin në  BE.
Dihet që  SHBA sipas disa gjasave do të  tërheqë  bazën ushtarake të  Ferizajt, dhe tërheqja nga kjo bazë  do të  thotë  që  mund të  ketë  ndryshuar disi gjeo-strategjia amerikane ne Ballkan.Kjo do të  lërë  BE të  luajë  violinën e parë  në  Ballkan, dhe BE ka dy  ide jo- të  kristalizuara mirë  për Ballkanin:
-           së  pari BE mendon  se integrimi në  të  i vendeve ballkanike mund të  bëhet vec e vec, por në  rradhë  të  parë  BE do të  integrojë  sllavët e Ballkanit
-           së  dyti idea tjetër është  integrimi i shqiptarëve (Shqipëri dhe Kosovë ) pas sllavëve - e pa Turqinë 
-           së  treti është  idea e integrimit të  tyre së  bashku me Turqinë  duke patur parasysh faktorin fetar.
Problemi i ri që  ka dalë  nga BE është - integrimi total i vëndeve të  Ballkanit nëpërmjet krijimit të  një  `tregu të  vogel të  përbashkët ballkanik`, pastaj të  një  federate ballkanike (ide të  cilën e kishte edhe Stalini dhe  Tito) dhe faza e tretë - integrimi në  BE (përvec Greqisë ) .
Në  këto kushte edhe faktori shqiptar duhet të  veprojë  më  intensivisht, jo me parrulla nacionaliste por me argumentin e krijimit të  një  federate shqiptaro-kosovare e pse jo, dhe me idene e rindarjes së  Ballkanit nën mbështetjen e SHBA dhe të  BE (më  vonë ). Koha po kalon dhe rasti i artë  qëndron.
 Mangësitë  e tjera që  kemi përvec politikanëve ish-komunistë  janë  dhe:
-problemet që  mund të  bëhen të  mprehta janë  faktori islamik radikalist  të  cilët përpiqen ti quajnë  shqiptarët si popullsi myslimane (pra pa identitet), dhe duke shtrembëruar historinë  e Shqipërisë , dhe heronjtë  e saj (të cilët duhen rivlerësuar),
- drejtimi i  shtetit shqiptar të  sotëm sipas inteligjencies -që  përfaqë sojnë  komunitetet fetare duke vendosur kryeministër sipas një  komuniteti, president sipas një  komuniteti tjeter dhe kryetar parlamenti sipas komunitetit të  tretë  madh, për të  shmangur militantizmin dhe për të  vendosur meritokracinë  dhe teknkokracinë  në  vëndin drejtues që  u takon,
-mungesa  e krijimit të  besimit në  popullsinë  shqiptare dhe kosovare- se e ardhmja është  integrimi në  BE- dhe largimi nga tradita  me anë  të  të  cilave BE dhe bota na sheh si orientalë  dhe ish-komunistë .
Shpresoj se krahas kritikës ndaj të  nderuarit Shaban Sinani për mos kuptimin e fjalës së  Presidentit të  Serbisë  Tadic, mendoj se përpjekja për të  realizuar një  Federatë  shqiptaro-kosovare para integrimit (ose dhe gjatë  saj) do të  ishte  idea më  e mirë  për të  bërë  një  shtet të  stabilizuar, plot dinjitet, dhe që  ti dëgjohet zëri në  Ballkan dhe në  Europë , dhe jo si sot e 100 vite rresht, në  të  cilat Shqipëria është  zvaritur në  kënetën e destabilitetit politik, ekonomik dhe social, duke u drejtuar nga politikanë  të  shitur e të  blerë qoftë  nga interest e brëndëshme, qoftë  dhe nga fqinjët duke dë mtuar vetë  interest e shqiptarëve në  rajon e në  botë .









