Kulturë
Cikël poetik nga Vasil Qesari
E diele, 10.04.2011, 06:22 PM
Vasil Qesari ka lindur në Vlorë dhe ka kryer studimet e larta në fakultetin Histori – Filologji ( dega gjuhë – letërsi ). Për shumë vite ka punuar si korrespondent i Radio – Televizionit Shqiptar në Vlorë. Në janar të vitit 1997, krijoi kanalin e parë televiziv lokal të pavarur në Shqipëri, të quajtur Teleblu. Aktualisht jeton në Francë dhe punon si gazetar - reporter në kanalin televiziv francez FRANCE 3. Prej vitesh është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë Francezë si dhe veprimtar i organizatave të njohura “Reporters sans frontière” e “Amnistie International “. Mbas botimit, në mars 2000 nga Toena, të librit “44 ditët e Teleblusë”, autori paraqitet më pas para lexuesit me librin e tij të dytë “Post – scriptum për diktaturën”, gjithashtu ka botuar librin ''Misteri Montekristo''.
Dy fjale...
...Keto vargje jane shkruar para me teper se 30 vjetesh, ne Shqiperi, ne terrin e jetes totalitare. Ato jane ruajtur ne fshehtesi dhe sekret te plote e i prezantohen per here te pare lexuesit. ( Ne se, gjate periudhes se sistemit stalinist, autori i tyre do te guxonte t'i bente te njohura ato, qofte edhe ne nje rreth teper te ngushte, ai rrezikonte nje denim prej 8 gjer 10 vjetesh burg. Nuk kane qene te paket te rinjte e asaj kohe qe perfunduan ne te tilla rrethana tragjike ). Keto poezi jane shkruar naten prandaj edhe une i kam quajtur ato Lulet e Nates. Lulet e Dites, aso kohe shkruheshin prej poeteve zyrtare e ato ishin aleate te Mashtrimit. Kurse poezite e mia kishin te 
Simbad Detari (Vasil Qesari)
VARGJE GRI...
Ketu ditet 
jane te shkreta 
gri e rruget pa njerez.
Ketu shtepia ime eshte gri 
e gurret e saj te ftohte si blloqe akulli 
Edhe catia eshte gri si qielli
me re i nentorit... 
Ketu gjithecka eshte gri,
edhe shtepite, edhe njerezit 
edhe shpirti...
LULE NIKOTINE
Mbi dheun e vazos ku rritet nje kaktus ekstravagant 
sonte shtypa plot dhjete cigare te pira pergjysem.
Kaktusi im, fodull e koketrashe, mblodhi buzet
kur pa te mbijne rreth tij ca lule të verdha nikotine.
Une qesha. 
Ne fytyren time u vyshken rrudhat e merzise...
Vlore ( 1973 )
SI DIOGJENI ME KANDIL
Diten e Naten, 
kur qesh e kur merzitem, 
si kafshet ripertypese 
bluaj ne mendjen time 
Ushqimin e Djeshem: 
- kujtimet, dashurite, enderrat...
E nis te kerkoj mes tyre, 
si Diogjeni me kandil, 
mos gjej nje fije Shprese.
Tirane ( 1969 )
PORTRETI IM
Merzitja e Dhimja perbejne hirin 
e zjarrit tim qe flakeron prej kohesh,
te syve te mi me bisht ( kujtim nga nena )
plot drite, dhemshuri dhe kuriozitet...
Te kesaj goje qe pi vetem ujin e shqetesimit, 
te profilit tim te konsumuar nga erozioni i
varferise, lodhjes e trishtimit,
te dhembeve te rralle, gure te gjymtuar 
nga myshku i pafjalesise, 
te flokeve te djegur nga dielli medhetar, 
te trupit tim te paket nga trashegimnia, 
femijnia e varfer, ushqimi e letargjia.
Per pak kohe c'do te mbetet nga gjithe kjo?
Pergjigjja eshte e lemerishme, o shpirti im! 
Asgje, veçse nje skice e zbehte qe harrohet,
humbet e vdes ne vetmi. 
E qe koha - kjo plake e neveriteshme- 
çdo dite e fshin me leckat e saj te felliqura.
Megjithate, o plake shtrige, 
ti nuk do te fshish nga e imja memorie 
ato qe ishin Deshira dhe Mendimi im!...
Backe - Skrapar ( 1971 )
REVOLTE
Revolte! 
Gjer kur do qendrosh ne heshtje 
ashtu si vullkani qe pret termetin te bucase?
Revolte, gjer kur do qendrosh ne pranga,
e burgosur per gjithnje?
Revolte?! 
Gjer kur do te mbetesh revolte? 
Durimi me nuk pret, 
ngrehu revolte!
Tirane ( 1970 )
MES QINDRA KUJTIMESH
Mes qindra kujtimesh 
qe memoria ime e lodhur kerkon
Mendoj me te lartin, sublimin. 
E shpesh i bej pyetje vehtes: 
Kujtim te tille a ka? 
Ne momente te tilla, 
koshienca ime kap 
vetem fragmente dhembjesh,
merzitjesh
e trishtimi...
O DHIMBJE USHQIM M'U BEFSH !
O dhimbje qe prej shpirtit buron,
Djall i verdhe veshur me roben e merzise, 
Pse zemren e mendjen m'a pushton? 
Ushqim m'u befsh!... Pa ty s'mund te rroj...
ILUZION
O zemer, mos u genje! 
Jo!.. Jo!... 
Prit pakez dhe e drejta 
do fitoje! 
Mos beso, jo! Se djalli, krahet e engjellit 
valvit ne ere... 
Mos u genje, zemra ime, jo!
E ti, o mendje, mos u turbullo... 
Prit... Rete do ikin, 
bryma do te zbrese 
e dielli nefund do ndriçoje...
Tirane ( 1969 )
PA TITULL
Me pelqen te rroj ne nje bote capkene 
ku njerezit te dashurojne pa frike.
Zemra te mos dritherohet e dimrit pluvial 
shi trendafilash te bjere ...
( 1969 )
SPLEEN SHTATORI
Cdo mbremje, ne koken time te dhembur 
Qe ne mijra mendime lengon, 
nje gjarper jeshil pik-pik helmin derdh.
Cdo dite, 
në koken time te rende si pesha e Atllasit
nje dare shtrengon fort 
e dhimbjet me tam-tame ne nje farke m'i çon. 
Kerkon ajo dare koken e gjarperit te prese, 
kerkon ajo vare koken e gjarperit te shtype. 
Por gjarperi mbetet i gjalle e tam-tamet gjemojne 
si jehona kembanash qe ndjellin llahtari...
( 1970 )
PA TITULL
Edhe dielli mund te ftohet 
e akujt te mbulojne gjithcka. 
Dhe vjollcat mos te celin,
vera mos te vije me. 
Por jo, jo, syte e tu nuk do te vdesin kurre !...
( 1970 )
NATE E BARDHE
Nate. Jashte bie bore... 
Natyra si piktore surealiste 
skicon peisazhe të frikeshme. 
Ftohtesia e qiellit puth token 
e pemet te tkurrura nga ngrica
levizin gjymtyret e tyre te sakatosura 
duke thirrur:
-Pak diell! Pak diell se vdiqem!
Bardhesia qendron e varur kudo, 
ne fusha, male e horizont, 
si carcafet e nderur ne muret e spitaleve 
te semundjeve infektive. 
E une s'arrij te fle. 
E bardhe per mua kjo nate 
si qindra te tjera. 
Dhimbja e zemres me bezdis ne kraheror. 
Nje qenje e padukeshme e mizore 
Perdite ben te vdese diçka perbrenda ...
Backe - Skrapar ( 1972 )
LETRA E NENES
Si nje nina-nana e harruar nga femijnia 
se largu me erdhi letra jote, nene ! 
Letra jote e pare, sa shume e kam pritur... 
Nene e dashur!
Shkrimi yt si hieroglifet egjiptiane 
ka me teper dashuri se Kleopatra per Qezarin. 
Ti shkruan pa pike e presje si dekadentet,
po ne letren tende ka me teper dhembshuri 
sa gjithe bota e tyre e vogel si lajthi. 
"Te puth ne syte e bukur !" -shkruan ti 
e une mendohem e them me vehte: 
"Ku e gjeti nena ime kaq poezi?!". 
Falemiderit, neneza ime, 
te tille gezim s'kam ndjere kurre !
( Edhe kur e dashura me shkroi 
me shkrimin e saj te rralle, 
te shumeprituren leter te pare ).
Backe - Skrapar ( 1971)
MJAFT ME !
Mjaft me 
me kotesine e ketyre diteve
pa kufi mes drites dhe erresirës! 
Mjaft me
me kete balte te neveriteshme
ne shuajt e kepuceve, duar e fytyre !
Mjaft me 
me kete ushqim anemik e te paket
te denje per katerkembshit pa arsye! 
Mjaft me 
me shoqerine e padeshiruar
të Merzitjes,Trishtimit e Revoltes!
Mjaft më
me ftohtesine e ketij vendi
e cila te shtyn reumatizmin e shpirtit! 
Mjaft me
me kete ferr polar 
qe zemrat ngrin si blloqe te kuq akulli!...
Backe - Skrapar ( 1971 )









